Andueli

Grida Duma ‘zbërthehet’: Emisionet politike i shoh duke bërë gira

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, kandidatja për deputete e PD-së në Qarkun e Tiranës, Grida Duma ka bërë një interviste ndryshe nga herët e tjera.

Ajo i është përgjigjur pyetjeve kurioze të qytetarëve pa hezitim.

Qytetarja: Më thoni tre gjëra që doni të ndryshoni në jetën tuaj.

Grida Duma: Kohë më shumë për veten padiskutim, më shumë kohë për projektin që përmenda dhe mundësi për të bërë gjëra faktive dhe jo vetëm për të folur për politikë. Urojmë që pas 25 Prillit të jemi në qeverisje dhe të bëjmë gjëra, jo vetëm të tregojmë se si bëhet.

Qytetarja: Je një grua shumë e bukur, cila është rutina jote që rri gjithmonë në formë?

Grida Duma: Mendoj që mirëmbajtja është e domosdoshme dhe nuk ka arsye pse ta themi ndryshe. Nuk është se përpiqem aq shumë sa duket në një farë mënyre, por ia kam marrë pak dorën e të shfaqurit në television dhe kujdesit që duhet përpara se të vish në media dhe kjo ndoshta jep përshtypjen që është shumë. Me vite fillon mëson të bësh disa veprime të cilat në jetë të ndihmojnë.

Të hash gjithë ditën nga pak, të mbash peshën trupore, të veshësh gjëra njëngjyrshe sepse kurrë nuk gabohet dhe të përpiqesh të bësh një aktivitet fizik rreth 30 minuta në ditë, të cilën gjatë fushatës unë e bëj duke ecur, por para fushatës unë e bëj edhe duke ndjekur emisionet politike, bëj me 2-3 gira në shtëpi 40-45 minuta në ditë, ia këshilloj të gjithëve. Ndryshimi i ushqimeve, nuk duhen ngrënë të njëjtat ushqime gjithë kohës. Nëse ushqehesh me të njëjtat gjëra, trupi ngec nuk metabolizohet më, kështu që unë filloj ndryshoj gjëra.

Grida Duma ‘zbërthehet’: Emisionet politike i shoh duke bërë gira Read More »

Përlotet konkurenti i ri në Për’puthen: ‘Vlerësoni prindërit sa i keni gjallë’

Shkëlqim Bega, 25 vjeç është konkurrenti më i ri në Për’puthen.

Ai dha një koment për secilën prej vajzave ndërsa është përlotur kur ka kujtuar nënën, të cilën e ka humbur që kur ishte fëmijë.

Shkëlqim Bega: Jetoj dhe punoj në Zvicër. Kam hobi motorat, makinat dhe udhëtimet. Arsyeja që kam ardhur këtu është se vizitoj shpesh babain tim se e kam pikë të dobët se atë kam.

Vajzat në backstage i kam parë të gjitha, më folën. Sindi më duket vajzë e mirë, serioze. Ledjana më pëlqen se merret me sport. Antonela më pëlqen se vishet me klas. Jasmina është tipi i motorave e makinave, adrenalinë. Sara më duket shumë lozonjare. Aristela duket e edukuar, flet aty ku duhet.

Jam bipolar në shumë gjëra.

Nënën nuk e kam. Pr ekem se është person që sado nuk është me ne fizikisht, shpirtërisht ndihet energjie. Kam qenë 8 vjeç kur e kam hu mbur nënën. Duket sikur ka ndodhur dje dhe kam shumë zi li për ata që e kanë nënën e babain që t’i vlerësojnë sa janë gjallë dhe në momentin që nuk e kanë, do bëhen pishman për cdo gjë që kanë thënë, për shumë gjëra që kanë bërë gabim.

Përlotet konkurenti i ri në Për’puthen: ‘Vlerësoni prindërit sa i keni gjallë’ Read More »

Gjonaj kërkon h etim disiplinor për gjyqtarin në Vlorë/ E ktheu gjykatën në ‘arenë b oksi’

Një h etim disiplinor i nisur në 1 mars 2021 nga ministria e Drejtësisë kundër gjyqtarit administrativ në Vlorë, Ken Dhima, ka kthyer në rri ng b oksi korridoret e kësaj gjykate.

Kjo pasi dy gjyqtarët Ken Dhima alias Krenar Gjoka dhe Bevis Shehaj, janë përpla sur fizikisht me njëri-tjetrin.

Shkak është bërë një vendim i drejtë i gjyqtarit Bevis Shehaj, i cili në datën 4 dhjetor 2020 ka vendosur të pranojë një kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit Dhima nga një proces gjyq ësor civil.
Ky vendim nuk është pritur mirë nga Ken Dhima dhe së bashku dy kolegët kanë filluar të ko nfliktohet deri në atë pikë sa të venë në përdorim dhe gr ushtat.

”Ora News” mëson se kërkesa për përjashtimin e Ken Dhimës nga procesi gjyqësor për një ko nflikt civil në Lushnjë, ishte rregjistruar qysh prej 11 nëntorit 2020.

Kërkesa është depozituar nga juristja e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK)në Lushnjë, e cila pretendonte për njëanshëmri të gjyqtarit Dhima.

Por çuditërisht edhe pse në sekretarinë gjyqësore, kishte të rregjistruar një kërkesë për përja shtimin e gjyqtarit Ken Dhima nga procesi, ky i fundit në vend të pezullonte gjykimin siç parashikon ligji, ka vijuar të gjy kojë çështjen dhe në datën 18 nëntor 2020.

Gjyqtari Ken Dhima ka vendosur pranimin e kërkesës së Zyrës së Përmbaruesit Gjyqësor Privat Bujar Mëhilli,duke dë nuar me gjobë në masën 100.000 lekë të titullarit e ASHK-së Lushnjë.

Ndërkohë sipas burimeve të gjykatës ky vendim tashmë ka dalë “nul”, pasi në 4 dhjetor 2020, gjyqtari administrativ, Bevis Shehaj, ka vendosur pranimin e kërkesës së jurists së ASHK-së, për përjashtimin e gjyqtarit Ken Dhima.

Ky vendim ka sjellë përçarje dhe përp lasje fizike mes dy gjyqtarëve. Por nga ana tjetër, palët e përfshira në proces gjyqësor si Nexhmija Quka dhe Anda Çela, kanë depozituar ankesë kundër gjyqtari Ken Dhima, pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë në Ministrinë e Drejtësisë, dhe menjëherë ky institucion është vënë në lëvizje.

Në 1 mars 2021 ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka kërkuar tek ILD, fillimin e ndj ekjes dis iplinore për gjyqtarin administrative në Vlorë, Ken Dhima.

Tashmë çështjen e ka marë në dorë ILD-ja, por ko nflikti mes dy kolegëve është mjaft i tendosur, pasi Ken Dhima ak uzon kolegun Bevis Shehaj, se shkak për nisjen e he timit disiplinor ka qënë vendimarja e tij, që e përjashtoi në 4 dhjetor 2020.

Nga ana tjetër Shehaj, pretendon se ka marë një vendim të drejtë dhe të rregullt ligjor, për përjashtimin e Ken Dhimës. Përpl asja fizike mes tyre është filmuar nga kamerat e sigurisë së gjykatës administrative të Vlorës dhe video ndodhet ende në serverat e kësaj gjykate.

Gjonaj kërkon h etim disiplinor për gjyqtarin në Vlorë/ E ktheu gjykatën në ‘arenë b oksi’ Read More »

Kandidatja për deputete k onfliktohet me një person, përfundon në spital

Po licia e Durrësit raportoi sot se në lagjen 4 të qytetit kishte ndodhur një ko nflikt mes dy personave.

Këta të fundit u identifikuan vetëm me inicialet, E. G, dhe Ç. K.

Noa ka mësuar nga burime se e përfshirë në këtë ngjarje është Elona Guri, kandidate për deputete nën siglën e LSI-së.

Në njoftimin zyrtar të po licisë thuhet se të dy personat e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në ko misariat.

Nuk dihen shkaqet e sh errit mes tyre. /noa.al/

Kandidatja për deputete k onfliktohet me një person, përfundon në spital Read More »

‘Rama Ik’, ‘Jo s’duam’/ Kryeministri mes fëmijëve: S’duan ata, që të iki

Kryeministri Edi Rama ishte sot më Kamëz.
Ai u pa krah kryebashkiakut Rakip Suli, teska u takua edhe me disa fëmijë. Thirrjes së vazhdueshme “Rama ik”, kryeministri iu përgjigj ironikisht, me dëshirën e fëmijëve, për të cilët ishte shprehur më herët se kërkon edhe mandatin e tretë.
Rama pretendoi se fëmijët në Kamëz ishin të lumtur kur e takuan dhe iu përgjigjën “Jo s’duam”, që “Rama të ikë”.

Postimi i kryeministrit:

“Rama Ik”, “Jo s’duam”

*Krenar që po bëjmë për fëmijët e Kamzës atë që ata që duan të vijnë, as në gjumin më të ëmbël s’e kanë parë dot +23 shkolla të reja europiane në çdo aspekt, kopshte e çerdhe me kushte optimale dhe më në fund, kanalizime të kryera e në ndërtim që fëmijët e sotëm të mos shkojnë me not në shkollë, siç shkonin fëmijët e politikës me dy gishta si cfurqe në sytë e të ardhmes së kësaj zone të helmuar me dekada nga ajo politikë…
/NOA.al

‘Rama Ik’, ‘Jo s’duam’/ Kryeministri mes fëmijëve: S’duan ata, që të iki Read More »

Kryemadhi mesazh të ndjerë Metës për dilëlindje: Të dua përjetësisht si një adoleshente

Monika Kryemadhi i ka kushtuar nje mesazh te ndjere presidentit Ilir Meta me rastin e ditelindjes se tij.

Kryetarja e LSI, kuton kohen e njohjes me Meten ndersa perserit se ndan edhe tani te njejtat ndjenja.

Te dua si nje adoleshente e dashuruar perjetesisht-shkruan Kryemadhi ne mesazhin e saj.

Mesazhi i Kryemadhit:

Për vitet që kemi një urim facebook është shumë adoleshent. Por edhe pse 27 vjet dashuri dhe 30 vite që njihemi dashuria jonë ka qene gjithmonë si ditën e parë që jemi puthur.
Sot ti ke ditëlindjen tënde dhe kjo ditë marsi që gjithmonë është fillim i ringjalljes së jetës fillimin e pranverës, unë të uroj Ty Ilir Meta dashuria e jetës sime që gjithmonë ma ke bërë jetën sa me sfida por shumë të bukur, me emocione dhe dhuratat më të bukura që mund të ekzistojnë Bora,Besi dhe Era që janë pasuria dhe jeta jonë.

Të uroj jetë të gjatë dhe qofsh kështu si je, i lirë siç ke emrin Ilir. ????
Të dua Ilir Meta si një adoleshente e dashuruar përjetësisht. ❤️

Kryemadhi mesazh të ndjerë Metës për dilëlindje: Të dua përjetësisht si një adoleshente Read More »

E dh imbshme! Hueyda El Saied hu mb personin e shtrenjtë

Artistja shumë e dashur për publikun, Hueyda El Saied po kalon një moment shumë të vë shtirë pasi ka humbur një nga personat e saj më të shtrenjtë.

Pak orë më parë, Hueyda publikoi në Instastory një emoji duke qarë, duke treguar kështu se diçka i ka ndodhur.

Burime të “Revistës Who” bëjnë të ditur se Hueyda ka hu mbur gjyshen e saj.

Artistja ndante shpeshherë postime me gjyshen, të cilën e kishte pikë të dobët.

E dh imbshme! Hueyda El Saied hu mb personin e shtrenjtë Read More »

Albin Kurti feston sot ditëlindjen, ja sa vite mbush

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot feston ditëlindjen.

Sot me 24 Mars 2021, Albin Kurti feston ditëlindjen e 46-të.

Ai është i lindur me 24 Mars 1975 në Prishtinë.

Kurti iu ishte bashkuar Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës në gusht 1997, grup që organizoi protesta për lirimin e ndërtesave dhe ambienteve të universitetit, të cilat u pushtuan nga autoritetet e regjimit serb.

Në gusht 1998, Kurti filloi të punojë si Sekretar i Zyrës së Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Demaçi.

Ai ishte arrestuar nga policia serbe më 27 prill 1999.

Kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova më 10 qershor, Kurti dhe mbi dy mijë shqiptarë të tjerë u transferuan në burgjet serbe.

Ai u lirua më 7 dhjetor 2001, derisa, më 23 prill 2003, diplomoi në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës, drejtimi i Telekomunikacionit me Kompjuterikë.

Kurti është emëruar të hënën për herë të dytë kryeministër i Kosovës./GazetaExpress

Albin Kurti feston sot ditëlindjen, ja sa vite mbush Read More »