Andueli

Basha: ‘Të jemi gjithë bashkë, që 25 prilli të jetë fitorja e të gjithëve, jo vetëm e imja’

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbritur sot në terren në njësinë nr.7 në kryeqytet, ku ka dëgjuar nga afër shqetësime të qytetarëve dhe bizneseve në këtë zonë.

Qytetarët shprehën revoltën e tyre për situatën ku ndodhen dhe kërkuan nga kreu i opozitës që nesër në qeveri të ofrojë zgjidhje për të gjithë shqiptarët.

“Jetesa është bërë shumë e vështirë. Tatimet po, siguracionet… ç’është kjo siguracionet, ku kemi ne të paguajmë kaq shumë. Apo kemi punë kaq shumë! Në kohën e pandemisë ne kemi rënë shumë, shumë, shumë keq! Kemi rënë aq keq, sa me zor nxjerrim bukën e gojës. Qiraja po, dritat po në stratosferë. Po pse rriten dritat dhe uji o djalë? A ka populli, pensionisti? Ka mundësi me i pagujt? Kaq di me thënë, më shumë nuk di nëna. Kam dhe burrin invalid edhe rri 2 orë sa për të shkuar për të bërë bukë. Torturohemi gjithë ditën, shkurt muhabetit. I kam ngrënë dy gjoba. Sa hapa dyqanin, po pija kafe me shoqet, vjen njëri hapur e kisha kafen, harrova ta shkruaj atë të shkretë, për një raki më vunë 500 mijë lekë gjobë”, -thotë një zonjë që shet në një biznes.

“Kam punuar 35 vjet dhe tani s’mbaj dot veten time me 170 mijë lekë pension. Nuk mbaj dot veten time’, – thotë një pensionist.
“Inshallah të vini në pushtet se për zotin është një katastrofë. Të gjitha taksat, tarifat. S’ka, ja rrimë gjithë ditën kështu. Shohim, numërojmë rrugët, njerëzit ça vijnë e çfarë dalin”, – shprehet i revoltuar një qytetar tjetër.

Ndërkohëm Basha duke iu dhënë shpresë qytetarëve, shprehu bindjen e tij se po vjen pranvera. “Po vjen pranvera, do ta fshijmë të keqen”, tha ai.

Kryetari i PD, pasi i dëgjoi shqetësimet e tyre, tha se gjendja është e rëndë por qeveria e tij që do të dalë pas 25 prillit ka një plan që ndihmon biznesin, qytetarët dhe shpëton ekonominë nga rrënimi.

“Ka 8 vite që qeveria s’ka bërë asnjë gjë për këta njerëz, absolutisht asgjë. E del tani që po i vjen fundi e thotë edhe unë s’jam i kënaqur. Në fakt vetëm ai dhe një grusht njerëzish duhet të janë të kënaqur se kanë fituar miliona në kurriz të shqiptarëve.

Ne kemi dalë më një plan për të ndihmuar biznesin. Se po qe biznesi mirë do jenë gjithë njerëzit mirë, do jenë punonjësit mirë, do jenë familjet e tyre mirë, mirë do jenë të punësuarit. Ju që punoni me djersën e ballit dhe nuk keni parë një ditë të bardhë këto 8 vite, që jetoni me frikën dhe terrorin e shtetit, nesër do ta keni shtetin në krahun tuaj nuk do ta keni kundër siç e keni pas deri sot. Të jemi gjithë bashkë, që 25 prilli të jetë fitorja e të gjithëve, jo vetëm e imja, e të gjithë Shqipërisë.”, tha.

Basha: ‘Të jemi gjithë bashkë, që 25 prilli të jetë fitorja e të gjithëve, jo vetëm e imja’ Read More »

E reja kërkon ndihmë: ‘Kemi tre vite bashkë, por ai nuk e lë gruan e tij për mua’

Një tjetër histori anonime ka bërë “namin”, online, postuar nga rubrika “Deidre” në “The Sun”. Bëhet fjalë për një vajzë e cila është e dashuruar dhe e lidhur me një burrë të martuar. “Ai më ka thënë se do ndahet nga bashkëshortja por se ka bërë”, i shkruan ajo psikologës.

“I dashuri im më thotë që të duroj sepse do jemi bashkë. U bë tre vite dhe unë vazhdoj të jem da shnorja e tij”, rrëfen ajo.

E reja tregon se e gjithë kjo nisi pasi u nda nga i dashuri alkolist dhe kisha nevojë për shumë dashuri dhe mbështetje. Ajo rrëfen se asëkohe punonte për të dhe kështu ai tradhtoi gruan.
“Ai është 42- vjeç dhe shumë i kujdesshëm. Ai më ka qëndruar pranë kur u ndava nga i dashuri dhe më lejoi që të qëndroja në apartamentin e tij që nuk jeton njeri, derisa unë gjeta një vend tjetër për të jetuar. Një natë ai më bleu ushqime dhe mi solli. Unë nisa të qaj, ndihesha shumë keq. Ai më përqafoi dhe u puthëm. Ishte shumë natyrale, e pamenduar. Kryem marrëdhënie se ksuale. Ishte e gabuar por edhe e drejtë”, rrëfen ajo, ndërsa shton se i dashuri i saj gjatë asaj kohë kishte deb ate me gruan e tij dhe ishte i vendosur për tu ndarë.

“Ata flenë në dhoma të ndara, por ajo ka probleme mendore dhe ai ka shumë frikë të ndahet nga ajo. Ai më premton se do jemi bashkë, por kohët kalojnë dhe premtimet mbesin vetëm fjalë”, përfundon ajo.

Psikologia shprehet se duhet ti japë ultimatum dhe ti bëj të ditur se marrëdhëniet të përkohshme nuk janë në planin e saj dhe se do diçka serioze.

“Gruaja e tij duhet të shkojë në terapi që të kalojë problemin e martesës së dështuar. Ose ai të marrë vendimin ose ndahu nga ai. Jepi kohë një muaj, nëse ai nuk merr një vendim, pranoje që ai nuk do të ndryshojë kurrë. Ti meriton më shumë”, shkruan psikologia.

Spying

E reja kërkon ndihmë: ‘Kemi tre vite bashkë, por ai nuk e lë gruan e tij për mua’ Read More »

Rama: Mandatin e tretë do të rrisim pagën minimale

Kryeministri Edi Rama tha se paga minimale nuk do të mbetet kaq sa është teksa shtoi se do të dyfishojnë ndihmën ekonomike dhe pas pandemisë. Ai u ndal edhe te procesi i vaksinimit, i cili tha se është e vetmja rrugë që vendi t’i rikthehet normalitetit.

“Është një stacion e një rruge që vazhdon, nuk është një shumë për të pritur duartrokitje apo lëvdata, por shumë sfiduese, qoftë për subjektet që përfitojnë këtë pagë, qoftë për ne që duam ta rrisim përfitimin e tyre, por ama krahasuar me ku ishim jemi ku e ku, në 2013 ishte 22 mijë lekë, ku po të heqësh edhe sigurimet, shifra bëhet e papranueshme. Ambicia jonë është që pagën minimale ta rrisim më tutje dhe siç kemi arrtitur sot falë të gjithë përpjekjeve të bëra në të gjithë këto vite, të zerojmë taksën, përtej premtimit të dhënë, ashtu edhe njësoj si në këtë pozcion duam të arrijmë në një pozicion edhe të posacëm edhe për pagën minimale dhe e fundit, por jo për nga rëndësia,.
Kemi dyfishuar ndihmën ekonomike dhe do e mbajmë dy fish deri në përfundim të pandemisë dhe do të synojmë dyfishimin e saj konstant gjithë kohës edhe pas përfundimit të kësaj lufte. kush gjykon mandatin tonë të dytë dhe do të jap një mendim objektiv duhet të mos harrojnë që ka qenë mandati më i jashtëzakonshëm në histori, sepse gjysma e këtij mandati ka qenë në luftë me 2 fatkeqësi të jashtëzakonshme dhe sic po dalim fitimitar nga lufta me tërmetin, duke i shëruar hap pas hapi plagët që hapi tërmeti ashtu do të dalim edhe nga kjo luftë verbale.

Jam i vetëdijshëm që ky është moment kyc në këtë luftë dhe lidhet me vaksinimin. Duke parë c’po ndodh në disa vende që për arsye të fuqëisë së tyre, për arsye të pozicionit të favorshëm në raport më furnizimin e vaksinës, si Izraeli e Britania e Madhe që po e shohin me optimizëm fundin e tunelit, për shka se janë vaksinuar më shumë se gjysma e popullsisë, është e qartë që vaksinimi është një armë shumë e fuqishme, për ta kthye rvendin në një vend pa COVID.

Është frymëzuese ajo që po ndodh në ato vende, ku Izraeli po shkon drejt hapjes konstante pasi e parapagoi trefish, vaksinën nga Pfizer dhe Moderna me procesin e shpikjes, pa pritur që të aprovohet dhe të bëhet funksionale. Izraeli bëri një bast shumë të madh, sot disponon gjithcka i duhet për të vaksinuar popullin e vet”, tha Rama.

Rama: Mandatin e tretë do të rrisim pagën minimale Read More »

Gruaja e martuar ka rënë në hall: Isha e virgjër kur u martova, dua të provoj…

Një grua aspak e kënaqur me jetën e saj ka “trokitur” në derën e psikologes “Diedre”, duke kërkuar një këshillë nga ajo. Ajo shkruan se është e dëshpëruar për të jetuar si shoqet e saj në adoleshencë, por martesa nuk e lejon.
“Isha e virgjër kur u martova me burrin tim. Ne vimë nga një kulturë shumë tradicionale, jam martuar me shkuesi. Kemi kaluar vite shumë të lumtura, por historitë e kolegëve të mi, më tundojnë. Jam 29 vjeçe dhe ndjej se më mungon diçka në jetë. Ai është shumë njeri i dashur, por u bë shndërrua në një egërsirë kur më kapi duke sexting me dikë tjetër. Dua të provoj marrëdhënie seksuale me meshkuj të tjerë”, shprehet ajo.

Psikologia përgjigjet: Seksi me njerëz që njeh së fundi duket qejf, por seksi më i mirë është me dikë qe e do dhe ke një lidhje serioze. Pyeti kolegët e tu se çfarë do të preferonin, atë që po përjeton ti, apo atë që ata kanë përjetuar, dhe jam shumë e sigurt që do votojnë për marrëdhënien tënde.”

Gruaja e martuar ka rënë në hall: Isha e virgjër kur u martova, dua të provoj… Read More »

A do të kandidojë Lleshaj si deputet i PS-së, ja si përgjigjet Rama

A do të jenë pjesë e listës së kandidatëve emra si Sandër Lleshaj, Fatmir Xhafaj? Rama zgjodhi që të mos japë shumë detaje.

“Nuk është askush i ndryshëm nga tjetri, të gjithë janë në trupën ku do të bëhet seleksioni, drejtuesit e qarqeve kanë përgjegjësinë për të propozuar skuadrën e qarkut, pastaj do të vendosë Kryesia,.

Pres propozimet e tyre të cilët duhet të bëjnë me përgjegjësi të madhe skuadrat dhe pastaj në Kryesi do të bëhet miratimi”, tha Rama.

A do të kandidojë Lleshaj si deputet i PS-së, ja si përgjigjet Rama Read More »

Lajm i fundit/ Makina del nga rruga, ndërron jetë i riu 22-vjeçar (emri)

Një aksi dent i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në ak sin rrugor Laç-Patok.

Si pasojë e ak sidentit ka ndërruar jetë 22-vjeçari Redon Zefi.
Sipas njoftimit të p olicisë, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ai ka dalë nga rruga ku për pasojë nuk i mbij etoi dot pl agëve të marra.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./shqiptarja
foto ilustruese

Lajm i fundit/ Makina del nga rruga, ndërron jetë i riu 22-vjeçar (emri) Read More »

Parashikimi tr onditës i deputetit të opozitës parlamentare Ralf Gjoni

“Do të ketë vra sje maf ioze politike si në Siçili, mbajeni mend!”. Ky është parashikimi-tr onditës i deputetit të opozitës parlamentare Ralf Gjoni.

Ligjvënësi i Kuvendit të Shqipërisë, duke folur për sfidat e vendit drejt integrimit në Bashkimin Europian, theksoi disa arsye përse nuk do të ndodhë një gjë e tillë.

“E kemi hu mbur prej kohësh mundësinë si Shqipëri për të shkuar në Europë. Ne kemi qenë të fundit gjithmonë, të fundit edhe në Integrim dhe në realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të barabarta. Këta bajraktarët tanë e kanë kthyer si një fabul imagjinare integrimin, – komentoi Gjoni nga foltorja e Kuvendit. – Në fakt, sllogani duhet të ishte ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Sot kush ka dy pare tru, e di shumë mirë që integrimi drejt BE është një përrallë, që nuk e beson kush”.

Gjoni tr onditi Kuvendin me deklaratën e tij, duke thënë se në të ardhmen do të ketë vr asje maf ioze politike në Shqipëri si në Siçilinë e viteve ’70.

“Kjo është të vësh duart në kokë dhe të ulë rasësh. Mua më dh ëmb kur shoh sesi klasa politike tallet me integrimin. Është bërë shumë më keq sot, sepse influencojnë votimin këtu në Kuvend dhe do të vazhdojnë që të ushtrojnë të njëjtën influencë në zgjedhjet e 25 prillit, – vijoi ish-përfaqësuesi i LSI-së. – Nuk ka votë të lirë më 25 prill, është një dhuratë që opozita e bashkuar ia ka bërë Edi Ramës. Kështu që bashkë do t’i shërbejnë njëri- tjetrit për të siguruar vazhdimësinë pushtetit. Mbajeni mend, por Shqipëria do të mbizotërohet nga vr asje ma fioze politike, si në Siçilinë e viteve ’70!”,’- shtoi deputeti Gjoni. /noa.al/

Parashikimi tr onditës i deputetit të opozitës parlamentare Ralf Gjoni Read More »

Dozat e larta të vitaminës D nuk e parandalojnë COVID-19

Aktualisht ka prova të pamjaftueshme shkencore për të treguar se vitamina D mund të jetë e dobishme në parandalimin ose trajtimin e COVID-19, sipas shkencëtarëve, të cilët paralajmërojnë për rrezikun shëndetësor për shkak të dozave të larta të suplementeve, sipas një raporti të botuar në revistën ”BMJ Nutrition, Prevention and Health”.

Pas raporteve të paverifikuara që doza të larta të vitaminës D mund të zvogëlojnë rrezikun e kontraktimit të COVID-19, shkencëtarët kanë vlerësuar bazën aktuale të provave shkencore në lidhje me përdorimin e vitaminës në trajtimin e infeksioneve.

“Derisa të ketë prova më të forta shkencore për vitaminën D, ne paralajmërojmë fuqimisht kundër përdorimit të suplementeve në sasi të larta të vitaminës D”, shkruajnë shkencëtarët në këtë raport.

Raporti thekson se vitamina D është një hormon, i prodhuar në lëkurë gjatë ekspozimit ndaj rrezeve të diellit dhe ndihmon në rregullimin e sasisë së kalciumit dhe fosfatit në trup.

Këto minerale, sipas studiuesve, janë të nevojshme për të mbajtur të shëndetshme kockat, dhëmbët dhe muskujt.

“Një nivel duhur i vitaminës D në trup është thelbësor për shëndetin tonë të përgjithshëm. Shumë pak prej saj mund të çojë në rakitizëm ose në zhvillimin e osteoporoses, por shumë mund të çojë në një rritje të niveleve të kalciumit në gjak që mund të jetë veçanërisht e dëmshme”, tha Sue Lanham-New, autorja kryesor e studimit, nga Universiteti i Surrey në Britaninë e Madhe.

Sidoqoftë, studiuesit nuk gjetën prova të një lidhjeje midis dozës së lartë të suplementit të vitaminës D në ndihmën për të parandaluar ose trajtuar me sukses COVID-19.

Ata paralajmëruan për suplementet e vitaminës D, pa mbikëqyrje mjekësore, për shkak të rreziqeve shëndetësore.

Përveç suplementëve, nivelet e vitamins D në trup mund të plotësohen gjithashtu nga një dietë e ekuilibruar ushqimore, që përfshin ushqime të tilla, si peshku, mishi i kuq dhe e verdha e vezës./ ATSH

Dozat e larta të vitaminës D nuk e parandalojnë COVID-19 Read More »