Andueli

Ja si duket kantieri i ndërtimit në spitalin Rajonal të Fierit

Kryeministri Edi Rama së fundmi ka postuar pamje të reja nga kantiera e ndërtimit të Spitalit Rajonal të Fieri që është financuar nga qeveria e Turqisë.

Inxhinierët turq të kompanisë YDA, kanë vendosur si sfidë dorëzimin e çelësave edhe më përpara se afati 3 mujor.

Ndërtimi këtij spitali shtrihet në një hapësirë prej 50000 m2 nga e cila 13.000 m2 i dedikohet godinës e cila do të jetë me 1 dhe 2 kate.

Momentalisht janë duke punuar 400 punonjës të ardhur nga Turqia si dhe janë punësuar mbi 200 punëtor lokal. Parashikohet që në javën e parë te Marsit numri specialistëve turq që do ti japin dorën e fundit ndërtimit do të shkoje në 700.

blob:https://www.facebook.com/e36c2b3f-bf2c-4b71-bd14-1d0178445dfb

Ja si duket kantieri i ndërtimit në spitalin Rajonal të Fierit Read More »

Gjuzi sfidon Bashën dhe Ramën, formon koalicion për zgjedhjet e 25 prillit me 3 deputetë të Kuvendit

Dita e sotme është edhe afati i fundit për të regjistruar koalicionet në KQZ, ku partitë politike kanë mundësi që të garojnë me një listë të përbahskët.

Pas koalicionit PD-Aleanca për Ndryshim, i formuar nga Partia Demokratike dhe 13 parti aleate, një tjetër koalicion ka bërë kërkesë për t’u regjistruar në KQZ.

Bëhet fjalë për 4 subjekte politike, të cilat janë: Partia Konservatore Albania me kryetar Kujtim Gjuzin, Partia Ora e Shqipërisë me kryetar Zef Shtjefnin, Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë me kryetar Selami Jenisheri dhe Partia Emigracioni Shqiptar, me kryetar Kostaq Papa.

Koalicioni do të quhet “Aleanca Ora Komëbtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët”.

Të katër këta kryetarë partish janë edhe deputetë të Kuvendit, të cilët u futën në Parlament pas lënies së mandateve nga ana e opozitës.

Gjuzi sfidon Bashën dhe Ramën, formon koalicion për zgjedhjet e 25 prillit me 3 deputetë të Kuvendit Read More »

Basha: PD do të ulë çmimin e energjisë elektrike për familjet shqiptare

Teksa ka nisur numërimi mbrapsht për ditën e zgjedhjeve, 25 prillin, kryedemokrati Lulzim Basha ka një tjetër premtim për shqiptarët.

Basha thotë se do të ulë faturën e energjisë elektrike për 70% të familjeve shqiptare.

“Ne do të ulim faturën e energjisë elektrike për 70% të familjeve shqiptare, duke ngritur një sistem faturimi me dy fasha dhe duke ulur çmimin e energjisë për familjet që konsumojnë deri në 300 kW/orë në muaj.

Liberalizojmë tregun dhe ngremë bursën e energjisë. #SHQIPERIAFITON”-shkruan Basha.

Basha: PD do të ulë çmimin e energjisë elektrike për familjet shqiptare Read More »

Brataj paralajmëron: ‘Nëse do të ketë përk eqësim, autoritetet nuk mund të tolerojnë situatën’

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj foli ditën e sotme për rishikim të masave anti-COVID nëse situata shkon drejtë përkeqësimit.

Gjithashtu, edhe anëtar i Komitetit Teknik, Brataj ka komantuar takimin me mjeket e rajonit, i cili është zhvilluar ditën e sotme online në kuadër të situatës së pandemoisë së COVID-19.

“Ishte takim shumë pozitiv, me pjesëmarrje nga kolegë nga të gjitha vendet e botës. Terapia nuk është se ndryshon shumë nga një vend tjetër i botës. Unë e kam thënë dhe e them që të gjendet një mënyrë bashkëpunimi konkret si të ardhjes së këtyre kolegëve dhe dërgimit të kolegëve këtu për bashkëpunim. Prandaj edhe me diasporën unë dua gjëra konkrete, duhet të realizojmë projekte konkrete”,- tha Brataj i ftuar në “News 24”.

Pyetjes nëse do të ndryshojë ora policore nga ora 20:00 që është aktualisht në orën 18:00, Brataj përmendi faktin se në ditët e fundit shifrat janë disi konstante, çka do të thotë se nuk ka vend për alarm.

“Në dy apo tre ditët e fundit rritjet janë stabilizuar, pra, po arrijmë në atë fazën e sheshtë, ku më pas nis zbritja. Edhe një minimum pak më pozitiv tregon menaxhim e kontroll të situatës. Po diskutohet për masa të tjera, po bëjmë të njejtën gjë si vendet e tjera. Do të shohim së shpejti situatën dhe do vendosim”.

Pra, siç duket, të paktën nuk pritet të ketë masa më të rrepta shtr ëgnuese.

Por brataj shtoi se nëse do të ketë përk eqësim, autoritetet nuk mund të tolerojnë situatën. “Kritike për mua është edhe pranvera”, – tha ai, duke paralajmëruar se shifrat mund të rriten sërish në muajt në vazhdim. /NOA.al

Brataj paralajmëron: ‘Nëse do të ketë përk eqësim, autoritetet nuk mund të tolerojnë situatën’ Read More »

Lajm i fundit/ Kapen 23 ton ko kainë, sasia më e madhe e s ekuestruar deri tani në Evropë

Autoritetet gjermane dhe belge ka pën 23 ton ko kainë në portet e tyre, konfiskimi më i madh i dro gës në Evropë deri më tani, thanë doganat gjermane.

Në tregun e z i, vlera e ko kainës do të arrinte në disa miliardë euro. Në Hollandë, ndërkohë, u kapën edhe 1.5 ton heroinë, ko nfiskimi më i madh i dr ogës në vend deri më tani.

Më 12 shkurt, autoritetet doganore gjermane gjetën 16 tonë ko kainë në kontejnerë nga Paraguai në portin e Hamburgut.

Ata vendosën për një inspektim të hollësishëm të kontejnerëve pasi vunë re “parregullsi të dukshme” në kanaçe, të cilat duhet të ishin mbushur me st uko.

“Pas një shtrese kanaçe me përmbajtjen e duhur menjëherë pas derës së kontejnerit ishin një numër kanaçesh që në të vërtetë ishin të mbushura me përmbajtje të tjera”, thanë doganat gjermane. Hetuesit urdhëruan që një kontejner të shkarkohej dhe gjetën k okainë në 1,700 kanaçe.

“Kjo është sasia më e madhe e ko kainës e kapur ndonjëherë në Evropë dhe një nga konfiskimet më të mëdha në botë,” thanë zyrtarët gjermanë të doganave për ko nfiskimin në Hamburg.

Një hetim i përbashkët nga autoritetet gjermane dhe holandeze çoi më pas në zbulimin e 7.2 tonë të tjerë kok ainë në një port në Antuerp, Belgjikë, thanë autoritetet gjermane.

Një 28-vjeçar u arr estua këtë mëngjes në lidhje me të dy konfiskimet në Hollandë.

Hollanda, ndërkohë, raporton gjithashtu se kuestrim e 1.5 ton heroinë, e cila është gjithashtu sasia më e madhe e dr ogës e kapur në këtë vend, njoftoi sot NCA Po licia Kr iminale Kombëtare Britanike.

Dr oga do të vlente 150 milion £ (rreth 174 milion €) në tregun e zi të ishullit, sipas NCA. P olicia belge, Hollandeze dhe Britanike morën pjesë në operacion.

Në lidhje me këtë, pesë burra u arre stuan më 9 shkurt në Hollandë. Dy prej tyre janë liruar që atëherë, por ata janë ende nën he tim.

noa.al/

Lajm i fundit/ Kapen 23 ton ko kainë, sasia më e madhe e s ekuestruar deri tani në Evropë Read More »

Basha: Do rrisim cilësinë e karburantit, do heqim taksën prej 240 lekë për litër

Basha deklaroi se do të rrisin cilësinë e karburantit për qytetarët dhe do heqë taksën prej 240 lekë për litër karburanti.

“Ne do të ulim çmimin dhe do të rrisim cilësinë e karburantit për qytetarët, përmes politikave fiskale, ku veçoj heqjen e taksës Rama prej 240 lekë për litër karburanti dhe duke hapur tregun e duke zhbërë dhe çmontuar monopolet që ekzistojnë sot.

Ne do të nxisim fuqishëm prodhimin e energjisë nga burime të gjelbërta dhe të pastra me fokusi energjinë hidrike dhe atë të erës.

Do të nxisim ndërtimin e kapaciteteve të reja të mëdha si energji të pastër në bazë, ndërsa rezervat hidrike të KESH do t`i përdorim për energjinë e balancimit apo energjinë në pik. Ne do të lidhim gazsjellësin TAP me TEC-in e Vlorës, do të gazifikojmë zonat industriale dhe do të aplikojmë projektin e magjistralit Jon-Adriatik, duke siguruar një lidhje me magjistralin e gazit me Kosovën” – tha Basha.

Basha: Do rrisim cilësinë e karburantit, do heqim taksën prej 240 lekë për litër Read More »

Rikthehen lëkundjet sizmike në vendin tonë, ja në cilin qytet

Rikthehen lëkundjet sizmike në vendin tonë. Në fakt ato kanë qenë të lehta dhe janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.

Raportohet se tërmetet ishin me magnitudë 3.2 dhe 3.5 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti i parë, ai me magnitudë 3.2 Rihter u regjistrua pas orës 03:00, ndërsa i dyti rreth 40 minuta më vonë. Nuk raportohen dëme nga lëkundjet.

Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte në det, 24 km larg nga qyteti i Durrësit.

Më 26 nëntor 2019, Durrësi, Tirana dhe jo vetëm, u goditën nga një tërmet tragjik që shkaktoi 51 viktima dhe qindra banesa të dëmtuara. /noa.al/

Rikthehen lëkundjet sizmike në vendin tonë, ja në cilin qytet Read More »

Rrëfimi i rrallë i Dashamir Shehit: ‘Babai im do i bënte at entat Musolinit’

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, ka treguar historinë e babait të tij, i cili u përndoq për shumë kohë nga sistemi ko munist.

Ai ka treguar në “Opinion” dhe ngjarjen e një grupi studentësh shqiptarë, përfshirë dhe babai i tij, që do i bënin atentat kryeministrit të asaj kohe, Benito Musolini në Torino.
“Një grup studentësh shqiptarë e bënë me short që do i bënin ate ntat Musolinit. Është në të gjithë librat e Italisë, vetëm në librat e Shqipërisë nuk është kjo. Ngaqë dyshonin, kur bëri një vizitë Musolini në Torino, i morën dhe i çuan në Tripoli në Libi, gjoja për një vizitë, për t’i larguar. Kur u kthyen i identifikuan, dy tre u arr estuan, i to rturuan, ata treguan. U gjy kuan në Itali, u gjy kuan dhe në Shqipëri, bën dy vite bur g këtu dhe babain. Pasi doli nga bu rgu u internua në Itali për tre vite deri kur ndërhynë në Siçili, i liruan. Babai u rikthye. Brenda burgut u politizuan, disa u bën ko munist, im atë u kthye si nacionalist. Ky njeri i ka bërë të gjithë sa krificat që mund të bëj një shqiptarë. Nuk u arr estua se u arr atis”, tha Shehi.

Më tej, ai tha se ka qëndruar për 4 vite e gjysmë pa punë, ndërsa shtoi se ka bërë disa punë si murator, marangoz apo rrobaqepës.

“Kam qëndruar katër vite e gjysme pa punë, kam punuar murator, marangoz, rrobaqepës me paguar cigaret. Mësova të qep me njëri-tjetrin. Po të kesh dhu nti artizanale mësohesh. Punova një natë kasher dhe humba 100 lekë dhe u dorëzova. Sa herë kam pasur kontakt me lekët i kam hu mbur”, tha Shehi.

Rrëfimi i rrallë i Dashamir Shehit: ‘Babai im do i bënte at entat Musolinit’ Read More »