Andueli

MSHMS shkarkon sanitaren e Covid2, u denoncua për korrupsion

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet një reagimi, dënon me forcë veprimin e paligjshëm dhe korruptiv, të sanitares me inicialet T.A., tē spitalit “Shefqet Ndroqi”, i bërë publik sot në emisionin investigativ “STOP”.

Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar drejtorisë së spitalit “Shefqet Ndroqi” shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të sanitares me inicialet T.A.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon autoriteteve kompetente, të kryejnë sa më parë hetimin e këtij rasti, për ta çuar atë deri në fund.

“Akti i izoluar i një punonjëseje të papërgjegjshme, nuk mundet kurrësesi të njollosë punën e jashtëzakonshme dhe sakrificën e mijëra mjekëve dhe infermierëve në të gjithë Shqipërinë, në këtë kohë të vështirë të pandemisë”, thuhet në reagim.

MSHMS falënderon emisionin investigativ për denoncimin e rastit në fjalë dhe siguron qytetarët se nuk do të tolerojë asnjë rast abu zimi me të drejtën e tyre për të marrë shërbimin shëndetësor që u takon./noa.al/

MSHMS shkarkon sanitaren e Covid2, u denoncua për korrupsion Read More »

Ndodhin edhe çudira/ Përmbytjet i sjellin shqiptarit, ‘mysafirë’ para derës një peshk të madh (foto)

Si pasojë e reshjeve dhe përmbytje të mëdha ndodhin edhe çudira .

Reshje të shumta janë shënuar edhe në Kosovë, ku nga më të goditurit ishte fshati Livoq i Gjilanit, i cili është përmbytur.

Por një qytetari i ka ndodhur ‘çudia’.

Si pasojë e vërshimeve atij i ka shkuar në shtëpi një peshk ‘gjigand’.

Në imazhet e bëra publike shihet kur qytetari kap peshkun e ‘madh’ në oborr dhe më pas e hedh sërish në ujë, duke e lënë të lirë.

Kosova nuk ka det, por ndoshta lumi, ose ndonjë rezervuar ka sjellë peshkun “mysafir” pranë shtëpisë së tij./NOA.al

Ndodhin edhe çudira/ Përmbytjet i sjellin shqiptarit, ‘mysafirë’ para derës një peshk të madh (foto) Read More »

Basha akuza qeverisë për darkën në Dubai: ‘Ata nuk kanë turp, Rama nuk ka turp, por mesa duket para ka’

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron se qeveria i ka braktisur qytetarët e saj në këtë situatë të vështirë përmbytjesh, duke menduar për veten e saj.

Duke iu referuar darkës së disa ministrave dhe zyrtarëve në Dubai në një nga restorantet më të shtrenjtë në botë, Basha shtoi se sot është koha për ndryshim dhe se qeveritarët që abuzojnë me pushtetin të shkojnë para drejtësisë.

“Duket sikur jemi mësuar me gjithçka dhe kjo është shumë e rrezikshme. Dy ditë më parë qindra e mijëra qytetarë ishin pa mbështetje nga përmbytjet në vend, ndërsa ministrat e Ramës po darkonin në restorantet më të shtrenjta të botës. 1 mijë dollarë bifteku, ndërsa njerëzit po shtyhen në krizën më të thellë ekonomike. Ata nuk kanë turp… Rama nuk ka turp, por mesa duket para ka”, tha Basha.

Ai theksoi se tashmë ka ardhur koha për ndryshim dhe më 25 prill qytetarët do t’i japin përgjigjen e merituar kësaj qeverie. /noa.al/

Basha akuza qeverisë për darkën në Dubai: ‘Ata nuk kanë turp, Rama nuk ka turp, por mesa duket para ka’ Read More »

Rrëfimi i rrallë i Jozefina Topallit, tregon sikleti i saj më të madh në ditën e dasmës: Kisha fr ikë se mos…

Jozefina Topalli gjatë një interviste me moderatorin Ermal Peçi ka folur edhe për dasmën e saj. Ajo tregoi disa detaje shumë interesante, kur Ermali e pyet se si e kujton këtë moment.

“Fustanin e mora me qera. Kisha shumë fr ikë se do hyja në taksi dhe nuk dija si të hyja, se nuk kishte makina në atë kohë dhe nuk dija se si do ishte. Kisha merak se mos ngatërrohej fustani”, kujton ajo me nostalgji.
Por jo vetëm kaq! Ajo kthehet pas në kohë edhe me këngë. Në rubrikën “1 jetë, 5 këngë”, ajo u ndal në festivalin e Sanremos, kur konkurent ishte Massimo Ranieri, të cilin ajo e donte shumë e dhe ishte vetëm në klasë të parë.

Rrëfimi i rrallë i Jozefina Topallit, tregon sikleti i saj më të madh në ditën e dasmës: Kisha fr ikë se mos… Read More »

Ishte pjesë e darkës në Dubai, Mazniku: Ja kush e pagoi faturën

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, pjesë darkës së shumëkomentuar në media dhe rrjetet sociale në restorantin luksoz në Dubai bashkë me zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë, deklaroi se fatura u pagua nga një kompani private.

“Ne shkuam si pjesë e një tentative të qeverisë për të sjellë në Shqipëri një investitor, të quajtur EMAAR Group. Ajo është një palë e interesuar për rivitalizimin e portit të Durrësit. Po flasim për një investim që i kalon 2 miliardë euro. “Kompania ka interes të afrohet edhe në qytetin e Tiranës dhe po shqyrton disa mundësi investimi. Unë isha aty për të prezantuar disa projekte të mundshme në Tiranë.
Zoti Mohamed Alabbar ka shpenzuar një ditë e gjysmë të tërë me ne. Ai nuk ishte në darkën e famshme sepse iu desh të lëvizte. Ishin të gjitha të ofruara nga kompania. Nusretin e takuam. Menynë nuk e pamë dhe as e porositëm sepse ishte porosi e kompanisë,” tha Mazniku në Syri tv.

Po ashtu, Mazniku hodhi poshtë akuzat se ka një konflikt interesi që zyrtarët më të lartë të qeverisjes po darkonin në një restorant luksoz në Dubai me paratë e paguara nga një kompani private.

Ai tha se “duhen përdorur të gjitha mënyrat e mundshme të ligjshme që t’i joshim investitorët të vijnë në Shqipëri”.

Ishte pjesë e darkës në Dubai, Mazniku: Ja kush e pagoi faturën Read More »

H umbja e këngëtarit/ Mikesha e tij i zbulon ‘sekretin’: Partneres së tij i është shkulur zemra

Disa ditë më parë kantautori Kujtim Prodani ka hu mbur jetën si pasojë e Covid-19. Ai ishte një artist me shpirt të lirë dhe një njeri që dhuronte vetëm mirësi dhe energji pozitive. Në studion e Rudina Magjistarit në Tv Klan kanë qenë të ftuar disa miq të tij si Ardian Trebicka, tekst shkruesja Alda Bida dhe kompozitori Ilirjan Mihali, ku ndanë me publikun mjaft kujtime që kanë pasur me të.

Gjatë intervistës mikja e tij Alda Bida ka folur edhe për partneren e Kujtimit të cilës i është shkulur zemra nga hu mbja e tij.

PJESË NGA BISEDA:

Alda Bida: Mikesha e tij e zemrës ishte shok, e më pas u bë kritikja e tij më e mirë. Shumë nga ne e dimë se kush është, asaj vërtet i është shkulur zemra. Të jeni të sigurt që të gjitha kujtimet e tij, këngët e fundit, ka qenë ajo që e konsultonte, ajo ishte njeriu që në momentet e fundit shkëmbente mesazhet me miqtë, me shokët kur ai nuk fliste dot më.

Ardian Trebicka: E kishte problem kur nuk i pëlqente një diçka kur e kompozonte.

Rudina Magjistari: Ai nuk deshi kurrë të bënte diçka publike nga jeta e tij private përsa i përket një lidhje romantike, shumë i rezervuar dhe diskret ka qenë.

Alda Bida: Ai ishte diskret sepse nuk donte që gjërat e tij t’i ndante me të tjerët dhe gjërat e tij të rëndësishme, ishin gjërat e tij. Ajo ishte një gjë e natyrshme, nuk ishe një gjë që e kërkoi apo ajo e kërkoi.

Rudina Magjistari: Për lidhjen e dashurisë, i erdhi natyrshëm.

Alda Bida: Po.

Ilirjan Mihali: Unë e ngacmoja gjithmonë, i thoja po ti je gjithë ky çun, ke bërë plane që nuk do kishe lidhje të forta.

Rudina Magjistari: Sa herë që flitej për këtë temë ai gjithmonë e shmangte.

Alda Bida: Ajo është një vajzë aq e mençur dhe kishte një dashuri aq të madhe për Kujtimin sa nuk e ndryshoi Kujtimin. Nuk lu ftoi për ta ndryshuar Kujtimin që t’i thoshte… Domethënë kaq shumë e deshte dhe e do saqë nuk e ndryshoi. Madje ai miku ynë Adi Karakashi nga Italia atë ditë që h umbëm Kujtimin tha ia puth duart asaj vajze për këtë Kujtimin e bukur që mbeti zemër gjerë gjithmonë.

Marrë nga tvklan.al

H umbja e këngëtarit/ Mikesha e tij i zbulon ‘sekretin’: Partneres së tij i është shkulur zemra Read More »

Vuani nga k apsllëku? Ja lëngjet që duhet të pini për të përmirësuar lëvizjen e zorrës

Stili i jetesës ka bërë që disa probleme me shëndetin të jenë më të përhapura te njerëzit, në krahasim me të kaluarën.

Një ndër to ka të bëjë me zorrën e trashë, njohur në gjuhën popullore si kapsllëku.

Mjekët sugjerojnë që të konsumoni disa lloje lëngjesh për të përmirësuar lëvizjen e zorrës.

Lëng ananasi

Ananasi është një frut që është i mbushur me veti që ndihmon në përmirësimin e shëndetit tuaj të tretjes. Ai përmban një enzimë të quajtur bromelain, e cila mund të ndihmojë në përmirësimin e lëvizjeve të zorrëve.

Lëngu i mollës

Një mollë në ditë mund të mbajë larg kapsllëkun. Ky frut i mrekullueshëm është i pasur me fibra, minerale dhe vitamina që mund të ndihmojnë në parandalimin e kapsllëkut.

Lëng portokalli

Ky lëng i shijshëm është e pasur me vitaminë C, minerale dhe fibra distike, të gjitha këto ndihmojnë në mbajtjen e ujit dhe ndihmojnë në stimulimin e lëvizjes së zorrëve.

Lëng limoni

Limonët janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C dhe fibrave, të dyja këto janë të shkëlqyera për kapsllëkun. /noa.al/

Vuani nga k apsllëku? Ja lëngjet që duhet të pini për të përmirësuar lëvizjen e zorrës Read More »

Nga shtëpia e fëmijës në parlament/ I riu që të vetmen familje kishte fshatin Sos do të vendosë kandidaturën për deputet

Alfred Muharremi, i riu që të vetmen familje kishte fshatin Sos, sot që ka krijuar familjen e tij, pasi ka mbaruar Fakultetin e Ekonomisë dhe punon në sektorin bankar, në moshën 29-vjeçare aspiron të bëhet deputet.

“Duke qenë se unë prej disa viteh kontribuoj në shoqërinë civile, pasi jeta ime ka kaluar pothuajse në institucionet e përkujdesjes sociale dhe dua të them që jeta e një të riu që është rritur pa kujdes prindëror po ashtu e një fëmijë është jashtëzakonisht e vështirë. Kontributi nga ana e qeverive ka lënë për të dëshiruar gjë që mua më bëri të aplikoj që të jem zëri i kësaj kategorie në parlamentin shqiptar”.
Shtysa për të kandiduar në platformën “Deputeti që duam” ishte pikërisht komuniteti ku është rritur, ndërsa ai vetë nuk e kishte menduar asnjëherë veten si pjesë e parlamentit shqiptar, edhe pse beson se një figurë si ai për njerëzit që i kanë arritur me mund gjërat në jetë, për njerëzit e papërfaqësuar mungon në Kuvend.

“Nuk kam pasur shumë besim te politika, sepse unë realisht nuk synoj të bëj karrierë politike në kuptimin e mirë të fjalës ta kem ambicie personale, por ajo që unë synoj që e kam ëndërr, e vetmja gjë që dua të bëj është që të loboj që të jem zëri, forca, fytyra e çdo fëmije dhe çdo problematike, që të marr një zgjidhje në këtë parlament”.

Veç dëshirës që të përzgjidhet, 29-vjeçari ka frikë se me çfarë do të përballet në sferën politike dhe i ka dhënë vetes një premtim.
“Unë jam një i ri i rritur me ideale dhe parime, jam rritur nga 7 nëna dhe mijëra njerëz që më kanë mbështetur në fshatin sos, dhe nëse unë nuk do të gjej ndoshta terrenin e duhur, nuk do të gjej vetveten atëherë do të shkëputem. Unë kam marr një risk përsipër që ti shërbej shoqërisë, këtij komuniteti ku u rrita me çfarëdolloj kosto, por kosto pa prekur integritetin tim apo moralin”./tch

Nga shtëpia e fëmijës në parlament/ I riu që të vetmen familje kishte fshatin Sos do të vendosë kandidaturën për deputet Read More »