Andueli

Prokurori i Apelit në Vlorë shkarkohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Prokurori i Apelit në Vlorë, Enrik Haxhiraj, është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Mësohet se gjatë seancës për vendimin, ka qenë i pranishëm vetëm avokati i tij.

Haxhiraj ka qenë në hetim për kriteret e pasurisë së tij, ku gjatë seancës dëgjimore të 14 janarit, u evidentuan mungesa financiare në vlera të mëdha, një kundravajtje penale për pushtim toke dhe mosdeklarim burimesh.

Enrik Haxhiraj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989, si prokuror në Prokurorinë e Vlorës.

Në vitin 1992 është emëruar si zv/drejtues po në atë prokurori dhe për periudhën 1995-1998 ka mbajtur pozicionin e drejtuesit.

Nga viti 1998 e në vazhdim ai ka punuar për më shumë se dy dekada si prokuror në Prokurorinë e Apelit të Vlorës. /noa.al/

Prokurori i Apelit në Vlorë shkarkohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Read More »

Baton Haxhiu: Në Shqipëri mirëqënia është rritur, s’ka më njerëz që nuk hanë bukë

Analistët Baton Haxhiu dhe Fitim Zekthi janë përplasur mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” për sa i përket varfërisë në Shqipëri.

Sipas Haxhiut, mirëqënia në Shqipëri është rritur, ndërsa Zekthi u shpreh se akoma në vendin tonë ka njerëz që nuk hanë dot bukë, pork jo është mohuar nga Haxhiu.
Pjesa nga debati:

Zekthi: Këtu ka njerëz që nuk hanë dot bukë dhe ne bëjmë propagandë.

Haxhiu: Nuk ka në Shqipëri njerëz që nuk hanë dot bukë.
Zekthi: Njerëzit janë në çadra.

Haxhiu: Për kokë banori, vec po të tregoj unë ty, 536 mijë homeless (të pastrehë) ka Britania e Madhe, 10-fishi i Shqipërisë.

Zekthi: Krahasimi nuk ka vlerë. Britania i ka 30 mijë paund në vit të ardhurat për frymë, ne i kemi 4 mijë dollarë. Sundimi i ligjit tek ne është shumë i dobët.

Haxhiu: Mirëqenia në Shqipëri është rrit dhe është objektive.

Zekthi: Unë mendoj që Shqipëria jeton në vafëri.

Baton Haxhiu: Në Shqipëri mirëqënia është rritur, s’ka më njerëz që nuk hanë bukë Read More »

Marin Mema p ërplaset me deputeten e PS-së: ‘Gradat ju vlejnë sa një sufllaqe’

Dropulli, një zonë në Shqipëri ku prej vitesh jeton pakicë etnike greke, është bërë shkas për një debat publik mes gazetarit të njohur Marin Mema dhe deputetes së PS-së, Artemis Malo.

Ky vend ishte në qendër të episodit të fundit të ciklit të dokumentarëve “Gjurmë shqiptare” nga Mema, i
Ajo ka reaguar ditën e djeshme ndaj emisionit, me ofendime dhe akuza ndaj Marinit, të cilin ndër të tjera e quan pseudo-patriot dhe i bën thirrje të ndalë me ato që ajo i konsideron “pseudo-analiza”.

“Qetësohu shoku patriot, gazetar, propagandues, apo çdo rol që të pëlqen të marrësh!!! Ne jemi NJË, e do të jemi edhe më të lumtur pa ty në ekran! Përgjegjësisë ligjore nuk do t’ i shpëtosh!! Më të qetë dhe më të bashkuar pa turpe si ty!! Mollët e sherrit që lëshon, nuk kanë asnjë sens pozitiv! Zgjidh një mënyrë më të ndershme të pasurohesh e të bësh famë!! Nuk bëhet me kamera të fshehta, qytetarëve të moshuar, as me hulumtime me persona me konflikte personale interesi, e as me ty që ke guxuar të na mbash gjoja flamurin dhe shpatën e atdhetarizmit në emrin tënd! Mos u bë hero prej letre pa nevojë! Ne jemi të uritur për butësi në një botë ku ka gjithçka me bollëk. Ne jemi të varfër në këtë ndjenjë që është si një përkëdhelje për zemrën tonë. Kemi nevojë për drejtësi dhe ndershmëri!! Patriotizmi është një dashuri e shenjtë por dhe bujare që nuk kërkon asgjë më shumë sesa të kuptohet dhe vlerësohet- ka shkruar Malo në statusin e saj.

Kjo deklaratë nuk është lënë pa një përgjigje nga Marini, i cili po ashtu shkruan në rrjetet sociale se gradat e deputetes, “vlejnë sa një sufllaqe” dhe se shkrimi kundër tij i ngjason “hartimeve për klasën e 5-të”.
“Nuk më pëlqen tu kushtoj rëndësi atyre që shesin dëngla pa lexuar e pa ditur, pa njohur e kuptuar, pa shfletuar e menduar, por kur këta i paguajmë me taksat tona e kam të vështirë të hesht.

Sapo lexova një hartim nga një zonjë deputete e Kuvendit të Shqipërisë e cila qënka shqetësuar për dokumentarin e transmetuar dje për Dropullin. Por pse vallë ?

Hartimi i shkruar dhe i përgatitur keq si një poezi patetike e klasës së pestë nuk merret me faktet, por me mua personalisht. Ti tregon ujkun, por zonja deputete merret me gjurmët. Ti tregon dokumentat, por zonja deputete nuk i përmend fare. Ti i mëshon bashkëjetesës, por zonja deputete bën sikur nuk e dëgjon. Ti i mëshon mikëpritjes dhe zemrës së mirë të asaj zone, por zonja deputete e anashkalon. Pse o zonjë deputete ? Cfarë të frikson nga ato dokumente ? Nuk ju pëlqejnë ? Nuk ju pëlqeu mesazhi se ne jemi e do të jemi bashkë siç kemi qenë gjithmonë ?

Cfarë interesi fshihni ju si deputete e asaj zone ? Përse në hartimin tuaj të klasës së pestë nuk përmendni edhe historianët e nderuar që folën në dokumentar ? Janë të dy profesorë dhe jo si shumë prej jush që gradat ju vlejnë sa një sufllaqe… Pse merreni me mua personalisht dhe jo më të dhënat ? Pse nuk ju pëlqen fakti që në Dropull jetojnë familje me mbiemrin Gjini, Gjoni, Nika, Bardhi, Progoni etj etj… Ku është e keqja ? Pse duhet patur frikë për ta thënë diçka të tillë ? Urdhëroni e hidhini shkencërisht poshtë këto fakte dhe lërini hartimet… Faktet janë fakte ! Unë kam sjellë thjesht faktet. I hidhni dot poshtë ? Sigurisht që jo !

E nderuar deputete unë nuk kam kohë për hartime. Nuk i bëj fresk askujt përveç vendit tim, nuk e shes vendin tim dhe as interesat e tij. Po ju zonjë si do të paraqiteni “nesër” balltazi qytetarëve të Gjirokastrës , Libohovës, Nepravishtës e Lazaratit, Tepelenës e Memaliajt, Përmetit madje edhe Dropullit, ballë të gjithë shqiptarëve të ndershëm në ato zona ? Si do të paraqiteni me hartime të tilla e mbi të gjitha mendime antishqiptare ? Si do tu thoni se keni sulmuar një gazetar që nuk bëri asgjë më shumë se të thotë të vërtetën. Thjesht të vërtetën zonjë. .Thjesht të vërtetën. E vërteta nuk mbulohet me “like” politike ju siguroj. ‘Like’ politike janë të rreme.

Ju personalisht nuk keni kuptuar asgjë nga ky dokumentar, mesazhi i të cilit ishte se ne jemi e do të jemi bashkë, në një udhë të përbashkët, me probleme e halle të njëjta dhe sigurisht nuk Ju lejoj ta keqpërdoni këtë mesazh. Janë fakte që bashkojnë zonjë, jo fakte që ndajnë. Kështu nuk i shërbeni askujt përveçse kultivoni ndasinë.

Nëse nuk e keni kuptuar. Atëherë rishikojeni. Urrejtja ju ka zënë arsyetimin. Ky dokumentar ishte në respeskt të banorëve të asaj zone që ju po përpiqeni ta përçani për arsye politike.

Ndoshta më e mira do të kishtë qenë të heshtnit e të mos përpiqeshin më këtë hartim patetik të tërhiqnit vëmendje për të kapur 7 vota më shumë.. Jo për gjë, por ato 7 vota që po kërkoni ti fitoni te ndonjë ekstremist a antishqiptar, JU personalisht do ti humbni të shumëfishuara tek shqiptarët e vërtetë ata që kombin nuk e kanë parti dhe as ngjyra interesash. Mua nuk më intereson aspak partia juaj zonjë dhe as partitë kundërshtare tuajat, mua më intereson e vërteta e kombit tim. Kaq dhe asgjë më shumë. Më intereson ta bëj punën time me korrektësi e vërtetësi pa u shitur e blerë, pa u përdorur si leckë nga askush.

Nëse nuk keni parë kurrë investigime ju ftoj ta bëni më shpesh sepse ka mjaftueshëm në mediat ndërkombëtare. Bëjeni se do kuptoni sa marrëzi keni shkruar. E vërteta ndihmon, afron, ngre ura të forta bashkëjetese dhe nuk lejon që urrejtja e mbjellë nga ekstremistë si JU të cënojë të ardhmen e përbashkët. Mos mbillni urrejtje zonja deputete sepse deformimi pikërisht këtë bën. Kushtojuni më shumë vëmendje zones tuaj dhe halleve të banorëve të saj.

PS : Mgjth diçka e arritët… Më bëtë t’ju njihja sepse nuk ju identifikoja për deputete. Ndoshta sepse mandatin e deputetit nuk e keni përdorur kurrë për hallet e zones në foltoren e kuvendit. Tani ju njoha. Suksese zonja e hartimeve“, shkruan Mema në përgjigjen e tij.

Marin Mema p ërplaset me deputeten e PS-së: ‘Gradat ju vlejnë sa një sufllaqe’ Read More »

Kuvendi voton marrëveshjen me Pfizer, çfarë parashikohet për kompanitë e tjera

Deputetët në Kuvendin e Shqipërisë kanë miratuar marrëveshjen me Pfizer për vaksinën e COVID-19.

ABC ka mundur të zbardhë tre aktet normativë që i janë vënë në dispozicion deputetëve në kuvend për votim ditën e sotme, për miratimin e tekstit të marrëveshjes me Pfizer dhe dhënien e autorizimit për zhvillimin e negociatave me kompani të tjera përveç Pfizer, për vaksinat që janë certifikuar nga FDA dhe EMA.
“Akt normativ nr. 1 datë 10.1. 2021 për miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Ekxport B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anti-covid-19 në Republikën e Shqipërisë si dhe përdorimin e tyre në popullatë

Akt normativ nr.38 datë 31.12.2020 “Për dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit e vaksinës Anticovid të cilët janë certifikuar nga Departamenti Amerikan i Ushqimit dhe Barnave dhe Agjencia Evropiane e Barnave për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me këtë vaksinë

Për miratimin e marrëveshjes së nënshkruar për “Prodhimin dhe furnizimin ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit tyë Shëndetit publik”.

Kuvendi voton marrëveshjen me Pfizer, çfarë parashikohet për kompanitë e tjera Read More »

Rrëfehet transigjinorja shqiptare: ‘U kthye nga mashkull në femër, ja si e pritën prindërit’

E ftuar së fundmi tek emisioni “Rudina” ka qenë transgjinorja Amber, e cila prej 15 vitesh grimon personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar.

Gjatë intervistës, ajo ka treguar se si vendosi të ndryshojë gjini nga mashkull në femër dhe ka rrëfyer se mamaja e kishte kuptuar dhe mbështetur në këtë rrugëtim.

“Nuk kam folur, e bukura është që unë nuk jam ulur kurrë me mamanë time për të folur për këtë çështje. Gjërat vijnë natyrshëm dhe një prind e kupton fëmijën e vetë. Por mami im që e dua shumë dhe e përshëndes, është aq femër e zgjuar dhe e fuqishme që mua më ka kuptuar dhe nuk ma ka vënë kurrë në dukje dhe unë për këtë gjë jam shumë e lumtur. Nuk ka qenë ajo nëna që më ka thënë mos e bëj këtë mos e bëj atë, ka qenë gjithmonë mbështetje për mua dhe do jetë,”- tha Amber.

Megjithatë kur i tha për ndryshimin që do bënte, prindërit e pritën pak keq tregon Amber.

“E pritën pak keq, thanë je shumë mirë, pse do ndryshosh, si çdo prind. Unë nuk e mora mendimin e tyre, por bëra çfarë më tha mendja ime. Mendova këtë pjesën, përderisa i kam pasur mbështetje deri tani, do t’i kem gjithmonë”, tha Amber.

“Personat që janë në llojin tim, vështirësinë e kanë akoma dyfish më të madhe sepse njerëzit i shikojnë si alienë. Absolutisht jo, unë dua të ngre zërin për këtë gjë dhe kam menduar që në të ardhmen të hap një zyrën time dhe t’ju dal në mbrojtje këtyre njerëzve sepse nuk janë alienë, janë thjesht njerëz normalë. Është çështje hormonale, nuk kanë pse të ndihen inferiorë ndaj të tjerëve. Është si një femër që nuk i pëlqen më të shkojë me meshkujt dhe shkon me femra. Që ka pasur marrëdhënie me meshkuj deri në një periudhë të jetës së vet dhe pastaj ka kthyer”, shprehet ajo.

E pyetur nga Rudina nëse ka lindur kështu, Amber u përgjigj:

“Po, duke filluar që nga zëri im, që unë nuk kam një zë mashkullor, kam një zë femëror. Duke filluar që nga gjestet që bëja, shenjat apo sjelljet që bëja me njerëzit. Është një gjë që të vjen natyrshëm, është instikti që ti nuk mund të shikosh një femër, por shikon një mashkull”.

“Unë kam patur një fëmijëri shumë të lumtur, nuk doja që ta ekzagjeroja. Më kanë dashur të gjithë për atë që jam, jam rritur në një familje shumë të mirë, me të gjithë dashurinë e mundshme dhe kam 4 vëllezër që më kanë mbrojtur dhe më kanë kuptuar për atë që jam. Njeriu kur rritet me dashuri dhe me një frymë shumë të mirë dhe me një ngrohtësi familjare, çdo gjë e ka më të lehtë, sepse e ka forcën e familjes normalisht dhe mua me vjen keq që ata transgjinorë apo gay nuk e kanë ndihmën e familjes”, tregoi Amber.

Rrëfehet transigjinorja shqiptare: ‘U kthye nga mashkull në femër, ja si e pritën prindërit’ Read More »

Shqipëria dhe derrat e saj/ Opinion nga Edmond Tupja

OPINION NGA EDMOND TUPJA

Sigurisht, në luftën kundër kovid-19-s një punë fort të lavdërueshme, madje deri në vetëmohim, kanë kryer shumë mjekë e infermierë në spitalet antikovid të mbarë vendit. Gjithsesi, duke reaguar lidhur me pakënaqësitë e jo pak familjarëve lidhur me trajtimin e pamëshirshëm dhe gati vrastar që u kanë bërë të afërmve të tyre disa punonjës në spitalet antikovid të kryeqytetit, kryeministri shqiptar i njohur me emrin Edi Rama përmendi proverbin e famshëm “Nuk ka pyll pa derra”.

Sipas gjykimit tim, ai duhet ta dijë fort mirë se ky proverb ka dalë nga realiteti objektiv dhe se, meqë në pyll nuk ka derra të butë, nënkuptohet se në këtë proverb bëhet fjalë, pa më të voglin dyshim, për derra të egër! Këta lloj derrash janë fort të rrezikshëm, sepse po të mos i vrasë gjahtari që në të shtënën e parë, ata mund t’i vërsulen atij dhe t’ia hapin barkun me çatajtë e tyre! Rrjedhimisht e për pasojë të pashmangshme, mendimi im është që kjo dukuri tronditëse nuk mund të kapërcehet thjesht e kalimthi me një proverb të tillë, që, nga mënyra si doli prej gojës së kryeministrit shqiptar të njohur me emrin Edi Rama, dëshmon, nga ana e këtij të fundit, për një mungesë të plotë empatie, term ky psikologjie dhe filozofie, i cili shenjon aftësinë për t’u identifikuar me dikë e për të përjetuar atë çka ai përjeton.

Sidoqoftë, le të kthehemi te proverbi “Nuk ka pyll pa derra”. Logjikisht, pra po të arsyetojmë me mendje të qetë, i bie që Shqipëria jonë e shkalafitur nga tërmetet, nga pandemia e nga përmbytjet e ditëve të fundit, e shkalafitur gjithashtu nga keqqeverisja, arbitrariteti e cinizmi i pushtetarëve, korrupsioni, papunësia, mërgimi i të rinjve dhe i kuadrove me përvojë (125 mjekë specialistë brenda një viti), nga shtrenjtësimi i jetës (43 përqind e popullsisë jeton me më pak se 5,5 $ në ditë) etj., etj., i bie, pra, që Shqipëria jonë e pashpresë të jetë një pyll, madje një xhungël, ku një grusht derrash të egër, më saktë një lukuni luanësh, tigrash, panterash, pumash, çakejsh, pitonësh e kafshësh të tjera grabitqare, po ua bëjnë jetën të pamundur shumicës së shqiptarëve, të cilët nuk po shohin asnjë rreze drite në fund të tunelit ku i kanë futur “rilindasit” mavi të udhëhequr prej kryeministrit shqiptar të njohur me emrin Edi Rama, i cili po superqeveris duke zbatuar pikë për pikë dy batuta të dala nga goja e Luigjit XIV, mbretit të Francës në shekullin XVII: “L’Etat, c’est moi” (Shteti jam unë!) dhe “Après moi, le déluge!” (Pas meje, u bëftë kiameti!).

Nga ana tjetër, meqë kryeministri shqiptar i njohur me emrin Edi Rama jeton në Shqipërinë e kthyer në pyll, më saktë në xhungël, duke qeverisur luanisht, tigërisht, panterisht, pumisht, çakallisht, pitonisht etj., etj., i bie që të ketë në kabinetin e tij qeveritar (me “t”, aspak me ndonjë shkronjë tjetër në vend të saj), të paktën disa derra të egër, prej të cilëve njëri apo tjetri me pretendime luani, tigri, pantere, pume, çakalli apo pitoni! Ah, u kërkoj ndjesë lexueseve dhe lexuesve të kësaj rubrike të përjavshme, por, ç’është e vërteta, askush, në qeverinë e tij, nuk mund të ketë pretendime luani, sepse pjesën e luanit ka të drejtë ta marrë vetëm kreu apo i pari i pyllit, më saktë i xhunglës shqiptare!

Së fundi, kryeministri shqiptar i njohur me emrin Edi Rama ka dhënë prova se, qysh në rininë e tij të hershme, e ka respektuar dhe admiruar figurën e femrës shqiptare për cilësitë e virtytet e saj, çka e konfirmon më së miri edhe zbatimi, me përpikërinë më të madhe, i barazisë gjinore në gjirin e vakët të ekipit të tij qeveritar. Me një 100 përqind siguri, ky qëndrim i drejtë, i bazuar në respektin e në admirimin kryeministror për figurën e femrës shqiptare, nuk ia lejoi atij që barazinë gjinore ta zbatonte në proverbin e lartpërmendur, ndërkohë që një sanitare, pra një femër shqiptare, i paska zhvatur të afërmve të një pacienteje me kovid-19 një sasi të madhe parash gjoja për t’u kujdesur për atë që ta shpëtonte nga vdekja. Pra, kryeministri shqiptar i njohur me emrin Edi Rama, që batutën e ka pjesë përbërëse të madhështisë së tij oratorike, ia ndaloi vetes të thoshte: “Nuk ka pyll pa derra e pa dosa”. Ah, në këtë pikë, ndokush mund të më pyesë: “Po me gicat, ç’bëhet, ku mund të jenë?”. Oh, ndoshta kanë qenë para disa kohësh në tryezën ku kryeministri shqiptar i njohur me emrin Edi Rama është parë e filmuar tek darkonte me Lefter Kokën e me Damian Gjjiknurin, në çastin kur e ftonte ëmbëlsisht Nasip Naçon t’i bashkohej atij dhe dy bashkëdarkuesve në fjalë.

Shqipëria dhe derrat e saj/ Opinion nga Edmond Tupja Read More »

Kush është 63-vjeçari që nuk pyet për dimrin, lahet në detin e Vlorës duket sfiduar temperaturat e ulëta (emri)

Kastriot Tajari është një 63-vjeçar, i cili sa herë vjen dimri merr iniciativën të sfidojë temperaturat e ulëta dhe të lahet në det.

Sot ishte 2 gradë, e megjithatë ai udhëtoi nga Fieri drejt Vlorës për t’u kredhur në detin e ftohtë. Këtë gjë ai ka vite që e bën, që prej fëmijërisë, ndaj dhe trupi i tij është mësuar ta përballojë të ftohtin e janarit.
Ai thotë se këtë ritual e bën çdo fundjavë. Duke foluar për mediat ai ka thënë se ka pasur raste që është larë dhe në temperatura më të ulëta, në Pogradec me -16 gradë celcius.

Kush është 63-vjeçari që nuk pyet për dimrin, lahet në detin e Vlorës duket sfiduar temperaturat e ulëta (emri) Read More »

Anita Muçaj tregon tre mënyrat si e përkëdhel Ramush Haradinaj

Anita Muçaj Haradinaj ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në Shiko Kush LUAN në Top Channel.

Anita u vendos në një sfidë përballë gazetares Rudina Xhunga e cila ishte gjithashtu e ftuar mbrëmjen e sotme.

Sfida ishte “Ndaje ose digju” dhe nëse Muçaj dhe Xhunga refuzonin të përgjigjeshin ato do të hanin ushqim vërtet shumë pikant.

Pyetjes seishte: “Anita na thuaj tre mënyrat se si të përkëdhel bashkëshorti Ramush Haradinaj. Ndaji me ne sonte këto detaje në “Shiko Kush LUAN” ose digju…”

Sportive si gjithmonë ajo zbuloi se cilat ishin këto 3 mënyra.

“E para thjesht më kap surratin dhe më puth, e dyta: “Kur jam duke ecur, më jep edhe ndonjë shpullë” … (duke iu referuar të pasmeve), ndërsa e treta më thotë “Zemër, shpirt, këto të zakonshmet ”, përfundoi duke qeshur Anita Muçaj Haradinaj.

Anita Muçaj tregon tre mënyrat si e përkëdhel Ramush Haradinaj Read More »