Andueli

Mmënyra ‘më e saktë’ për ta kuptuar nëse tashmë keni kaluar Covid19

Mënyra më e qartë për të kuptuar nëse keni pasur coronavirus është të bëni një test të antitrupave, megjithatë, ato nuk janë plotësisht të besueshme.

Dr. Dan Bunstone, kryeshefi mjekësor në Push Doctor tregon se si të dalloni nëse e keni pasur tashmë coronavirusin.
Nëse keni pasur simptoma të zakonshme – temperaturë të lartë, kollë të re të vazhdueshme dhe një ndryshim në shqisën tuaj të nuhatjes ose shijes – por nuk keni pasur një test për të kontrolluar, një test i antitrupave mund të jetë i dobishëm, shkruan Express.co.uk.

“Testet e antitrupave ekzistojnë, por nuk janë gjerësisht të disponueshme pasi ato vetëm do t’ju tregojnë se mund të keni pasur COVID-19 në ndonjë moment në të kaluarën. Ato nuk tregojnë kur keni pasur infeksionin, nëse tani jeni imun ndaj COVID-19, ose në të vërtetë sa kohë do të zgjasë ndonjë antitrup”, tha ai.

Dr. Bunstone vuri në dukje se thjesht të dish që ke pasur virusin mund të jetë i dobishëm nga një perspektivë kurioziteti, por nuk ofron shumë më shumë në këtë fazë.
Dr. Bunstone vuri në dukje se gati 20 për qind e njerëzve që kanë pasur COVID-19 nuk kishin asnjë simptomë. Sidoqoftë, shumica e njerëzve do të kenë pasur simptoma dhe ka disa shenja që mund të keni pasur tashmë virus pa e kuptuar.

Dr Bunstone shpjegoi: “Shumë sëmundje virale mund t’ju ​​lënë të ndiheni të lodhur deri në 12 javë pas infektimit. Simptomat e mundshme janë të gjera dhe nuk ka gjasa të shfaqen në të njëjtën mënyrë te secili individ, por zakonisht përfshijnë lodhje, dhimbje koke dhe dhimbje të muskujve ose nyjave”.

Është e rëndësishme të mbani mend se ndërsa coronavirusi është shqetësimi ynë kryesor tani, viruset e tjerë janë ende atje. Ndjenja e lodhjes për një periudhë të gjatë kohore mund të ndikojë në një virus tjetër – jo domosdoshmëritë COVID-19. Dr Bunstone përfundoi: “Nëse keni simptoma të vazhdueshme dhe nuk jeni të sigurt pse, sigurisht që ia vlen të kontrolloheni”.

Mmënyra ‘më e saktë’ për ta kuptuar nëse tashmë keni kaluar Covid19 Read More »

Situata e Covid19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikoi situatën e COVID19 në 24 orët e fundit.

Janë kryer 3307 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 707 qytetarë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 268 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 76-89 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale: Situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3307 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 707 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 267 raste në Tiranë, 53 raste në Durrës, 34 raste në Elbasan, 30 raste në Vlorë, 22 raste në Berat, 20 raste në Fier, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Sarandë, 17 raste në Shkodër, 16 raste në Korçë, 15 raste në Lushnje, 13 raste në Pukë dhe në Librazhd, 12 raste në Krujë, Kurbin, 11 raste në Kukës dhe Kamëz, 9 raste në Gjirokastër dhe Delvinë, 8 raste në Mallakastër, Shijak, Kuçovë,7 raste në Kavajë, Pogradec, Dibër, 5 raste në Gramsh, Vorë, Mat, 4 raste në Vau i Dejës, Belsh, Malësi e Madhe, Cërrik, 3 raste në Divjakë, Prrenjas, Bulqizë, Peqin, Konispol, 2 raste në Tropojë, Skrapar, Patos, Poliçan, 1 rast në Has, Mirditë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Selenicë, Roskovec, Memaliaj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 439 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 38,860 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 268 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 76-89 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (13 Janar 2021)

Raste të reja ditore 707

Të shëruar në 24 orë 439

Të shtruar në spitale 268

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 3307

Testime totale 300,413

Raste pozitive 65,334

Raste të shëruara 38,860

Raste Aktive 25,218

Humbje jete 1256

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 14542

Fier 1819

Shkodër 1384

Durrës 1363

Lezhë 998

Vlorë 1028

Korçë 934

Elbasan 968

Berat 812

Dibër 536

Gjirokastër 461

Kukës 373

Situata e Covid19 në 24 orët e fundit në Shqipëri Read More »

Topalli: Gati të bashkoj votat me opozitën por me kusht.Të largohet Basha

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli pas krijimit të partisë Lëvizjes për Ndryshim thotë se është e gatshme të bëjë koalicion me opozitën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por vetëm me një kusht: Lulzim Basha nuk duhet të jetë kandidati i opozitës për kryeministër.

“Jam e gatshme të bashkoj votat me opozitën me një kusht, të mos ketë të korruptuar si kryeministër. Domethënë që Lulzim Basha nuk do të jetë kryeministër”, tha Topalli, e ftuar në Ditarin e A2. Megjithatë, Topalli tha se nuk ka ende një emër për kandidatin e saj për kryeministër.

“Por kam një parim, të jetë i pa korruptuar dhe të dojë vendin. Duket e thjeshtë, por tejet e rëndësishme”.

Ajo tha se megjithatë partia e re e ngritur prej saj është që të largojë Edi Ramën nga qeverisja, por edhe t’i japë shqiptarëve mundësinë për të larguar 3 kryetarët, siç i quajti ajo kryeministrin, presidentin dhe kreun e opozitës.

“Nëse do të dimë të kapim momentin e 25 prillit, mund të sjelli, ndryshimin. Duke hyrë brenda, duke i kushtëzuar dhe duke bërë të mundur që të bien nga pushteti dhe arroganca. E di që nuk është e thjeshtë, por e di që është e mundshme. Shqiptarët kanë mundësi që me 25 prill të hedhin votën kundër 3 kryetarëve. Votë dhe protestë. Nëse të rinjtë rrinë në shtëpi, votojnë për 3 kryetarët, nëse dalin e votojnë për Lëvizjen për Ndryshim, faktikisht dalin e votojnë kundër 3 kryetarëve”, tha Topalli.

Deri tani, ish-kryetarja e Kuvendit nuk ka prezantuar emrat e kandidatëve për deputetë të partisë së saj, por këtë, tha ajo, do ta bëjë në ditët e ardhshme. “Nuk janë njerëz të politikës së të kaluarës, janë intelektualë dhe njerëz me reputacion në fushat përkatëse. Kemi nevojë për njerëz normalë, nuk na duhen gjeni”, tha Topalli.

Ajo shtoi se është e gatshme të bëjë koalicion me forcat e tjera politike, por theksoi se, “nuk më lidh asgjë me LSI”. “Të gjithë të tjerët, forcat e reja politike kanë lindur nga politikat e përçarjes të së djathtës. Prandaj është shumë e nevojshme të bashkohemi bashkë, për të pasur një pikë kthese. Në kohë krizash, dhe kjo është kohë krizash, ka edhe mundësi. PS nuk do t’ia kishte dalë kurrë që të merrte mandatin e dytë dhe kam frikë se do të marrë edhe të tretin, nëse opozita nuk do të blihej”.

Për Topallin, misioni kryesor është rikthimi i pluralizmit, pasi sipas saj, mungon në vendin tonë. – “Pozitë dhe opozitë janë bashkë. Mbase shqiptarët nuk i dinë ca gjëra që ne i dimë, por e kanë kuptuar që ata janë bashkë. Kur disa qytetarë u ngritën kundër taksës së kombit, kryetari i opozitës e mbylli shpejt e shpejt. Kishte rastin për të fituar betejën, por e zëvendësoi me interesin e familjes së tij. I biri i atij që do të ndërtonte kullat është në radhën e kandidatëve të opozitës. Opozita premtoi lista të hapura, por nuk bëri asgjë të tillë. Sepse ishin bashkë dhe po të shohësh kodin zgjedhor kanë bërë gjithçka që të mos lejojnë partitë e reja, që të “mbretërojnë” në skenën politike të paktën për 15 vite. Ata janë bashkë, kanë pazare. E vetmja gjë që qytetarët shohin kur protestojnë është shantazhi që i bëjnë njëri-tjetrit, dhe kjo është e frikshme”.

E pyetur për marrëdhënien me liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Topalli tha se nuk është konsultuar për krijimin e forcës së re politike. “As nuk i kam kërkuar, as nuk i marrë mendim kur kam marrë vendimin. Është një vendim i marrë pas një dëshire, për të sjellë ndryshim brenda së djathtës, kemi marrë një vendim për të ndryshuar Shqipërinë, por është për ta ndryshuar. A do ta pranojë kushtin për të mos pasur Bashën kryeministër? Kjo nuk është pyetje për mua, por e kam të prerë. Pavarësisht, çfarë mendojnë disa njerëz që nuk mendojnë si unë, por unë kam respekt”, tha Topalli lidhur me ambicjet e saj politike para zgjedhjeve të 25 prillit.
/NOA.al

Topalli: Gati të bashkoj votat me opozitën por me kusht.Të largohet Basha Read More »

Keni dh imbje mesi?/Përdorni këtë kurë bimore dhe largoni dh imbjet

Dhimbjet e mesit janë të zakonshme në pjesën më të madhe të njerëzve.

Dhe arsyet janë nga më të ndryshmet, kryesorja qëndrimi për një kohë të gjatë ulur.

Për të lehtësuar sado pak dhi mbjet e mesit, mund të konsumoni një pijë me produkte bimore.

Përbërësit për Çajin e Sha franit të Indisë:

Ujë të pijshëm

Shafran Indie pluhur

Lëng limoni

Mjaltë

Si ta përgatisni.

Në një ibrik çaji hidhni katër gota me ujë dhe pasi të ketë zier shtoni një gjysëm luge me shafran pluhur.

Lëreni të ziejë për 10 minuta dhe më pas hiqeni çajnikun nga zja rri. Përpara se ta konsumoni duhet ta filtroni lëngun, të cilit mund t’i hihni edhe mjaltë. /noa.al/

Keni dh imbje mesi?/Përdorni këtë kurë bimore dhe largoni dh imbjet Read More »

Meteorologët paralajmërojnë dëborë dhe acar, ja zonat që duhet të bëni kujdes

Pas përmbytjeve që mbizotëruan në vend, pavarësisht se reshjet pushuan në orët e fundit, sipas meteorologëve në tre ditët në vijim do të mbizotërojë acari.

Meteoalb raporton se gjatë orëve në vijim vendi do të përfshihet nga temperatura të ulta si dhe reshje të dendura dëbore.

Pritet të ketë më tepër reshje dëboren në pjesën lindore dhe veri-lindore të vendit.

Reshjet e dëborës pritet të fillojnë mbrëmjen e 13 janarit dhe do të përfshijnë kryesisht malësinë e Tiranës, atë të Bulqizës, të Prrenjesit dhe të Pogradecit në juglindje, si edhe të gjithë pjesën lindore dhe veri-lindore të Shqipërisë.

Stacionet meteorologjike rajonale bëjnë me dije se parashikohet që në zonat e lartpërmendura të mbulohen nga dëbora me 2 deri në 3 cm në orë./noa.al

Meteorologët paralajmërojnë dëborë dhe acar, ja zonat që duhet të bëni kujdes Read More »

Pas Twiter edhe Youtube mbyll llogarinë e Donald Trump

Youtube ka njoftuar se ka vendosur që të mbyllë llogarinë e Presidentit të Amerikës, Donald Trump.

Ky vendim ka ardhur pas pretendimeve se kreu i Shtëpisë së Bradhë shkeli politikat kundër nxitjes së dhunës, pas sulmit të javës së kaluar në Kapitol nga mbështetësit e presidentit.

Kompania tha se pezullimi pasoi komentet e presidentit Trump në një konferencë shtypi, e cila u transmetua në platformë të martën në mëngjes.

Veprimi i kompanisë u ndërmor pasi që grupet amerikane të të drejtave civile i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se ishin vendosur të organizonin një bojkot reklamash ndaj kompanisë nëse ajo nuk heq llogarinë e presidentit Trump.

Më herët, rrjeti social Tuiter ka bllokuar përgjithmonë Donald Trump. /noa.al/

FILE – In this Friday, Nov. 20, 2020, file photo, President Donald Trump listens during an event in the briefing room of the White House in Washington. For the past four years, Trump has enjoyed special status not given to regular users on Twitter and Facebook even as he used his perch atop the social media pyramid to peddle misinformation and hurl abuse at his critics. Could his loose leash on the platforms come to an end on Jan. 20, 2021, when his successor is inaugurated? (AP Photo/Susan Walsh, File)

Pas Twiter edhe Youtube mbyll llogarinë e Donald Trump Read More »

Karikaturisti dhe aktori i njohur shqiptar, Bujar Kapexhiu tregon momentin pas infektimit me Covid: ‘Mos erdhi radha ime’

Regjisori, skenaristi, karikaturisti dhe aktori i njohur shqiptar, Bujar Kapexhiu ka zbuluar se ka qenë i infektuar me Covid 19.

Ai ka treguar periudhën kur iu shfaqën shenjat e para dhe më pas kur kishte bërë tamponin, ku rezultoi pozitiv.

“Mata temperaturën, e kisha 37.4, të nesërmen shkova bëra tamponin dhe dola pozitiv, menjëherë shkova tek mjeku dhe mora ilaçet. Pra, duhet që në momentin e parë, s’duhet ta neglizhosh duke thënë se do më iki temperatura dhe do bëhem më mirë, – tregon Kapexhiu. – Në këtë drejtim nuk ka trimëri, duhet kujdes dhe të dëgjojmë se çfarë thonë mjekët”.

Aktori rrëfen se gjatë izolimit në shtëpi ishte infektuar edhe bashkëshortja e tij. “Na zuri të dyve bashkë, zonjën time pas 2-3 ditësh, natyrisht ia ngjita unë. Një muaj së bashku brenda pa dalë dhe them, 50 vite i martuar me gruan dhe kurrë s’kam qëndruar kaq shumë sa në këtë periudhë gjatë koronavirusit”, – tha ai.

Gjithashtu, ai rrëfeu dhe frikën që ndiente kur dëgjonte se shumë persona të infektuar nga Covid kanë humbur jetën.

“Të krijon një gjendje ankthi, depresive, një gjendje që brenda vetes e ndjen si do shkojë. Fatkeqësisht vijnë informacione për vdekje të njerëzve të dashur, të miqve, njerëzve të afërt dhe thua vallë, mos erdhi radha ime? Në përgjithësi tërë jetën time kam qenë i kujdesshëm ndaj këshillave të mjekëve”.

Kapexhiu pohoi se do ta bëjë vaksinën anti-Covid: “Përderisa është shpikur për këtë gjë, vaksina është shpëtim”. /noa.al/

Karikaturisti dhe aktori i njohur shqiptar, Bujar Kapexhiu tregon momentin pas infektimit me Covid: ‘Mos erdhi radha ime’ Read More »

Shkodrani nuk pyet për përmbytjet, kërkon grua: ‘Nuk dua as bukë as ujë, kam nevojë për një grua tashi, a ma gjen nji’

Shkodra po përballet me përmbytje të shumta, situatë të përsëritur sa herë ka reshje të dendura në vend, por një qytetar ka një hall tjetër.

Ai ka një kërkesë të veçantë për politikanët, një grua pasi ka 19 vite që është i vetëm.

Qytetari i moshuar mes të qeshurash thotë se nuk do as ujë e as bukë, por kërkon vetëm një partnere që të kalojë jetën.

Humori shkodran është ndër më të fismit në vendin tonë që në kohët më të hershme dhe qytetarët shkodranë shquhen për batutat e tyre epike, shkruan tch.

Dialogu humoristik:

Qytetari: Nuk dua as bukë as ujë, kam nevojë për një grua tashi, u bë 19 vjet që më ka vdek, kam nevojë për një grua a ma gjen nji?

Gazetari: Po të përmbytur a jeni?

Qytetari: Ca më duhet e përmbytura mua pak rëndësi ka, unë grua du.

Shkodrani nuk pyet për përmbytjet, kërkon grua: ‘Nuk dua as bukë as ujë, kam nevojë për një grua tashi, a ma gjen nji’ Read More »