Andueli

Votimi elektronik në zgjedhje, PS-PD ‘përplasen’ për Fierin dhe Tiranën

Pas Partisë Demokratike, edhe Partia Socialiste ka propozuar një projekt-pilot për zhvillimin e numërimit dhe votimit elektronik në zgjedhjet e 25 prillit.

PS thekson se është dakord me kërkesën e demokratëve për aplikimin e këtij projekti në Korçë, por jo në Fier, ndërsa kërkojnë shtrirjen e tij vetëm në një pjesë të Tiranës.

Konkretisht në propozimin e socialistëve përcaktohen vetëm disa njësi administrative në Tiranë, kryesisht në zonat urbane dhe jo në ato rurale, kjo për të shmangur ndonjë problem të mundshëm prej shtrirjes së sinjalit të internetit.

KQZ ka në tryezë kërkesat nga dy partitë kryesore, të cilat ndahen deri më tani nga Fieri dhe Tirana.

Projekti pilot për teknologjinë në zgjedhje do zbatohet në 20% të zonave, pikë kjo e dakordësuar në Këshillin Politik. Por që kjo të arrihet duhet një konsensus mes palëve respektive.

Propozimi në emër të PD, që sot i është dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të selisë blu, Gazment Bardhi, ndërsa i PS-së, nga përfaqësuesi ligjor, Eridian Salianji. /noa.al/

Votimi elektronik në zgjedhje, PS-PD ‘përplasen’ për Fierin dhe Tiranën Read More »

Rama: FA do të kenë muzeun e tyre

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm se shumë shpejt do të hapë dyert muzeu kushtuar historisë së Forcave të Armatosura, ku do të ekspozohen një pjesë e logjistikës së tyre ndër vite.

Rama thotë se aty dikur ndryshkeshin mjete të vjetra e të harruara që shiteshin për skrap nga ata që kreu i qeverisë i quan vandalë.

“Mirëmëngjes shumë shpejt do të hapë dyert muzeu më i ri, kushtuar historisë së Forcave të Armatosura, ku do të ekspozohen mjete e pjesë të logjistikës së tyre në vite, në rreth 100 mijë metër katrorë sipërfaqe, aty ku dikur ndryshkeshin mjete të vjetra e të harruara që shiteshin për skrap nga vandalët pa kujtesë e pa shije të pushtetit të korruptuar në palcë, – shkruan Rama. – Një mjedis muzeal unikal në periferi të kryeqytetit, me zonën e mirëfilltë muzeale e atë rekreative, ku natyra e bukur dhe hapësirat brenda objekteve do të krijojnë një pikë të re referimi për vizitorët e të gjitha moshave dhe turistët padyshim”, vijon kryeministri. /noa.al/

Rama: FA do të kenë muzeun e tyre Read More »

Moti i keq/ Bashkia e vlorës apel qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet me makina

Ashtu siç ishte parashikuar, reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin tonë gjatë orëve të fundit kanë sjellë disa probleme.

Vlora është një ndër qytetet që për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve të shiut është përballur me disa përmbytje.

Problemi më i madh është paraqitur në akset që lidhin rrugën Transballkanike me bulevardin e ri në Skelë. Më problematikja nga këto akse është zona “Albano dhe Romina” si dhe zona pranë portit detar.

Ndërkohë, nëpërmjet një postimi në Facebook, bashkia i ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet me makina.

“Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta. Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje, na bëjnë të jemi të kujdesshëm. Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj! Për çdo nevojë, vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë”, – thuhet në njoftimin e Bashkisë së Vlorës. /noa.al/

Moti i keq/ Bashkia e vlorës apel qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet me makina Read More »

Shira të dendur në Vlorë, p ërmbyten rrugët

Shirat e dendur kanë sjellë p ërmbytje në rrugët e Vlorës.

Uji ka vërshuar në rrugë e trotuare, ndërsa zonat më problematike janë rrugët në lagjen “28 Nëntori”, rrugës të lagjes “Pavarësia” dhe zona pranë Univerisetit të Vlorës
Punonjësit e shërbimeve publike ndodhen në terren për të normalizuar situatën.

Shira të dendur në Vlorë, p ërmbyten rrugët Read More »

Këngëtarja Myfarete Laze mes lotësh për vde kjen e Kujtim Prodanit: ‘Nuk e imagjinoj dot.I kam shkruajtur por s’mora përgjigje. Sot ky lajm…’

Mes lotësh, këngëtarja Myfarete Laze tha se nuk e besonte dot lajmin për ndarjen nga jeta të kantautorit të njohur, Kujtim Prodanit.

Në një komunikim me News24, kengetarja u shpreh se Prodanin e njihte që fëmijë, kur bashkëpunonte me babain e tij.
Laze thotë se ai ishte një artist i vërtetë që nuk bënte kurrë kompromis me antivlerat.

“Nuk e imagjinoj dot me atë vullnet, me atë kurajo që kishte për jetën. E kam njohur që kur bashkëpunoja me babain e tij. Ishte tamam qytetar, artist edhe në shpirt. I besueshëm, vizionar, e kapte momentin. Jepte mesazhe për jetën. Nuk i pranonte antivlerat. Nuk ma mori mendja që do ndodhte kjo. I kam shkruajtur por s’mora përgjigje. Sot më dhë mbi shumë ky lajm…”,– thotë ajo mes lotësh.

Këngëtarja Myfarete Laze mes lotësh për vde kjen e Kujtim Prodanit: ‘Nuk e imagjinoj dot.I kam shkruajtur por s’mora përgjigje. Sot ky lajm…’ Read More »

I p rekur dhe i përlotur, Ardian Trebicka tregon mesazhet e fundit me Kujtim Prodani

Sot u nda nga jeta kantautori i njohur i muzikës së lehtë shqiptare, Kujtim Prodani. Prej disa javësh po luftonte me Covid 19 dhe ishte shtruar në spitalin “ Shefqet Ndroqi”.

“Ftesë në 5” me Bieta Sulon në Top Channel, dedikoi një hapësirë në kujtim të tij, ku miqtë dhe kolegët ndanë momente nga marrëdhënia me të.

I prekur dhe i përlotur, Ardian Trebicka nuk mund të mbate lotët teksa tregoi mesazhin e fundit që kishte marrë prej tij.

“Vëlla jam rëndë. Po nisem për në Turqi. Po iki vëlla”, ishin këto fjalët e mesazhit të tij te fundit tha Trebicka.

I p rekur dhe i përlotur, Ardian Trebicka tregon mesazhet e fundit me Kujtim Prodani Read More »

I dedikoi këngë virusit pak muaj më parë, sot i mori jetën: ‘Ju flet Corona’

Kur kishte pak javë që virusi COVID-19 shp ërtheu kudo në botë, edhe në Shqipëri, më 29 prill të vitit të kaluar kantautori Kujtim Prodani i kushtoi këngë këtij virusi.

“Ju flet Corona..!”, titullohej kënga ku Prodani i cili duke i sjellë disa vargje virusit, pak muaj më vonë ndërroi jetë. Ai hu mbi be tejën sot, disa ditë pasi ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi.

Prodani u shua në moshën 57-vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të madhe për artin shqiptar Elva

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, përmes një statusi në Facebook, shprehu ke qardhjen dhe ngushëllimin për të afërmit e këngëtarit të mirënjohur, i cili vinte nga një familje artistësh.

“Nuk gjej fjalë të përshkruaj trishtimin që ndjej nga humbja e parakohshme e kantautorit Kujtim Prodani. Djali që i këndoi Tiranës, dashurisë, jetës sot iu bashkua prindërve të tij të nderuar Anita e Agim Prodani… Është shumë herët për t’u ndarë nga ky mik i mirë i të gjithëve”.

“U prehsh në paqe!” – shkroi Margariti.
/NOA.al

I dedikoi këngë virusit pak muaj më parë, sot i mori jetën: ‘Ju flet Corona’ Read More »

Na ike dhe ti rebeli i përjetshëm mbi tokë, be tejën e fatit sa keq që se fitove dot!

nga Genc Demiraj
Hej mik…!
Në fakt, ti ishe miku i të gjithëve sepse të tillë na bëri arti yt…! Miq i bëre të gjithë me natyrën tënde të ç’lirët e buzagazin tënd të përhershëm…
Hej mik…po ç’pate që edhe ti ike pa rradhë dhe ditarin e jetës e mbylle kaq shpejt… ?!
Këtu gotën e jetës përgjysëm e le miku im…gotën e jetës ku hidhje brengat ti…!
Hej mik !
Na ike dhe ti rebeli i përjetshëm mbi tokë, be tejën e fatit sa keq që se fitove dot !
(…i ke thënë të gjitha or Prodan, tek dedikimi “Hej mik…” sa ne, na le veç dh imbjen . )

Na ike dhe ti rebeli i përjetshëm mbi tokë, be tejën e fatit sa keq që se fitove dot! Read More »