Andueli

Sekreti/ Çfarë duhet të bëni kur këmbët dhe duart nuk ngrohen asnjëherë?

Kur gjaku ka vështirësi për të arritur në duar, këmbë, dhe organe të tjera, shfaqen problemet që vijnë nga qarkullimi i gjakut. Arsyeja për këtë është bllokimi ose ngushtimi i enëve të gjakut, kur venat dhe arteriet kanë trombocite ose janë më të ngushta në ek stremitete.

Sipas “Health Line”, ekspertët paralajmërojnë se qarkullimi i keq mund të jetë shumë i rrezikshëm për shëndetin tuaj, për shkak të faktit se shumë gjendje shëndetësore mund të zhvillohen nga ai.
Disa prej problemeve më të zakonshme janë tensioni i lartë gjakut, probleme me zemrën, gjithashtu edhe probleme më të thjeshta, që i ndiejmë gjatë ditëve të dimrit, këmbë të ftohta dhe duar të ftohta, etj.

Por, gjithmonë ka mënyra natyrale se si ta trajtoni këtë problem.

Ka disa përbërës natyralë të cilët janë veçanërisht të dobishëm, si hudhra, xhenxhefili, piperi dhe brokoli, të cilat rrisin qarkullimin e gjakut.
Në mënyrë që të mos i ndieni shumë të ftohta këmbët dhe duart, këto këshilla do t’ju ndihmojnë:

– Hani më shumë fruta dhe perime çdo ditë

– Pini të paktën 5-6 gota ujë të freskët çdo ditë

– Mos pini më shumë se 2 filxhanë kafe ose çaj në ditë

– Aktiviteti fizik është veçanërisht i rëndësishëm

– Lëreni duhanin

– Konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe kontrolloni nivelin e kolesterolit

– Rriteni marrjen e omega-3 duke ngrënë më shumë peshk, si salmon ose arra.

– Nëse punoni ulur, duhet të çoheni vazhdimisht gjatë ditës, për të pushuar dhe shtrirë këmbët.

Sekreti/ Çfarë duhet të bëni kur këmbët dhe duart nuk ngrohen asnjëherë? Read More »

Basha i jep fund heshtjes, zbulon se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se në zgjedhjet e 25 prillit do të kandidojë në Tiranë.

Lajmi u dha nga vet Basha gjatë një interviste për “News24”.
“Unë do të garoj në qytetin e Tiranë. Tirana më ka besuar për herë të parë përfaqësimin si deputet. Më ka besuar drejtimin si kryebashkiak dhe unë do të garoj në qytetin e Tiranës.”-tha Basha.

Basha i jep fund heshtjes, zbulon se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit Read More »

Shkarja masive e shkëmbinjve ka vr arë rreth 50 kokë keca në një stan, në fshatin…

Fshati Bashaj në Selenicë është përfshirë nga rrë shqitje dheu e rruge.

Shkarja masive e shkëmbinjve ka vr arë rreth 50 kokë keca ne një stan. Në fshatin Bashaj kanë mbërritur forcat xheniere të ushtrisë. Aktualisht rruga është e bllokuar ndërsa po punohet me forcat e ushtrisë dhe të bashkisë së Selenicës

Shkarja masive e shkëmbinjve ka vr arë rreth 50 kokë keca në një stan, në fshatin… Read More »

Reagon Ambasada Ruse në Shqipëri pas një deklaratë së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’: Shantazhi politik është i papranueshëm

Ambasada Ruse në Shqipëri ka reaguar pas një deklaratë të bërë nga ish kryeministri Ramush Haradinaj për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ambasada shkruan se bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit.
Ndër të tjera thuhet se Shantazhi politik është i papranueshëm.

Postimi i plotë:

Nga komenti i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse për deklaratën e z. R.Haradinaj
Kohët e fundit një nga politikanët shqiptarë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se synon të kërkojë mbajtjen e një referendumi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, nëse ky pseudo-shtet i vetëshpallur nuk pranohet sa më shpejt në Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare si dhe Beogradi nuk do të njohë “pavarësinë” e Kosovës.

Këtu po bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit. Shantazhi politik është i papranueshëm dhe pikërisht kështu duhet të interpretohet fjalimi i R. Haradinajit, i cili me lehtësi propozon të rishikojë në mënyrë arbitrare kufijtë në Ballkan.

Reagon Ambasada Ruse në Shqipëri pas një deklaratë së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’: Shantazhi politik është i papranueshëm Read More »

Histori e tr ishtë/ Shokët më tallin se jam i varfër e pa shtëpi (video)

Në Fiks Fare mbërriti një denoncim i veçantë nga një djalë 9- vjeçar i cili ankohej se tallej nga shokët e tij të shkollës, pasi ishte i varfër dhe pa shtëpi.

Në të vërtet historia ishte edhe më e dhi mbshme. Tërmeti i 26 nëntorit 2019 ua kishte shkatërruar shtëpinë në Jubë të Durrësit dhe që prej një viti familja Llyçi jetonin në një kontenier dhe në një barake. Bashkia asokohe ua kishte vlerësuar DS 2 dëmin dhe u kishte akorduar një fond prej 2, 5 milion lekësh të vjetra.
Fiks Fare pa nga afër gjendjen e kësaj familje me 6 persona, ku tre prej te cilëve ishin fëmijë minorenë. Shtëpinë grupi i parë i ekspertëve ua kishte nxjerrë të pabanueshme dhe Edison Llyçi kryefamiljari shprehet se të jatit të tij Palit, që tashmë nuk jeton më ia kishin vlerësuar DS 4. ” Babai i cili është larguar nga jeta para 3 javësh, kishte shkuar në njësinë administrative dhe ka firmosur letrat, por me idenë për DS4. Pas disa ditësh unë lexoj letrat dhe shoh që kishte firmosur për dëm DS2 dhe me përfitim 2. 5 milion lekë të vjetra” shprehet Edisoni” po ju e shihni situatën çfarë të bëj unë me 2.5 milion të vjetra si ta rregulloj këtë shtëpi kur në fakt me kaq lekë as çatia nuk rregullohet”.

Ai tregon se ka trokitur në shumë dyer dhe nuk ka gjetur zgjidhje kështu me ato të ardhura bënë një barake ku flinin prindërit e tij, kurse ai me bashkëshorten dhe tre fëmijët flenë në një kontenier që ua ka dhuruar Karitasi. Pas vdekjes së të atit i biri i tij që bëri edhe denoncimin në Fiks Fare ishte zhvendosur nga kontenieri dhe flinte në baraken plot lagështi bashkë me gjyshen.

Kushtet ishin të mjerueshme të familjes Llyçi dhe kësaj i shtohej edhe papunësia e kryefamiljarit dhe sëmundjet e të shoqes dhe të fëmijëve.
Fiksi iu drejtua Njësisë Administrative Sukth ku kryetari i kësaj njësie i takoi personalisht dhe shpjegoi se vlerësimi i dëmeve është bërë nga disa grupe. Edhe pse grupi i parë që ishin përfaqësues nga Kosova dhe Sllovenia e kishte nxjerrë shtëpinë e pabanueshme DS4, grupi i dytë me inxhinier nga Bashkia Durrës e kishte vlerësuar dëmin në DS2.
Dhe vlerësimi i grupit të dytë ishte marrë për bazë dhe më pas ishte bërë edhe dëmshpërblimi për familjen. Por nuk iu përgjigj dot pyetjes së Edisonit kur i tha se i ati nuk ishtë vënë në dijeni se për çfarë po firmoste, pasi ai kishte firmosur për DS4 ndërkohë që në letra shkruhej DS2. Kryetari shpjegon se në njësi nuk kanë dokumentacion për ekspertizën e parë që ëdhtë bërë nga kosovarët dhe sllovenët, por që Edisoni duhet t’i drejtohej me një kërkesë për ekspërtizë të re të shtëpisë zyrës së Rindërtimit në Bashkinë Durrës.

Edison Llyçi bashkë me gazetaren e Fiksit iu drejtuan Bashkisë Durrës, ku zëdhënësi i saj shpjegoi se vlerësimi është bërë nga inxhinierë dhe nuk mund të fliste në lidhje me këtë, pasi çdo inxhinier që ka hedhur firmën mban përgjegjësi ligjore. Ai shpjegoi ankuesin se me dokumentat që zotëron të bëj një ankesë drejtuar Institutit të Ndërtimit për një rivlerësim të banesës, pasi vetëm ky institucion ka të drejtën për ta bërë. Në bazë të ekspertizës se re do vazhdohet edhe më tej për dëmshperblimin.

Edison falenderoi Fiks Fare, pasi kishte një vit që sorollatej nëpër zyrat e shtetit dhe nuk kishte mundur të merrte një pergjigje.

Histori e tr ishtë/ Shokët më tallin se jam i varfër e pa shtëpi (video) Read More »

Denoncimi/ Mashtruesi hiqet si Florian Marku i merr paratë,e mbledhura për fëmijët e sëmurë/ Skema e mashtrimit (video)

Emisioni “Stop” mbrëmjen e së premtes ka trajtuar një rast mashtrimi, që i është bërë një familjeje të varfër me dy fëmijë, që vuajnë nga sëmundje kronike. Për shkak të pamundësisë së jetesës gruaja e familjes, Silvana Kanani, bëri një apel në rrjetet sociale për ndihmë dhe u mblodhën rreth 800 Euro kontribute nga qytetarët e sensibilizuar.

Pikërisht në këtë moment kjo familje bie pre e një mashtrimi nga një person, i cili fillimisht u hoq si Florian Marku, boksieri i njohur.
“Stop” shkoi pranë familjes dhe ka folur me Mimoza Kananin, e cila ka treguar të gjithë historinë. “Kam bërë një postim në rrjetet sociale, kam bërë një apel për ndihmë. Burri më është vrarë me biçikletë dhe nuk mundet të punojë. Fëmijët kërkonin bukë dhe unë bëra një apel për ndihmë”, thotë Silvana.

Më tej Kanani tregon se kur njerëzit filluan ta ndihmonin, e kontaktoi një person me emrin Florian Marku dhe i kishte premtuar se do ta ndihmonte por i mori 800 Euro.

“Më tha që do të gjente punë për burrin. Më tha që do vinte një djalë që do merrte 150 Euro për një sobë, por ai erdhi mori lekët dhe nuk erdhi më. Më pas mora djalin që hiqet si Florian Marku dhe i thash se kur do vinte soba, ai më tha që të prisja se soba do vinte me gjithë drutë”, shton ajo.
Por Silvana shton se ajo u kishte nisur dhe para të tjera për qiranë e shtëpisë dhe kur u kishte dërguar 750 Euro, ata i kishin bërë bllok në mediat sociale dhe nuk i hapnin më telefonit. Në fund ajo ka mësuar se paratë e saj janë përdorur nga Ervin Mecani, i cili e kishte mashtruar.

Të gjitha lekët që i janë marrë nënës me fëmijë të sëmurë ishin përdorur për të blerë syze të shtrenjta dhe sende të tjera me vlerë nga Ervin Mecani në Maqedoninë e Veriut.

“Stop” ka siguruar shumë të dhëna dhe rezulton, se bëhet fjalë për dy persona, njëri që njeh familjen, që ra viktimë dhe tjetri në Strugë të Maqedonisë, ku janë transferuar shumat në tre transferta. Çështja e mashtrimit është tashmë në prokurorinë e Tiranës.

Denoncimi/ Mashtruesi hiqet si Florian Marku i merr paratë,e mbledhura për fëmijët e sëmurë/ Skema e mashtrimit (video) Read More »

Kreshnik Spahiu: ‘Zgjedhjet e 25 Prill nuk do ndryshojnë asgjë. Ky është basti im publik’

OPINION nga Kreshnik Spahiu

Zgjedhjet e 25 Prill nuk do ndryshojnë asgjë. Ky është basti im publik. Populli e ka shumë të vështirë ta kuptojë por sistemi elektoral aktual pengon futjen e partive të reja politike por edhe ndryshimin.

sepse ka dy pragje (rajonale dhe kombëtare)

– sepse nuk iu lejon atyre komisioner

– sepse nuk i lejon listat e hapura që te nxisë konkurrencë në lëvizjet e reja

Nga ana tjetër zgjedhjet e 25 Prill s’do sjellin as rotacion sepse PD që kërkon rikthim në pushtet ka disa disavantazhe në raport me zgjedhjet e 2017:

– 2017 kishte gjysmën e qeverisë

– 2017 opozita kishte policinë

– 2017 kishte KQZ të drejtuar nga PD

– 2017 kishte Ministrinë e Drejtësisë

– 2017 kishte mbështetje amerikane

– 2017 kishte 21 Bashki me kryetar PD

– 2017 kishte Kod elektoral më të mirë

Në këto kushte PD ka shitur zgjedhjet dhe po bëhet fasadë e Edi Ramës në zgjedhjet e 25 Prill. Asaj nuk po i plotësohet asnjë kusht për shkaqet që ajo bojkotoi zgjedhjet lokale dhe do humbas më keq se 2017.

Por çfarë alternative kanë qytetarët kur zgjedhjet i ngjajnë një rezultati që është paracaktuar? Populli ka dy alternativa:

1- Të votojë partitë e reja

2- Të bojkotojë

Dikush mund të thotë: A mos na shkon vota kot?

Kot ju shkon po votuat partitë e mëdha, sepse asgjë nuk e ndryshon Shqipërinë nëse PD merr 45 apo 49 deputet. Ajo në opozitë do mbetet dhe po legjitimon me pjesëmarrje fitoren e Ramës.

Populli duhet votojë partitë e reja që të dobësohet sa më shumë forca e dy partive të mëdha PD dhe PS. Pushteti dhe forca e tyre dobësohen duke votuar çdo parti të re.

Gjithsesi Partitë e reja nuk janë provuar. Ata nuk kanë qenë si Edi, Luli apo Likja nga 12 herë në poste. Më mirë një eksperiencë e re sesa bordellot 30 vjeçare.

Gjithsesi edhe nëse asnjë nga partitë e reja nuk ju pëlqejnë, mos dilni në votime dhe ashtu do tregoni forcën tuaj.

Së paku nuk do lejoni që votën tuaj ta vjedhin dhe numërojnë komisionerët e Lulit dhe Edit për partitë e tyre.

Mos u bëni fasadë e një ndeshje ku dy ekipet që luajnë në fushë e kanë shitur ndeshjen. BOJKOTONI sepse 25 Prill nuk do ndryshoj asgjë./NOA.al

Kreshnik Spahiu: ‘Zgjedhjet e 25 Prill nuk do ndryshojnë asgjë. Ky është basti im publik’ Read More »

Sondazhi i Euronews dhe MRB/ Ja kush i fiton zgjedhjet…

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë e huaj MRB, nxjerr se 41.8 për qind e shqiptarëve do të votonin Partinë Socialiste.

28.2 për qind do të votonin Partinë Demokratike, 10.3 për qind Lëvizjen Socialiste për Integrim, 1.5 % PDIU-në, ndërsa 2.1% partitë e tjera.

Sondazhi sugjeron se edhe nëse të gjitha partitë opozitare do të bëheshin kundër PS, ato do të merrnin 42.7% të votave, ndërsa për Partia Socialiste do të fitonte 44% të votave. Diferenca mes kampeve është 1.3%.

Thesi i votave që janë të paidentifikuara, që ose nuk e kanë vendosur, ose nuk duan të përgjigjen, është 16.1%. Kjo është një shifër e konsiderueshme për partitë që do të duan të përmirësojnë rezultatin e tyre duke kërkuar vota të tjera. Kjo pasi besnikëria ndaj partive politike kryesore në Shqipëri vazhdon të mbetet e lartë.

Nga të dhënat e sondazhit, baza e këtyre partive që ka votuar për to në vitin 2017, do të votonte sërish në një përqindje të lartë, rreth 90% për PS dhe PD. Votuesit e LSI në 2017, duket se e kanë zbehur besnikërinë katër vite më pas, sepse do ta mbështesnin vetëm në masë 63.2%.

Pjesëmarrja është faktor kyç në përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve. Të pyetur në lidhje me vendosmërinë për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit 63.2 % shprehen shumë të sigurtë që do të dalin në votime, 25.4 % të sigurtë, 5% jo të sigurtë, 6 % aspak të sigurtë, ndërsa 0.3% nuk e dinë ose kanë refuzuar të përgjigjen.

Pavarësisht se në cilin kamp do ta hedhin votën, shumica e shqiptarëve të pyetur nga sondazhi mendojnë se zgjedhjet do të fitohen nga PS (49.1%).

Një masë më e vogël prej 29.6% besojnë se do të fitohen nga PD, 10.9% nga LSI ndërsa 9.7% deklarojnë se nuk do të votojnë.

Metodologjia

Tre muaj përpara zgjedhjeve, 1600 shqiptarë janë përgjigjur ballë për ballë në një intervistim në shtëpitë e tyre dhe 2000 të tjerë në mënyrë telefonike, se cilat janë shqetësimet e tyre, si e vlerësojnë ata ekonominë, punën e qeverisë apo të opozitës dhe sa vota do të marrin partitë politike, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë javë. Janë 5 sondazhe në total që do të zhvillohen periodikisht deri në ditën e zgjedhjeve.

Studimi u shtri në 12 zona elektorale, periudha e intervistave ishte 22 dhjetor 2020 -13 janar 2021 ku metodologjia e kampionimit ishte shtresëzim me shumë faza/kampionë të rastësishëm. Persona me të drejtë vote, të ndarë në mënyrë të barabartë sipas gjinisë u janë përgjigjur 43 pyetjeve.

Qëllimi i sondazhit është hulumtimi i mendimeve dhe qëndrimeve të qytetarëve shqiptarë për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Rezultatet e para u prezantuan në emisionin Barometri Politik nën moderimin e gazetares Ilva Tare, ku qenë të pranishëm një panel prej 6 analistësh, si dhe drejtori i kompanisë MRB, z. Dimitri Mavros.

Sondazhi i Euronews dhe MRB/ Ja kush i fiton zgjedhjet… Read More »