Andueli

Gazetari Bledi Mane d ebat me aktorin: Në mitingun e PD-së ishe si kopje e Enver Hoxhës

Gazetari Bledi Mane dhe kandidati për deputet në listën e PD-së, Neritan Liçaj kanë de batuar në emisionin “Top Talk” për mënyrën se si foli ditën e djeshme në çeljen e fushatës elektorale.

Mane e cilësoi si kopje të Enver Hoxhës dhe ngriti dyshimet se fjalimit ia ka shkruar Flutura Açka ose Sali Berisha, gjë që nxiti reagimin e a shpër të Neritan Liçajt, i cili foli me tone të ashpra duke i kërkuar Manes që “të mos bëjë ekspertin për fusha që nuk i njeh.”

Neritan Liçaj: Unë dje nuk dola të kërkoj votën, por t’i them dy fjalë qytetarëve.

Bledi Mane: Po ta pyesni Neritanin, roli i fundit që ka interpretuar në një film është ai i Enver Hoxhës, një film shqiptaro rus me sekuenca në Gjirokastër. Dje pashë Neritanin në rolin e Enver Hoxhës, gati i veshur me të njëjtat rroba, i njëjti model flokësh. Nuk e di kush ia kishte shkruajtur fjalimin, Flutura Açka apo Sali Berisha sepse dje nuk pashë Neritanin që njoh, por Neritanin në një tjetër rol.

Ndoshta gabohem por dje e pashë të mbushur me mllef, me inat, Neritani një kopje e shëmtuar e militantizmit politik të Shqipërisë, rol që nuk i shkon dhe uroj…

Neritan Liçaj: Ti mund të recitosh si Mero Baze sa të duash, por nuk ke punë as me Enver Hoxhën, as me profesionin tim, nuk po merresh me modën time, lëri këto ngjyrime se nuk e ke të drejtën dhe ekskluzivitetin i dashur. Ti nuk ke të drejtën e etiketimit. Ik voto Tom Doshin dhe mbaj përgjegjësi për votën se të nderon vërtetë. Sa për Enver Hoxhën e çfarë luaj në punë dhe kush më jep mua fjalime, mua s’më jep asnjë fjalime sic të japin ty dhe e di shumë mirë ti.

Prandaj i lëmë këto që përpiqesh të manipulosh. Nuk e njeh median e popullin shqiptar më mirë se unë sepse ti e ke nga Facebook, kurse unë ia ndjej temperaturën aty në skenë, kështu që mos më bëj ekspertin. Pse shpif? Nuk mund të pranoj të më thojë se më ka shkruar njeri fjalime sepse unë fola pa letër dhe nuk ka nevojë të më shkruajë njeri fjalime sepse fjala është arti im. Ty mbase t’i shkruajnë editorialet.

Bledi Mane: Thuaji Neritanit që nuk je tek mitingu i opozitës, por tek një studio televizive dhe besoj është mirë të respektojmë njëri-tjetrin.

Neritan Liçaj: Mos prrallos dhe të respektoj unë sa të duash. /tch

Gazetari Bledi Mane d ebat me aktorin: Në mitingun e PD-së ishe si kopje e Enver Hoxhës Read More »

A i kanë dhënë fund lidhjes së tyre çifti më i përfolur i momentit, flet Bearti, ja çfarë thotë…

Tea dhe Bearti i dhanë fund lidhjes së tyre, publikisht. Ata të dy filluan të mos ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe më pas fshinë nga Instagrami çdo foto me njëri-tjetrin, përveç një reklame që kanë bërë bashkë.

Nisën aludimet se ata nuk ishin më bashkë dhe më pas lajmin e ndarjes e konfirmoi vetë Bearti për “Express Rozë”.
“Po, është e vërtetë”, tha ai pa treguar asnjë detaj më tepër.

Më pas “Prive” mësoi se çfarë kishte ndodhur para se dyshja t’i jepte fund marrëdhënies.

Bearti thumbon publikisht Tean: Po gjihcka ka marrë fund…!

“Të premten në fluturimin e mëngjesit të shoqëruar nga motrat e tyre, Tea dhe Bearti janë parë përdore me njëri-tjetrin dhe dukeshin shumë të dashuruar.

Në fluturimin e djeshëm të kthimit ata nuk e kanë folur asnjë fjalë, ndonëse biletat i kishin në ulëset ngjitur. Nga aeroplani, Tea dhe Bearti kanë dalë ndaras, Tea me motrën e saj dhe Bearti po ashtu me motrën e tij”, treguan disa burime.

Të gjithë po shpresonin që gjërat mes tyre të rregulloheshin, Bearti ka bërë sot në deklaratë të fortë.

Ai ka publikuar një shprehje thumbuese që duket se i dedikohet Teas dhe më pas ka konfirmuar për herë të dytë se janë ndarë dhe shpreson që këtë kapitull të mos e hapë më kurrë ne jetën e tij.

“Nuk mund të fitosh kurrë deb atin me një person negativ. Ata dëgjojnë vetëm çfarë u përshtatet atyre dhe dëgjojnë vetëm për t’u përgjigur”, thuhet në shprehjen që ka shpërndarë Bearti.

Bearti thumbon publikisht Tean: Po gjihcka ka marrë fund…!

“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua dr ama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, ka shkruar ai më pas.

Siç duket ata të dy nuk janë ndarë fare mirë, ndaj pritet në vijim ndonjë reagim nga Tea apo të mësojmë çfarë ka ndodhur realisht mes tyre.

A i kanë dhënë fund lidhjes së tyre çifti më i përfolur i momentit, flet Bearti, ja çfarë thotë… Read More »

Lajm i mirë/ Parlamenti Europian, me shumicë votash mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian ka mbështetur me shumicë dërrmuese votash liberalizimin e vizave për Kosovën.

Raportuesja për Kosovën në këtë institucion, Viola Von Cramon, ka bërë të ditur se liberalizimin e vizave për Kosovën e kanë mbështetur 472 eurodeputetë.

“Në votimin plenar për raportin për Kosovën në Parlamentin Evropian, shumica dërrmuese mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe kërkon nga Këshilli i BE-së që të veprojë. 472 pro, 165 kundër dhe 41 abstenime”, ka shkruar Von Cramon.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola Von Cramon tha sot se Këshilli i Bashkimit Evropian duhet që të heqë vizat për Kosovën sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në debatin për raportin e progresit për Kosovën, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë Veriore në PE, Viola Von Cramon tha se është momenti i fundit që Këshilli i BE-së të liberalizojë vizat për Kosovën.

Lajm i mirë/ Parlamenti Europian, me shumicë votash mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën Read More »

‘Programi i PS është bazuar në llogaritje shumë të qarta. Jam e bindur në pjekurinë dhe zgjuarsinë e popullit tonë për të votuar këtë forcë politike’

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo, në hapje të fushatës elektorale, ftoi qytetarët shqiptarë që të votojnë PS në zgjedhjet e 25 prillit, për të cilën tha se është një forcë politike plot vizion dhe që në qendër ka njeriun e thjeshtë.

Për Bozon, programi i PS-së është bazuar në llogaritje shumë të qarta që synojnë përparimin e vendit.
“Dua të them dy fjalë për popullin tonë të mrekullueshëm, të zgjuar, e që di të bëjë zgjedhjen e duhur. Programi i PS është bazuar në llogaritje shumë të qarta. Jam i bindur në pjekurinë dhe zgjuarsinë e popullit tonë për të votuar këtë forcë politike.

Jam e bindur që populli i ka vënë forcë vetes për të eliminuar dy sfida shumë të ëvshtira: pandemia, vaksinimi i gjithë popullsisë dhe të shërojë gjithë plagët e tërmetit, duke e rilindur nga e para Shqipërinë që u shkatërrua.

Populli me pjekurinë e tij do ta votojë PS-në, sepse është i bindur që këto reforma që kanë nisur në të gjithë fushat, do të shkojnë deri në fund. Ne do të jemi një vend më i begatë dhe me një të ardhme shumë më të mirë.

I ftoj të gjithë që të votojnë për këtë forcë politike që është për njerëzit e thjeshtë. Në të gjithë fushat ka patur vetëm përparime. PS është forcë politike me vizion dhe që punon për njerëzit e thjeshtë.”

‘Programi i PS është bazuar në llogaritje shumë të qarta. Jam e bindur në pjekurinë dhe zgjuarsinë e popullit tonë për të votuar këtë forcë politike’ Read More »

Paralajmërimi i fortë i Fevziut, do të zbulojë për herë të parë biseda mes Sali Berishës, Edi Ramës dhe

Gazetari Blendi Fevziu ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve do të transmetojë një bisedë të rrallë mes Sali Berishës, Azem Hajdarit dhe Edi Ramës.

Ai u shpreh këtë të mërkurë në emisionin “Opinion” se biseda mes këtyre tre personaliteteve është regjistruar me zë dhe e quajti “brilante”.
Por Fevziu deklaroi se ky material do të publikohet pas zgjedhjeve pasi sipas tij, nuk ka pse të përzihet me të tashmen sepse është çështje historike.

“Fitim kam gjetur një gjë brilante, do të të marr në studio kur ta shfaq, brilante fare, por e kam sekret. Kam gjetur një bisedë të Sali Berishës, Azem Hajdarit dhe Edi Ramës në 4 Janar 1991 në një studio piktori, e regjistruar me zë e gjitha. Do ta zbardh, por pas zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve do ta jap të gjithën. Para zgjedhjeve nuk e jap se ajo është çështje historike nuk ka pse përzihet me të sotmen”, tha Fevziu.

Paralajmërimi i fortë i Fevziut, do të zbulojë për herë të parë biseda mes Sali Berishës, Edi Ramës dhe Read More »

‘Luli është një kukull.Kur tunden kukullat hapin sytë dhe nxjerrin atë këngën në formë ninulle.Luli është një kukull e tundur’

Kryeministri Edi Rama e quajti kundërshtarin e tij politik, Lulzim Bashën një kukull. Rama tha se kur del në ekrane, Basha është një kukull e tundur sipas tij nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha, ndërsa kur largohet është një kukull që fle.

Su.lmi n e ilustroi edhe me një fotomontazh, ku të 4 politikanët shiheshin pas hekurave, si një mesazh që sipas Ramës, Basha-Meta-Kryemadhi-Berisha kanë frikë nga Reforma në Drejtësi.
“Luli nuk është Luli. Luli është Iliri, Luli është Monika. Luli është një kukull. Kur tunden kukullat hapin sytë dhe nxjerrin atë këngën në formë ninulle. Luli është një kukull e tundur, kur zhduket nga ekrani është një kukull që fle.

Janë një arsye shumë e fortë për mandatin e tretë të Partisë Socialiste. Por nga ana tjetër mandati i tretë i PS është mandat për punë”-tha Rama.

‘Luli është një kukull.Kur tunden kukullat hapin sytë dhe nxjerrin atë këngën në formë ninulle.Luli është një kukull e tundur’ Read More »

Rama për fushatën e PD-së: ‘Kemi përpara dasmorë përpara një dhëndri që vonon një orë. Çfarë mund të presësh nga dikë që lë njerëzit të presë një orë në të ftohtë kur I mbledh vetë’

Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
Kreu i PS-së, Edi Rama ka filluar fjalimin e tij pak pas mbarimit të fjalës së kreut të PD, Lulzim Bashën.
Ai nuk ka kursyer ngacmimet për të .

“Kush duron tani që kur fillon ky flet nuk mbaron. Prandaj jemi bashkë që vuajtjet t’i kalojmë bashkë.
Sot, ne nisim në fakt fundin e një fushatë që nuk ka mbaruar asnjë moment që nga dita qysh kemi marrë mandatin tonë të parë. Ndryshe nga çka ndodhur në të shkuarën ne kemi qenë në lëvizje.
Por, sot zyrtarisht nis fushata e zgjedhjeve të 25 prillit, jemi të gjithë së bashku për të festuar me mish e me shpirt kur demokracia na imponon daljen para njerëzve.
Ndryshe nga herët e tjera jemi duke bërë përpjet tona që në një kohë që bëjmë detyrën të respektojmë edhe rregullat. Uroj që në pjesën tjetër të jetës që të kem të bëjmë edhe një fushatë kur jo vetëm flasim por edhe dëgjojmë.

I kemi vënë para syve njerëzve dy kartolina, për të kuptuar ndryshimin e madh që nan dan ne dhe ata në mënyrën tonë të të qenit me njerëzit dhe shtetin. Këtu ka respekt për shtetin, për ligjin.

Atje nuk ka respekt për ligjin, rregullat, jetën, kjo është fytyra e fushatës sonë. Fytyra e fushatës së tyrë është krejt tjetër. Atje su ndon papërgjeshmëria. Këtu shëndeti i njerëzve është mbi gjithçka, mbi partinë. Atje partia nuk ka respekt për jetën dhe për ajrin. Si mund të mblidhen në këtë kohë?

Kemi përpara dasmorë përpara një dhëndri që vonon një orë. Çfarë mund të presësh nga dikë që lë njerëzit të presë një orë në të ftohtë kur I mbledh vetë. “-tha Rama.

Rama për fushatën e PD-së: ‘Kemi përpara dasmorë përpara një dhëndri që vonon një orë. Çfarë mund të presësh nga dikë që lë njerëzit të presë një orë në të ftohtë kur I mbledh vetë’ Read More »

E dh imbshme/ H umb jetën nga Covid 43-vjeçari shqiptar në Itali, pak ditë më parë edhe prindërit h umbën jetën nga Covid

Një 43-vjeçar shqiptar në Leçe të Italisë ka hu mbur jetën pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përke qësuar si pasojë e kor onavirusit.

Ai është Ilir Moçka, për të cilin kanë shkruar edhe mediet e vendit fqinj.

Prej vitesh ai drejtonte një biznes bashkë me familjarët e vet, por jeta iu ndërpre në mes.

Pak ditë më parë i ndieri hu mbi edhe prindërit, po ashtu të prekur me koronavirus.

“Sot djali i hallës sonë Ilia Moçka nd ërroi jetë. Një dh imbje për familjen dhe vëllezërit e tij. Dhi mbja dhe pi këllimi i madh është edhe për ne sepse e kemi dashur atë me shpirtin dhe sinqeritetin tonë. Ngu shëllime të thella për gruan e tij dhe vëllezërit e tij”, shkruan një i afërm i 43-vjeçarit në profilin e tij. /noa.al/

E dh imbshme/ H umb jetën nga Covid 43-vjeçari shqiptar në Itali, pak ditë më parë edhe prindërit h umbën jetën nga Covid Read More »