Andueli

Meta apel të rinjve: ‘Mos u ankoni duke pirë kafe por…’

Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje të gjithë të rinjve që të bashkohen për të sjell ndryshimin në Shqipëri.

Ai tha sot në “Quo Vadis”, se të rinjtë nuk duhet të ankohen duke qëndruar në kafe por të jenë të zëshëm dhe të bashkohen brenda shkollave, universiteve, grupeve të interesit etj për të shtuar presionin ndaj qeverisë.

“Nuk është e thënë patjetër brenda një force politike. Ata, ndryshimin mund ta bëjnë duke ushtruar një ndikim dhe një presion më të madh, duke u bashkuar brenda shkollave, brenda universiteteve, duke rritur presionin edhe si shoqëri civile, përmes grupeve të interesit. Por duke u bërë të zëshëm, duke qenë prezent, jo duke u ankuar në kafe, apo përpara kompjuterit”, tha ai.

Meta shtoi se të rinjtë i kanë të gjitha mundësitë të reagojnë dhe të mos presin më nga kjo klasë apo elitë politike, që të zgjidhë problemet e tyre.

“Është një përgjegjësi që ata, duhet ta marrin për veten e tyre dhe për të ardhmen e vendit, sepse largimi nuk është zgjidhje. Largimi është dezertim nga Shqipëria europiane si projekt, sepse ata mund të gjejnë një punë më të mirë në çdo vend që mund të shkojnë, por atje do të jenë thjesht një statistikë. Asgjëkundi nuk do të gjejnë Atdhe”, presidenti.

Meta apel të rinjve: ‘Mos u ankoni duke pirë kafe por…’ Read More »

Kryeministri Rama publikon shifrat për gjygjtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Vettingu

Në konferencën e përjavshme për shtyp, “Ekonomia në Fokus”, kryeministri Edi Rama ka bërë një bilanc sa i takon sistemit të Vettingut.

Rama u shpreh se deri më tani janë larguar 202 gjyqtarë e prokurorë që nuk e kaluan procesin e Vettingut dhe se janë konfirmuar 118.

Sipas tij, ata do të japin përgjigje patjetër përpara drejtësisë në një të ardhme të afërt.

“Deri më sot, në total, janë rivlerësuar në filtrin e vettingut 322 individë, prej të cilëve më shumë janë shkarkuar, se sa janë konfirmuar. Plot 128 individë të shkarkuar drejtpërdrejt dhe 74 të tjerë të vetëlarguar nga ky proces me siguri me vetëdijen e pamundësisë për ta kaluar filtrin, – tha Rama. – Ndërkohë që 118 janë konfirmuar. Kemi 202 individë të larguar dhe 118 të konfirmuar. Është një shifër domethënëse, kuptimplotë për të pasur një pamje të thellësisë së pastrimit të sistemit”.

Rama theksoi se kjo është vetëm një anë e medaljes. Ana tjetër, shtoi ai, ka të bëjë me faktin se çfarë ndodh me të larguarit.

“Paralelisht me pastrimin, ka vijuar dhe po konsolidohet procesi i ndërtimit të institucioneve të reja të drejtësisë, ata që nuk kanë mundur të justifikojnë pasuritë marramendësi apo pasuri shumë më tepër mbi mundësitë legale të tyre, do të përgjigjen përpara drejtësisë. Nga kjo do të konfirmohet edhe kthesa historike në sistemin e drejtësisë. Fjala kyç në këtë proces është durimi, sepse bëhet fjalë për të ndërtuar nga themelet një prej 3 pushteteve që përcaktojnë 3 shtyllat e sistemit demokratik, pushtetin gjyqësor”, – shpjegoi Rama. /noa.al/

Kryeministri Rama publikon shifrat për gjygjtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Vettingu Read More »

Lëvizje të papritura në qeveri, ikën Cakaj,ja kush e zëvëndëson…

Ndryshime të reja kanë ndodhur në qeveri para fundit të këtij viti, ku kryeministri Rama ka njoftuar dorëheqjen e parevokueshme të ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj.

Në vend të tij është emëruar ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Ndërkohë, kreu i qeverisë ka rikthyer në kabinet Niko Peleshin, i cili do mbajë postin e ministrit të Mbrojtjes.

“Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme. Dua ta falënderoj me mirënjohje Gentin, jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e Mbrojtjes”, – shkruan Rama në Twitter.

Kështu, Gent Cakaj ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme, mëngjesin e kësaj të marte.

Paraditen e sotme, në konferencën e fundvitit, për më shumë se 1 orë e 40 minuta, kryeministri Rama nuk paralajmëroi në asnjë moment ndryshimet në kabinet.

Vijon…

Lëvizje të papritura në qeveri, ikën Cakaj,ja kush e zëvëndëson… Read More »

Rama, Metës: Po kërkon shesh për përsheshin e LSI-së

Vendimi i Greqisë për t’u shtrirë me 12 milje në det ka tr azuar edhe politikën shqiptare.

Protagonistët e përhershëm, Kryeministri Rama dhe Presidenti Meta janë përfshirë në replika për këtë çështje.

Kreu i Qeverisë i është përgjigjur Presidentit që më herët tha se “nuk do të lejojë shkeljen e interesave të Shqipërisë”.

Kryeministri thotë se Meta po vijon të kërkojë shesh për përsheshin e ish-partisë së tij.

“Ilir Meta mirëkuptuaka ndjeshmërinë e qytetarëve mbi vendimin e autoriteteve greke për të ushtruar të Drejtën Ndërkombëtare të Detit për Greqinë dhe pasojat e mundshme që mund të paskërka ky vendim për vendin tonë! Në fakt jo, Ilir Meta vazhdon kërkon shesh për përsheshin e LSI”, shkruan Rama në Tuiter.

Sipas Kryeministrit, në këtë debat ka vetëm një të vërtetë që ka të bëjë me faktin se dy vendet ende nuk kanë arritur një marrëveshje për kufirin detar.

Rama shkruan se vendimi i Greqisë nuk ka lidhje me zonën që prek Shqipërinë dhe vendin fqinj.

“Vetëm të paudhët si Saliu e si Iliri dhe ndjekësit e tyre me Lulin e me Monikën në krye, mund të kërkojnë shesh për përshesh deri në det, ndërkohë që e vërteta është e qartë si drita e diellit: Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje e prandaj do shkojnë në gjyq!

Vendimi në fjalë i Greqisë s’ka lidhje me zonën e kontestuar mes dy vendeve tona, sepse në atë zonë parimi i 12 miljeve është thjesht fizikisht i pamundur sipas Konventës aty ku ky parim nuk është e mundur të zbatohet, ose bëhet marrëveshje ose shkohet në gjykatë! Ja kështu Like”, përfundon Rama. /noa.al/

Rama, Metës: Po kërkon shesh për përsheshin e LSI-së Read More »

Zbuloni çfarë i ndodh turpit kur ju konsumoni kos

Shumë njerëz e kanë të lidhur në mendjet e tyre kosin me periudhën e dietës ose si një zgjedhje ideale për diçka të lehtë gjatë natës. Sidoqoftë, këto nuk janë të vetmet dy.

Përveç kalciumit dhe proteinave, një pjesë e kosit gjithashtu përmban të ashtuquajturat baktere “të mira” të cilat mbështesin funksionimin e duhur të zorrëve dhe sistemit imunitar, përmirësojnë tretjen dhe mbrojnë nga depresioni.
Në fakt, sipas hulumtimeve përkatëse, ka disa arsye për të ngrënë kos. Shihni më poshtë tre prej tyre:

Sipas disa studimeve, konsumi i rregullt i kosit dhe produkteve të qumështit me pak yndyrë mbron nga rre ziku i zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Studimet kanë treguar se konsumimi i kosit për katër javë përfiton nga truri.
Probiotikët e kosit zvogëlojnë rre zikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru tek njerëzit që hanë vetëm dy racione në javë.

Zbuloni çfarë i ndodh turpit kur ju konsumoni kos Read More »

Rregullat për hyrje-daljet drejt Greqisë/ Kush lejohet dhe kushtet që duhen plotësuar

Po licia Kufitare e Kakavijës, ka listuar edhe një herë të gjitha kategoritë që lejohet të kalojnë kufirin drejt Greqisë dhe kushtet që duhet të plotësojnë

Shefi i pikës kufitare, Vilson Dine, thekson se orari i funksionimit të Kakavijës është çdo ditë, nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa kamionët lejohet të kalojnë në harkun kohor 06:00-20:00.

Aktualisht lejohen të udhëtojnë drejt shtetit grek: shtetasit grek; shqiptarë me leje qëndrimi greke; shtetasit minoritarë të pajisur me kartën e veçantë; trupi diplomatik për arsye pune; shtetas shqiptarë të pajisur me autorizim të veçantë nga përfaqësitë diplomatike greke, për arsye pune apo shëndetësore; të gjithë drejtuesit e kamionëve dhe furgonëve që transportojnë mallra.

Ndërkohë, për drejtuesit e kamionëve dhe furgonëve që transportojnë mallra, duhet të kenë të plotësuar më parë dhe të ketë të printuar formularin PLF (Passanger Locator Form) në adresën elektronike www.travel.gov.gr si dhe të kenë test PCR me rezultat negativ, në gjuhën angleze me të dhënat personale dhe numrin e dokumentit të udhëtimit.

“Sqarojmë se sipas një vendimi të Qeverisë Greke të muajit dhjetor, të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Shqipëri dhe kanë leje qëndrimi greke, të cilës i ka mbaruar afati, duhet të pajisen me një vërtetim nga Konsullata/Ambasada greke në Shqipëri me qëllim që të lejohet të kalojnë kufirin në palën greke”, sqaron Dine.

Dalja nga Republika e Greqisë dhe hyrja në Republikën e Shqipërisë është e lirë dhe pa kufizime, por të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt kësaj pike kalimi, duhet të dinë se orari i funskionimit është çdo ditë nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa kamionët lejohet të kalojnë në harkun kohor 06:00-20:00.

Rregullat për hyrje-daljet drejt Greqisë/ Kush lejohet dhe kushtet që duhen plotësuar Read More »

‘Kufijtë e një shteti nuk përcaktohen në mënyrë të njëanshme as 6, as 12 dhe as 120 mijë milje/Rrugët për përcaktimin e kufijve janë kēto…

Dje takova një mik nga Prizreni dhe pasi biseduam për situatën e ndarjes kufijve më tha: “Kreshnik, a mund të më gjesh një hartë me kufijtë e Shqipërisë së Madhe.

Po – i thashë: Ta gjej unë, por deri ku i do kufijtë e Shqipërisë Madhe, deri në Pekin apo në Moskë?

Më pa i habitur dhe e kuptoi ironinë time.

Të dashur miq.

Kufijtë e një shteti nuk përcaktohen në mënyrë të njëanshme as 6, as 12 dhe as 120 mijë milje.

Rrugët për përcaktimin e kufijve janë kēto:

1- Me luftë…

2- Me marrveshje të nënshkruar nga dy shtetet. Siç ishte rasti 2009 nga Lulzim Basha dhe Bora Bakoianis

3- Me ndërmjetësimin dhe negociimin e një pale të tretë.

4- Me vendim të gjykatës Ndërkombëtare

5- Me urdhër arbitrazhi ndërkombëtar

6- Me vendim të Gjykatës së Ujrave dhe Deteve në Hamburg.

Për këto arsye, dekreti i qeverisë Greke për shtrirje në detin Jon 12.000 milje, nuk ka asnjë vlerë juridike për hapësirën detare me Shqipërinë, sepse për këtë hapsirë është në fuqi Vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Dekreti grek ka vlerë për hapësira mbi 24.000 milje hapsirë detare.

Greqia ka dalje në detin Jon, më shumë se në kanalin e Korfuzit dhe në të gjitha ato pjesë që nuk afrohet me ne dhe nuk është në kufi me Shqipërinë, mund të shtrihet në kufijtë e njohur nga e drejta ndërkombëtare.

Edhe Shqipëria, nga Vlora deri në Sarandë mund të shtrihet 12.000 milje.

Ndërkohë në zona kur ngushtohet kufiri dhe ku Lulzim Basha ia dhuroi Greqisë, aty funksionion vendimi Gjykatës Kushtetuese dhe pritet gjykimi në Gjykatën Ndërkombëtare.

Për këto arsye, kush do një hartë me Greqinë e Madhe, Shqipërinë e Madhe, apo Serbinë e Madhe, nuk mjaftojnë as hartat dhe as dekretet, por mjetet juridike dhe ndërkombëtare të përcaktuara në konventat e ratifikuara nga shtetet tona.

Për sa kohë nuk ka një firmë dy palëshe Shqipëri-Greqi, atëherë nuk ka asnjë rrezik.

Rreziku i humbjes së hapsirës detare, ishte kur firmosēn dy qeveritë tona, por falë heroizmit të gjyqtarëve shqiptaër, sot plazhistët e Sarandës mund të notojnë në ujra shqiptare. Në të kundërt, rrobat e banjos nuk do ishin të mjaftueshme për not, sepse duhej edhe pasaporta me vizë për t’u larë në ujëra greke, pasi Lulzimi na e solli kufirin grek tek çadrat e plazhit, nga Butrinti në Sarandë.

‘Kufijtë e një shteti nuk përcaktohen në mënyrë të njëanshme as 6, as 12 dhe as 120 mijë milje/Rrugët për përcaktimin e kufijve janë kēto… Read More »

Konspiracionisti Alfred Cako paralajmëron një virus i ri,të rr e zikshëm, ndryshe nga COVID-19/ Ja cfarë do të shkaktoj dhe si do të quhet

Konspiracionisti Alfred Cako ka paralajmëruar se në muajt shkurt dhe mars do të shfaqet një virus i ri, ndryshe nga COVID-19.

Sipas Cakos, ky virus do të quhet COVID-2021 dhe do të jetë më i rre zikshëm dhe do shkaktojë çarje të lëkurës tek njerëzit.

“Kam thënë që në prill që do të ketë një virus tjetër më të rr ezikshëm. Tani kemi të bëjmë me një mutacion. Unë e kam fjalën për në muajt shkurt dhe mars, ku do shfaqet një virus i ri, jo mutacion. Do quhet COVID-2021. Do jetë më i rrezikshëm, do ketë çarje të lëkurës dhe do shkaktojë sëmundje të forta në lëkurë.“, tha Cako në rubrikën “Rrethi Katror” në TCH.

Gjithsesi, konspiracionisti shtoi se kjo varet se kush do të jetë president i SHBA. Ai beson se do të rikonfirmohet Trump, edhe pse Biden është shpallur tashmë si presidenti i zgjedhur i SHBA.

“Nëse fiton presidenti Trump, situata do ndryshojë, unë besoj se në 6 janar do fitojë presidenti Trump. Opsioni i fitores së Trump është opsioni më i fortë. Mos lexoni vetëm CNN. Më vjen keq me gazetarët që lexojnë vetëm CNN. Mundësitë që Trump të jetë president, janë 99% me 1% për Biden. Kur të mblidhen Kongresi dhe Senati më datë 6 janar, Trump do paraqitet si fitues. Në tavolinë janë dy opsione”, – theksoi Cako.

Konspiracionisti Alfred Cako paralajmëron një virus i ri,të rr e zikshëm, ndryshe nga COVID-19/ Ja cfarë do të shkaktoj dhe si do të quhet Read More »