Andueli

Bimët që bëjnë mrekullira, rrisin imunitetin dhe pastrojnë gjakun

Shqipëria është e pasur me bimë mjekësore të cilat nuk gjenden në çdo vend të botës.

Janë nga ato bimë që kanë vlera të mëdha për shëndetin e njeriut. Por sot poi u tregojmë ato që kontribuojnë në pastrimin e gjakut dhe rritjen e imunitetit.

Rradhiqja

Gjethet e kësaj bime kanë përmbajtje të antioksidantëve dhe largojnë toksinat në gjak. Mund të përdoret në sallatë, ose si çaj.

Majdanozi

Një mrekulli më vete për trupin e njeriut, pastron gjakun menjëherë si dhe rrit imunitetin.

Mund të përdoret edhe në supë, pasi ka veti mbrojtëse edhe për mëlçinë.

Hithra

I mbani mend byrekët me hithra të gjysheve? Hithra qendron në majën e piramidës së barishteve që ndihmojnë për pastrimin e gjakut.

Gjembgomari

Është përdorur të paktën prej 2 mijë vitesh për qëllime mjekësore.

Gjembgomari konsumohet në formën e çajit, ku për një filxhan çaji me ujë vendosen për të zierë dy lugë çaji me gjembgomari të thatë.

Laboti

Gjethet e labotit të egër kanë veti pastruese për organizmin. Lëngu i përftuar prej tyre është i rëndësishëm për pastrimin e gjakut. /noa.al/

Bimët që bëjnë mrekullira, rrisin imunitetin dhe pastrojnë gjakun Read More »

60 masa urgjente për një reformë fillestare/ Nga Artan Fuga

OPINION nga Artan Fuga

– Hiqen të gjitha privilegjet në pensione apo në trajtime të tjera shërbëtorëve të parë publikë, deputetëve! Trajtimi i tyre material i privilegjuar është një atentat ndaj barazisë së shtetasve dhe thyen barazinë e tyre para ligjit.

– Të gjithë ata punonjës të administratës që gjyqi me vendim i kthen në punë, është e detyrueshme të kthehen në punë dhe rrogat e paguara zëvendësuesve apo atyre vetë pa bërë punë, t’u vihen në ngarkim përgjegjsve të tyre.

– Asnjë nëpunës nuk mund të bëjë “kërcime” në karrierë, dhe të ngrihet më lart se dy rrangje nga pozicioni që mbante më parë. Karriera graduale është zëmra e burokracisë.

– Hiqet dorë nga praktika e republikës së vjetër që ministritë ndahen si llokma elektorale ndaj partie politike në koalicion. Mos e ndani shtetin sipas partive aq sa një partie e trashëgon një ministri nga fillimi deri në fund të një mandati legjislativ. Kjo është e turpshme!

– Administrata publike, cdo agjenci e saj, ministri apo drejtori, duhet të bëjë cdo vit bilancin e arritjeve dhe të metave duke e botuar në një raport publik vjetor të botuar dhe me akses për cdo qytetar dhe sipërmarrje.

– Kërkohet që ministrat në krye të 2 vjetëve në detyrë të dalin në riafirmim të postit të tyre vetëm pasi të marrim besimin e komisioneve parlamentare përkatëse dhe të kuvendit. Cdo ministër brenda dy viteve votëbesohet individualisht.

– Asnjë ministër të mos jetë deputet sepse kjo infekton rëndë ndarjen e pushteteve. Madje as kryeministri nuk ka përse të jetë deputet! Aktualisht që prej “shekujsh” kryeministri në fakt drejton me sy e me vetulla edhe punimet e kuvendit!

– Asnjë antar partie në administratë. Kush hyn në administratën publike dorëzon teserën e partisë.

– Asnjë punonjës i administratës publike, si policët dhe oficerëtj, edhe ata, nuk kanë të drejtë të dalin në fushata dhe mitingje elektorale as para puble as pas buke, pra as në orarin zyrtar dhe as pas tij.

– Cdo punonjës i administratës publike duke përfshirë edhe vetë ministrat në rast se kandidojnë në një fushatë elektorale duhet të japin më parë dorëheqjen nga posti që mbajnë!

– Të njihet e drejta e punonjëve të administratës publike për të krijuar dhe marrë pjesë në Unionin profesional të administratës publike si përfaqësuesja kolektive e interesave të punonjësve të kësaj administrate në mbrojtjen e tyre në punë.

– Pasi të bëhet monitorimi dhe matja e proceseve të punës të shfryhet administrata publike së paku në 50% të numrit aktual të punonjësve që vjen për arsye trafiqesh të mirëfillta elektorale.

– Asnjë i afërm i rrethit të parë familjar të një ministri, deputeti, etj., i ngjashëm me ta, nuk mund të punësohet në administratën publike pasi të parët kanë marrë postet përkatëse. Familjariteti po bën kërdinë. Kjo të aplikohet edhe për pronarët e cdo medieje.

– Në asnjë administratë publike nuk mund të punojnë njëkohësisht, burri dhe gruaja, prindërit dhe fëmijët, vëllezër e motra.

– I gjithë dokumentacioni jo sekret shtetëror i cdo administrate publike të vendoset on line dhe të jetë i aksesueshëm nga cdo qytetar i interesuar, sipas parimit të “open source”.

– Cdo moskthim përgjigjeje brenda një afati shumë të shkurtër kohor të përcaktuar me ligj nga ana e një nëpunësi ndaj qytetarit të ndëshkohet me gjoba dhe masa të tjera administrative dhe të shënohet në cv e nëpunësit.

– Rrogat dhe shpërblimet e nëpunësve të administratës të ndahen në dy pjesë, paga fikse dhe paga në funksion të performancës personale vjetore të cdo nëpunësi ose drejtorie.

– Të konceptohet dhe përpilohet karta etike për nëpunësin e administratës publike dhe të shpallet dhe të bëhet e detyrueshme vendosja e saj në cdo zyrë administrate dhe në hyrje të cdo institucioni.

– Asnjë punonjës administrate publike të mos emërohet në detyrë pa pasur notën mesatare mbi 8,5 gjatë diplomimit të tij. Forumet rinore të partive politike janë bërë tramplina punësimi në administratë e të rinjve.

– Cdo administratë të hapi dhe të modernizojë sipas kritereve zyrën e ankimimeve publike dhe kjo të jetë pjesë e komunikimit publik e administratës që tani pothuajse është zhdukur.

– Asnjë titullar nuk ka të drejtë të emërojë një të afërm të tij edhe të shkallës së dytë a të tretë të lidhjes familjare pasi është emëruar në detyrë.

– Askush nuk mund të qendrojë nëpunës sado i ulët në administratë nëse për të ka një vendim dënimi nga gjykata.

– Cdo nëpunës i administratës publike duhet që të ketë tre diploma, atë universitare, të një gjuhe të huaj, si edhe diplomën e shkollës së administratës publike, të një niveli të caktuar, marrë jo më larg sesa tre vjet nga data e emërimit të tij.

– Cdo nëpunës duhet të certifikojë cdo pesë vjet kompetencat e duhura për vendin e tij të punës.

– Cdo shkelje financiare administrative e konstatuar nga kontrolli i lartë i shtetit është në ngarkim të titullarëve të institucionit.

– Kryeministri të detyrohet që cdo shkelje të konstatuar nga kontrolli i lartë i shtetit ta dërgojë edhe ai në Prokurori.

– Të krijohet agjencia qendrore e etikës të administratës publike, e cila survejon dhe vigjëlon për deontologjinë e nëpunësit të administratës publike.

– Të krijohet shërbimi administrativ on line për qytetarët.

– Të gjitha shërbimet e thjeshta administrative që nuk prodhojnë parà të jenë falas për personat fizikë.

– Në cdo administratë, femrat të jenë jo më pak se 50 përqind e numrit të përgjithshëm të nëpunësve.

– Të gjitha ndërtesat e administratës publike të bëhen urgjentisht të aksesueshme për personat me aftësi fizike të kufizuara.

– Në të gjitha mjediset e shërbimeve të administratës publike ose në “open space” të vendosen kamera të monitorueshme.

– Ndalohen marrjet e dhuratave dhe pasuria e cdo punonjësi të administratës publike të monitorohet me detyrimin për t’u justifikuar në cdo cast dhe pas cdo periudhe, në hyrje apo gjate ushtrimit të detyrës.

– Asnjë nëpunës nuk mund të ushtrojë një detyrë nëse ai ose familja e tij janë në konflikt interesi midis të mirës publike dhe interesave private të tij.

– Asnjë nëpunës nuk mund të jetë në detyrë nëse ai ose pjestarë të rrethit të tij të parë familjar ushtrojnë biznese në atë fushë që mbulon administrata përkatëse.

– Punonjësit e administratës në shërbim të qytetarit duhet të jen me uniforma.

– Zyrat e burimeve njerëzore plotësojnë cdo vit cv e nëpunësve duke dhënë vlerësimet përkatëse sipas standarteve përkatëse.

-Vlerësimi vjetor i nëpunësve bëhet me sistem vlerësimi cilësor dhe sasior me notat përkatëse. Pa pasur një nivel të caktuar vlerësuar nga komisioni përkatës, askush nuk mund të ngrihet në detyrë ose në rang.

– Në cdo administratë qendrore krijohen këshillat e vlerësimit të karrierës të nëpunësve të përbëra nga specialistë të jashtëm caktuar nga agjenci të jashtme tekniko-shkencore, nga përfaqësues të personelit si edhe nga pushteti ekzekutiv.

– Asnjë nëpunës i administratës publike nuk mund të rikthehet, pasi ka ikur nga kjo administratë, në po atë nivel dhe rang ku ka qenë, ose më poshtë tij.

– Të vendosen rangjet e nëpunësve të administratës publike.

Cdo nëpunës së pak 10 përqind të ditëve të punës gjatë një viti duhet t’i ketë të planizuara në terren.

– 50 përqind e agjencive apo departamenteve të administratës publike të cvendoset nga Tirana nëpër rrethe në kuadrin e decentralizimit territorial të administratës publike.

-Të hiqen këshilltarët e jashtëm që shpesh janë qoka akorduar militantëve apo beniaminëve personalë.

– Asnjë ministër të mos drejtojë borde ose keshilla brenda administratës që ai drejton politikisht.

– 10 përqind e nëpunësve të jenë me kohë të pjesëshme pune, ardhur nga agjenci dhe institucione teknike ku vazhdojnë pa shkëputje punën e tyre.

– Të krijohet qendra e novacionit të vazhdueshëm administratës publike.

– 10 përqind e investimeve të negociuara nga një administratë të përdoren për inovacionin e saj, për përmirësimin e bazës teknologjike, si edhe për shperblime për punonjësit e saj.

– Asnjë tenderim nuk mund të kryhet sipas vendimeve të administratës, por me praktikat e ankandit publik.

– Të vendosen medaljet e punës në administratën publike dhe të shoqërohen me motivet përkatëse materiale, morale dhe të karrierës.

– Punonjësi civil të pajiset detyrimisht me adresë ëeb dhe të jetë i detyruar t’i përgjigjet kërkesave, pyetjeve dhe vërejtjeve qytetare on line.

– Mosha mesatare e të gjithë punonjësve të administratës publike në cdo agjenci të variojë midis 35 dhe 50 vjeç.

– Asnjë punonjës që nis për të herë të parë një marrëdhënie pune në administratën publike të mos ketë të drejtë ta nisi me një rang më të lartë sesa rangu më i ulët.

– Punonjësi i administratës publike të përfitojë nga shërbimet restoratore dhe të kafenesë në qendrën e tij të punësimit me tarifa të veçanta.

– Punonjësi i administratës publike veç kryeministrit nuk mund të përdori asnjë mjet transporti zyrtar (veturë) jashtë shërbimeve zyrtare që kryhen.

– Punonjësi i administratës publike të ketë të drejtën e përfitimit të shpërblimeve suplementare në varësi të të ardhurave që krijohen në sektorin që mbulon si pasojë e punës së tij.

– Të përcaktohen “gabimet e rënda etike dhe profesionale” në krye të detyrës dhe masat disiplinore që i shoqërojnë ato.

– Punonjësi i administratës publike përfiton bonuese financiare sipas shkallëve të ndryshme për cdo periudhë kohe pune në këtë administratë.

– Punonjësi i administratës publike edhe pas pesë vitesh nga dalja prej pune nga kjo administratë nuk ka të drejtë të punojë në sektorin privat që administrata në fjalë ka mbuluar.

– Punonjësi i administratës publike me kohë pune të plotë nuk ka të drejtë të punojë pas orarit të punës në një biznes që funksionon në sektorin që ajo mbulon./NOA.al

60 masa urgjente për një reformë fillestare/ Nga Artan Fuga Read More »

Një dietë e mirë kundër problemeve të stomakut

Në organizmin e gjithsecilit jetojnë me miliona baktere të cilat ndahen në dy grupe të mëdha.

Ato të mirat dhe të këqijat, për të cilat me siguri keni dëgjuar të flitet shpesh.

Këto baktere luajnë një rol kyç dhe shumë të rëndësishëm në sistemin tretës.

Quhen flora e stomakut dhe ndihmojnë metabolizmin të tresë ushqimin në mënyrën e duhur, gjithashtu mbrojnë sistemin tretës.

Ushqimi njihet si një nga ndikuesit më të mëdhenj të organizmit, e po këtë rol e ka edhe në shëndetin e të gjithë sistemit tretës.

Disa ushqime mund të ndikojnë shumë ngeativisht tek shëndeti i stomakut dhe disa të tjera mirë.

Si ndikon ushqimi

Siç thamë edhe më lart, ushqimi është një nga faktorët kryesorë që ndikojnë organizmin.

Në studimin më të fundit nga UEG merret në shqyrtim pikërisht lidhja mes ushqimit dhe metabolizmit.

Në studimin ku morën pjesë rreth 1400 persona, u gjet një mënyrë e caktuar të ngrëni e cila favorizon shëndetin e stomakut.

Ekspertët rekomandojnë dietën Mesdhetare si një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë.

Me këtë dietë do të arrini të ndihmoni sistemin tretës të funksionojë mirë, por edhe të gjithë organizmin.

Çfarë është dieta Mesdhetare

Dieta Mesdhetare është një mënyrë të jetuari përveçse një mënyrë të ngrëni.

Quhet kështu pasi është karkateristikë e vendeve të Mesdheut dhe përmban ushqime të cilat prodhohen më së miri në këto vende.

Baza e kësaj diete janë frutat, perimet, bishtajorët, arrorët, peshku dhe bulmeti.

Ekspertët këshillojnë të vendosni të parin konsumimin e shumë perimeve dhe frutave të stinës.

Gjithashtu drithrat, arrorët ndihmojnë në formimin e baktereve të mira e inflamatore për organizmin.

Regjimi ushqimor i bazuar në këtë dietë ndihmon organizmin të qëndrojë i pasur në vitamina e minerale të nevojshme.
/NOA.al

Një dietë e mirë kundër problemeve të stomakut Read More »

Emigrantët priten në një mënyrë të pazakontë/ Shikoni çfarë po ndodh në aeroport

Për tre ditë, në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” kanë ardhur 16,379 udhëtarëve nga e mbarë Diaspora shqiptare.

Zyrtari për marrëdhënie me publikun në ANP, Bujar Gashi, ka thënë në një prononcim për albinfo.ch se nga e shtuna e kaluar, e deri të hënën, kanë ardhur 16,379 udhëtar në Aeroportin e Prishtinës.
Nga e shtuna që lamë pas e deri me 27 dhjetor, priten të realizohen 480 fluturime.

“Nga e shtuna a javës që lamë pas (19.12.2020), deri të dielën më 27.12.2020, priten të realizohen 480 fluturime, (vajtje-ardhje),” shprehet Gashi.

Nga ana tjetër, vetëm dje në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” janë realizuar 57 fluturime vajte-ardhje

Emigrantët priten në një mënyrë të pazakontë/ Shikoni çfarë po ndodh në aeroport Read More »

Greqia miraton dekretin për zgjerimin e ujërave territorialë nga 6 në 12 milje në detin Jon

Greqia miraton dekretin për zgjerimin e ujërave territorialë nga 6 në 12 milje në detin Jon. Dekreti presidencial është miratuar pasi u paraqit në Gjykatën e Kasacionit i nënshkruar nga kryeministri dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave. Zgjerimi detar i Greqisë përfshin pjesën veriore të ishujve Jon në Kepin Tainaro.

Mediat greke e konsiderojnë dekretin si një mesazh të qeverisë greke për Turqinë. “Qeveria Greke po i dërgon një mesazh Turqisë pas dritës jeshile të dhënë nga Këshilli i Shtetit për shtrirjen e ujërave territoriale nga 6 në 12 milje detare në Ishujt Jon dhe në Kepin Tainaro në Peloponez”, shkruan “Protothema”.

Zgjerimi i ujërave territoriale në zonën e detit Jon, në përputhje me Konventën Ndërkombëtare për Ligjin e Detit, përkthehet automatikisht në një Zonë Ekonomike Ekskluzive (EEZ), pra në një zonë detare në të cilën një shtet ka të drejtë të hulumtojë ose shfrytëzojë ndryshe burimet detare përfshirë prodhimin e energjisë elektrike të ujit dhe ajrit.

Media greke nga ana tjetër nënvizojnë se përcaktimi i kufijve detarë, mbyllja e gjireve, si dhe zgjerimi i ujërave territoriale në Detin Jon, hapin rrugën për hartimin e marrëveshjes Greqi-Shqipëri bashkë-detyruese për ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Zgjidhja e mosmarrëveshjes në një gjykatë ndërkombëtare për caktimin e zonave detare, u ra dakord gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm Nikos Dendias në Tiranë dhe takimit që ai pati me kryeministrin shqiptar Edi Rama./noa

Greqia miraton dekretin për zgjerimin e ujërave territorialë nga 6 në 12 milje në detin Jon Read More »

Ish-deputeti Nard Ndoka shkruan një kartolinë live në emision, ja kujt ia dërgoi

Ish-deputeti Nard Ndoka ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në Top Channel, nga ku u fol për kartolinat, si një traditë e humbur gjatë festave të fundvititit.

Mall për kartolinat kishte edhe politikani Nard Ndoka, i cili pohoi se gjatë rinisë dërgonte kartolina për miqtë dhe të afërmit.

Megjithatë supriza ndodhi live, kur Ndoka shkroi një kartolinë për mikun e tij.

“Gjon, Gëzuar Krishtlindjen! Më mirë 2021 për ty e familjen! Nardi”, shkruhej brenda në kartolinë.

Ish-deputeti Nard Ndoka shkruan një kartolinë live në emision, ja kujt ia dërgoi Read More »

Basha uron besimtarët e krishterë për Krishtlindje: Pas errësirës vjen drita

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.

Basha thekson se gjatë këtij viti janë kaluar ditë të vështirë, duke shtuar se duhet të shohim me shpresë përpara.
Postimi i kryetarit të PD-së Lulzim Basha:

Të dashur besimtarë të krishterë, ju uroj nga zemra Krishtlindje të Gëzuara!

Kjo Krishtindje nuk është e zakonshme. Gjatë këtij viti kemi kaluar vështirësi të mëdha, kemi përjetuar dhimbje dhe ndarje fizike dhe kemi ndjerë mall për më të dashurit tanë.

Por në të njëjtën kohë, kemi patur mundësi të shohim më qartë ku jemi dhe çfarë duhet të bëjmë për të ndryshuar realitetin tonë.

Le të shohim me shpresë përpara, sepse siç thuhet edhe në librat e shenjtë, pas errësirës vjen drita.

Si një familje e madhe të ndërtojmë me dhembshuri dhe kujdes për njëri-tjetrin të sotmen dhe të nesërmen tonë.

Gëzimi i kësaj nate i mbushtë zemrat tuaja e Zoti na udhëheqtë drejt së nesërmes më të mirë e më të begatë për të gjithë shqiptarët. Gëzuar dhe Krishtlindje të bekuara!

Basha uron besimtarët e krishterë për Krishtlindje: Pas errësirës vjen drita Read More »

Masat e marra për fundvit/ P olicia e Shtetit: ‘Asnjë qytetar apo automjet nuk do të lëviz’

Lidhur me masat sht rënguese anti-Covid, drejtori i Departamentit për Sigurinë në Po licinë e Shtetit Gjovalin Loka, përmes një deklarate bëri me dije masat e marra nga Po licia e Shtetit për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë festave të fundvitit, si dhe për zbatimin e masave shtesë anticovid.

“Nisur nga situata e krijuar për shkak të COVID-19, duke filluar nga mbrëmja e ditës së sotme deri më datë 04.01.2021, orari i lëvizjes së këmbësorëve, automjeteve, si dhe mbajtja hapur e lokaleve që ofrojnë shërbime për qytetarët do të ndalohet nga ora 20:30 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit”, – thuhet në njoftim, teksa jepen edhe masat konkrete që janë ndërmarrë në të gjithë territorin.

Masat e Po licisë së Shtetit për festat e fundvitit:

Në kuadër të festave të fundvitit, me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët, si dhe në zbatim të Urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë për vendosjen e masave të reja kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID 19, strukturat e Po licisë së Shtetit kanë marrë një sërë masash shtesë.

Nisur nga situata e krijuar për shkak të COVID-19, duke filluar nga mbrëmja e ditës së sotme deri më datë 04.01.2021, orari i lëvizjes së këmbësorëve, automjeteve, si dhe mbajtja hapur e lokaleve që ofrojnë shërbime për qytetarët do të ndalohet nga ora 20:30 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Strukturat e Po licisë së Shtetit kanë marrë masa që pas orës 20:30 të mbrëmjes së sotme deri në orën 06:00 të mëngjesit të çdo dite deri më datë 4 janar, të mos lejojnë asnjë qytetar apo automjet që të lëvizë, si dhe asnjë lokal të mos jetë i hapur. Përjashtohen nga ky kufizim vetëm personeli shëndetësor, ai po licor, ush tarak, gazetarët dhe ata që janë në punë turni i tretë në linjat e prodhimit të konsumit të përditshëm.

Policia e Shtetit e ka vlerësuar si të domosdoshme marrjen e disa masave shtesë, si dhe kalimin e të gjithë strukturave të Policisë në gatishmëri “Shërbim të përforcuar”.

Për këtë qëllim, Policia e Shtetit ka hartuar planet e masave në nivel qendror dhe atë vendor, në të cilat janë përcaktuar objektivat dhe detyrimet për strukturat e saj, nëpërmjet të cilave synohet:

Rritja e sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve duke rritur prezencën policore në të gjithë territorin, për faktin se në raste festash kemi rritje të numrit të qytetarëve të cilët kthehen pranë familjeve të tyre për të festuar festat e fundvitit;

Sigurimi në kohë i informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimi dhe mbajtja nën kontroll e personave me precedent kriminal dhe penal, sidomos e atyre personave që kthehen për të festuar festat, duke identifikuar dhe mbajtur në vëzhgim automjetet që përdorin apo ambienteve që frekuentojnë ata, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale;

Rritja e efikasitetit të shërbimeve të Policisë në njohjen e situatës operative kriminale, nëpërmjet bashkërendimit dhe bashkëveprimit efektiv të strukturave, me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit;

Monitorimi i qarkullimit të automjeteve, duke shtuar prezencën policore në të gjitha akset rrugore nacionale, qytetase dhe ndërqytetëse, në përdorimin e mjeteve logjistike si radarë e dragera, për parandalimin e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur apo me shpejtësi mbi normat e lejuara, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore;

Krijimi i lehtësirave ligjore në pikat e kalimit të kontrollit kufitar në rast se do ketë fluks në hyrje duke shtuar burimet njerëzore dhe infrastrukturën, si dhe aplikimin e kontrolleve të lehtësuara kufitare.

Shtimin e kontrollit të automjeteve në bazë të analizave të riskut, me qëllim parandalimin dhe go ditjen e tr afiqeve të paligjshme, kryesisht të lëndëve narkotike, në shtimin e patrullave në kufi rin e gjelbër, si dhe në bashkëpunimin dhe bashkërendimin e veprimeve me homologët kufitarë për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare;

Shtimi i kontrolleve ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarrë, duke bashkëpunuar me strukturat e tjera ligjzbatuese.

Në këtë kuadër po intensifikohen kontrollet për verifikimin e kushteve të prodhimit, magazinimit, tregtimit dhe përdorimit nga subjektet e licencuara të lëndëve piroteknike dhe fi shekzjarrët.

Po licia e Shtetit e vlerëson si mjaft të çmuar bashkëpunimin me komunitetin dhe në këtë kontekst do të analizojë dhe rivlerësojë informacionet për identifikimin e autorëve të ngjarjeve kriminale kundër jetës dhe pronës, konfliktet për motive të ndryshme, për personat në k ërkim, si dhe do të organizojnë operacione për kapjen e tyre, duke angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Repartin Special “RENEA” dhe Njësinë Speciale “FAST”.

Policia e Shtetit, nëpërmjet këtyre masave synon që festa e Krishtlindjes dhe e Vitit të Ri të mos veniten nga episode të mundshme paligjshmërie, pavarësisht se ndryshe nga çdo vit nuk do të kemi festime masive dhe në rrugë, as për natën e sotme dhe as për natën e ndërrimit të viteve, për shkak të situatës së pandemisë COVID-19, pasi masat e reja kufizuese ndalojnë qarkullimin e qytetarëve dhe të automjeteve apo mbajtjen hapur të lokaleve pas orës 20:30 të mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Në këtë kuadër, Po licia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve që të mos grumbullohen për festime në sheshe apo në ambiente të tjera dhe të shmangin përdorimin e fi shekzjarrëve.

Të gjithë qytetarët duhet të festojnë në shtëpi pranë familjeve të tyre dhe të ndihmojnë Po licinë, duke respektuar masat kufizues anticovid, si dhe duke de noncuar çdo paligjshmëri në numrin 112 dhe në Ko misariatin Dixhital.

Po licia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të krijuar një ambient sa më të sigurt dhe uron të gjithë qytetarët: Gëzuar festat, shëndet, mbarësi dhe sa më shumë besim e bashkëpunim të ndërsjellët për të mirën e përbashkët gjatë vitit 2021./NOA.al

Masat e marra për fundvit/ P olicia e Shtetit: ‘Asnjë qytetar apo automjet nuk do të lëviz’ Read More »