Andueli

Kryeministri Edi Rama sqaron logon e maskës anti-Covid që mban në fytyrë: ‘Nuk është logo e PS por janë…’

Kryeministri Edi Rama, ka sqaruar se në maskën anti-Covid që mban në fytyrë, nuk është e stampuar logoja e Partisë Socialiste, por janë lule dhe germa që atë personalisht e intrigojnë.

“Kjo është maska ime, nuk është logo e PS. Janë germa dhe lule të dashura për mua dhe yje që janë po ashtu pjesë e figurave që më intrigojnë. Lexojini si të doni. Dikush i lexon PS dhe dikush ndryshe. Nuk është logoja e Partisë Socialiste”, ka thënë Rama.

Në fakt, ndaj kryeministrit Edi Rama ka pasur akuza nga opozita në KQZ, se përdor maskë me simbole partike, që sipas Kodit Zgjedhor nuk lejohet të përdoret në aktivitete qeveritare katër muaj para zgjedhjeve parlamentare. /noa.al/

Kryeministri Edi Rama sqaron logon e maskës anti-Covid që mban në fytyrë: ‘Nuk është logo e PS por janë…’ Read More »

Dy shqiptarë u japin urdhra ushtarëve grek/ Videoja që po bën xhiron në rrjet

Një video e publikuar në mediat sociale ka tro nditur autoritetet greke. Sipas mediave të vendit fqinj, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ka dhënë alarmin orët e fundit, pasi në këto pamje pretendohet se shqiptarët u japin urdhra ushtarëve grekë.

Bëhet fjalë për dy të rinj shqiptarë, njëri prej tyre me banim në rrugën “5 Maji” në Tiranë, të cilët me sa duket kanë rol drejtues në një repart ushtarak.

Pasi flasin shqip në video dhe përshëndesin shokët e tyre në Shqipëri, dy të rinjtë urdhërojnë ushtarët e tjerë të rreshtuar që të veprojnë sipas udhëzimeve të tyre.

“Skuadra, gati tu! Para marsh“, dëgjohet të thotë njëri prej tyre fill pas videos duke qeshur më pas me njëri-tjetrin.

Pas publikimit të videos, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Greqisë ka nisur një hetim në lidhje me rrethanat e xhirimit të saj dhe nëse në të ka fyerje për Greqinë apo ushtrinë vendase.

Mediat greke thonë se videoja e publikuar në Instagram është e diskutueshme, pasi nuk është bërë publike koha kur është postuar.

“Shumë përdorues të internetit, pyesin se si është e mundur që dy shtetas të huaj të jenë në radhët e ushtrisë greke dhe të urdhërojnë ushtarët grekë”, raportojnë mediat greke.

Siç kuptohet nga ajo që thonë, shqiptarët nuk fyejnë Greqinë, thjesht përshëndesin shokët e tyre në Shqipëri, duke i publikuar më pas pamjet në Instagram. Në fakt, janë disa mijëra shqiptarë që përmbushin detyrimin ushtarak në shtetin grek./noa.al/

Dy shqiptarë u japin urdhra ushtarëve grek/ Videoja që po bën xhiron në rrjet Read More »

S ulmi në zemër, a janë të ndryshme simptomat te burrat dhe gratë

Infarkti i miokardit ka shenja të shumta paralajmëruese, para së gjithash dh imbje gjoksi. Në përgjithësi manifestohet me të njëjtat simptoma në të dy gjinitë, por me nuanca të ndryshme që shpesh çojnë në një vonesë në njohjen e “kambanave të alarmit” dhe shpëtimit për gratë.

Ja çfarë këshillon Daniela Trabattoni, shefja e “Monzino Women”, Qendra e Kardiologjisë Monzino Irccs, Milano, Itali

Bllokimi i qarkullimit të gjakut

Su lmet në zemër prekin edhe gratë, por ato janë pak të vetëdijshme për këtë. Shtatë në dhjetë prej tyre, mendojnë se su lmi në zemër është vetëm një problem që prek meshkujt, megjithëse sëmundja kardiovaskulare është shkaku kryesor i vdekjes në “seksin e fortë” pas moshës 50 vjeç.

Infarkti zakonisht ndodh pas këputjes së pllakës aterosklerotike në një arterie koronare. Kjo ngjarje vë në lëvizje mekanizmat që çojnë në formimin e një mpiksjeje, e cila bllokon qarkullimin e gjakut në enën e prekur. Pasoja është nekroza (vdekja) e indit kardiak, e cila qëndron në themel të bllokut, i cili nuk furnizohet më me gjak, raporton Noa.al, duke cituar median italiane “Corriere della Sera”.

Burrat dhe gratë: simptoma të përbashkëta

Nëse në pyetjen “ku ndjen dh imbje”, personi që e paralajmëron, tregon një pikë të saktë me gisht, përgjithësisht nuk ka nevojë të shqetësohet. Nëse prekni gjoksin me dorën tuaj të hapur, ka më shumë të ngjarë të keni një problem në zemër.

Dhimbja zakonisht fillon pas kockave të kraharorit, në anën e majtë të gjoksit ose në gropën e stomakut. Ka tendencë të rrezatojë në krahë (sidomos atë të majtë), shpatulla, shpinë, qafë dhe nofull. Gjithashtu, dhimbja përkeqësohet me sforcimin, ndërsa nuk përkeqësohet duke shtypur gjoksin dhe nuk përkeqësohet me frymëmarrjen.

Simptoma të tjera janë: të përziera, djersitje, vështirësi në frymëmarrje. “Sulmi në zemër mund të paraqitet me nuanca të ndryshme, por fotografia karakteristike, si te burrat ashtu edhe te gratë, është ajo e dhimbjes shtypëse, jo e pikës, e cila fillon në anën e majtë të gjoksit ose në gropën e stomakut dhe ka tendencë të rrezatojë në krahët, shpatullat, shpinën, qafën dhe nofullën e njeriut. Nëse ka edhe të përziera, djersitje, vështirësi në frymëmarrje, mundësia që të jetë një sulm në zemër, është me të vërtetë e lartë. Këto simptoma tregojnë praninë e ishemisë, ose një gjendje vuajtjeje të muskulit të zemrës për shkak të furnizimit të pamjaftueshëm me gjak”, – shpjegon Daniela Trabattoni.

Simptomat tek gratë

Ato janë të njëjta, si te burrat, por shpesh janë më të avancuara. Vështirësia në frymëmarrje është shumë e zakonshme: gulçim pa ndonjë arsye të dukshme. Ndonjëherë një sulm në zemër, zbulohet nga të përziera të forta, shoqëruar nga një ose më shumë nga shenjat e tjera të zakonshme. Simptoma të tjera që, së bashku me dhimbjen në gjoks, mund të tregojnë një sulm në zemër, janë: lodhje ekstreme, djersitje të ftohtë, marrje mendsh. 30% e sulmeve në zemër ndodhin tek gratë pas moshës 60 vjeçe, një përqindje që rritet me moshën.

“Problemi është se gratë janë pak të vetëdijshme për rrezikun e tyre kardiovaskular, kështu që ato i injorojnë shenjat, – thotë Trabattoni. – Sidomos pas menopauzës, kur mbrojtja e estrogjenit dështon, rreziku kardiovaskular i femrave rritet dhe të kuptosh shenjat e një sulmi në zemër, është thelbësore. Tek gratë, rikuperimi i funksionit të zemrës është shpesh më pak efikas pas një sulmi, sesa tek burrat: ngjarjet e reja vaskulare janë më të shpeshta në vitin e parë dhe vdekshmëria është gjithashtu më e lartë se tek meshkujt”.

Koronare të shëndetshme

Tek gratë, është gjithashtu e mundur që i ashtuquajturi sulm koronar i zemrës dhe fenomeni i diseksionit koronar, të ndodhin më lehtë, siç shpjegon Daniela Trabattoni: “Në infarktin e shëndetshëm koronar, simptomat janë të njëjta me ato të infarktit tradicional, por për momentin, pas analizave të kryera në urgjencë, arteriet koronare janë normale, pa ngushtim. Kjo situatë është e kthyeshme, por kërkohet si terapi akute, ashtu edhe afatgjatë me ilaçe për të parandaluar episodet e reja. Shpërndarja koronare përfaqëson një shkak tjetër, fatmirësisht të rrallë, të ishemisë akute, që ndodh kryesisht tek gratë e reja, të cilat nuk kanë faktorë të rrezikut kardiovaskular, gjatë shtatëzënisë ose në periudhën pas lindjes.

Kjo shkaktohet nga një rritje e presionit, që favorizon çlirimin e ‘katekolaminave’ dhe pasojave pasuese të murit koronar të prekur”.

Çfarë duhet bërë?

Nëse dhi mbja e gjoksit ka zgjatur për më shumë se 10 minuta, njoftoni shërbimin e urgjencës. Në spital, bëhen disa analiza për të përcaktuar nëse është në të vërtetë sul m në zemër, siç është elektrokardiograma dhe matja e disa enzimave të lëshuara nga qelizat e zemrës në gjak.

Faktorët e rrezikut

Faktorët kryesorë të rre zikut për su lmin në zemër janë:

1) Të keni vuajtur nga probleme të zemrës më parë;

2) Të keni familjarë që kanë pasur sëmundje kardiovaskulare;

3) diabeti;

4) duhani;

5) hipertensioni.

/noa.al/

S ulmi në zemër, a janë të ndryshme simptomat te burrat dhe gratë Read More »

Po licisë së Shtetit me rregullore të re/ Kush ka tatuazh nuk do të pranohet kurrë

Kush ka tatuazh nuk do të pranohet kurrë për t’u bërë pjesë e Po licisë së Shtetit.

Kështu parashikojnë ndryshimet në rregulloren për policinë, të cilat kanë kanë shtuar tre kushte të tjera skualfikuese për aplikantët për t’u bërë pjesë të policisë, ndoshta nisur edhe nga ngjarja e fundit ku një efektiv me tatuazh qëlloi për vdekje një të ri në Tiranë, ngjarje që ngjalli debate dhe nxiti protesta.

Gjithashtu kërkohet edhe një dokument që vërteton se efektivi nuk është përdorues dr oge.

Kushtet e reja përjashtuese janë evidentimi i tatuazheve, moskalimi i kontrollit mjekësor dhe mungesa e besueshmërisë.

Gjithashtu, aplikuesi përjashtohet kur nuk kalon testin fizik, me shkrim dhe psikologjik, deklaron të dhëna të rreme, rezulton i dë nuar, është përdorues dr oge dhe nëse ka varësi nga alkooli.

Rregulloja e ndryshuar parashikon gjithashtu për herë të parë që vetëm personat që kanë mbushur moshën 19 vjeç dhe janë nën 30 vjeç kanë të drejtë të aplikojnë për t’u pranuar në kurset e Akademisë së Sigurisë për t’u rekrutuar në Po licinë e Shtetit.

Ka ndryshuar edhe neni për dokumentet e aplikimit për t’u bërë pjesë e P olicisë së Shtetit. Dokumente që kërkohen janë: formulari i aplikimit dhe autorizimi për sigurimin e dokumentacionit; fotokopje e kartës së identitetit; dokument që vërteton përfundimin e arsimit; fotokopje e dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”; certifikatë e gjendjes gjyqësore; certifikatë familjare; vërtetim nga gjykata; vërtetim nga prokuroria; raport mjekoligjor; fotokopje të librezës së punës (nëse i disponon) dhe dokument që vërteton se nuk është përdorues d roge.

Për herë të parë është vendosur që këto dokumente do të sigurohen nga po licia përmes komunikimit zyrtar me strukturat përgjegjëse për lëshimin e tyre, për të evituar çdo mundësi manipulimi.

Ndërkaq, për aplikantët që hyjnë në kategorinë e fëmijëve të punonjësve të po licisë që kanë hu mbur jetën për shkak të detyrës, do të përcaktohen procedura lehtësuese për pranimin e tyre në Akademinë e Sigurisë.

Ndërkaq, punonjëset e po licisë shtatzëna dhe ato që kanë fëmijë deri në moshën 1 vjeç nuk mund të urdhërohen të kryejnë shërbim natën. Punonjëset e p olicisë, në muajt e dukshëm të shtatzënisë, nuk do të mbajnë uniformë po licore.

Rregulloja e re ndalon sharjet gjatë dhe jashtë detyrës nga punonjësit po licisë, si ndaj kolegëve apo ashtu edhe ndaj qytetarëve.

/NOA.al

Po licisë së Shtetit me rregullore të re/ Kush ka tatuazh nuk do të pranohet kurrë Read More »

Banania ndër produktet me më shumë vlera për shëndetin, por kujdes, nuk duhet ta konsumoni në çdo orar

Banania është ndër produktet me më shumë vlera për shëndetin, sidomos te fëmijët.

Por kujdes, nuk duhet ta konsumoni në çdo orar.

Disa ekspertë të shëndetit sugjerojnë që banania të konsumohet në mëngjes.

Por duhet ta shoqëroni patjetër me ushqime të tjera, sigurisht me pak kalori.

Këshillat e ekspertëve thonë se në mëngjes duhet të hamë sikur të ishim mbretër dhe mbretëresha, në sensin e marrjes së ushqyesve më të rëndësishëm.

E megjithatë, këto këshilla shpesh nuk zbatohen dhe kjo sjell shumë probleme. //noa.al/

Banania ndër produktet me më shumë vlera për shëndetin, por kujdes, nuk duhet ta konsumoni në çdo orar Read More »

Deputetja Rudina Hajdari zbulon qytetin ku do të kandidojë për zgjedhje

Përmes një videoje në profilin e saj në “Facebook”, deputetja Rudina Hajdari ka njoftuar se do të kandidojë për deputete nën siglën e “Nismës Thurje” në qytetin e Elbasanit.

Hajdari ka bërë thirrje që elbasanasit t’i bashkohen, ndërkohë që shton se ka ardhur koha për t’u rebeluar kundër klasës së vjetër politike.

“Miq, dua t’ju kërkoj sot mbështetje për një vendim të rëndësishëm që kam marrë së bashku me skuadrën lidhur me zgjedhjet e ardhshme.

Nëse beson te unë dhe te ekipi ynë, të lutem merr pak kohë, më dëgjo, e na jep një dorë. Ka ardhur koha që të gjithë të rebelohemi ndaj klasës së vjetër politike dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse ndihmojmë ata që marrin guximin të përballen”, shkruan ndër të tjera ajo, përbri videos ku prezanton karrierën e saj politike dhe në jetë.

Hajdari zbulon se ka zgjedhur Elbasanin, jo vetëm se është larë në lumin Shkumbin, siç edhe thotë, por beson se ky qytet mund të bëhet.

“Kam vendosur që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të kandidoj në qarkun e Elbasanit si kandidate e Nismës Thurje. Zgjodha Elbasanin jo vetëm se ndjehem e bekuar që jam larë në lumin Shkumbin, kam pirë nga burimet e pastra të ujit dhe kam kaluar një pjesë të fëmijërisë, por sëbashku me të rinjtë besojmë se Elbasani mund të zhvillohet si qendër industriale dhe jo të damkoset si vend i krimit”, shprehet Hajdari. /noa.al/

Deputetja Rudina Hajdari zbulon qytetin ku do të kandidojë për zgjedhje Read More »

Ekspertët: ‘Pse po largohen mjekët dhe të rinjtë’

Shqipëria po zbrazet me shpejtësi në vitet e fundit, për shkak të emigrimit kryesisht të të rinjve, “trurit” të vendit dhe mjekëve e infermierëve.

Fenomeni shqetësues që ka njohur ritme të larta vitet e fundit, krahasuar me vitin 2007, po sjell sipas ekspertëve atë që quhet “shpopullimi” i vendit.

Për këtë temë, presidenti Ilir Meta kishte mbledhur sot një panel me ekspertë të cilët dhanë shifrat dhe analizat e tyre sa i takon emigrimit nga Shqipëria.

Profesor Ilir Gëdeshi, vuri në dukje se po rritet shumë shpejt migrimi i mjekëve shqiptarë drejt Gjermanisë.

Sipas tij, “numri i mjekëve për 100 mijë banorë do të vijë duke u ulur, duke shkaktuar probleme me popullatën sa i përket shërbimit shëndetësor. Kjo do të provokojë largime të tjera të popullatës në mungesë të një shërbimi mjekësor cilësor”.

Për këtë, profesori iu referua shifrave të OCDE, lidhur me stokun e mjekëve shqiptarë në botë, nga 2013, që po rritet shumë shpejt në Gjermani.

Po ashtu një e dhënë që tregon shumë, është dhe fakti se disa segmente të studentëve si në degët e mjekësisë, arteve, stomatologjisë, arkitekturës, infermierisë, kanë dëshirë më të madhe për t’u larguar nga vendi.

“Nëse mesatarja është 79%, në segmentet e mësipërme është mbi 80% që duan të largohen, në prespektivë, për disa sektorë të ekonomisë ne do kemi vështirësi sa i përket profesorëve të kualifikuar dhe shumë të kualifikuar. Tek mjekët, do shohim që dëshira për emigrim i afrohet 90% që do të thotë shumë e lartë e në perspektivë vendi do ketë boshllëqe sa i përket mjekëve”, tha profesori.

Një tjetër e dhënë shqetësuese, është sipas profesorit Gëdeshi se “11% e popullsisë vlerëson se në Shqipëri nuk ka të ardhme, në krahasim me 3% në 2007 , kjo shpjegon edhe migrimin e rinisë”.

“Ka ndryshuar edhe cilësia e flukseve migratore, në 2007 donin të emigronin të paarsimuarit dhe pakualifikuarit, por në 2018 duan të ikin personat që janë më të arsimuarit e më të kualifikuarit”. /noa.al/

Ekspertët: ‘Pse po largohen mjekët dhe të rinjtë’ Read More »

Zyrtarizohet koalicioni mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit

Presidentja e përkohshme e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kreu i VV, Albin Kurti kanë dalë në një konferencë të përbashkët, ku kanë njoftuar bashkëpunimin për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Drejtuesja e Lista-s, ka njoftuar se së bashku me Kurtin kanë arritur në një marrëveshje që përfaqëson vullnetin e qytetarëve kosovarë.

“Marrëveshja e arritur sot, përfaqëson vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Bashkimin tonë që shkon përtej.. Ne do të garojmë së bashku në listat që do të flasin me zërin tuaj, do të frymojë siç frymoni ju dhe do të guxojë t’i bëjë ballë çdo sfide ashtu si ju”, ka thënë Osmani.

Sipas asaj që deklaruan në konferencën e përbashkët për shtyp, Osmani do të kandidojë në listat e Vetëvendosjes.

Sipas marrëveshjes, Kurti ka konfirmuar se do të jetë kandidat për kryeministër, ndërsa Osmani do të synojë postin e Presidentes së Kosovës.

Afati për aplikim të subjekteve politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit, është deri të shtunën më 16 janar, në ora 18:00.

Lëvizja Vetëvendosje, deri tani nuk ka bërë koalicion parazgjedhor me asnjë nga subjektet politike. /noa.al/

Zyrtarizohet koalicioni mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit Read More »