Andueli

Një histori dashurie e rrallë, e jashtëzakonshme dhe tepër e veçantë për kohën/ Mposhtën Covid-19, cifti feston 73-vjetorin e martesës

Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli mbrëmjen e sotme një histori dashurie të rrallë, të jashtëzakonshme dhe tepër të veçantë për kohën.

Në studio, Kola ndau me publikun e gjerë historinë e tij dhe të Mrikës, gruas që i kishte dedikuar një jetë të tërë, të pandarë që nga fëmijëria kur edhe ishin njohur.

Kur Kola kishte qenë 4 vjeç kishte takuar për herë të parë në shtëpinë e kushërinjve të tij Mrikën. Me kalimin e viteve ata ishin njohur më shumë dhe kishin rënë në dashuri, një dashuri të cilën e kishin vënë re edhe prindërit e tyre.

Familjet e tyre kishin rënë dakord që Kola dhe Mrika të martoheshin, por kishte një problem. Ligji nuk i lejonte që të lidhnin kurorë, sepse Kola ishte 4 vite më i vogël se Mrika dhe ai nuk e kishte mbushur moshën madhore për të bërë një martesë.

Pas shumë vështirësive, Mrika dhe Kola arritën të krijonin familjen e tyre dhe të sillnin në jetë 8 fëmijë.

Tashmë Kola është 90 vjeç dhe ka zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falënderuar Mrikën për mbështetjen, dashurinë dhe familjen që i ka dhënë, por dhe për të festuar 73-vjetorin e martesës së tyre.

“Kjo grua që shikoni ju, gjatë gjithë jetës sime është kujdesur për mua dhe kur na ra ky virusi ishte aty duke u kujdesur, pavarësisht se ishte e sëmurë. Pasqyra e një burri është gruaja dhe lumturia e fëmijëve janë dy prindërit. Të falënderoj për familjen që kemi krijuar dhe për përkujdesjen që u ke dhënë fëmijëve”, u shpreh Kola.

Nga ana tjetër Mrika rrëfeu se Kola kishte qenë një mbështetje e madhe në rritjen e fëmijëve dhe se e ka dashur gjithmonë përgjatë gjithë këtyre viteve.

Ajo tregoi se diferenca e moshës nuk kishte qenë asnjëherë një pengesë për dashurinë e tyre. Programi kishte rezervuar disa surpriza për çiftin, ku një ndër to ishte një video-mesazh nga fëmijët, nipërit dhe mbesat.

Një histori dashurie e rrallë, e jashtëzakonshme dhe tepër e veçantë për kohën/ Mposhtën Covid-19, cifti feston 73-vjetorin e martesës Read More »

Lajm i tr ishtë/ Ndërroi jetë Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja

Ndërroi jetë Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula, në moshën 53-vjeçare.

Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë dhe të afërmit e tij, të cilët kanë bërë dedikime pr ekëse në rrjetet sociale.

Lajmin e tr ishtë e ka bërë publik ish-ministra e Kulturës Mirela Kumbaro.

“Mba doren o zot..!

Shume i ri per ta humbur familja, shume energjik per t’ia hequr jetes, shume ambicioz per te ikur nga drejtimi i Fakulteti i Gjuheve te Huaja shume bujar per ta ndare nga shoket e koleget, shume e padrejte mbyllja ketu e rrugetimit premtues te dekanit te Gjuheve te Huaja Artur Sula

Lamtumire Shok i dashur!” shkruan Kumbaro.

Edhe kryetari i Departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Kreshnik Çollaku, i cili e kishte Artur Sulën pasur shok shkolle, ndau lajmin e trishtë.

“Prehu ne Paqe,Turi..

U endem bashke korridoreve e klasave te se njejtes shkolle te mesme,e me tej auditoreve te universitetit..,e me pas u beme kolege,me pas ti ishe drejtues i departamentit e se fundmi dekan i fakultetit ku ne studiuam dhe me pas u beme profesore.

Ne kete udhetim pergjate 30 viteve,nese studente apo profesore,nese drejtues apo dekan,ti mbete i njejti,ti mbete i njejti Turi shok e mik.

Sa here te takoja harroja se ishe dekani por ai Turi qe linim mesimin per te pire cigare fshehur pas shkolles se mesme te Gjuheve te Huaja,apo per te organizuar ndonje feste ose degjuar muzike te ndaluar.

Vendose te ikesh shpejt,per te lene pas kujtimin e nje shoku e miku te mire qe koha e jeta nuk e ndryshoi kurre deri ne oren e fundit.

“Lamtumire Turi,prehu ne Paqe te Zotit tani”,- shkroi Kreshnik Çollaku./NOA.al

Lajm i tr ishtë/ Ndërroi jetë Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Read More »

E rëndë, ak,sidentohet 5-vjecarja, transportohet me urgjencë në spital

Një vajzë e vogël është përfshirë në a ksident pasditen e sotme.

Ngjarja është raportuar në Bathore, në periferi të Tiranës, ndërsa mësohet se është përpl asur 5-vjeçarja me inicialet E. T.

E mitura u g odit nga automjeti që drejtohej nga shtetasja me inicialet I. M.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Ko misariatin e Po licisë nr.5, për veprime të metejshme hetimore, ndërsa e vogla ndodhet në spital, jashtë rre zikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /noa.al/

E rëndë, ak,sidentohet 5-vjecarja, transportohet me urgjencë në spital Read More »

Kafe apo çaj?Pija juaj e preferuar zbulon sekretet tuaja

“Kafe apo çaj?”- pyetje pothuajse e njëjtë me: “Të jesh apo të mos jesh”. Por a fshihet diçka tjetër pas zgjedhjes sonë përveç shijes që këto pije të nxehta kanë?

“Bright Side” zbulon gjashtë gjëra intriguese për ju, bazuar në sondazhe dhe studime mbi këtë temë.
Ekstrovertët preferojnë çajin.

Sipas rezultateve të sondazhit të kryer në SHBA nga “OnePoll”, ekstrovertët dhe ambivertët (ata në mes të introvertëve-ekstrovertëve) priren të jenë adhurues të çajit, ndërsa introvertët kanë më shumë gjasa të pinë kafe.

Një studim i kryer nga Andrew P. Smith nga “Universiteti i Cardiff” arriti në përfundimin se kafeina ndihmon ekstrovertët me performancën e tyre në punë, ndërsa introvertët janë më produktivë nëse nuk e konsumojnë kafeinën.
Adhuruesit e kafesë janë personat që rrezikojnë.

Ky studim zbuloi se konsumimi i kafesë është i lidhur me “kërkimin e ndjeshmërisë, impulsivitetin dhe prirjen për të rrezikuar”, që do të thotë se tifozët e kësaj pije popullore kanë më shumë të ngjarë të shijojnë aktivitete si sportet eks.treme dhe të kërkojnë përvoja të reja më shpesh.

Adhuruesit e çajit bëjnë gjumë më të mirë.

Rezultatet e sondazhit tregojnë se ata që preferojnë çajin identifikohen si “ata që flenë më mirë”.

Adhuruesit e çajit konsumojnë më shumë sheqer.

Sipas këtij sondazhi, të anketuarit që preferonin çajin kishin më shumë të ngjarë të shtonin sheqer në të, ndërsa ata që konsumonin kafe e shijonin atë edhe pa sheqer fare.

Adhuruesit e kafesë janë adhurues të qenve.

Kur u pyetën nëse ata pëlqejnë një mace apo një qen, më shumë adhurues të kafesë zgjodhën qentë, dhe ata që preferonin çajin kishin më shumë gjasa të preferonin macet.

Ata që konsumojnë çaj priren të jenë më krijues.

Sipas këtij studimi, çaji na ndihmon të jemi më kreativë dhe e bën më të lehtë krijimin e ideve të reja. Në të njëjtën kohë, një tjetër studim zbuloi se pavarësisht se nuk ka një ndikim pozitiv në krijimtarinë, kafeja i bën aftësitë tuaja për zgjidhjen e problemeve më të mprehta.

Adhuruesit e kafesë janë më të stresuar, por më pak të dëshp.ëruar.

Ky studim tregoi se sa më shumë punë që duhet të bëjnë studentët gjatë semestrit, aq më shumë kafe konsumojnë. Duke qenë se kafe.ina është një substancë stimuluese, kjo nuk është rastësi. Sidoqoftë, ka një anë pozitive për të pirë kafe: u zbulua se, midis atyre që e pinë atë shpesh, nivelet e depr.esionit ishin 32% më të ulëta se ato të atyre që nuk e pinë.

Kafe apo çaj?Pija juaj e preferuar zbulon sekretet tuaja Read More »

Kryemadhi: Rezultatet e LSI-së janë rezultate që do të jenë surprizë për mediat dhe opinionin publik, por nuk do të jenë surprizë për LSI-në dhe socialistët

Kryetarja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi pohoi sot se ajo po bën fushatë vetëm në strukturat e Partisë Socialiste.

Zonja Kryemadhi theksoi se po lobon tek socialistët, pasi siç tha ajo, e kanë mbyllur punën me përkrahësit e LSI dhe votat që presin prej tyre.

“Takimet e mija janë vetëm me strukturat e Partisë Socialiste, për hir të së vërtetës sepse strukturat e LSI e kanë mbaruar të gjithë evidentimin e votave të pritshme”, tha zonja Kryemadhi.

Në intervistën për News24, kryetarja e LSI theksoi se socialistët janë të sfrustruar sikurse ka konstatuar ajo dhe shtoi se ata janë përballur me mosmbajtje premtimesh nga qeveria e kryeministrit Edi Rama i cili sipas saj e ka shuar PS duke e zëvendësuar me Rilindjen e tij.

Duke folur për rezultatin e LSI në zgjedhjet e 25 prillit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se ai do të jetë një surprizë për mediat dhe opinionin publik duke shtuar se për vetë LSI rezultati nuk do të jetë surprizë por është i pritshëm.

‘Rezultatet e LSI-së janë rezultate që do të jenë surprizë për mediat dhe opinionin publik, por nuk do të jenë surprizë për LSI-në dhe socialistët.

Sepse ajo që dua të theksoj është që pavarësisht se imponohet dhe instrumentalizohen dhe paguhen jashtëzakonisht shumë televizione, apo edhe individë që për hir të pandemisë dhe kr izës ekonomike e kanë shumë të vështirë që të ndryshojnë standardin e jetesës së familjeve të tyre, atëherë e shesin veten e tyre shumë lirë po themi, në rastin e prezantimeve të sondazheve të Edi Ramës për të çorientuar në njëfarë mënyrë opinionin publik.

Por në fakt ndodh e kundërta, sepse frika që njerëzit kanë prej Edi Ramës dhe menaxhimi që ai i bën situatave të krizave, që jo vetëm që nuk zgjidh kriza, por e rivendos krizë mbi kr izën, i bën njerëzit që të shkojnë me vrap në qendrat e votimit dhe të votojnë kundër tij’. /noa.al

Kryemadhi: Rezultatet e LSI-së janë rezultate që do të jenë surprizë për mediat dhe opinionin publik, por nuk do të jenë surprizë për LSI-në dhe socialistët Read More »

Rama/ ‘Ja sa personel do të ketë në spitalin e Fierit’

Kryeministri Edi Rama, ka zbuluar detaje mbi mëyrën e funksionimit dhe të menaxhimit të spitalit të ri rajonal që po ndërtohet në Fier me financimin e qeverisë së Turqisë.

Rama u shpreh se tre vitet e para, spitali do menaxhohet nga turqit dhe pastaj do t’i kalojë autoriteteve shëndetësore shqiptare.

Kryeministri dha detaje edhe mbi shifrën e personelit, ku 50 prej tyre do jenë turq dhe 320 shqiptarë.

“Do ketë 50 persona personel turk dhe 320 persona personel shqiptar. Personeli turk do jetë në nivele drejtuese, por edhe në mjekë, – zbuloi Rama. – Do ketë një periudhë 3-vjeçare tranzicioni, që do finalizohet me kalimin nën menaxhimin 100% të personelit shqiptar. Do jetë spitali i parë ku do marrë formë reforma për autonominë spitalore. Spitali do të jetë publik, si të gjitha spitalet e tjera, pa pagesë, jo spital privat me faturë ekstra”, – deklaroi Rama.

Kryeministri shtoi se spitali “do të pajiset nga A-ja te ZH-ja nga Turqia dhe do të jetë një qëndër e transferimit të dijes”.

Shefi i qeverisë, i bëri këto deklarata gjatë një bashkëbisedimi ‘online’ me qytetarët në Fier.

Më herët, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka nënvizuar se spitali i ri i Fierit do të ketë një kapacitet 150 shtretër dhe do të mundësojë shërbime ekselente dhe pranë vendbanimit për rajonin e Jugut.

Spitali i ri do të mundësojë shërbime të aksesueshme që përfshin 3 qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, për 540 000 mijë banorë.

Projekti pilot i autonomisë spitalore, do të nisë të zbatohet me këtë spital dhe më pas do të shtrihet në spitalet e tjera.

Sipas premtimit të palës turke, spitali rajonal i Fierit, i cili ka thuajse një muaj që ka nisur nga ndërtimi, pritet të përfundojë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. /noa.al/

Rama/ ‘Ja sa personel do të ketë në spitalin e Fierit’ Read More »

Meta: Vlorën e kam në zemër si çdo shqiptar i ndershëm, ‘Zotërinjtë’ e tjerë e duan për ta futur në xhep

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka postuar një video në “Facebook”, përmes së cilës përcjell një mesazh të rëndësishëm.

Meta shprehet se Vlorën e ka në zemër dhe do ta ketë, si çdo shqiptar i ndershëm.

Ai shton se “zotërinjtë e tjerë e duan Vlorën për ta futur në xhepin e tyre, ngaqë u janë fryrë xhepat shumë dhe u duket Vlora e vogël”.
Postimi i presidentit të Republikës Ilir Meta:

Unë VLORËN🇦🇱 E KAM NË ❤️ dhe do ta kem në ❤️, siç e ka çdo shqiptar🇦🇱 i ndershëm.

“Zotërinjtë” e tjerë e duan VLORËN🇦🇱 për ta futur në xhepin e tyre, ngaqë u janë fryrë xhepat shumë dhe u duket VLORA🇦🇱 e vogël.

Meta: Vlorën e kam në zemër si çdo shqiptar i ndershëm, ‘Zotërinjtë’ e tjerë e duan për ta futur në xhep Read More »

Topalli pr ek me fjalët për nënën e ndjerë: ‘Nana u kthy në shtëpinë e Zotit, e mua më la një trishtim të madh në zemër e një boshllëk të tm errshëm’

Pak ditë më parë, Jozefina Topalli hu mbi të ëmën dhe ditën e sotme ajo ka reaguan me një postim të nd jerë kushtuar saj në Facebook.

Topalli shkruan se “nëna u kthy ne shtepine e Zotit, e mua me la nje trishtim te madh ne zemer e nje boshllek te tme rrshem”.
Mesazhi i Topallit:

“Deshta me te dashte!

Te dashur miq
Familja ime dhe une ju falenderoj me mirenjohje per mesazhet tuaja te aferta e ngu shelluese.

Jeta e nanes sime ka qene nje kalvar kur ne ishim te vegjel, por une asnjehere nuk e kam degjuar ate te ankohej. Ishte nje heroine, por gjithmone me buze ne gaz,besimtare dhe me kurajo te madhe.

Do na ndihmoje zoti thoshte , edhe kur nuk kishim asnje leke , as per te blere buken thate.
Ajo ishte themeli dhe kolona e shtepise.

Ishte modeli qe gjithmone doja t’i afrohesha.

Ndodhte kur isha e vogel qe te ndihesha e pasigurte dhe i kerkoja nanes te rrinte afer meje. Ajo me jepte doren, pastaj me shterngonte me trupin e saj dhe aty une isha me e sigurta ne bote, me e mbrojtura dhe me e lumtura. Isha ne krahet e nanes.
Ne ishim shume te lidhura me njera tjetren.

Ne ditet e fundit ajo po perpiqej te thoshte dicka, qe ne fillim nuk e kuptova. Pastaj ajo me veshtiresi e perseriti: -“Deshta me te dashte moj nane”, me doren qe levizte me veshtiresi drejt fytyres sime.

Ai ishte perqafimi jone i fundit.
Nana u kthy ne shtepine e Zotit, e mua me la nje trishtim te madh ne zemer e nje boshllek te tm.errshem.

Topalli pr ek me fjalët për nënën e ndjerë: ‘Nana u kthy në shtëpinë e Zotit, e mua më la një trishtim të madh në zemër e një boshllëk të tm errshëm’ Read More »