Presidenti Ilir Meta në lidhje me lajmin e ndarjes nga jeta të këngëtarit të mirënjohur, Kujtim Prodani, ka reaguar përmes një mesazhi ngushëllimi që bëri publik në rrjetet sociale .
Përmes një postimi në Facebook, Meta shprehu dhimbjen dhe ngushëllimet më të ndjera të afërmve, komunitetit të këngëtarëve dhe të gjithë artdashësve. “- Këngët dhe muzika e Kujtim Prodanit do dëgjohen përherë!”, – tha Meta, në mesazhin e tij.
Postimi i plotë i Presidentit Meta:
Një h umbje e madhe për artin shqiptar!
U shua sot kantautori ynë i shquar, artisti virtuoz dhe qytetari model, Kujtim Prodani, djali i dy prindërve të mrekullueshëm dhe artistëve të paharruar Anita Take dhe Agim Prodani.
Shumë dhi mbje!
Ngushëllimet më të ndjera të afërmve, komunitetit të këngëtarëve dhe të gjithë artdashësve.
Këngët dhe muzika e Kujtim Prodanit do dëgjohen përherë!
Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare dyditore në Turqi.
Rama dhe presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, pas takimit që zgjati rreth dy orë, janë duke zhvilluar një konferencë të përbashkët, në Turqi.
“Jemi investitori më i madh i huaj në Shqipëri, – tha Erdogan, – si dhe “partneri tregtar i katërt më i madh me shqiptarët.”
Erdogan në pritje të Ramës, shtoi se, “Shqipëria është dhe do të mbetet vend mik dhe aleati Turqisë”.
“Diskutuam edhe çështjet rajonale,” – u shpreh Erdogan, teksa dihet që në rajon tema më e nxehtë për momentin si për Shqipërinë, ashtu edhe Turqinë, është ndarja e kufirit me Greqinë në detin Mesdhe, ku përfshihet edhe deti Jon.
Erdogan iu referua historisë, duke ‘anashkaluar’ pushtimin prej pesë shekujsh, kur tha se “shqiptarët dhe turqit kanë luftuar së bashku dhe kemi lënë gjurmë në histori”.
Rama vlerësoi solidaritetin që Turqia ka treguar edhe në kohën e tërmetit dhe të pandemisë karshi vendin tonë dhe i shprehu mirënjohje Erdogan.
Rama tha se Turqia kishte “plagët” e saj, por nuk ndali ndihmat për Shqipërinë. Rama shtoi se me mbështetjen e Turqisë edhe spitali Rajonal i Fierit do të jetë gati shumë shpejt, për 3 muaj, teksa palët nënshkruan disa marrëveshje.
Kryeministri shqiptar i shprehu mirënjohje Erdogan për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer që Turqia i ka dhënë vendin tonë. /a.m/NOA.al
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministri shqiptar Edi Rama nënshkruan sot në Ankara krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik në Nivel të Lartë mes dy vendeve.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan i “dha urdhër’ kryeministrit Edi Rama, që për tre muaj Spitali i Fierit të jetë realitet, pra pak kohë para zgjedhjeve të 25 prillit, megjithëse lideri turk i pyetur në konferencë tha se në zgjedhje, ai respekton vullnetin e shqiptarëve.
Rama tha se ndihet krenar që iu dha mundësia dhe nderi të nënshkruajë në emër të Shqipërisë me Erdogan deklaratën për krijimin e Këshillit për bashkëpunim të Nivelit të Lartë.
“Jam shumë i kënaqur që Presidenti shprehur gatishmërinë për disa ndërhyrje të rëndësishme në fushën e Turizmit, Arsimit, dhe të tjera”.
“Jam i lumtur që së shpejti spitali rajonal i Fierit do të jetë realitet”.
“Tani bastet në Turqi dhe Shqipëri janë të ndaluara me ligj dhe nuk mund të vinim bast, por basti i Presidentit që Spitali i Fierit të jetë gati për tre muaj është një bast shumë i fortë. Unë do e kisha humb me qejf këtë bast, po edhe shanse për ta fituar do kisha duke pasur parasysh që edhe turqit edhe shqiptarët kur vjen puna të zbatimi poshtë duan t’i shtysh vazhdimisht”, u shpreh Rama.
Erdogan u përgjigj se Rama nuk duhet të ketë asnjë merak.
“Në aeroportin e Sanxhak Tepe kemi ndërtuar dy spitale me nga 1008 dhoma, ndërsa ky duke qenë se do jetë një spital me 150 dhoma është një grimcë për ne, për tre muaj. Këtu do kemi parasysh që do i pajisim edhe me makineritë e nevojshme”.
“Në spitalet tona, në Stamboll ka nga 18 salla operacioni, kurse në atë të Fierit do jetë më i ulët. Ministria jonë e Shëndetësisë për një kohë të shkurtët do dërgojë edhe stafin mjekësor duke filluar nga doktorët, infermieret që të mësojnë dhe trajnojnë edhe stafin shqiptar. Brenda një kohe të shkurtët Shqipëria do ta ketë në gjendje punë atë spital”, premtoi Erdogan.
Marrëdhëniet Turqi-Shqipëri do të jetë në nivel të lartë strategjik, teksa Erdogan në fjalën e mbajtur ka zbuluar detaje nga mbledhja gati dy orëshe me dyer të mbyllura.
Sipas Erdogan, të dy liderët ranë dakord se organizata terroriste FETO e Fetullah Gylen përbën kërcënim si për Turqinë dhe për Shqipërinë.
Erdogan është zotuar se do të ndihmojë Shqipërinë në luftën kundër terrorizmit të FETO nëpërmjet Fondacionit përkatës.
“Shqipëria është një vend mik, vlla dhe aleat”.
“Ne jemi dy popuj që kemi jetuar për shekuj, kemi luftuar dhe kemi lënë gjurmë në histori. Jemi popuj vllezër. Është e mundur të shihet nga jeta intelektuale, arkitekturë, në fusha shumë të gjera”, tha Erdogan.
“Shumë histori e kulturë të përbashkëta, nga Elbasani në Korçë, nga Shkodra në Vlorë”.
“Kemi shumë gjëra të ngjashme, frymëzuar nga historia e lashtë e konsiderojmë detyrë të forcojmë lidhjen me Shqipërinë. Në takimin me Ramën diskutuam marrëdhëniet dypalëshe gjithpërfshirëse”.
“Ne sapo kemi nënshtkruar krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë. I Ngritëm në nivel strategjik. Do të szhvillojë më tej bashkëpunimin”.
“Përveçse diskutimit të çështjeve bilaterale folëm edhe për çështje rajonale, kulturore, ekonomike”.
“Shkëmbyem ide. Shqipëria sapo ka përfunduar me sukses presidencën e OSBE, dhe që nga janari ka marrë Presidencën e radhës. I uroj suksese Shqipërisë. Të nderuar Shqipëria përjetoi dy tërmete të mëdha në 2019.
“Ishin dy, lanë pas shumë vuajtje e dhimbje. Ne vepruam në ndihmë të vëllezërve. Mobilizuam të gjitha mjetet, nga ekipet për kërkim-shpëtim etj. Mundësitë i çuam për vëllezërit. Vendosëm të ndërtojmë 522 njësi banimi. Më 23 dhjetor u mbajt, shpresoj të përfundojë në gusht të 2021, dhe t’ia dorëzojmë vëllezërve në nevojë. Ky do jetë një simbol i ri i fatit të përbashkët, unitetit mes Shqipërisë e Turqisë, i lutem zotit për vëllezërit shqiptarë dhe shpreh ngushëllime për ta”.
“Gjatë takimit vlerësuam këto çështje, marrëdhëniet ekonomike. Turqia është partneri i 4-t më i madh. Jemi investitori më i madh n Shqipëri, 3.5 miliardë dollarë, më shumë se 600 kompani që sigurojnë punësim për 15 mijë vëllezër. Parashikojmë të rrisim investimet në turizëm e infrastrukturë. T’i japim një dimension tjetër”.
“I kushtojmë një rëndësi të veçantë objekteve kulturore të periudhës osmane. Xhamia e Plumbit në Shkodër do restaurohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Fondacione. Shpresoj të fillojë në pranverën e ardhshme”.
“Një nga pikat e axhendës ishte bashkëpunimi ynë në luftën kundër terrorizmit, ushtarake dhe të mbrojtjes”.
Erdogan tha se janë pothuajse 100 studentë që studiojnë në Universitetit Teknik të Stambollit./NOA.al
100 pacientë shqiptarë, që vuajnë nga sëmundje të rënda, do të trajtohen falas në spitalet e Turqisë.
Kjo është nënshkruar sot në marrëveshjen mes dy vendeve, gjatë vizitës së delegacionit shqiptar në Turqi.
Në marrëveshjen e rinovuar parashikohet që Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Turqisë do të vazhdojë të ofrojë trajtim falas, për 100 pacientë në vit nga Shqipëria për ndërhyrje të vështira, që kanë nevojë për trajtim tejet të specializuar.
Marrëveshja e firmosur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Dr.Fahrettin Koca, Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, ka për qëllim të mbështesë dhe përmirësojë shkëmbimin e njohurive, përvojës, shërbimeve dhe teknologjisë midis dy vendeve, për të forcuar sistemet dhe politikat shëndetësore, përmes praktikave të përparuara akademike dhe shkencore.
Marrëveshja mes dy Ministrive të Shëndetësisë do të shtrihet edhe në bashkëpunimin për sistemet dhe teknologjitë e informacionit shëndetësor, statistikat, sistemet e menaxhimit të informacionit spitalor, në shërbimet e akreditimit dhe kontrollit të cilësisë, në farmaceutikë, pajisje mjekësore, vaksina, bioteknologji, etj.
Një pikë tjetër e kësaj marrëveshje është bashkëpunimi në emergjenca, fa tkeqësi natyrore dhe zhvillimi i projekteve të përbashkëta të punës si organizimi i përbashkët i javëve shëndetësore, forumeve të biznesit shëndetësor, etj. /noa.al/
Agrumet në këtë stinë kanë vlera të mëdha për trupin e njeriut, pasi janë të pasura edhe me vitamina.
Një ndër to është mandarina, me vitaminë A, B dhe C, si dhe përmban sasi hekuri. Ndoshta nuk e keni ditur më parë, por mandarina ndihmon në kurimin e anemisë.
Kurimi i anemisë
Në sajë të përmbajtjes së vitaminave dhe një sasie të konsiderueshme hekuri, kura me mandarina është shumë efektive në pastrimin e gjakut dhe kurimin e anemisë.
Ajo vazhdon për rreth 1 muaj, duke konsumuar çdo ditë nga 10-15 kokrra mandarina, ose edhe më shumë. /noa.al/
Këngëtari dhe kantautori Elton Deda, pas lajmit të tr ishtë se kolegu dhe miku i tij Kujtim Prodani, ndërroi jetë sot në moshën 57-vjeç, ka kritikuar rolin e mediave.
Ai e quajti hipokrizi “përkushtimin” e tyre pikërisht sot, që nuk u kujtuan për Kujtim Prodanin sa ishte gjallë, por në vend të kësaj iu dedikuan “antivlerave, injorancës dhe tallavasë”.
“Mediat tona të famshme, që shkatërruan gjithçka të bukur me lloj lloj shëmtirash dhe regetona/tallava injorantësh, spektakle pa moral dhe pa asnjë shërbim, qoftë edhe minimal për shoqërinë, befas janë turrur në garë kush të befasojë sa e kanë dashur Kujtën tonë të mirë. Askush s’u kujtua për të sa ishte gjallë”.
“Askush se promovoi muzikën e tij. Kështu që na lini rehat dhe mbathjani në zgeqet e imoralitetit tuaj se s’na mban më shpirti! As të vdekurit si lini rehat!”, ka qenë reagimi i Elton Dedës.
Reagimi i tij i dytë erdhi pak orë pasi lajmit të tr ishtë, kur mësoi se Kujtim Prodani ishte ndarë nga jeta.
“Mossss! Pse o vëllai jonë? Çfarë gëzimi kishin bisedat me ty, mirësia jote, zotnillëku jot, qytetari ideal…nuk e besoj dot. Nuk të them dot lamtumirë…por do të të pres për një birrë kur të duash ti”, shkroi Elton Deda më herët.
Kujtim Prodani ndërroi jetë sot në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku ishte i shtruar prej pak ditësh, pas infektimit me Covid. /NOA.al
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, thotë se që nga fillimi i pandemisë dhe deri në fund të vitit që lamë pas, janë bërë 700 mijë thirrje telefonike në numrin 127. Sipas tij, shumica janë trajtuar në banesa.
“700 mijë thirrje kanë ardhur nga fillimi i pandemisë deri në fund të vitit, nga të cilat 150 mijë kanë qenë vizita në shtëpi, 55% janë trajtuar në banesa dhe 45 % janë transferuar drejt spitaleve. Kjo ka çuar në një përmirësim të shërbimit. Pavarësisht nga kjo sëmundje, numrat më të mëdhenj të pacientëve po trajtohen në banesë. Qendra kombëtare do të bëjë atë pikën lidhëse me institucionet, që nga skedimi i pacientit me tampon dhe lidhja me të gjitha format e tjera”, – u shpreh Brataj. /noa.al/
Kryeministri Edi Rama është pritur në një ceremoni shtetërore në ditën e tij të parë të vizitës zyrtare në Turqi.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i ka rezervuar mikut të tij një ceremoni shtetërore në pallatin presidencial.
Pas dy himneve kombëtare, Rama u përshëndet edhe nga ushtarët e pranishëm. Pas një takimi kokë më kokë, Erdogan dhe Rama do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp
Nga pamjet e publikuara nga presidenti turk, vihet re prezenca e ushtarëve mbi kuaj që shoqërojnë eskortën e Ramës.
Turqia është aleate strategjike e Shqipërisë që pas ardhjes në pushtet të socialistëve në vitin 2013, ndërsa marrëdhëniet mes Ramës dhe Erdogan i kanë tejkaluar ato zyrtare. /noa.al/