Me rastin e 553-vjetorit të vd ekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, presidenti Ilir Meta, ka thënë se ai do të mbetet përgjithmonë ylli polar i kombit tonë.
Në një postim në Facebook, kreu i shtetit thekson se Skënderbeu është pasaporta më dinjitoze e përkatësisë sonë evropiane.
“Gjergj Kastrioti Skënderbeu, do të mbetet përgjithmonë ylli polar i kombit tonë, simboli më përbashkues, që diti të na unifikojë në një Besëlidhje të Madhe, kur qenia jonë ishte më e rr ezikuar se kurrë, ‘shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë’, përcaktuesi kryesor dhe pasaporta më dinjitoze e përkatësisë sonë evropiane, Heroi ynë Kombëtar dhe i Evropës së Bashkuar. Krenaria, frymëzimi, fuqia dhe lavdia jonë!”- shkruan Meta. /noa.al/
Në një vend të vogël si Shqipëria ,habitesh kur dëgjon për vajza dhe gra të cilat korrin suksese në fusha të cilat janë ende të paeksploruara në vendin tonë, siç mund të jetë ajo e aviacionit. Prandaj përtej habisë, është e pamundur të mos ndihesh krenar dhe shpresëplotë për horizonte të reja zhvillimi dhe emancipimi që në fund të ditës janë shembuj konkret, si historia që do ju tregojmë sot.
Ajo quhet Xhesina Xhesi dhe është nga një fshat i vogël i rrethit të Elbasanit, fëmijë i një familjeje emigrantësh në Greqi, vend ku dhe ka kaluar fëmijërinë e saj. Si ishte rruga që përshkoi Xhesi, nga fshati në Elbasan e deri në pilote në Dubai, mund të kuptoni duke lexuar intervistën e saj. Living: Xhesi më trego pak më shumë për backgroundin tënd ?
Në moshën 14 vjeçare, jemi kthyer nga Greqia në Shqipëri ku dhe kam vazhduar kolegjin greko-shqiptar “Arseiko e Tiranës”. Më pas kam ndjekur studimet e larta pranë Fakultetit Ekonomik të Tiranës për degën Financë. Pas përfundimit të studimeve Bachelor kam nisur kërkimet për punë dhe pasi jam vënë në kontakt me një zyrë punësimi kam arritur të fitoj një punë në Dubai.
Si fillim kam punuar pranë një kompanie telekomunikacioni që quhet Etisalat, në fushën e marrëdhënieve me klientin dhe shitjeve. Gjatë kohës së punës, shumë kolegë më kanë shtyrë që të aplikoja në kompani të ndryshme ajrore si stjuardesë. Pas shumë aplikimeve dhe intervistave, kam arritur të filloj punë në një kompani ajrore në Dubai e cila quhet Flydubai. Tashmë jam pjesë e aviacionit prej tre vitesh, por që në ditën e parë të trajnimit si stjuardesë e ndieva që dua të jem pjesë e aviacionit përherë. Ndoshta ka ndikuar fakti që kam qenë e rrethuar me njerëz të apasionuar pas avionëve dhe fluturimeve apo ndoshta ngaqë kam kaluar shumë kohë në aeroporte dhe avionë që vendosa të marr hapin e rradhës për t’u bërë pilote.
Jam shumë e vetëdijshme që jam me fat që ndodhem në një ambjent të tillë, e rrethuar nga njerëz më shumë vite eksperiencë në këtë fushë, që mund të ndajnë historinë e tyre me mua, duke me këshilluar dhe udhëzuar në këtë udhëtim. Në fluturimin tim të parë si stjuardesë kam qëndruar te kabina e pilotit, gjatë ngritjes dhe uljes së avionit dhe e kam parë për herë të parë nga afër se çfarë konkretisht bën një pilot e se si fluturon një avion.
Ka qenë një udhëtim gjatë natës dhe më kujtohet se sa e magjepsur jam ndierë me imazhin e një avioni të kontrolluar nga një person i vetëm në një qiell të hapur e plot yje. Pikërisht në atë moment i thashë vetes: “ Sa bukur do ishte sikur të ishe ti ajo që piloton këtë avion.
Pse jo ? Bëhu pilote, bëhu. “ Që nga ajo dita, gjëja e vetme që mendoja ishtë dëshira e atij momenti për t’u bërë pilote. Kështu kam nisur kërkimet për trajnimet e nevojshme, kohëzgjatjen, kostot, vendet e mundshme ku mund të studioja etj. Para një viti kjo dëshirë u kthyer në realitet gjatë fluturimit tim të parë në trajnim.
Living: Si ishte kalimi nga puna e parë në Dubai mes klientëve, në një kabinë pilotimi e vetme ?
Puna ime e parë në fushën e telekomunikacionit ka qenë një eksperiencë e bukur dhe shumë e vlefshme. Dubai është një nga ato qytete mbresëlënëse të botës që ka një diversitet të madh nacionalitetesh dhe kulturash.
Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me këtë shumëllojshmëri njerëzish, puna më ka ndihmuar shumë që të përmirësoj aftësitë e mia komunikuese dhe ndërpersonale, cilësi të cilat kanë qëne të domosdoshme për të nisur punën timë të ardhshme si stjuardesë. Mund të them me plot bindje që Dubai është një nga ato vende që të ofron mundësi të shumta për karrierën dhe formimin në përgjithësi, mjafton të jesh i zellshëm që të ecësh përpara dhe të zhvillohesh.
Normalisht që të gjitha këto proçese kanë vështirësitë e veta, por siç thuhet shpesh “ E vështirë nuk do të thotë e pamundur”. Mbaj mend që përpara se të filloja punën si stjuardesë kam realizuar më shumë se 20 intervista të ndryshme dhe sa herë që nuk më kanë pranuar mërzitesha, por kurrë nuk e humba shpresën dhe nuk u dorëzova. Dështimi i vërtetë është dorëzimi dhe mospasja e guximit të kërkosh atë që të bën të lumtur.
Një ditë e vetme, ku një zë i hollë nga ana tjetër e telefonit të thotë: “ Urime je pranuar për postin e stjuardesës” të ndryshon jetën 180 gradë. Në çdo fluturim që bëj, sa herë që ndodhem në kabinën e pilotit, i them vetes së jam shumë pranë realizimit të kësaj ëndrre për të qenë unë ajo që piloton atë avion, do të vijë dita që ajo kabinë do të jetë zyra ime e ardhshme. Kështu që veç me dëshirë dhe guxim nisa studimet në Dubai, për të qenë pilote. Gjashtë muaj pas trajnimit kam arritur të marr liçencën time të parë, që quhet PPL- Private Pilot Licence, e cla më lejon të fluturoj me avionë të vegjël me një motorr.
Living: Është e vështirë të jesh pilote ?
Mendoj se të jesh pilote është një nga profesionet më të bukura dhe të veçanta që ekziston. Të ndash një pjesë të madhe të jetës midis tokës dhe qiellit, të gjendesh në ajër midis reve, të shohësh botën nga lart, të vizitosh vende të ndryshme, të takosh njerëz të kulturave dhe ideologjive nga më të larmishmet, janë veç disa nga bukuritë që të ofron ky profesion.
Normalisht që si gjithçka tjetër, të jesh pilot apo të bëhesh pilot ka vështirësitë e veta. Mendoj që për të gjithë studentët pilot, vështirësia më e madhe qëndron te kostot e larta që kërkon ky trajnim. Ato ndryshojnë në varësi të vendit ku bëhet trajnimi dhe licencave që zgjedh për të bërë. Për të dhënë një vlerë si pikë referimi minimumi që duhet të shpenzosh për t’u bërë pilot i pajisur me licencën komerciale, e cila të jep mundësi për të aplikuar nëpër kompani të ndryshme ajrore, është rreth 50 mijë euro.
Përsa i përket pjesës praktike të fluturimeve, besoj se herët a vonë, sado e vështirë të jetë për t’u mësuar një proçedurë apo një manovër, me punë dhe përpjekje arrihet gjithçka. Në rastin tim për shkak të faktit që jam në marrëdhënie punë gjatë kohës që bëj trajnimin më është dashur të zgjedh opsionin modular, diçka e ngjashme me termin part-time. Në përgjithësi të gjitha shkollat do të ofrojnë mundësinë të realizosh çdo kurs në mënyrën full-time apo part-time.
Living: sa kohë duhet që të bëhesh pilote ?
Praktikisht një student si unë që zgjedh ketë mënyrë, duhet të mësojë i vetëm pjesën teorike dhe të bëj gjithashtu përgatitjet për provimet përkatëse të secilës liçencë në mënyrë individuale, që sipas mendimit tim kërkon më shumë punë e sakrificë. Të studiosh në këtë lloj mënyre do të thotë se do të duhet më shumë kohë për të përfunduar trajnimin pasi orari për fluturimet është më fleksibël.
Pasi kam përfunduar liçencën e parë me rreth 50 orë fluturimi në total, kam vazhduar trajnimin tim në Greqi. Për dy muaj të tjerë kam realizuar edhe mbi 50 orë të tjera fluturimi duke shkuar në total prej 105 orësh deri tani. Për momentin kam nisur studimet për liçencën komerciale dhe tani po zhvilloj pjesën teorike të saj e cila përfshin 14 lëndë dhe dëtyrimisht 14 provime përkatëse. Pas përfundimit të pjesës teorike do të filloj me fluturimet përkatëse që përfshijnë ndër të tjera dhe fluturimet me avionë me më shumë së një motorr.
Në përfundim të trajnimit do të kem grumbulluar rreth 200-250 orë fluturim në total. Për mendimin tim pjesa më e vështirë për një pilot është momenti pasi ke përfunduar trajnimin pasi që të aplikosh në shumicën e kompanive ajrore do të duhet të kesh grumbulluar të paktën 1500 orë fluturimi. Shpresoj që pasi të kem përfunduar licencën komerciale të nis karrierën time si pilote nëpër botë.
Living: Si ndihesh në pilotim, e mban mend fluturimin tënd të parë ?
Fluturimi im i parë ka qenë në janar të vitit të kaluar. Ka qenë një ditë shumë emocionuese që kam pritur gjatë. Dita më e veçantë mbetet sigurisht dita që kam bërë fluturimin tim të parë e vetme. Ajo ndjesia që je e vetme në ajër duke pilotuar avionin pa ndihmën e askujt është adrenalinë më vete.
Më kujtohet që kur kam ulur avionin për herë të parë kam qenë shumë e lumtur për mundësinë që të përjetoja një emocion të tillë. Të pilotosh një avion e të gjendesh në ajër, të shohësh botën nga lart e kupton se sa të vegjël jemi si njerëz në këtë jetë. Sa herë që avioni ngrihet nga toka e ndiej vete time të lirë sikur jam unë, ajo që ka krahë.
Living: Cilat kanë qenë momentet më të vëshira, teoria apo praktika ?
Gjatë kohës që mora licencën time të parë, pjesa praktike më është dukur më e vështirë, sidomos ulja e avionit për të cilën kam bërë dhe orë shtesë. Një pjesë tjetër e vështirë e fluturimit është e panjohura, e kam fjalën për rastet emergjente gjatë të cilave pilotët duhet të jenë shumë të perfeksionuar për të ia dalë në situata të tilla.
Kur fluturon për herë të parë në qytete dhe aeroporte të ndryshme, duke parë që është mjedis i panjohur kërkon një planifikim edhe më të mirë të procedurave të ndryshme për të bërë një ulje sa më perfekte në pistë.
Living: Sa lloje të ndryshme avionësh ke mësuar apo ke pilotaur apo do mësosh të pilotosh ?
Me licencën që kam për momentin mund të pilotoj avionë me një motor dhe në kushte të mira moti. Gjatë fluturimeve që kam bërë, kam pasur mundësinë të pilotoj katër lloje avionësh, Cessna 172, Piper 28 A, RV, Maule, të gjithë janë avionë më një motorr por me specifikta e veta. Në të ardhme do të kisha dëshirë të bëj një trajnim për të pilotuar hydroplane.
Living: Nëse do të jepnin mundësinë të filloje jetën nga e para përsëri këtë do zgjidhje ?
Nëse do të më jepej një mundësi e dytë do të kisha nisur të fluturoja shumë më herët. Nuk e shoh veten në një fushë tjetër përvec aviacionit. Gjatë fluturimeve që kam bërë, kam takuar njerëz nga e gjithë bota dhe të moshave të ndryshme që kanë një pasion të përbashkët: fluturimin.
Veçanërisht nuk mund të harroj historinë e një burri, diku të të 60tat, i cili çdo të dielë, udhëtonte katër orë me makinë, vetëm për të shkuar në një aeroport të vogël, ku kishte parkuar avionin e tij përsonal për të bërë një orë fluturim, për të qenë më i gjallë në qiell, vetëm për atë orë.
Më pas ai do të përshkonte përsëri katër orë udhëtimi me makinë për t’u kthyer në shtëpi. Sa herë mbyll sytë dhe mundohem ta përfytyroj veten pas disa vitesh, shoh përherë të njëjtën pamje: unë, një avion në qiell të hapur, gati për eksplorim.
Living: Ke ndonjë këshilla për rininë që të ndjek ?
Mesazhi im për rininë shqiptarë është që të kërkojnë atë që i bën të lumtur. Kur e ke një dëshirë dhe një vizion për veten, mënyrat do të gjinden sado e pamundur dhe e paarritshme mund të duket në fillim. Nga eksperienca ime, mund të them që emocioni që kam marrë kur kam shijuar rezultat e punës time ka qenë i papërshkrueshëm.
E them këtë duke marrë parasysh se sa paragjykuese është shoqëria ku jetojmë ndaj vajzave dhe grave dhe aftësive të tyre. Aftësia për të qenë i arrirë profesionalisht, për të zhvilluar ide apo projekte, për të ndjekur ëndrrat dhe dëshira, nuk ka asnjë lidhje me gjininë të cilës i përket.
Mos lejoni askënd të paragjykojë aftësitë, dëshirat dhe ëndrrat tuaja. Njerëzit që ju duan, janë njerëzit që ju mbështesin në çdo hap. Në qoftëse mund të mendosh dhe ta përfytyrosh, atëherë mund ta bësh.
Living: Si munden vajzat dhe gratë të jenë më prezentë në këtë industri burrash ?
Është e vertët që kjo lloj industrie është përfaqësuar kryesisht nga gjinia mashkullore. Përqindja e gjinisë femërore në këtë profesion është vetëm 7% e në gjithë tregun ndërkombëtar.
Jam e bindur se kjo shifër e vogël, fatkeqësisht ka ardhur si pasojë e kufizimeve që i janë paraqitur gjinisë femërore në lidhje me shkollimin dhe punësimin. Gjatë këtyre viteve që jam bërë pjesë e aviacionit kam takuar vajza dhe gra të kombësive të ndryshme që janë të zonja dhe shumë të përgatitura në detyrat e tyre.
Shumë nga studentet pilote që ka takuar vitet e fundit kanë qenë vajza. Jam shumë optimiste dhe mendoj që në vitet në vazhdim kjo shifër do të rritet dhe unë do të mund ta ndaj pasionin tim me vajza të tjera në botë.
A ke ëndërr që të pilotosh një avion të caktuar ?
Ëndrra ime është që të pilotoj sa më shumë avionë të llojeve të ndryshme. Me siguri një ndër synimet kryesore është që të fluturoj për aviacionin civil nëpër kompani të ndryshme ajrore që të këm mundësi të pilotoj avionë të tipir Airbus dhe Boeing, veçanërisht Boeing 747 ose siç njihet ndryshe, “Mbretëresha e Qiejve”.
Vizioni më i largët për të ardhmen mbetet hapja e një shkolle pilotimi në Shqipëri në mënyrë që rinia shqiptare të ketë mundësi të njihet me këtë profesion të bukur dhe të veçantë. Ndiej si detyrë personale që këtë mundësi që unë e kam marrë jashtë Shqipërisë, ta pasoj të brezat e ardhshëm./ Nga ZHAKLIN LEKATARI
Ka një shprehje sipas së cilës ne jemi çfarë hamë. Dhe me të vërtet ashtu është.
Sa më të shëndetshëm të ushqehemi, aq më mirë do të ndihemi dhe në formë optimale.
Ka disa lloj dietash, por ajo e quajtur “dieta ylber” duket se është më e mira në këtë drejtim.
E mira e këtyre ushqimeve është se zakonisht konsumohen ashtu siç janë, pa pasur nevojë që të zihen apo skuqen, duke mos hum bur kështu vlerat ushqyese.
Jeshillëqet përmbajnë shumë lëndë ushqyese.
Çdo ushqim që është i pasur në vitaminë D, si jeshillëqet për shembull, ndihmojnë me forcimin e sistemit imunitar. Kini parasysh këtu brokolin, kalen, lakrën, lakrën e Brukselit etj.
Ushqimet në ngjyrë blu dhe vjollcë duhet të jenë patjetër pjesë e dietës
Edhe pse me një madhësi shumë të vogël, ushqimet si kumbullat, fiqtë, hurmat arabe, janë të pasura me një sërë lëndësh ushqyese.
Si të freskëta ashtu edhe të thata këto fruta kanë në përmbajtje të lartë lëndë ushqyese, fibra, antioksidues dhe folate. /noa.al/
HOMAZH Njeriu që fati zgjodhi për ne, për të vendosur mbi kryet e Nënës Shqipëri, kurorën e sovranitetit, ishte një shqiptar i kurorëzuar nga virtutet dhe hiret. Sado larg të shtrihet vështrimi ynë në histori dhe në kohë, do të shëmbëllejë gjithmonë si yll i bardhë fytyra e hijshme dhe ogurmirë e kasnecit të Pavarësisë, Ismail Qemal Vlorës. Vetmitar e megjithatë kurdoherë me dishepuj, shqiptar unik e kozmopolit, që kur i thonë ha bukë krejt më vete, Ismail Qemal Vlora çau me jetën e tij një shteg që sot e përjetë është udhërrëfim i sigurtë për këdo dëshiron që Shqipërisë t’i jetë shërbestar. Oxhak i vjetër, mendjehapur, luajal, i pavarur, i përkushtuar ndaj ideve, por i lirë dhe pragmatik, e jetoi me pasion dhe vendosmëri jetën e shënuar nga provania, duke u bërë shembull i lartësive njerëzore dhe morale për tërë brezat e mëpastajme. Me dashuri u martua me një zonjë jo të fesë së tij, prej dashurisë la të mirat e një pushteti të trashëguar, për, siç i shkruan trashëgimtarit të Osmanit, “të bërë diçka për vendin tim, Shqipërinë”. Që shqiptarëve t’u mbetej në fund midis tyre, të paktën atdhe-dashuria, shpërfilli deri pushtetin që i dha jo trashëgimia, por historia, gjatë një pleqërie kaluar syrgjyneve. Diti sa e sa herë t’ia fillonte nga e para, si për shembull kur megjithë lodhjen e hallet e moshës u mandatua nga shqiptarët e Amerikës t’u printe në luftën politike për mbrojtjen e atdheut në Konferencën e Paqes. Dialogoi me të paarsyeshmit, u bë zëri dhe fytyra e qindra e mijëra shqiptarëve të panjohur, që Shqipërinë e deshën njësoj e për të bënë ç’mundën, u dha dorën atyre që nën mëngë fshihnin kamën, shmangu vëllavrasje e përçarje dhe e bëri të pakthyeshme dinamikën e shqiptarëve si faktor në shoqërinë e kombeve të lirë. Nuk di për çfarë mund t’i themi këtij të pavdekshmi faleminderit më parë, në këtë përvjetor të lindjes së tij! Në mendje më vijnë vetëm një grusht me fjalë: Për Shqipërinë që bëre Zonjë, o Ati ynë, brez pas brezi të qofshim falë! #TëPAHARRUESHËM🙏 Edi Rama
Ish Presidenti i Republikës, Bamir Topi në 60 vitet e tij si tifoz i skuadrës së Tiranës, si përqafoi ngjyrat bardhë e blu që 3 vjeç.
Bamir Topi njihet si tifoz i Tiranës madje ka qenë edhe president nderi i këtij klubi.
Topi flet për rivalitetin me Partizanin, ndikimin negativ të politikës në sport dhe gabimin që nuk ia fal Edi Ramës.
“Unë duke e njohur shumë mirë jetën e sportit, sportiviteti të bën që të jesh vetëm objektiv, nuk mund të jesh subjektiv. Unë kam sjellë në tribunën e stadiumit njerëz që nuk kishin shkelur ndonjëherë në stadium”, – tha ish Presidenti i ftuar në “Pasó” në Top Albania Radio.
Në momentin që inaugurohet stadiumi “Arena Kombëtare”, ish-Presidenti i Republikës që shkonte në çdo ndeshje, papritur është harruar nga kryeministri Edi Rama.
U ftuan edhe vajza të “show-biz” apo njerëz që nuk kishin parë asnjë ndeshje në stadium me apo biletë, por çuditërisht nuk kishte vend për Bamir Topin.
Bamir Topi kur ishte Presidenti i Tiranës tha se e ka tërhequr Ramën në tribunën e stadiumit, kur ishte Kryetar Bashkie dhe pa se kishte fobi nga tifozët e Tiranës. “I kam dhënë leksione se si mund të harmonizoheshin gjërat, nuk i çon ftesë ish-Presidentit të Republikës. Problemi është që gabime të tilla veshin njerëz që nuk kanë ndonjë lidhje organike me sportin”, – tha Bamir Topi.
Gazetari dhe botuesi Fahri Balliu tha se kryeministri Edi Rama nuk ka ofertë për shqiptarët në fushatën elektorale ku do të kërkojë një mandat të tretë.
Ai tha lidhur me darkën luksoze të disa ministrave se ajo nuk është gjë, krahasuar me 18 mijë euro një shishe verë që sipas tij, u ble nga Rama në Paris.
“Qeveria ka një besim të madh që Rama do t’ia hedhi edhe këtë herë, nuk thotë do t’ia fitojë. Kjo varet nga kokëfortësia e fakteve dhe lufta e opozitës, nëse do t’ia hedhë apo jo edhe këtë herë. Unë gjykoj që ky konsideron qeverisje daljet në televizor. Ky e çoi tepsinë në Dubai”.
“Me ato lekë që kanë këta shkojnë në Dubai apo ku të duan. Çështja s’është aty, por te mënyra si vajtën. Delegacioni në Dubai ka qenë 28 veta. Ka patur edhe njerëz të medias që këta s’i thonë. Ka qenë edhe kryeministri në Francë me 18 mijë euro shishja. Rama është pa ofertë në këto zgjedhje. Oferta e Ramës është anti elektorale, anti-njerëzore, anti-shqiptare”, tha Balliu.
Ai i dha këto deklarata i ftuar në “News24”, ku foli edhe për fushatën. “Fushata ka filluar, ka parti dhe forca politike me forma të ndryshme të punës. Po të shikosh LSI-në është në terren kryetarja. Vë re që kryeministri dhe PS respekton atë stilin e heshtjes dhe të punëve të nëndheshme, që një pjesë e madhe janë të dënueshme. Unë them që Shqipëria është në fushatë”, – u shpreh ai.
/NOA.al
Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi dëshminë e vajzës së të mondjerës që ndërroi jetë nga Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Ajo tregoi se veç parave që merrte prej saj, sanitarja Tire Alldervishi i zhvaste para edhe një kushëririt të saj, të quajtur Titi, ndërsa pas denoncimit u prangos sanitarja.
Kushëriri i saj ka dëshmuar sot në “Stop” Tv Klan, sesi i jepte të hollat Tires, e cila nuk kënaqej kurrë.
Veç shumës, që i linte kushërira, Titi thotë, se jepte para ekstra për Tiren, pasi kjo e fundit ankohej, se ishin pak.
Dëshmia e nipit të së ndjerës, Titi:
Unë kam një dyqan fruta-perime edhe Tiren e kam njohur si kliente, që vinte blinte aty edhe me një fjalë ra muhabeti, që unë kisha çuar tezen në spital… i thashë unë: “O Tire më është shtruar tezja në spital. Në qoftë se ke mundësi me më ndihmuar, me e pa, me i bo hyzmet. Ajo tha- po, e shoh unë! Paret m’i lente kushërira dhe ngaqë ishte në punë më thoshte jepja pak Tires lekët edhe unë lekët ia fusja në një qese, në kartopecetë dhe ia fusja ke qesja dhe çdo ditë e Zotit, ajo vinte merrte lekët në mëngjes. Përveç këtyre, kur vinte pasdite, m’u ankonte, më thoshte, që Ani më ka dhënë pak lekë edhe unë ngaqë e kisha teze, më vinte keq, i jepja dhe unë ndonjë gjë nga të mijat”.
Gazetarja: Sa herë ka ndodhur kjo?
Nipi i të ndjerës, Titi: Kjo ka ndodhur 4-5 herë, që i jepja nga të miat, plus atyre, që lente Ani nga 70-60-40 përditë.
Gazetarja: Sa para afërsisht i keni dorëzuar gjatë gjithë kësaj periudhe, pothuajse për një muaj?
Nipi i të ndjerës, Titi: Po vetëm turni i parë, që m’i lente Ani lekët mua, se ishte në punë dhe lekët e Anit unë ia jepsha Tires, përditë nga 70-60-40 mijë lekë, plus që jepja unë për tezen time, se më vinte keq dhe jepja dhe unë, se mu ankonte, që më ka dhënë pak.
Gazetarja: Tirja pretendonte, që këto para i ndante me të tjerë, apo ishin për shërbimin e saj?
Nipi i të ndjerës, Titi: Jo, ajo thonte, që duhet t’i jap dhe të tjerëve, 10-të infermierit, 20-të nuk e di. Unë ia jepja lekët, me një fjalë vetëm për turnin e parë, këto 60, 70, 40 varet sa ishin, sa do i ndanin, sa kishin bo llaf ato me një fjalë, se..
Gazetarja: Ju keni prova për këto, që po thoni?
Nipi i të ndjerës, Titi: Provat mund të jenë aty, ka dhe kamera aty, ajo vinte përditë, çdo ditë vinte aty.
Gazetarja: Jeni gati, që provat tuaja, por dhe dëshminë tuaj t’ia vini në dispozicion organeve të drejtësisë?
Nipi i të ndjerës, Titi: Po, gati jam!
Një tjetër dëshmitare tregon, sesi i është trajtuar i ati në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Mbaresa Crroj nga Bulqiza punon infermiere në Itali, po kur iu shtrua i ati në spital la gjithçka e u vendos në një hotel pranë Sanatoriumit. Mbaresa thotë për emisionin “Stop” se i ka dhënë Tires 50 euro vetëm për t’i hequr mjekrën të atit.
Por ky i fundit lihej i pangrënë e i papastruar. Mbaresa është e bindur se i ati ndërroi jetë nga pakujdesia, pavarësisht, se ajo ka paguar më shumë se 4 mijë Euro ryshfet. Ajo është gati, që versionin e saj ta dëshmojë para drejtësisë.
Mbaresa Crroj:
Po, përshëndetje! Atëherë unë jam gjendur si puna e asaj vajzës, që ka folur për mamin e saj edhe unë jam gjet në të njëjtin problem. Babai im u shtrua me datë 24 Nëntor dhe ka dalë në fund të Dhjetorit. Gjatë gjithë kohës, 1 muaj, që ka qenë aty, 1 muaj e 10 ditë më duket, unë lashë çunin këtu në Itali dhe vajta në Shqipëri, lashë punën, lashë çunin, lashë shtëpinë, lashë çdo gjë edhe vajta të shikoj babin. Aty në atë spital, është vetëm tregti, është vetëm lekë. N.q.s ti nuk jep lekë nuk shikohesh. Neve lekët i kemi dhënë nga mëngjesi deri në darkë, çdo ditë, të gjithëve infermierët, ka pas raste, që 3-4 infermierë nuk na kanë marrë lekë, që janë treguar me të vërtetë… edhe doktori, që ndiqte babin tim, ai nuk na ka marrë asnjë lek, të tjerët të gjitha, të gjitha…
Problemi është, që unë personalisht me gjithë vëllain tim, çdo ditë në mëngjes ngriheshim në orën 6:00 dhe i lenim lekët atyre që kishin ndenjur dhe të pasdites edhe në mëngjes turni i parë infermierët jo sanitarët, infermierët i kanë marrë. Edhe n.q.s doni të shikoni janë telekamerat aty edhe hapni edhe shikoni, se i gjeni vetë çdo gjë, çdo pikë vetë i gjeni. Pastaj janë ato lokalet aty përballë, se janë dhe të shkathëta infermieret sot, aty futen edhe bëjnë takime me familjarët dhe ia marrin lekët.
Po jo lekë me 5 mijë lekë, se 5 mijë lekëshi atyre ju duket asgjë. E kam bërë provë një ditë, nuk kam dhënë lekë për 24 orë dhe nuk ma kanë nxjerrë babin në telefon, e pastaj e dini, që atë robotin, që ka mësuar vetëm një fjalë, ka ngrënë, ka pirë, e kemi larë, e kemi ndërruar. Babi im ka vdekur edhe për të ngrënë edhe për të pirë. Kanë qenë raste, që i kanë vjedhur edhe pijet, që neve kemi çuar nga jashtë-brenda, kemi pasur dhe fakte për këto, se kam dhe njerëz aty brenda unë, që shkonin e shikonin babin tim, në çfarë situate është dhe gjendjen shëndetësore të tij. E kanë gjetur pa ujë, pa lëngje edhe pa supë. Ajo shoqja, që është aty te dera, që vjen e merr çdo ushqim të gjithë familjarëve, ajo merrte lekë, për të futur ushqimin aty brenda.
Unë asaj i kam dhënë njëherë 5 mijë lekë në fillim fare, që i kam dhënë dhe numrin të më lidhi me infermierët, e kam parë çdo ditë e më keq… Ajo shoqja… Ani, që unë e respektoj si motrën time, aty tek hoteli jemi bërë si motër e vëlla pavarësisht, se nuk kam lidhje me asnjërin, të bënte vetë puna nga e keqja aty… Ajo vinte çdo ditë me portofolin plot me lekë. Dhe shoqja, që është arrest, ajo Tirja aty, një natë ka fol me mua dhe më kërkoi 50 euro për ti rruajtur babit fytyrën edhe çfarë tjetër, mos e ki problem “ta laj unë, ta shpëlaj unë”. Shkoj e marr një batanije aty me 2 mijë lekë dhe ja ndërroj çdo ditë. Gjëja, që më jepte më neveri është, që ato të sëmurët atje, marrin rrobat nga jashtë, batanije me sëmundje pa larë, t’ua vejnë të sëmurëve nuk është mirë, se neve po luftojmë Covid, meqë Covid është aty.
Mbaresa Crroj: Ne kemi harxhuar shumë lekë…kemi harxhuar shumë lekë… Unë kam pasur 4 000 euro, plus të miat e të vëllait… Nuk jemi kursyer, nuk jemi kursyer për asnjë gjë, asnjë gjë vetëm, se të bëhesh babi më mirë kap e jep, se 5 000 lekshja dhe 10.000 lekshja o shpirti im, atje nuk janë asgjë. Aty nuk hante bukë, nuk hante bukë 5000 lekshe-10.000 lekëshe. Dinë infermierët, e dinë shumë mirë se kush, nuk dua t’i bëj dëm asnjë njeriu, po infermierët vetëm, vetëm ato e dinë, se kush ka marrë lekë, kush e ka parë babin tim. Babai im ka ik vetëm nga pakujdesia.
Ai nga 98 kg burrë, 98 kg burrë, erdhi 40 kg. Këmbët e atij, pulpat e atij nuk shikoheshin. Është normal, që Covid e ka bërë atë punë, punën e saj, poooo… ai kishte vdekur edhe për bukë dhe për ujë… Aty brenda në spital, aty brenda vidhen ilaçe. Ne kemi blerë shumë ilaçe, shumë ilaçe, si unë edhe të tjerët…vidhen dhe ilaçet e të sëmurëve. Unë babin një ditë e kam gjetur pa larë pa ndërruar, i kishte hipur më fal për shprehjen, pisllëku deri në kapuç. Edhe kur e them këtë, e di ajo që e ka larë babin tim. Atë ditë, 5 herë ia kam kërkuar pizhamet, të gjithë ndërresat të m’i nxjerrin përjashta. Po a rri njeriu, një i sëmurë me Covid me pulmone të copëtuar, me mushkëri të copëtuar, të rrijë në pisllëk dhe urinë deri në kapuç? Ky është spitali i Covid..!
Gazetarja: Jeni gati ta dëshmoni para drejtësisë versionin tuaj?
Mbaresa Crroj: Si jo?! Po! Po! Ka pas dhe raste, që kanë hyrë nga jashtë brenda, i kanë futur brenda njerëzit, se kërkojnë 150 euro, për t’u fut për të pa të sëmurin.
Në mandatin e dytë PS qeverisi e vetme dhe mori 74 mandate, por iu bashkuan edhe disa deputetë të PDIU që u larguan nga opozita si dhe kandidat socialdemokrat, Tom Doshi.
Për mandatin e tretë PS premton një rezultat edhe më të mirë se kaq.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka vënë bast në një studio televizive, lidhur me numrin e mandateve që do të sigurojë PS-ja më 25 prill.
Balla tha se PS do të marrë 74 mandate në zgjedhjet e 25 Prillit.
Është ky “basti” i Taulant Ballës në panelin me analistët Preç Zogaj e Lorenc Vangjeli këtë të premte.
Nurmi dy i PS tha në emisionin “Java në RTSH” se vota e demokratëve po shkon për fatet politike të Agron Dukës, Fatmir Mediu, Nard Ndokës dhe aleatëve të tjerë të PD.
“Të premten e parë pas 25 Prillit unë do të vij këtu tek studio e “Javës në RTSH” dhe do ta ballafaqojmë rezultatin”.
“Partia Socialiste do të ketë të paktën 74 mandate për të qeverisur vendin. Ajo që po ndodh në krahun opozitar, nuk i bën mirë vetë Partisë Demokratike”, tha Balla.
“Demokratët e thjeshtë ndihen sot të fyer sesi vota që ata japin lidhet me fatin politik të Gonit, Nardit, Fatmirit etj. Ky lloj “Dushku” nuk duhet të përsëritet. Një subjekt politik në vitin 2013 që u zhduk pas zgjedhjeve kërkonte të hyjë në listat e PS dhe ne ishim të qartë që askush nuk mund të hyjë brenda listës së socialistëve” – tha Taulant Balla, i sigurt në mandatin e tretë të PS-së.
Taulant Balla do të udhëheqë fushatën e PS-së në Elbasan.
/NOA.al