Andueli

Ja cilat janë ushqimet e shëndetshme që lu ftojnë plakjen

Fytyrë, trup dhe organizëm i freskët direkt nga kuzhina juaj. Gjithçka që ju duhet për të mbajtur një trup të shëndetëshëm dhe shenjat e moshës larg gjendet tek ushqimi që konsumoni çdo ditë.

Dieta e përditëshme apo regjimi ushqimor kur vitet kalojnë janë më të rëndësishme se kurrë ndaj tregohuni gjithnjë të kujdesshëm. Në këtë artikull, ju tregojmë ushqimet e duhura për të mbajtur trupin tuaj në formë e sidomos një lëkurë të shëndetshme.

Hudhrat
Studime kanë treguar se disa substanca që gjenden tek hudhra ju ndihmojnë kundër rrudhave. Ato gjithashtu ju mbrojnë nga rrezet UV dhe nxisin prodhimin e kolagjenit.

Farat chia
Farat e zeza e të vogla të chias janë perferkte për të parandaluar plakjen. Ato përmbajnë Omega-3 që ndihmon në rritjen e elasticitetit të lëkurës tuaj.

Kanella
Erëzat janë shumë efikase përsa i përket shëndetit të lëkurës, por kanella qëndron në majë të listës. Është një burim i përqëndruar antioksidantësh dhe lufton radikalet e lira të cilat shkaktojnë plakjen.
Salmoni
I pasur me yndyna të shëndetshme dhe Omega-3, salmoni mund të jetë zgjidhja perfekte e nje vakti të shijshëm e plot vlera për lëkurën. Gjithashtu përmban vitaminë D që forcon kockat, flokët dhe lëkurën.

Selino dhe Kastravec
Të dy këto produkte përmbajnë një substancë të quajtur silica, ndaj bëjeni pjesë të dietës tuaj.

Boronica
Të freskëta, të lehta dhe të pasura me antioksidantë. Ndihmojnë në luftën ndaj radikaleve të lira dhe mbajnë lëkurën të re.

Portokalli
I pasur me vitaminë C, njejtë si rrushi, specat e kuq, brokoli dhe kivit. Kjo vitaminë përmban antioksidantë të fuqishëm të cilët rrisin prodhimin e kolagjenit. Në këtë mënyrë do të keni një lëkurë më të pastër e të rigjeneruar.

Avokado
Avokado përmban shumë yndyrna të shëndetëshme dhe vitaminë B. Ndihmon në stimulimin e sistemit limfatik dhe ju mban më të rinj.

Fasulet e kuqe
Janë të pasura me zink dhe fibra të cilët ndihmojnë në luftimin e inflamacionit.

Domate
Domatet janë të pasura në liktopene të cilat ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës.

Ja cilat janë ushqimet e shëndetshme që lu ftojnë plakjen Read More »

Ja incidenti që i ndodhi Ramës sot (foto)

Gjatë vizitës së tij në Qarkun e Korçës, kryeministri Edi Rama ka pësuar një incident të vogël, të cilin e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ramës i është grisur këpuca gjatë lëvizjeve të tij në Devoll, foto të së cilës i ka publikuar edhe në Instagram.

“Ai momenti kur pyet veten ça dreqin kanë këmbët që janë lagur”, shkruan kryeministri. /noa.al/

Ja incidenti që i ndodhi Ramës sot (foto) Read More »

Kura çudibërëse me vaj ulliri për një gjumë të lehtë

Përfitimet shëndetësore që marrim nga vaji i ullirit janë të panumërta.

Një prej përfitimeve që vijnë nga përdorimi i vajit të ullirit është eliminimi i gërhitjes.
Gërhitja është një problem që prek shumë njerëz në mbarë botën.

Zhurma e bezdisshme e gërhitjeve gjatë natës, prish gjumin e çdo personi me të cilin ndan dhomën.

Gërhitja ndodh gjatë thithjes së ajrit nga rrugët e frymëmarrjes.
Zakonisht gërhitja konsiderohet si çrregullim i gjumit por sipas të dhënave të AgroWeb.org, mund të ketë pasoja serioze mjekësore.

Në botë gjenden produkte të pafundme kundër gërhitjes, por shumica prej tyre nuk kanë rezultuar efikase.

Ndonëse nuk ka një kurë mrekulli-bërëse kundër gërhitjes, duhet pranuar që disa ndryshime në stilin e jetesës dhe receta tradicionale e natyrale mund të ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të saj.

Si Të Përdorni Vajin E Ullirit Kundër Gërhitjes Dhe Shumë Problemeve Të Tjera
Merrni një lugë gjelle me vaj ulliri dhe pijeni çdo natë përpara se të bini për të fjetur.

Vaji i ullirit lubrifikon fytin dhe zbut gërhitjen.

Vajin e ullirit mund ta pini çdo ditë edhe për të ulur nivelin e kolesterolit të keq dhe për të mirëmbajtur nivelin e tensionit të gjakut, sipas të dhënave të AgroWeb.org.

Konsumoni rregullisht vaj ulliri për të ulur rrezikun e qelizave tumorale.

Vaji i ullirit është i pasur me vitaminat A dhe E. Këto vitamina eliminojnë rrudhat e lëkurës, e zbusin dhe e mbajnë atë të lëmuar.

Ekspertët konfirmojnë se aplikimi i disa pikave të vajit të ullirit mbi lëkurë mund ta mbrojë atë nga dëmtimet e shkaktuara prej ekspozimit të diellit.

Rekomandime Të Tjera Për Gërhitjen
Rënia në peshë rekomandohet për të gjithë njerëzit që gërhasin.

Aktiviteti fizik gjithashtu ndihmon për të ndaluar këtë problem.

Tonifikimi i muskujve dhe atyre të qafës mund të pakësojë gërhitjen.

Kura çudibërëse me vaj ulliri për një gjumë të lehtë Read More »

Spahiu:’Programi i Lulzim Bashës, ka efekt 3 orë, vetēm për të mbuluar lajmet e ditës. Mbajeni mend. Ai s’do harxhojë lekë as për ta printuar’

Nga Kreshnik Spahiu

Nuk ja vlen ta lexoni dhe mos harxhoni asnjë minutë nga jeta juaj, sepse mjafton kopertina për të bërë dallimin mes fitores dhe humbjes:

– në 2005 programi u printua dhe botua në 100.000 kopje, në 2021 ca pika nga interneti

– në 2005 programi u punua 2 vjet nga 200 ekspertë, në 2021 u kopjua me copy paste nga kompjuterat e çadrës 2017

– në 2005 slogani ishte “Me duar të pastra”, në 2021, slogani është “Opozita me gjithë qelbësirat LSI, PBDNJ etj etj

– në 2005 garuan me listë personalitetesh në sistem mazhoritar dhe listat u shpallēn 6 muaj para, në 2021 ende nuk dihet lista e deputetëve

– në 2005 ngritën Komitetin e Orientimit Politikave, KOP, me 100 ekspertët më të mirë në vend, në 2021 ende nuk është deklaruar asnjë prurje e re brenda PD.

– në 2005 listat e deputetëve ishin 50% me të larguarit dhe kritikët, duke rikthyer dhe rithemeluar PD nga e para, në 2021 janë krijuar 7 mini PD nga të larguarit dhe në lista nuk gjen asnjë kritik të kryetarit.

– në 2005 Berisha në çdo tubim kishte një ekip elitar dhe performonte në grup, në 2021 shikojmë çdo ditë vetëm Lulzim Bashēn, si vetmitar pas asnjë bashkëpunëtor, duke vizituar tregun çam, tregun e veshmbathjeve, tregun e zarzavateve…

– në 2005 këshilltarët amerikanë kryesonin fushatëm e opozitës, në 2021 financimet ruse për opozitën janë objekt i tre prokurorive: Shqipëri, Amerikë, Skoci

– në 2005 në programin e PD u premtua zbulimi thesarit të vjedhur të Krrabës, në 2021 PD është në koalicion me floririn.

– në 2005 Berisha nuk ishte aleat apo pazarxhi me Nanon, madje e kish futur 5 vjet në burg kundërshtarin e tij, në 2021, Basha është djaloshi më i preferuar i Ramës. Basha dhe Rama kanë njē dashuri politike dhe aferë biznesi të dukshme.

E që ta mbyll, pa ju lodhur. Ekipi fitues i 2005, sot kandidon i gjithi kundër PD ose janë hedhur rrugëve nga kryetari i ri.

Programi i 2021 është: “Koha për vetizolim dhe largim”. Lulzim Bashës nuk i duhet strategjia e Berishës së 2005 për dy arsye:

1-Po përgatitet për humbje dhe nuk i duhen rivalë që në 26 prill të kerkojnë largimin e tij dhe zëvendësimin.

2-Nuk ka aq këllqe sa Berisha, që t’i menaxhojë profilet e larta dhe emrat me personalitet. Çdo figurë e fortë politike, është më karizmatike se Lulzim Basha.

Programi i Lulzim Bashës, ka efekt 3 orë, vetēm për të mbuluar lajmet e ditës. Mbajeni mend. Ai s’do harxhojë lekë as për ta printuar.

Spahiu:’Programi i Lulzim Bashës, ka efekt 3 orë, vetēm për të mbuluar lajmet e ditës. Mbajeni mend. Ai s’do harxhojë lekë as për ta printuar’ Read More »

6 mijë ushtarë do vijnë në Shqipëri/ Për çfarë bëhet fjalë? Flet amabasadorja Yuri Kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim zbuloi në emisionin “Real Story” në Neës24 se Shqipëria do të jetë organizatore e një stërvitjeje të madhe të NATO-së ku do të marrin pjesë 26 shtete.

“Për mbrojtjen, këtë vit do të kemi diçka me shumë rëndësi dhe jam e kënaqur t’ju flas pak më shumë për të. Është hera e parë që e përmend në publik, por do të kemi atë që e quajmë stërvitjen ushtarake Defender 21. Do të jetë një stërvitje e drejtuar nga Ushtria e SHBA në Europë dhe do të përfshijë rreth 26 vende të ndryshme, 30 mijë trupa.
Do të jenë ndoshta 6 mijë trupa që do të kalojnë nëpër Shqipëri në maj dhe qershor dhe javën e ardhshme, Zv. Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Europën dhe Afrikën do të jetë këtu për të informuar udhëheqësit e vendet dhe publikun se çfarë është kjo stërvitje. Pra, shumë domethënëse” – tha Kim.

6 mijë ushtarë do vijnë në Shqipëri/ Për çfarë bëhet fjalë? Flet amabasadorja Yuri Kim Read More »

Ja kush janë politikanët shqiptar më të pasur deri në 2019/ Kryesojnë Tom Doshi dhe vlonjati i PD-së

Në “Opinion” janë publikuar shifrat që tregojnë se kush janë politikanët më të pasur në Shqipëri, me pasuri të deklaruar deri në vitin 2019.

I pari në listë është kryetari i PSD-së, Tom Doshi me 30 milionë euro të deklaruara, ndërsa vendin e dytë e mban ish-deputeti i PD në Vlorë, agron Shehaj, me 23 milionë euro pasuri të deklaruar.
Vendin e tretë e mban Agron Çela i LSI, ndërsa të tjerët janë të gjithë deputetë të PS, nga 5.3 deri në 1 milionë euro më i “varfëri”.

Bie në sy emri i deputetit Fate Vela i cili ka 1.4 milionë euro pasuri, por që janë në koleksione artistike.

Ja kush janë politikanët shqiptar më të pasur deri në 2019/ Kryesojnë Tom Doshi dhe vlonjati i PD-së Read More »

Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ata që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Italisë

Autoriteti i Aviacionit Civil njofton të gjithë udhëtarët që kanë prerë biletën për të udhëtuar nesër drejt Italisë, që të kontrollojnë oraret e biletave të tyre.

Nga Aviacioni Civil është paralajmëruar grevë.

Sipas AAC, kontrollorët e tr afikut ajror kanë lajmëruar grevë nesër më datë 29 janar, nga ora 13.00 – 17.00.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Autoriteti i Aviacionit Civil, bazuar në njoftimin e Entit Kombëtar të Aviacionit Civil Italian (ENAC), publikuar në faqen zyrtare të internetit (www.enac.gov.it), njofton të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Italisë, për një grevë të lajmëruar të kontrollorëve të trafikut ajror në datë 29/01/2021, nga ora 13:00 – 17:00.

Për sa më sipër udhëzohen shoqëritë ajrore dhe pasagjerët e interesuar të komunikojnë dhe të informohen për statusin e fluturimit të tyre.

/NOA.al

Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ata që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Italisë Read More »

Baton Haxhiu vë bast: Nëse s’del sondazhi im që Rama fiton, s’më shikoni me në tv

Analisti Baton Haxhiu ka vënë një bast publik një natë më parë.

“I ftuar në “Opinion”, Haxhiu, teksa fliste për sondazhet e bëra publike së fundmi që nxjerrin fitues kryeministrin Edi Rama, analisti Haxhiu ka vënë bast me karrierën e tij.
Ai është shprehur se nëse Rama nuk del fitues, ashtu siç është parashikuar, nuk do të dalë më në televizione.

“Nëse s’del sondazhi im që Rama fiton, unë s’dal më në tv. Çështje e mbyllur,”- tha Haxhiu.

Baton Haxhiu vë bast: Nëse s’del sondazhi im që Rama fiton, s’më shikoni me në tv Read More »