Andueli

Meta: Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, irakian dhe afgan

Presidenti Ilir Meta ka ngritur sërish shqetësimin e tij në lidhje me numrin e shqiptarëve të larguar nga vendi për shkak të gjendjes ekonomike.

Duke publikuar një grafik të Eurostat-it, Meta shkruan se Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende që kanë dalë nga lufta apo konfliktet civile.

Ndër të tjera, kreu i shtetit shkruan se sot shqiptarët ndihet më të pashpresë se një sirian, irakian dhe afgan, ndaj ka ardhur koha sipas tij për të menduar dhe vepruar.

“Shqipëria zë vendin e parë në Evropë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile. Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, irakian dhe afgan. Lu fta efikase kundër varfërisë, zhdukja e monopoleve, anulimi i koncensioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, krijimi i shanseve dhe i mundësive të reja për të rinjtë e ndalojnë shpopullimin. Koha për të menduar dhe vepruar për shqiptarët!”, shkruan Meta. /noa.al/

Meta: Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, irakian dhe afgan Read More »

Ministër i Brendshëm, Bledi Çuçi ndryshe: ‘Unë drekën e ha gjithmonë në zyrë, kurrë nuk kam dalë për drekë jashtë zyre’

Ndryshe nga kolegët e tij, të cilët u kapën pak ditë më parë në Dubai duke ngrënë drekë në një restorant luksoz, ish-ministrii Bujqësisë, aktualisht ministër i Brendshëm, Bledi Çuçi tregoi se është ndryshe, madje aq modest, sa merr bukë me vete në zyrë.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi foli edhe për jetën private dhe kufizimet që i kanë sjellë postet ndër vite, dhe aq më tepër tani që është në detyrën e ministrit të Brendshëm.

“Nga pikëpamja e jetesës private është një privim i madh. Një “bu rgosje” në kuptimin shoqëror të fjalës, por këto janë kostot që duhet të heqim nëse angazhohesh në jetën publike, qeverisje, si në majat e larta në postin e ministrit të Brendshëm” – tha ai.

“Unë drekën e ha gjithmonë në zyrë, kurrë nuk kam dalë për drekë jashtë zyre. Edhe për darkë unë dal, vetëm me familjarët rrallë, por në këtë pozicion është shumë më e kufizuar” tha ai.

Një koment, Çuçi e kishte edhe për incidentet në derbin Tirana-Partizani në Elbasan, teksa ishte i ftuar mbrëmjen e sotme i ftuar në “ABC”.

“Besoj që duhet të jetë në telefon njoftimi por unë kam qenë rrugës duke ardhur, por padiskutim që update-im për këto gjëra, por mësoheni që lajmet ti merrni nga policia jo nga ministri i Brendshëm” tha ministri.
/NOA.al

Ministër i Brendshëm, Bledi Çuçi ndryshe: ‘Unë drekën e ha gjithmonë në zyrë, kurrë nuk kam dalë për drekë jashtë zyre’ Read More »

Shtyhet afati i bllokimit në pikën kufitare të Kapshticës, ja deri kur…

Autoritetet greke në pikën kufitare të Kapshticës, kanë njoftuar se afati i bllokimi të kësaj pike kalimi do të shtyhet deri më 8 shkurt.

Ky vendim është marrë në bazë të masave për situatën e krijuar nga pandemia Covid-19.

Dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë vijon të jetë e mbyllur. Ndërkohë që Dalja nga Greqia dhe hyrja për në Shqipëri do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë.

Mjetet, si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Shtyhet afati i bllokimit në pikën kufitare të Kapshticës, ja deri kur… Read More »

Ja si ta dalloni nëse është i freskët dhe jo i ndenjur mishi

Edhe pse dietologët shprehen vazhdimisht skeptikë lidhur me konsumimin e mishit, sidomos atij të kuq, ai është një ndër burimet më të rëndësishme të furnizimit me proteina shtazore, hekur dhe vitaminë B12. Por sa të sigurtë jeni që mishi që gatuani dhe hani çdo ditë është i freskët? Edhe pse autoritetet e mbrojtjes se konsumatorit përpiqen të mos krijojnë vend për panik, konsumatori shqiptar është vazhdimisht i ekspozuar ndaj rrezikut se mishi që po konsumon është i ndenjur. Ja çfarë duhet të dini kur shkoni për të blerë mish:

1.Ngjyra: Edhe pse shpeshherë konsumatori është i prirur të zgjedhë mishin në varësi të llojit apo çmimit, një ndër detajet që duhet të merrni gjithmonë parasysh është ngjyra e tij. Ajo duhet të jetë homogjene dhe me shkëlqim, mishi i viçit duhet të ketë ngjyrë të kuqe të pastër, e kuqe perlë për atë të derrit, kurse mishi i qengjit duhet të jetë i kuq gja ku.
Nëse vini re mishi ka njolla të zeza apo të verdha në sipërfaqen e tij, do të thotë se ka shumë kohë në banakun e shitjes. Edhe ngjyra e yndyrës së mishit (shtresës dhjamore) është një tjetër tregues i rëndësishëm i freskisë së tij. Në përgjithësi ajo është e bardhë, por nëse produkti që keni blerë ka ngjyrë të verdhë të lehtë do të thotë se është i ndenjur.

2.Konsistenca: Ajo që duhet të bëni është shumë e thjeshtë. Provoni të shtypni një pjesë të mishit me gishtin tregues, nëse ai është i freskët dhe i butë gropë që do të krijojë gishti do të kthehet sërish në vend. Në rast të kundërt mishi ka humbur elasticitetin dhe freskinë e tij.

3.Aroma: Mishi, i cili nuk është ruajtur sipas kushteve të domosdoshme frigoriferike, lëshon një aromë të rëndë para dhe gjatë gatimit. Gjithashtu ai ka një pamje të tharë dhe shumë të lagësht që do të thotë se është ruajtur keq.

Ja si ta dalloni nëse është i freskët dhe jo i ndenjur mishi Read More »

21 janari, Rama dhe familjarët e vi ktimave vendosin lule në bulevard

Pasi iu dorëzoi titullin “Dëshmor i Atdheut”, familjarëve të 4 pro testueseve të vr arë më “21 Janar” në bulevard 10 vjet më parë, kryeministri Rama vendosi lule në vendin ku ata hu mbën jetën.

Rama e mbylli takimin me familjarët e vi ktimave, duke bërë një premtim se do të bëjë gjithçka për të adresuar drejtësi për dosjen e “21 Janarit”, ku mbetën të vr arë: Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj e Aleks Nika.

10 vjet nga ngjarja e rëndë, kreu i qeverisë dhe familjarët e vik timave përsëritën ritin e përvitshëm, duke vendosur karafila të kuq te memorialët e gdhendur në trotuar.

“Sot për Shqipërinë vlen më shumë se në çdo rast tjetër, fjala e mençur e popullit që: drejtësia njësoj si e vërteta, vonon, por nuk harron asnjëherë”, – u shpreh Rama. /noa.al/

21 janari, Rama dhe familjarët e vi ktimave vendosin lule në bulevard Read More »

Eugena Tomini emërohet zv/ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës në ISHP, njëherësh dhe anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve, në luftën kundër Covid 19, Eugena Tomini, është emëruar zv/ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Tomini ka qenë shumë aktive gjatë pandemisë së Covid-19, ndërsa është edhe pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Pas këtij emërimi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëhet me 4 zv/ministra. Aktualisht këtë post e mbajnë edhe Mira Rakacolli, Albert Nikolla dhe Bardhylka Kospiri. /noa.al/

Eugena Tomini emërohet zv/ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Read More »

Pas premtimit për spitalin, fierakët i ngrenë këngë presidentit turk: ‘Erdogan nuk bën më nëna’

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i premtoi kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se brenda 3 muajve do të ndërtojë Spitalin e Fierit.

Duket se ky premtim i presidentit turk por edhe ndihma e Turqisë në procesin e rindërtimit në Laç ka bërë që Erdoganit t’i dedikohet një këngë.
Mjeshtëri i polifonisë Guri Rrokaj i ka kushtuar këngën presidentit turk, ku nuk nguron t’i thur atij lavde. Sjellim në vëmendje që në Perëndim ka pasur kritika për Erdoganin duke e cilësuar një udhëheqës autokrat.

TEKSTI I KËNGËS
Lajmi bukur mori dhenë, në gjithë botën sot po zjen
Erdogani tha me gojë, Shqipërinë do ta ndihmoj
Shteti turk dhe Ankaraja tregoi dashurinë e saj

Shqipërisë iu gjend pranë, porsi nëna për evlanë

Pas premtimit për spitalin, fierakët i ngrenë këngë presidentit turk: ‘Erdogan nuk bën më nëna’ Read More »

Berisha: ‘Unë do të kandidojë.Zemra ime ka afër shumë vende, por unë do të zgjedh një’

Një gjë është e sigurt, Sali Berisha do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Por në cfarë qarku ende nuk dihet. Mbrëmjen e sotme në një bisedë në Radarin Informativ në “abc” me gazetaren Jonida Shehu ai tha se vendimi për zonën do të përcaktohet me udhëheqjen e PD-së.
“Unë do të kandidojë, por se ku do ta bëj të ditur së bashku me deputetët e tjerë të PD-së. Zemra ime ka afër shumë vende, por unë do të zgjedh një. Këtë do ta përcaktoj me udhëheqjen e PD-së” tha Sali Berisha.

Berisha: ‘Unë do të kandidojë.Zemra ime ka afër shumë vende, por unë do të zgjedh një’ Read More »