Andueli

Ish-deputeti i PS i bashkohet LSI-së, shfaqet me takimin e Kryemadhit

Tjetër ish-anëtar i PS është bashkuar me LSI kohët e fundit në prag të zgjedhjeve. Ish-deputeti i PS, Arion Muça është bashkuar në një takim me Kryemadhin duke u shfaqur në krah të saj në takim.

Kryemadhi nga ana tjetër thotë se edhe vetë brenda PS po e kuptojnë zhgënjimin prej dështimeve të qeverisë aktuale.
Ajo i bën thirrje të gjithëve shqiptarëve me apo pa parti që ndihen të lodhur nga partitë politike të tjera të bashkohen me LSI.

TATUSI NGA MONIKA KRYEMADHI

Arioni na takoi sot në Fier me nje grup intelektualësh e aktivistësh, që bashkë me të, janë afruar në LSI.

Një bashkëbisedim i sinqertë që nxorri në pah sfidat që përballen jo vetëm shumica e shqiptarëve, por edhe vetë ata brenda PS.

Mund ta kuptoj zhgënjimin e tyre, pasi dështimet e kësaj qeverie po dëmtojnë të gjithë shqiptarët pavarësisht se cilën parti kanë votuar në të shkuarën.

Unë ju mirëpres të gjithëve, edhe nëse jeni me një parti, pa parti, apo si shumica e shqiptarëve që ndihen të lodhur nga partitë politike, që të bashkoheni me mua dhe LSI në misionin tonë për të rikthyer shpresën, vendet e punës dhe mundësitë këtu në vendin tonë dhe bashkë ta bëjmë Shqipërinë të ndihet sërish shtëpi për të gjithë.

Ish-deputeti i PS i bashkohet LSI-së, shfaqet me takimin e Kryemadhit Read More »

Papunësia/ Kush janë qytetet më të goditura nga Covid-19 në Shqipëri

Qarqet e Shkodrës, Vlorës dhe Korçës panë rritjen më të lartë vjetore të papunësisë në tremujorin e tretë të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare që referohen nga Anketa e Forcave të Punës.

Të dhënat mbi papunësinë sipas qarqeve, tregojnë se Shkodra shënoi një rritje të treguesit në tremujorin e tretë me 6.4 pikë përqindje në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur në 15%, nga 8.6% në tremujorin e tretë 2019. Qarku i Shkodrës gjatë këtij tremujori ka qenë më i godituri nga pandemia Covid-19, si në numrin e lartë të infektimeve, ashtu edhe të fataliteteve.

Pas Shkodrës, Vlora ishte qarku i dytë më rritjen e më të lartë të papunësisë, me 3.3 pikë për qind (pp) në raport me një vit më parë, e ndjekur nga Korça me 2.4 pp rritje, Lezha me 2.4 pp përqind, Elbasani me 1.6 pikë pp dhe Berati me 0.5pp.

Në krahun tjetër, Dibra dhe Gjirokastra shënuan rënie të normës së papunësisë në raport me një vit më parë, përkatësisht me 3 dhe 1.9 pikë për qind.

Më shumë se sa përmirësimi i tregut të punës, në këto qarqe ka ndikuar tkurrja e popullsisë për shkak të emigracionit të lartë në Dibër dhe plakjes së popullsisë në Gjirokastër.

Me tej normat e papunësisë në tremujorin e tretë shënuan rënie vjetore edhe në qarkun e Tiranës me 1.7pp, Durrësit 1.5pp, Fierit 1.3pp dhe Kukësit me 1.3pp.

Qarku me normën më të madhe të papunësisë në vend, në fund të tremujorit të tretë vijoi të ishte Lezha, me një normë prej 19.7%. Në vend të dytë ka kaluar Vlora (ishte e treta një vit më parë, pas Tiranës), me 15%, ndërsa kërcimin më të madh e ka bërë Shkodra, që ka kaluar në qarkun e tretë me papunësinë më të lartë, nga i teti që ishte një vit më parë, ndërsa Tirana zbriti e pesta.

Shkodra dhe Vlora, që panë rritjen më të lartë të papunësisë, janë ato që kanë raportuar dhe më shumë mbyllje të bizneseve. Sipas të dhënave të tjera të Tatimeve, në Vlorë mbylljet e subjekteve u dyfishuan, gjatë periudhës 1 maj – 31 tetor (në raport me të njëjtën periudhë 2019), duke i kaluar 520 biznese, që kanë pushuar së ushtruari aktivitetin e tyre. Në Shkodër, janë 65% më shumë subjekte të kaluara në status pasiv, duke arritur në 414.

Në tremujorin e tretë 2020, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri ishte 11,6 %, sipas INSTAT. Në terma vjetorë, treguesi u rrit me 0,2 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,3 pikë përqindje.

Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 11,4 % dhe për gratë 11,8 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019, shkalla e papunësisë për burrat është në të njëjtin nivel, ndërsa për gratë është rritur me 0,4 pikë përqindje.

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë është 20,7 %. Në terma vjetorë shkalla e papunësisë së të rinjve shfaq tendencë në ulje. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2019, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e tretë të vitit 2020, është 0,7 pikë përqindje më e ulët.

Krahasuar me tremujorin e dytë 2020, shkalla e papunësisë për të rinjtë është ulur me 0,7 pikë përqindje. Shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 9,0 %.

Në terma vjetorë, ky tregues është rritur me 0,5 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm për këtë grup-moshë, shkalla e papunësisë u ul me 0,5 pikë përqindje. /Monitor/

Papunësia/ Kush janë qytetet më të goditura nga Covid-19 në Shqipëri Read More »

Meta: ‘Koha për të refuzuar falsitetin e këtij sistemi’

Presidenti i Republikës Ilir Meta, përmes një foto-postimi në rrjetet sociale, shprehet se ka ardhur koha që një sistemi fals që nuk dëgjon dhe nuk i jep asnjë mundësi të rinjve, duhet refuzuar.

“Koha për të refuzuar falsitetin e këtij sistemi, që nuk i dëgjon, nuk i përfshin dhe nuk ju jep asnjë mundësi të rinjve“, shkruan presidenti Ilir Meta.

Ky ishte mesazhi i radhës së presidentit Ilir Meta kundër mazhorancës aktuale, duke e akuzuar për mos dhënien e mundësisë për të rinjtë që po largohen. Një ditë më parë, Meta pati një takim me të rinjtë, pjesë e Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri.

Meta: ‘Koha për të refuzuar falsitetin e këtij sistemi’ Read More »

Rrëfimi i 20 vjeçares për sëmundjen e rrallë të lëkurës: ‘S’e kam dashur veten për vite’

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në Top Channel, ishte e ftuar Viola Sylejmani, vajza 20 vjeçare që prej 15 vitesh “bashkëjeton” me vitiligon (sëmundje që zbardh lëkurën).

Ajo ndau e emocionuar historinë e jetës, duke treguar se fillimi ka qenë shumë i vështirë.

Viola pranoi se që prej fëmijërisë është paragjykuar nga moshatarët kur i shihnin njollat e bardha në trup.

“Kur shkonim në plazh, atëherë si çdo fëmijë që do të krijojë shoqëri iu afrohesha fëmijëve dhe dëgjoja nënat që nuk i lejonin të më afroheshin, sepse kishin merak se ngjitej”, tregoi ajo.

Gjatë moshës 16 vjeçare, në momentin kur Viola nisi punën e saj të parë, u detyrua të mbulonte me “make up” shenjat në këmbë dhe në duar, për të shmangur vështrimet dhe reagimet paragjykuese të njerëzve.

Gjatë rrëfimit të saj, 20 vjeçarja nuk i mbajti dot lotët, duke kujtuar se vite me radhë nuk e ka dashur dhe nuk e ka pranuar veten siç është.

Rrëfimi i 20 vjeçares për sëmundjen e rrallë të lëkurës: ‘S’e kam dashur veten për vite’ Read More »

Kisha Katolike kundër vendimit për masat e reja kufizuese anti-Covid

Arqipeshkëvi i Kishës Katolike, Imzot George Frendo, në prag të Krishtlindjeve, përmes një letre ka kundërshtuar vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve që u miratua dje dhe që futet në fuqi në datë 24 dhjetor, i cili shtrëngon orën policore, nga 22:00 në 20:30.

Kisha e cilëson vendimin të nxituar dhe diskriminues ndaj komunitetit katolik, që është e vetmja Kishë e Krishterë që kremton lindjen e Krishtit.

Letra e plotë e Frendos

Për dijeni: Znj. Ogerta Manastirlliu

Nunciaturës Apostolike në Shqipëri

Tiranë 21 dhjetor 2020

E Nderuar Zonja Rakacolli,

U njohëm me vendimin e ri të Komitetit të Ekspertëve të drejtuar prej jush, rreth kufizimit në kuadër të masave anti-COVID të marra nga qeveria shqiptare që ndalon qarkullimin e njerëzve pas orës 20.30, duke filluar nga data 24 dhjetor, pikërisht natën e Krishtlindjes.

Ne, si Kishë Katolike kishim marrë të gjitha masat që të kremtonim meshat në orare të përshtatshme, qysh prej datës 3 dhjetor 2020, sikurse do të shihni nga dokumenti bashkëngjitur. Në këtë dokument kemi vendosur që meshat të mbahen në orare që t’u lejojnë njerëzve të kthehen nëpër shtëpitë e tyre para orës 22.00.

Ky ndryshim i papritur që nis pikërisht Natën e Krishtlindjes, na duket i nxituar dhe di skriminues ndaj komunitetit katolik, që është e vetmja Kishë e Krishterë që kremton lindjen e Krishtit natën. Sapo kishim njoftuar të gjithë besimtarët tanë dje, ditën e Diel, se mesha e Krishtlindjes do të kremtohej te enjten në orën 20.00.

Me kënaqësi do të kishim marrë pjesë në konsultim për një gjë të tillë.

Duke ju uruar punë të mbarë ju përshëndes, me nderime George Frendo O.P.

Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë

Znj. Mira RAKACOLLI

Kryetare e Komitetit të Ekspertëve anti-COVID

Plani i Kishës për meshën e Krishtlindjes para urdhrit të ri të Komitetit

Arqipeshkvia Metropolitane Tiranë – Durrës, bën me dije, se kremtimet e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Palit, Tiranë do të jenë si vijon:

Mesha Vigjilje e Krishtlindjes

Mesha e parë, 24 dhjetor 2020, ora 16:00

Mesha e dytë, 24 dhjetor 2020, ora 18:00

Dita e Krishtlindjes

Mesha e parë, 25 dhjetor 2020, ora 10:00

Mesha e ditës, 25 dhjetor 2020, ora 11:00

Mesha e pasdites, 25 dhjetor 2020, ora 17:00

Kisha Katolike kundër vendimit për masat e reja kufizuese anti-Covid Read More »

Histori prekëse/ Babai 74-vjeçar kërkon djalin e zh dukur në Greqi që në 2014

Feriti ka dy djem dhe një vajze. Prej vitit 2014 ai nuk ka folur më me djalin e madh i cili ka jetuar prej vitesh në Greqi. Feriti i është drejtuar emisionit “Historia Ime” në Tv Klan pasi do t’i vijë në ndihmë tre nipërve të tij. I moshuari tregon se i biri dhe familja e tij ikën pas viteve 90 në Greqi, por në vitin 2014 i biri dhe bashkëshortja patën një de bat në familje.

Gruaja dhe tre fëmijët u kthyen në Shqipëri në shtëpinë e të moshuarit, ndërsa i biri pasi i bëri një telefonatë u zh duk dhe prej asaj kohe ai nuk është bërë më i gjalle. Feriti e ka kërkuar vazhdimisht të birin edhe në formate televizioni, madje ka shkuar edhe në Greqi dhe ka bërë d enoncim për zh dukjen e të birit. Por ende sot e kësaj dite nuk ka arritur ta gjejë atë.
Ferit Çela: Tani unë jam i së murë, por e keqja të bie.

Mirela Milori: Sa fëmijë ke?

Ferit Çela: Kam tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë. Të martuar të gjithë, por jam i shqetësuar nga djali i madh që më ka h umbur në vitin 2014. Ai është i martuar me 3 fëmijë. U martua në 2002.

Mirela Milori: Martesë me dashuri apo mblesëri?

Ferit Çela: Me dashuri. Pasi bëri dy fëmijë u nda nga ne, por prap në të njëjtën çati.

Mirela Milori: Ata vendosën dhe ikën Greqi?

Ferit Çela: Greqi ka qenë i madhi kur u martua. Gruan e la vetëm dhe iku, e mori dhe një herë me vete, pastaj erdhi prapë, ngeli me mua. Bëri fëmijën e tretë dhe në 2014 u zhd uk.

Mirela Milori: Si u zh duk?

Ferit Çela: Nuk bëri më asnjë telefonatë.

Mirela Milori: Kontakti i fundit me të cili ka qenë, folët në telefon?

Ferit Çela: Folëm një herë në telefon në 2014 dhe pastaj nuk u pa më ai. Gruaja ngeli tek unë me tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

Mirela Milori: Çfarë të tha kur fole për herë të fundit në telefon?

Ferit Çela: Babi nga sot e tutje mos më merr më në telefon, harroje. Po pse i thashë unë, ke kalamajtë për të ushqyer. Lëri muhabetet më tha dhe ma mbylli telefonin dhe nuk ma hapi më. Unë e lashë atë nuk e kam problem djalin se është 47 vjeç dhe është i pjekur, por ka kaluar de presion dhe nuk del. Po unë kam hallin e fëmijëve.

Mirela Milori: Që në viti 2014 e deri më tani ti nuk ke asnjë kontakt. Ke shkuar gjithandej, vajte edhe në Greqi bëre den oncimin ku, në Selanik?

Ferit Çela: Dy herë. Vajta takova një kryetare të një shoqate nga Gjirokastra në Greqi dhe më tha fjalë të mira, më çoi dhe tek po licia por nuk nxori asnjë gjë në shesh.

Mirela Milori: Ti e bëre de noncimin në po lici, pra e ke të dokumentuar një den oncim për zhd ukjen dhe ke dhënë gjeneralitetet e djalit.

Ferit Çela: Po edhe në Lushnjë.

Mirela Milori: Dhe çfarë përgjigje të ka ardhur nga po licia?

Ferit Çela: Asnjë gjë. Më morën numrin e telefonit dhe më thanë që do të të japim ne përgjigje.

Mirela Milori: Po ndonjë person që e ka parë apo që di për të a ka? Të ka ardhur ndonjë telefonatë apo ndonjë informacion ndër vite?

Ferit Çela: Po, në vitin 2018 mora shokun e çunit në telefon edhe e pyeta ke dijeni për këtë punë dhe më tha o Ferit gjallë e ke, por ai nuk do të lidhet me ju tha. I thashë vetëm të jetë gjallë, po nuk dua të lidhet. Çuni le të bëjë çfarë të dojë, por po vuajnë fëmijët.

Histori prekëse/ Babai 74-vjeçar kërkon djalin e zh dukur në Greqi që në 2014 Read More »

Masa të reja për fundvit, kufizohet sërish lëvizja e qytetarëve

Nga data 24 dhjetor qytetarët nuk do të dalin pa arsye nga ora 20:30, deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Në të njëjtën fashë oraresh do të funksionojnë edhe baret dhe restorantet, të paktën deri në datën 5 janar të 2021-shit.

Këto janë masat që ka marrë Ministria e Shëndetësisë për festat e funditit, të cilat u komunikuan nga Ogerta Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë, njoftoi se nga data 24 dhjetor, lëvizja nuk do të lejohet duke nisur nga ora 20:30.

“Kemi vendosur kufizimin e lëvizjes nga ora 20:30 deri në 06:00, nga 24 dhjetori deri në 4 janar. Përjashtim bëjnë ata që duhet të lëvizin për arsye shëndetësore apo pune”, tha ministrja. Nga 5 janari rikthehet ora 22.00 e ndalim-qarkullimit.

“Edhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve do të kufizohet në këtë fashë orare”, shtoi Manastirliu.

Gjithashtu, ministrja njoftoi pezullimin e fluturimeve me Anglinë nga nesër, deri në 6 janar, duke shtuar se “rikthehet karantina 14-ditore për qytetarët që vijnë nga ky vend.

Vendimi vjen, nisur nga lajmi për një koronavirus të ri në Britaninë e Madhe, ndaj edhe Shqipëria ka marrë masa për të parandaluar depërtimin e mutacionit në vendin tonë.

Kështu, ministrja e Shëndetësisë komunikoi se duke filluar nga ora 06:00 e ditës së nesërme, e martë, do të pezullohen fluturimet me Anglinë.

Po ashtu, ata të cilët mbërrijnë nga Britania në Shqipëri, do t’i nënshtrohen karantinës së detyruar dyjavore.

Ministrja vlerësoi masat e marra deri tani për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit. /noa.al/

Masa të reja për fundvit, kufizohet sërish lëvizja e qytetarëve Read More »

Ja grafiku i shpërndarjes për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit

Në bazë të një kalendari, shpërndarja e shpërblimit për pensionistët do të nisë nga dita e hënë, pra 21 dhjetori e në vazhdim.

Mbi 677 mijë pensionistë në vendin tonë do të përfitojnë shpërblimin prej 5 mijë lekësh të reja. Sipas Aktit Normativ si kryefamiljari edhe bashkëshortja marrin nga 5 mijë lekë.
Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado ka publikuar dhe grafikun e shpërblimit, ndërkohë që shpërndarja do bëhet në postë dhe në banka.

GRAFIKU I SHPËRNDARJES SË SHPËRBLIMIT TË PENSIONISTËVE PËR FESTAT E FUNDVITIT 2020

• në datën 21 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-2 dhjetor;
• në datën 22 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 3-4 dhjetor;
• në datën 23 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 7-8 dhjetor;
• në datën 24 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 9-10 dhjetor;
• në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 11-14 dhjetor;
• në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 15-16 dhjetor;
• në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-18 dhjetor;
• në datat 29 – 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që nuk e kanë tërhequr pensionin në ditët e mëparshme të muajit;
• Shpërblimet e patërhequra në dhjetor paguhen përgjatë ditëve në vazhdim, me paraqitjen e përfituesit në sportele.

Ja grafiku i shpërndarjes për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit Read More »