Andueli

Rikthimi në auditore, nesër skandon ultimatumi i studentëve

Mbi 9 mijë studentë kërkojnë rikthimin në auditore të paktën për seminaret, laboratoret dhe praktikat. Afati që studentët i kanë lënë Qeverisë për vendimin lidhur me rikthimin në auditore përfundon nesër, ndërsa studentët paralajmërojnë se do të bojkotojnë edhe mësimin online.

Studentët shprehen se shpresojnë që brenda ditës së enjte, Komiteti Teknik i Ekspertëve të kthejë një përgjigje pozitive lidhur me kërkesat e parashtruara 10 ditë më parë.
“Shpresojmë të kemi një vendim pozitiv për rikthimin në auditore. Është e pakuptimtë që lokalet qëndrojnë hapur dhe universitetet janë të mbyllura.

Ka propozime për organizime protestash para Ministrive të linjave, mund të bojkotohen provimet, por edhe mësimi online”, deklarojnë studentët.

Gjatë ditëve të fundit ka pasur një shtim të rasteve të reja me Covid-19, sikunder edhe numrit të vdekjeve, ndërkohë që ekspertët paralajmërojnë se 7 ose 10 ditët e ardhshme pritet të kenë një shtim të rasteve. Kjo nuk favorizon rikthimin e studentëve në auditorë, ndonëse nesër pritet të ketë një përgjigje, bazuar në afatin që studentët i kanë lënë Komitetit Teknik.

Rikthimi në auditore, nesër skandon ultimatumi i studentëve Read More »

Reagon Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë: ‘Në spitalet Covid i gjithë personeli me të ardhura të pajustifikuara’

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka reaguar pas arrestimit të infermieres së Infektivit, e cila ak uzohet se i vodhi lekët dhe kartën e bankës një pacienti me COVID-19, i cili vd iq.

Roniada Hysa, 30-vjeçarja, infermiere e Spitalit Infektiv në Tiranë, u arr estua sot nga Pol icia e kryeqytetit sepse i ka vjedhur një sasi të caktuar parash, një pacienti që hu mbi jetën nga Covid-19.

Duke dënuar me forcë ngjarjen e shëmtuar, – “na çudit fakti që është e disata herë që i bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që të nis hetim të spitaleve covid dhe të personelit që punon në këto spitale pasi pothuajse të gjithëve në mënyrë të pajustifikuar ju janë rritur të ardhurat e tyre jo vetëm prej bonusit të dhënë nga qeveria por në forma të tjera të padeklaruara dhe burimi i këtyre të ardhurave nuk justifikohet”, thuhet në deklaratën e shoqatës së infermierëve.

Sipas de noncimit të bërë publik, djali i viktimës deklaronte se babai i tij ishte vjedhur, pasi kishte ndërruar jetë. Në total, pacientit në fjalë iu morën 60 mijë lekë.

Infermierja Hysa ka tërhequr tre herë para, nga 20 mijë lekë të reja në secilin rast.

Reagimi i plotë i shoqatës së Infermiereve të Shqipërisë:

Reagim per te disaten here per korrupsionin qe po ndodh ne spitalet Covid. Edhe pse kemi qene te paret qe kemi deklaruar menyren e sherbimit qe po behet ne keto spitale dhe mungesat e theksuara te sherbimit mjekesore dhe social dalja ne pah e korrupsionit mes bluzave te bardha nuk eshte dicka e re.

Sigurisht ne e denojme me force cdo lloj forme korrupsioni dhe cdo lloj sjellje veprimi dhe mosveprimi te personelit shendetesore ne drejtim te pacienteve dhe kerkojme denim maksimal per cdo veper te kryer ne cdo institucion shendetesore si ne shtet dhe ne privat.

Por na cudit fakti qe eshte e disata here qe i bejme thirrje institucioneve perkatese qe te nis hetim te spitaleve covid dhe te personelit qe punon ne keto spitale pasi pothuajse te gjitheve ne menyre te pajustifikuar ju jane rritur te ardhurat e tyre jo vetem prej bonusit te dhene nga qeveria por ne forma te tjera te padeklaruara dhe burimi i ketyre te ardhurave nuk justifikohet.

Nuk mundet qe i gjithe Sistemi shendetesore dhe te gjithe punonjesit shendetesore te perbalten per shkak te disa rasteve abuzive qe mund te jene ne mesin tone,por cdo shkelje duhet hetuar deri ne fund duke nxjerr para drejtesise jo vetem personin qe ka bere shkelje por dhe cdo bashkepunetore tjeter te tyre pamvarsisht pozicionit drejtues apo profesional qe mund te kete.

Sigurisht qe keto nuk jane te vetmet raste por ka shume raste qe jane denoncuar ne menyra te ndryshme por qe jane neglizhuar nga institucionet qe duhet ti ndjekin deri ne fund keto shkelje.

Per ne nuk eshte e lehte te flasim per te tilla gjera por eshte koha qe mos te ndoten te gjithe pasi ka shume qe po punojne dhe sakrifikojne me ndershmeri edhe ne kohe pandemie dhe pa shperblime dhe bonuse.

Prandaj le te mos presim te dali nje rast tjeter qe te presim drejtesine te veproj.

Kemi kerkuar hetim te menyres se punesimit te personelit ne vitet e fundit si dhe verifikim te dosjeve te tyre se sa te vlefshme jane qe ato mund ta ushtrojne profesionin apo jane ne shkelje.

Duke shpresuar qe ky te jete rasti i fundit qe njollos punen dhe figuren e infermiereve ne vendin tone urojme qe drejtesia te vihet ne vend sa me shpejt” mbyllet deklarata e Shoqatës së Infermiereve te Shqiperise.
/NOA.al

Reagon Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë: ‘Në spitalet Covid i gjithë personeli me të ardhura të pajustifikuara’ Read More »

Artan Hoxha del me reagimin e papritur: ‘Maf ioze idiotë,jazëk u qoftë’

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me deklaratën e kryeministrit Rama se të përfshirët në përgjimet e antima fias italiane kishin hapur një dyqan rrobash në Tiranë dhe media e transformoi dhe ambalazhoi lajmin sipas interesave të veta.

“Maf ioze idiote!!!
Kurseni për te mos paguar 20% dhe hapni vetem nje dyqan te “vockel” rrobash. Nderkohe paguani nje hale me pare per te blere gjithe median qe i prish terezine të madhit…

Jazek u qofte…”, shkruan Hoxha me ironi.

Artan Hoxha del me reagimin e papritur: ‘Maf ioze idiotë,jazëk u qoftë’ Read More »

Sezoni i provimeve, ky është fakulteti i parë në Tiranë që do të zhvillojë provimet online

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Tiranë, ka deklaruar zyrtaritsht se provimet e sezonin do të mbahen online.

Ky vendim vjen në një kohë që studentët kanë kërkuar me ngulm rikthimin në auditore, madje kanë dorëzuar edhe një peticion në Ministrinë e Arsimit.
Kujtojmë se ministrja Evis Kushi ka mbajtur një takim me rektorët e universiteteve, por edhe me Komitetin Teknik të ekspertëve, për të marrë mendimin e tyre.

Po ashtu studentët u takuan edhe me Komitetit Teknik, Mira Rakacolli, dhe deklaruan se kanë kërkuar rikthimin në auditore, të paktën për provime dhe praktika mësimore.

“Takimi shkoi mirë, i thamë që kërkojmë mësimin nëpër auditore, për seminare për praktika dhe laboratore. Kërkesat janë dorëzuar që ditën e hënë, dhe siç na është thënë dhe që në fillim brenda 10 ditësh presim një përgjigje. Sot është dita e katërt, kështu që brenda javës tjetër do të kemi një përgjigje zyrtare. Profesoreshë Mira Rakacolli iu drejtohet studentëve që nëse auditoret do të rihapen, duhet të kemi një bashkëpunim që studentët të mos jenë burim infeksioni”,- u shprehën studentët.

Sezoni i provimeve, ky është fakulteti i parë në Tiranë që do të zhvillojë provimet online Read More »

Basha publikon foton duke i lexuar vajzës librin e preferuar/ ‘Goca e babit’

Kryetari i PD Lulzim Basha ka publikuar nje foto teksa i lexon liber vajzes.

Ne fakt imazhi eshte nxjerre ne rrjetet sociale nga Aurela Basha, bashkeshortja e kreut te PD.
“Sonte në kohë për ti lexuar gocës librin e preferuar 😍📖

@lulzimbashapd #gocaebabit #viktoria #bedtimestories”, shkruan Basha.

Basha publikon foton duke i lexuar vajzës librin e preferuar/ ‘Goca e babit’ Read More »

Dhëndri pë rplaset me gjyshin e gruas, ja për cfarë…

Pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare, është bërë Klintoni dhe Hairi.

Hairi është gjyshi i nuses së Klitonit i cili e ka thirrur në këtë seancë ndërmjetësimi për t’i kërkuar 10 mijë eurot që ia ka marrë para 7 vitesh në këmbim të një toke.

Ajo tokë doli me probleme dhe Klintoni nuk ka as tokën dhe as paratë.

Klitoni: Unë kam sjellë gjyshin e nuses time se kam marrë një tokë tek ai dhe kam 7-8 vite që më gënjen për tokën dhe lekët nuk po mi kthen mbrapa.

Eni Çobani: Pse të gënjen gjyshi dhe pse vajtët tek gjyshi për këtë tokë?

Klitoni: Vajta tek gjyshi me nusen dhe fëmijët, hëngrëm drekë, biseduam e tha kam një tokë për të shitur.

Hairi: Nuk ka turp ai. Kur mori tokën time pa tapinë pa dhe vendin atje, pavarësisht se mua ma zuri çuni i xhaxhait, unë çfarë të bëja?

Klitoni: Çfarë faji kam unë, unë të kam dhënë lekët.

Hairi: Ti më kërkon lekët, me ke prishur me mbesën, nipërit, me çupat edhe me dhëndrin, o maskara.

Klitoni: Të kam dhënë 10 mijë euro.

Hairi: E ke parë tapinë? Ai mund të më nxjerrë nga shtëpia mua.

Klitoni: Po çfarë faji kam unë. O zotëri unë dua lekët.

Hairi: Çfarë lekësh, ku kam lekë të të jap unë ty?

Klitoni: Mua më pëlqeu toka, diskutuam për pazarin dhe ramë dakort për 10 mijë euro, pa dokumente, me mirëbesim sepse është gjyshi i nuses. Tani po bëj 8 vite që po pres dhe as lekë mbrapa as tokë.

Hairi: Ore çfarë leku do, çfarë toke do? Unë nga ty u detyrova ta hedh në gjyq në rrethin e Fierit dhe e fitova gjyqin.

Eni Çobani: Në momentin që këtij djali i tregove tokën, e kishe me probleme?

Hairi: Kur ia dhashë tokën këtij, me probleme ishte.

Eni Çobani: E dinte ky që ishte me probleme?

Hairi: Jo nuk e dinte.

Ardit Gjebrea: Po pse nuk ia the ti? Të dha 10 mijë euro.

Hairi: Ia dhashë sepse e dija që kisha tapinë.

Ardit Gjebrea: Po ato 10 mijë euro çfarë i bëre?

Hairi: 10 mijë euro ikën, ne fukarenj, jo i hëngra, jo bridh nga gjykatat. Po bën që në vitin 2013 kjo punë. Djali i xhaxhait tim humbi në Gjykatën e Rrethit të Fierit, fuste gruan e thoshte që ky më kërcënon, ky më rreh, më bën këtë, këtë. Më morën në komisariat zbathur, në gënjej jam burri më i poshtër.

Dhëndri pë rplaset me gjyshin e gruas, ja për cfarë… Read More »

Tritan Kalo thirrje publikut: Kurrë mos u humbni besimin në punën e përkujdesin tonë

Mjeku i njohur i Infektivit Tritan Kalo, nisur nga disa ngjarje sporadike të keqsjelljes në spitalet tona, mëngjesin e sotëm teksa shkonte në punë, ka bërë thirrje që të mos humbet tek ta besimi i publikut, por kërkoi që bluzat e bardha të inkurajohen në këto ditë të vështira.

“KURRË mos u humbni besimin në punën e përkujdesin tonë, për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish të prekur nga kjo “ flamë mbarëbotërore”, – ka bërë thirrje mjeku Kalo.

Postimi i plotë i Kalos:

Kohë kovidiane…. E Djelë 24.01.2021….. Udhës për në Spital, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive/Covid-1, Qëndra Spitalore Universitare “ Nënë Tereza”, Tiranë…. Në Spital ku sheh e prek realitetin e Punës, Përkujdesit, Përkushtimit, Profesionalizmit e Humanizmit të një Ekipi të tërë Mantelbardhësh, Infermjerësh, Sanitaresh e Stafin mbështetës…. Infermjeret e papërtuara e duararta të Pavjonit të Parë: Luljeta, Suada, Aida dhe Xhesjana janë aty në çdo çast për të ofruar më të mirën e përkujdesit shëndetsor përkundrejt të sëmurëve me Covid-19….

KURRË mos u humbni besimin në punën e përkujdesin tonë, për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish të prekur nga kjo “ flamë mbarëbotërore”….Disa episode të shkëputura të keqsjedhjes dhe shpërdorimit të besimit nga publiku i gjërë të kryera prej individëve të pa moralshëm, që si kudo gjinden edhe në stafin mjeksor, NUKU mundet dhe nuku duhet kurrë të zbehë apo zhbëjë Mirëkuptimin dhe Mirëbesimin tonë reciprok….Ju duam dhe jemi aty duke vënë jo pak në rrezik edhe jetët tona, sepse ndjenja e detyrës sonë sublime prevalon dhe kurdoherë do kujdesemi për JU…. Together forever!!!
/NOA.al

Tritan Kalo thirrje publikut: Kurrë mos u humbni besimin në punën e përkujdesin tonë Read More »

Tjetër mrekulli, një tjetër nënë shqiptare sjell në jetë trinjakë

Edhe një familje dibrane i gëzohet ardhjes në jetë të trinjakëve.

Bëhet fjalë për familjen Dardeshi, që i është gëzuar rastit të rrallë.

Ardhja në jetë e trinjakëve, në këtë kohë të vështirë pandemie, shihet edhe si një shenjë shprese mbi jetën, dhe triumfin e saj pavarësisht vështirësive që po kalon vendi dhe i tërë njerëzimi.

Trinjakët erdhën në jetë shëndoshë e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Lajmin e gëzueshëm e ka bërë me dije Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, e cila tha se familja mori edhe bonusin special të bebeve.

Vetëm pak ditë më parë, në maternitetin e Shkodrës një nënë e re solli shëndoshë e mirë në jetë, po ashtu, trinjakë.

Sipas ministres, nga viti 2019 më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë. /NOA.al

Tjetër mrekulli, një tjetër nënë shqiptare sjell në jetë trinjakë Read More »