Andueli

Monika flet hapur: ‘S eksi është eksperiencë, dashuria nuk mund të ndryshojë’

Kryetarja e Partisë Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur rreth jetës bashkëshortore. E pyetur se nëse Ilir Meta është feminist, Kryemadhi në një intervistë që ka dhënë për Radio Albania, ajo ka thënë që po, duke shtuar se Presidenti është shumë i mirë.

Ndër të tjera ajo ka thënë se nuk është xheloze nëse Meta kryen marrëdhënie sek suale me një femër tjetër, pasi sipas saj se ksi është eksperiencë dhe se kjo nuk ndikon tek dashuria.
Pjesë nga Intervista:

A është Meta feminist?

Monika: Po, sepse është shumë i mirë
A je xheloze për Metën?

Monika: Jo

Po nëse i shkojnë femrat në zyrë dhe nëse….

Monika: Po, ça problemi ka s eksi është eksperiencë, dashuria nuk mund të ndryshojë.

Monika flet hapur: ‘S eksi është eksperiencë, dashuria nuk mund të ndryshojë’ Read More »

Pini uji të ngrohtë me limon herët në mëngjes për shëndet të mirë dhe trup në formë

Limoni është një agrume jashtëzakonisht e pasur me vitaminë C, e cila është e domosdoshme për shëndetin dhe paraqitjen e lëkurës. Përfitimet e kësaj vitamine për lëkurën por dhe të gjithë organizmin mund të merren shumë mirë duke përdorur kurën me ujë të vakët dhe limon.

Për këtë kurë mjafton të shtydhni lëngun e një limoni në një gotë me ujë të ngrohtë dhe ta konsumoni në mëngjes.
Përfitimet që Ofron limoni për shëndetin.
Lëngu i një kokërr limoni përmban më pak se 25 kalori.

E njëjta sasi është shumë e pasur me kalçium, kalium, vitaminë C dhe fibër.

Të gjithë këto ushqyes ndihmojnë në gjallërimin dhe mirëmbajtjen e sistemit imunitar.
Kësisoj, organizmi është ndjeshëm më i mbrojtur nga infeksionet.

Për më tepër, limoni ka veti antiseptike dhe është uji me feta limoni është plotësisht i rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga problemet me zemrën.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për përfitimet që ofron pirja çdo ditë e ujit të vakët me limon.

Imuniteti dhe Infeksionet
Limoni është një burim i jashtëzakonshëm i vitaminës C që e mbron trupin pavarësisht mangësive në sistemin imunitar,

Limonët janë një burim i shkëlqyer i acidit citrik, kaliumit, kalçiumit, fosforit dhe mangezit.

Falë këtyre ushqyseve dhe jo vetëm, pirja e ujit të vakët me limon parandalon në rritjen dhe shumimin e baktereve që shkaktojnë sëmundje dhe infeksione.

Pehashi dhe Detoksifikimi
Pirja e ujit të vakët me limon ndihmon në mirëmbajtjen e nivelit të pehashit në organizëm.

Nëse e pini këtë lëng në mëngjes do të përshpejtoni pastrimin e organizmit nga toksinat.

Tretja
Pirja e rregullt e ujit të ngrohtë me limon ndihmon për rregullimin e tretjes por edhe prodhimin e lëngjeve biliare.

Pirja e këtij uji ndihmon në zbutjen e simptomave të urthit dhe në prodhimin e lëngjeve tretëse.

Për më tepër, fibra tek limoni është shumë e mirë për shëndetin e zorrës së trashë dhe shërben si antibakterial shumë i fuqishëm.

Truri, Mëlçia dhe Lëkura
Përveç ndihmës që ofron kundër të ftohurës, uji i vakët me limon ndihmon në rigjenerimin e qelizave nervore. Në rastin e mëlçisë, uji i vakët me limon e forcon atë dhe u jep energji enzimave të mëlçisë.

Sa i përket lëkurës, ky lëng natyral parandalon formimin e akneve dhe rrudhave. Ai gjithashtu ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit të syve dhe i mbron ato.

Pini uji të ngrohtë me limon herët në mëngjes për shëndet të mirë dhe trup në formë Read More »

Rrëfehet pa dorashka Monika Kryemadhi: Ja ku ma dha puthjen e parë Ilir Meta

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë të dhënë pa dorashka në Top Albania Radio, ka folur midis të tjerave dhe për jetën intime me bashkëshortin e saj Ilir Meta.

Kryemadhi ka rrëfyer se puthjen e parë e kanë dhënë në makinë dhe ishte Iliri i cili ia rrëmbeu. Gjithashtu Kryemadhi shprehet se atë natë është mbyllur me qa dhe nuk pati gjë tjetër pasi nuk mund të kryhet s*ks në makinë.
Biseda në Radio:

Ku e ke dhënë puthjen e parë?

Monika: Në makinë

Kush puthi i pari?

Monika: Ai sigurisht, më puthi i pari

Po përveç puthjes, ça ndodhi tjetër… ?

Monika: Asgjë, nuk mund të bësh s*ks në makinë.

Rrëfehet pa dorashka Monika Kryemadhi: Ja ku ma dha puthjen e parë Ilir Meta Read More »

Kryemadhi krahason politikanët me kafshët: Berisha është bishë, Meta-luan,Basha-kaproll dhe Rama një…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar sot në Top Albania Radio, ku ka folur dhe përtej kontekstit të politikës dhe aktualitetit.

E pyetur se si do t’i krahasonte krerët e politikës me kafshët, Kryemadhi ka bërë disa zgjedhje të çuditshme, sidomos për Ramën dhe Bashën.

Lidhur me veshjen e kryeministrit ajo tha se nuk i pëlqen pasi vishet me të gjera dhe nuk ia tregon format.

Kryemadhi: Ramën do ta krahasoja me shqarthin ose siç i thonë tjetër kunadhe, sepse është një kafshë që del vetëm natën. Berisha është bishë siç thotë dhe Bes Kallaku për të.

Për Metën do zgjidhja luanin ndërsa për Bashën… (mendohet pak) ja të mendohem pak… është një kafshë hollandeze, mendoj kaprolli se ecën shpejt.

Pyetje: Çfarë mendimi keni për veshjen e Ramës?

Kryemadhi: Nuk më plëqen, sepse vishet me çitjane. Burrit duhet t’i duken pak format.

Pyetje: Po pse kanë burrat forma?

Kryemadhi: Po kanë nga mbrapa, siç kanë femrat parakolpin dhe prapakolpin, dhe burrat kanë.

Kryemadhi krahason politikanët me kafshët: Berisha është bishë, Meta-luan,Basha-kaproll dhe Rama një… Read More »

Herniet inguinale mund të shkaktojnë dhimbje barku dhe fryrje,si të dallojmë rr eziqet që mbart dhe mënyra e trajtimit

Në disa raste, herniet inguinale mund të shkaktojnë dhimbje barku dhe fryrje. Këto dh imbje që zakonisht shfaqen pas ushqimit, janë në formën e ngërçeve të lehta dhe mund të nxisin edhe kapsllëkun. Këto ankesa shkaktohen për shkak të ngecjes së zorrëve, herë pas here, brenda qeses së hernies

Sonila Isaku

Hernia inguinale është një ënjtje që paraqitet poshtë lëkurës, për shkak të daljes së organeve të brendshme nga një çarje ose vrimë në murin e barkut. I vetmi trajtim efikas për herniet inguinale, është kirurgjia. Në disa raste, herniet inguinale mund të shkaktojnë dhi mbje barku dhe fryrje. Këto dhimbje që zakonisht shfaqen pas ushqimit, janë në formën e ngërçeve të lehta dhe mund të nxisin edhe kapsllëkun. Këto ankesa shkaktohen për shkak të ngecjes së zorrëve, herë pas here, brenda qeses së hernies. Dr. Devid Belalla, Kirurg në Shërbimin e Kirurgjisë Digjestive, QSUT, tregon për mënyrat e trajtimit të saj.

Sëmundja

Të gjitha herniet e murit të barkut, janë ose të lindura, ose krijohen më vonë nga një pikë e dobët. Shembull të hernieve që krijohen nga një pikë e dobët ekzistuese që nga lindja, janë hernia e ijeve (hernia inguinale), hernia e kërthizës dhe përreth kërthizës. Pika të dobëta që krijohen më vonë, janë zakonisht vendet e operuara: prej këtu krijohen hernie nga zona e incizionit (prerjes). Herniet që krijohen në këto zona që janë operuar më përpara, quhen hernie incizionale. Rritja e menjëhershme e presionit intrabdominal (brenda barkut) si p.sh.: ngritja e peshave të rënda, kapsllëku kronik, kollitja, shtrëngimi, vështirësia në urinim, shkaktojnë krijimin dhe lehtësojnë shfaqjen e hernieve. 90% e hernieve të murit të barkut, janë hernie inguinale. Ato shihen më shpesh te meshkujt. Disa hernie inguinale krijohen për shkak të mos mbylljes së kanalit inguinal, që normalisht duhet të mbyllet pas lindjes dhe një pjesë tjetër krijohen për shkak të hapjes së kanalit inguinal, në një periudhë më të vonë të jetës (hernie inguinale indirekte). Një lloj tjetër i hernieve krijohet për shkak të dëmtimit, çarjes së muskulit të barkut: herniet direkte. Herniet e kërthizës janë herniet që dalin nga gropëza e kërthizës. Edhe gropëza e kërthizës, ashtu sikurse kanali inguinal, është një pikë e dobët e murit të barkut, që nga lindja; më shpesh shihet tek femrat. Herniet përreth kërthizës shihen rrallë dhe duhet të menaxhohen si herniet e kërthizës. Herniet incizionale shfaqen në zonën e incizionit (prerjes) nga operacioni i menjëhershëm. Terapia e të gjitha hernieve të murit të barkut, është kirurgjikale.

Diagnostikimi

Çdo mjek mund ta diagnostikojë hernien inguinale me një ekzaminim të thjeshtë fizik. Një pjesë e madhe e pacientëve, gjithashtu, mund ta kuptojnë edhe vetë që kanë hernie. Ënjtja që krijohet për shkak të hernies, është shumë tipike: në pozicionin në këmbë ose gjatë proceseve që e rrisin presionin intraabdominal (brenda barkut), kjo ënjtje bëhet më e dukshme, kurse në pozicionin shtrirë ajo zhduket. Në disa raste, herniet inguinale mund të shkaktojnë dhembje barku dhe fryrje. Këto dhembje që zakonisht shfaqen pas ushqimit, janë në formën e ngërçeve të lehta dhe mund të nxisin edhe kapsllëkun. Këto ankesa shkaktohen për shkak të ngecjes së zorrëve, herë pas here, brenda qeses së hernies. Herniet inguinale në fazën fillestare sidomos tek sportistët, shfaqin simptomat e para me dhembje kronike, por pa ënjtje. Në këtë situatë preferohet të bëhet ultrazëri i zonës inguinale dhe të vizualizohet, nëse zorrët hyjnë në kanalin e hernies apo jo, si dhe të përjashtohet ndonjë patologji tjetër, që mund të shkaktojë dhembjen.

Rr eziqet

Për herniet inguinale, vjen një ditë kur është i pamundur reduktimi (kthimi mbrapsht) i tyre me dorë apo në pozicionin shtrirë (hernie e inkarceruar). Zorrët bllokohen brenda defektit të hernies. Në këto raste, simptoma e parë që shfaqet është dhimbja. Në këtë situatë mund të nevojitet ndërhyrje kirurgjikale urgjente. Te meshkujt, herniet e inkarceruara mbartin rrezikun e dëmtimit të testiseve. Herniet inguinale të mëdha tek meshkujt, mund të shoqërohen me probleme seksuale. Pjesa më e madhe e këtyre problemeve, lidhet me pamjen e jashtme dhe ka origjinë psikologjike. Nëse herniet inguinale nuk trajtohen për një kohë të gjatë, ato mund të shoqërohen me mungesë të dëshirës për marrëdhënie seksuale si dhe impotencë. I vetmi trajtim efikas për herniet inguinale, është kirurgjia. Zgjidhja e vetme është riparimi mekanik i defektit në murin e barkut që ka shkaktuar hernien. Disa pacientë referojnë se qetësohen me mbajtjen e korseve, por kjo metodë nuk mundëson shërimin e hernies, si dhe nuk shmang rreziqet që mbart ky defekt.

Kategoritë

Herniet inguinale anatomikisht, ndahen në tri grupe: herniet direkte, indirekte dhe femorale. Këto tre lloje e kanë origjinën nga tri zona shumë afër njëra-tjetrës dhe në ekzaminimin fizik mund të ngatërrohen. Për shkak se vendet e origjinës janë shumë afër njëra-tjetrës, edhe ekzaminimi me ultrazë mund ta ketë të pamundur të bëjë ndarjen ndërmjet llojeve të hernies inguinale. Herniet inguinale direkte dhe indirekte, e kanë origjinën mbi ligamentin inguinal. Ndërsa herniet femorale e kanë origjinën poshtë ligamentit inguinal. Nëse operacioni bëhet i mbyllur, pra laparaskopik, teknika që përdoret është e njëjtë për të tri llojet. Rrjeta vendoset në mënyrë të tillë që të mbulojë të tri pikat e dobëta. Kurse nëse operacioni bëhet i hapur, pra me metodën klasike Lichtenstein, rrjeta mbulon vetëm pikat e dobëta nga ku marrin origjinën hernia direkte dhe indirekte. Nëse ka hernie femorale, kjo mbyllet me qepje ose me një rrjetë tjetër.

Operacionet

Meqenëse në operacionin klasik, zona femorale nuk mbulohet me rrjetë, risku për shfaqjen e hernisë femorale më vonë, nuk është i shmangur, prandaj mund të nevojitet të bëhet ndonjë manovër kirurgjikale shtesë, për të siguruar edhe zonën femorale, sidomos te gratë. Kurse në operacionin e mbyllur shmanget risku për shfaqjen e hernisë femorale më vonë. Ky avantazh i operacionit të mbyllur, merr një rëndësi të veçantë te gratë, meqenëse shumica e hernive femorale shihet tek gratë. Herniet inguinale indirekte janë kongjenitale (nga lindja), krijohen për shkak të mos mbylljes së kanalit inguinal, që normalisht duhet të mbyllet pas lindjes dhe një pjesë tjetër krijohen për shkak të hapjes së kanalit inguinal, në një periudhë më të vonë të jetës. Më shumë shihet tek fëmijët dhe tek të rinjtë. Herniet direkte shkaktohen nga çarjet e muskulit, shihen më shumë te sportistët dhe tek të moshuarit.

Herniet inguinale mund të shkaktojnë dhimbje barku dhe fryrje,si të dallojmë rr eziqet që mbart dhe mënyra e trajtimit Read More »

Presidenti Ilir Meta: ‘Ja përse u theva me Nanon’

Presidenti Ilir Meta është këtë mbrëmje në emisionin “Opinion” në një intervistë të plotë të jetës politike.

Ndër të tjera, Meta ka folur edhe për raportet me Fatos Nanon dhe arsyet e thyerjes mes tyre.

Sipas Metës, gabimi kryesor i Fatos Nanos ishte që pas vitit 2004 u dha tërësisht pas pushtetit.

“Unë e kam bërë të qartë, thyerja jonë erdhi për arsye se Nano, për arsye nga më të ndryshmet, humbi atë përkushtim që duhej për integrimin europian të vendit. Ne bëmë një marrëveshje, ai u bë Kryeministër unë Zv.Kryeministër dhe presidentin vendosëm ta zgjedhim bashkë me PD dhe unë do ta ndiqja marrëveshjen. Por sapo marrëveshja u bë, qeveria nuk po përmbushte ato angazhime që duhej të përmbushte”, tha Meta./noa.al/

Ish kryeministri Fatos Nano dhe kryetari i LSI Ilir Meta, gjate ceremonise se festimit te pervjetorit te 235 te Pavaresise se Shteteve t렂ashkuara te Amerikes, ne ambientet e Galerise se Arteve.

Presidenti Ilir Meta: ‘Ja përse u theva me Nanon’ Read More »

Olta Xhaçka merr zyrtarisht detyrën e re si ministre e Jashtme

Olta Xhaçka ka marrë këtë të martë zyrtarisht detyrën e re si ministre e Jashtme. Nga ambientet e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, u zhvillua një ceremoni për kalimin e stafetës, ku pjesëmarrës ishin përveç Xhaçkës edhe kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri në detyrë, Gent Cakaj.

Ish-ministrja e Mbrotjes merr detyrën e kryediplomates pas dorëheqjes së Gent Cakajt, ndërsa në krye të ministrisë që ajo ka drejtuar u votua Niko Peleshi.

Gjatë prezantimit të ministres së re, Rama theksoi se ndihet i lehtësuar që detyrën do ta marrë një politikane me përvojë si Olta Xhaçka.

“Jam i lehtësuar sot që këtë angazhim mund t’ia kaloj Olta Xhaçkës dhe nga ana tjetër më vjen mirë që kemi pasur, jo vetëm një dakordësi, por edhe një qasje të përbashkët me Gentin, në kushtet kur tani ministria ka nevojë që të ketë në krye një drejtues me funksion të plotë, pasi pas sfidës së kapërcyer me shumë sukses të kryesimit të OSBE-së, duhet të përgatisim e t’ia dalim sfidës jo më pak të lehtë, të të qenit pjesë e tryezës së Këshilit të Sigurimit të Kombeve teë Bashkuara”.

Kryeministri Rama ka falënderuar Gent Cakajn për punën që ka bërë, duke thënë se ai e ka kryer detyrën në kushtet e një ngërçi, duke iu referuar kështu refuzimit të presidentit Ilir Meta për ta dekretuar.

Këtë Rama e ka quajtur një ngërç absurd. Ndërkaq ai shtoi se Cakaj është goditur në mënyrë të shëmtuar, por sipas tij, ia ka dalë me sukses që ta mbajë këtë barrë.

“Faleminderit për përkushtimin në krye të kësaj detyre, duke qenë i detyryar të kryesh detyrën në mënyrë të penguar, si rezultat i një ngërçi absurd të krijuar institucionalisht. S’kam nevojë të zgjatem sepse dihet historia tanimë. Përtej kësaj, në këtë periudhë detyrat jo të lehta dhe kohët jo të lehta që ka kaluar ky institucion janë përballur me profesionalizëm dhe sukses”, – shtoi ai.

Ndërkohë, Cakaj në fjalën e tij ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për mbështetjen në këtë detyrë, duke thënë se pa të do kishte qenë e pamundur.

“Kryeministri më ka mbështetur gjatë gjithë kohës kur kam qenë në detyrë dhe ne kemi marrë masat e nevojshme të kemi një vazhdimësi. E ndiej detyrim moral të falënderoj kryeministrin për mbështetjen që më ka dhënë. Duke e konsideruar misionin tim të përmbushur, them se pa mbështetjen e kryeministrit, misioni im do kishte qenë i pamundur. Edhe pandemia ka ndikuar në punën e diplomacisë. Kemi punuar në rrethana shumë të vështira! Këtë falënderim s’po e bëj se e kërkon kodi formal i mirësjelljes, por se e ndjej. S’kam fjalë të falënderoj Ramën për këtë rrugëtim”, ka thënë Cakaj. /noa.al/

Olta Xhaçka merr zyrtarisht detyrën e re si ministre e Jashtme Read More »

Nga sot rikthehet ora policore, zgjatet lëvizja e qytetarëve

Festat mbaruan, ndërsa masat për të shmangur grumbullimet dhe frenuar përhapjen e koronavirusit, u lehtësuan.

Kështu, duke filluar nga sot iu rikthehemi rregullave të vjetra dhe ora po licore do të fillojë në 22:00, siç ka qenë para datës 24 dhjetor dhe jo më në 20:30.

Të gjithë ata persona apo biznese që thyejnë këtë masë kufizuese, do të gjobiten sipas aktit normativ, ndërsa personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme përtej këtij orari, duhet të pajisen me autorizim përmes portalit e-albania.

Gjithashtu, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në datë 6 janar si dhe masën e karantinës së detyrueshme 14 ditore për qytetarët që hyjnë nga vendi ishullor përmes rrugëve të tjera.

Më 24 dhjetor u mbyllën shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet për pushimet e dimrit dhe do të rihapen më 11 janar. Ndërsa universitetet rinisin mësimin online ditën e sotme (5 janar).

Sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve, ky kufizim do të jetë i vlefshëm deri në një afat të pacaktuar. /noa.al/

Nga sot rikthehet ora policore, zgjatet lëvizja e qytetarëve Read More »