Andueli

Sazan Guri: Nëse harron dritaren e tualetit hapur mund të dhurosh spektakël falas për fqinjin tjetër sepse e ke afër. Do të kalosh te fqinji mund të vendosësh një dërrasë si në Napoli

Problemet më të mëdha me të cilat po përballemi çdo ditë në Tiranë janë dendësia urbane, ndërtimi pa kriter, mungesa e gjelbërimit dhe e hapësirave publike.

Ambjentalisti Sazan Guri tregon se Tirana është kthyer një qytet ku fqinji është bërë pjesëtar i familjes pasi pallatet janë ngjitur me njëri-tjetrin.

“Mbasi i zure frymën apo cepat e gjelbër që kishte një pallat nga një pallat tjetër, apo një hapësirë sado e vogël publike ku mund të uleshin pleqtë apo të dilnin nëna me fëmijë, këto janë zënë të gjitha”.

“Unë i kam matur me kudjes sepse kam qenë kundër që para 10-15 vjetësh”, tha ai teksa ishte i ftuar në Ora Neës.

“Unë kam një lëndë që prej 2004 e cila quhet Arkitekturë Mjedisore, pikërisht se si ndërtohet. Nuk jam në rolin e urbanistit, as edhe të arkitektit”.

“Sot Tirana është një qytet që me telekomandë e kam thënë dhe para 15 vitesh por tani mund ta thuash më shpesh, që me telekomandë mund të fikësh televizorin tjetrit”.

“Nëse harron dritaren e tualetit hapur mund të dhurosh spektakël falas për fqinjin tjetër sepse e ke afër. Do të kalosh te fqinji mund të vendosësh një dërrasë si në Napoli” – tha Sazan Guri.
/NOA.al

Sazan Guri: Nëse harron dritaren e tualetit hapur mund të dhurosh spektakël falas për fqinjin tjetër sepse e ke afër. Do të kalosh te fqinji mund të vendosësh një dërrasë si në Napoli Read More »

‘Është shumë e afërt dita ku ne do të fillojmë vaksinimin masiv për të lehtësuar edhe sezonin e ardhshëm turistik’

Kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt do të nisë vaksinimi masiv i popullsisë.

Rama tha se është çështje ditësh që edhe Shqipëria të ketë vaksinat e nevojshme, për të gjitha kategoritë e popullatës.

Sigurisht vaksinimi, siç nisi me bluzat e bardha, do të ketë një radhë, por që për dy muaj është premtuar që të arrihet një nivel sa më optimal, për të vënë nën kontroll situatën e pandemisë.

Kryeministri foli sot nga Lezha, në një bashkëbisedim me qytetarët, ku bëri edhe premtimin e madh për vaksinimin masiv.

Kreu i qeverisë e motivoi vaksinimin masiv të popullatës, për t’i ardhur sa më shumë në ndihmë turizmit.

“Është shumë e afërt dita ku ne do të fillojmë vaksinimin masiv për të lehtësuar edhe sezonin e ardhshëm turistik. Nëse realizojmë një vaksinim masiv në mars-prill-maj deri në mesin e qershorit do të kemi një sezon turistik shumë më ndryshe”.

“Për të kaluar në një tjetër stad na duhet një tjetër sasi vaksinash, pasi me numrin e siguruar procesi do të jetë më i ngadaltë” tha Rama.

Kryeministri nuk zbuloi se çfarë lloj vaksinash pritet të vijnë dhe sa do të jetë numri i tyre, që do të mundësojë brenda dy muajve vaksinimin masiv të popullatës në vendin tonë./NOA.al

‘Është shumë e afërt dita ku ne do të fillojmë vaksinimin masiv për të lehtësuar edhe sezonin e ardhshëm turistik’ Read More »

Meta: Nuk kam asgjë me biznesmenët por në parlamentin e ardhshëm duhet të kemi figura më me integritet

Presidenti Ilir Meta, sot më 7 Mars, dita e Mësuesit, bëri thirrje që në parlamentin e ardhshëm të ketë sa më shumë pedagogë dhe njerëz që vijnë bota akademike, sesa biznesmenë.

“Nuk kam asgjë me biznesmenët por në parlamentin e ardhshëm duhet të kemi figura më me integritet. Sa më shumë pedagogë dhe njerëz të arsimuar”, tha Meta.

Këto deklarata Meta i bëri nga Korça, ku foli edhe për zgjedhjet e 25 prillit. Përveç sfidave politike, mbetet shqetësim situata rreth pandemisë.

Presidenti Meta dha mendimin e tij për debatin, nëse të prekurit me Covid, duhet të votojnë më 25 prill apo jo.

“Vota është e drejtë kushtetuese e çdo qytetari. Pandemia të mos provojë asnjë qytetarë që të votojë”, tha Meta. Kreu i shtetit solli si shembull modelin në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, dy vende që zhvilluan zgjedhje në kushte ndoshta edhe më të vështira.

Kujtojmë se aktualisht janë rreth 35 mijë qytetarë të infektuar, që do të thotë se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, ata nuk kanë asnjë të drejtë të dalin nga shtëpia për të votuar.

Presidenti Ilir Meta e nisi sot ditën, me rastin e 7 Marsit, nga Korça ku dekoroi disa nga mësuesit më të shquar ndër vite të këtij qarku.

Kreu i Shtetit theksoi se “roli dhe figura e mësuesit janë themelore”, sidomos në këtë periudhë tejet të vështirë të pandemisë së koronavirusit.

“Për mua ishte një detyrim që sot të isha pikërisht këtu, në Korçë, në djepin e rilindjes sonë kombëtare të arsimit dhe kulturës. Ne sot kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm Pandeli Sotirin, Jeronim De Radën, Pashko Vason, Gjergj Fishtën, e shumë personalitete të tjera, që me vizionin e tyre, por dhe sakrificat e tyre, na dhanë gjuhën shqipe dhe arsimin tonë. Jemi sot t’iu shprehim mirënjohjen e thellë të gjithë mësuesve, edukatorëve, që punojnë sot edhe pse në kushte të vështira, për të pasur një të ardhme më të ndritur”.

“Kujtojmë plejadën e mësuesve në pension, që ja kushtuan jetën e tyre të ardhmes së ndritur të brezit të ri. Roli dhe figura e mësuesit janë themelore dhe këtë e them edhe si fëmijë i dy prindërve. Shpreh sot mirënjohjen e thellë për të gjithë mësuesit. Të gjithë mësuesit tanë, sidomos ata në zonat rurale, meritojnë një mbështetje akoma më të madhe, sa i takon infrastrukturës digjitale. Duhet të bëjmë më shumë që rinia jonë, e edukuar më së miri nga mësuesit tanë, ta ndërtojë këtu të ardhmen”, u shpreh Meta.
/NOA.al

Meta: Nuk kam asgjë me biznesmenët por në parlamentin e ardhshëm duhet të kemi figura më me integritet Read More »

Ndërron jetë ish-mjeku gjinekolog dhe ish-deputeti shqiptar

Nd ërron jetë ish-mjeku gjinekolog dhe njëherësh edhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, Sejdullah Hoxha.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët e tij nëpërmjet ‘Facebook’-ut.

“Me dhi mbje e pik ëllim të thellë lajmërojmë farefisin, miqtë, shokët dhe dashamirët se me datë 06/03/2021 ka nd ërruar jetë, bashkëshorti, babai, vëllau dhe gjyshi ynë i dashur dhe i paharruar”, thuhet në njoftim.

“Va rrimi i të ndjerit bëhet në rrethin familjar, në va rrezat e qytetit në Arbëri (Dragodan). Për shkak të pandemisë me virusin Covid 19 nuk mbahet e pamja”, thuhet më tej.

Hoxha në vitin 1990 ishte zgjedhur kryeshef i Repartit të Lehonave, ndërsa gjatë viteve 1983-2000 punësohet si asistent mësimor për lëndën Gjinekologji-Obstetrikë.

Gjatë viteve 1996-1999 punoi si drejtor i maternitetit “Nënë Tereza” në Prishtinë. Më pas nga 1999 deri më 2005 qëndroi në postin e drejtorit të Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Në vitin 2006 ishte anëtar i bordit të QKUK-së, ndërsa në 2007 ai bëhet u.d. i kryetarit të Bordit të QKUK-së.

Ndërron jetë ish-mjeku gjinekolog dhe ish-deputeti shqiptar Read More »

Arjani Çani ‘zbulon’ marëveshjen PS-PD: ‘Ka thashetheme që qarkullojnë,por nuk janë thjesht thashetheme që Basha dhe Rama…’

Arjani Çani, moderatori i “Zonë e Lirë” zyrtarizoi thashethemet se PS dhe PD kanë bërë marrëveshje para zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai e hapi emisionin e mbrëmjes së sotme me këtë temë ku kishte ftuar Armand Shkullakun.

“Ka thashetheme që qarkullojnë”, tha Çani. “Por nuk janë thjesht thashetheme që Basha dhe Rama të bashkqeverisin pas 25 prillit”.

Por ai shtoi se këto zëra mund t’i ketë përhapur qëllimisht Rama për të de moralizuar të djathtën.

“Rama thotë shpesh që Luli është djali i mirë dhe duket se inatin e ka me Berishën dhe Metën”, u shpreh Arjan Çani.

Çani analizoi me Shkullakun mundësinë e një bashkëqeverisjeje të mundshme, duke llogaritur se asnjëra nga palët nuk siguron dot e vetme 71 mandate.

Në një rast të tillë digjet LSI dhe të gjithë partitë e vogla.
/NOA.al

Arjani Çani ‘zbulon’ marëveshjen PS-PD: ‘Ka thashetheme që qarkullojnë,por nuk janë thjesht thashetheme që Basha dhe Rama…’ Read More »

Kryeministri ndan nga Italia historinë e veçantë, sesi politikani i huaj nuk pranonte të futej në Tiranë, ndërsa kërkonte forca të shumta sigurie për ta shoqëruar në kryeqytet

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të 30-vjetorit të fillimit të emigracionit shqiptar drejt Puljas, në Këshillin Rajonal të Puljas.

Kreu i qeverisë ka vlerësuar mbështetjen që Italia ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve për Shqipërinë, duke e cilësuar vendin fqinj si “engjëll mbrojtës”.

Kryeministri ka ndarë edhe një histori të veçantë, sesi një politikan i huaj nuk pranonte të futej në Tiranë, ndërsa kërkonte forca të shumta sigurie për ta shoqëruar në kryeqytet.

“Para disa kohësh mora një mesazh nga përgjegjësi i zonës VIP në aeroportin e Tiranës, një mesazh ur gjent dhe mendova mos kishte ndonjë bo mbë apo zj arr. Nuk kisha folur kurrë me këtë person. Më thotë kemi një situatë të j ashtëzakonshme. Është një VIP që nuk do të vijë në Tiranë. Ka ardhur i shoqëruar me po licë dhe ga zetarë, refuzon të dalë nga aeroporti, sepse do të shoqërohet nga makina të bl induara dhe njerëz të ar matosur. Nuk po ju them kush është, por është politikan i rëndësishëm i një vendi të rëndësishëm. Nuk do të duhej të paktën një koncept paraprak të ishte dikush me pa ragjykime kaq të mëdha”, – rrëfen Rama.

Kryeministri, më pas vijon bisedën me zyrtarin e aeroportit “Nënë Tereza”. “I them këtij personi, a janë aty shërbimet që shoqërojnë VIP-a? Ata janë të ar matosur, por zotëria nuk e quan pi stoletën një ar më të rëndësishmne për t’u futur në Tiranë, më tha ai. Pastaj i thashë atij: ‘Ne nuk i ofrojmë atij shërbim si të futet në Kandahar. Nuk ndodhet në Rripin e Ga zës”.

Pas gjithë kësaj situate, politikani misterioz kishte mësuar se ishte në dijeni edhe vetë kryeministri shqiptar.

“Më tha dua t’ju kërkoj falje, sepse unë kam udhëtuar shumë. Kam parë shumë vende, e quaja veten si dikë që nuk mund të bindej, sikurse më ndodhi në një vend siç e prisja. Sepse Shqipëria nuk ka të bëjë fare me atë që unë përfytyroja. Mos u bëj merak, kjo u ndodh të gjithëve nga ajo që vijnë nga pjesa e ftohtë e Evropës. Unë bëra një xhiro në Tiranë, ku është jeta e natës dhe nuk pashë asnjë grua të mbuluar”.

Ndërsa Rama tregon se i është përgjigjur: “I thashë, nuk ka gra të mbuluara, ka vajza myslimane që vënë shami, por gra të mbuluara nuk ka. Pastaj më thotë ‘shkova në ministrinë e Brendshme sot dhe flisnin anglisht në ministrinë tuaj’. I thashë, se nëse ju jeni të befasuar deri në këtë pikë, gjithçka do të jetë surprizë për ju që nuk e mendonit se do të gjenit një kryeministër dy metra në Shqipëri”.

Pas gjithë kësaj historie, për të cilën nuk e tregoi emrin e politikanit, Rama tha se nuk ka arsye të mendohet se kjo është politika e duhur, “sepse mund t’i bëhet dëm njerëzve dhe komuniteteve të tëra. Ky është muri që ne duhet të shembin në Europë. Ky mur është një arsye tjetër për të cilin ne i jemi gjithmonë mirënjohës Italisë. Italia është avokatja jonë në të gjitha sallat kur Shqipëria është nën akuzë”, – shtoi ai. /noa.al/

Kryeministri ndan nga Italia historinë e veçantë, sesi politikani i huaj nuk pranonte të futej në Tiranë, ndërsa kërkonte forca të shumta sigurie për ta shoqëruar në kryeqytet Read More »

Ironia e fatit/ Shtëpia shk rumbohet e gjitha, vetëm byreku mbeti pa u dj egur

Një ngjarje disi e çu ditshme është shënuar në Kroaci. Shtëpia e një çifti, është shkr umbuar nga një zj arr i madh që u shkaktua nga një defet elektrik në furrë.

Për ironi të fatit, e gjithë shtëpia u do gj, ndërsa byreku që ishte duke u pjekur brenda furrit, jo.

“Kam pjekur byrek me kungull, ja ku është. Vetëm se u pjek pak më shumë”, tha Nada Vidović.

Shtëpia ku Nada jetonte bashkë me bashkëshortin Jandra, tashmë është thuajse e pabanueshme. Për fat të mirë ata dolën të padëmtuar nga ky incident, pasi u larguan me shpejtësi nga shtëpia kur evidentuan vatrën e parë të zj arrit.

“Unë thjesht shkova ta fus byrekun në furrë, por nuk kishte energji elektrike. Burri pa që siguresa ishte fr yrë. Byreku në furrë sapo ishte ngrohur. Unë hapa derën, dhe pastaj fla kët filluan.
Burri im solli një fikës zj arri, por diçka filloi të hapte zj arr, kështu që ne kishim fr ikë nga një shp ërthim dhe u larguam me shpejtësi nga shtëpia, duke mos marrë asgjë. Na kanë mbetur edhe celularët, ata janë shk rirë plotësisht”, përfundoi gruaja.

Ironia e fatit/ Shtëpia shk rumbohet e gjitha, vetëm byreku mbeti pa u dj egur Read More »

Ja kush i fiton zgjedhjet/ Astrologia e famshme bën parashikimin për 25 prillin

Astrologia më e njohur në botë, Susan Millek ka parashikuar zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri.
Në një intervistë për ‘Vizionin e Pasdites’, Miller tregoi fituesin e mundshëm të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri bazuar në shenjën e horoskopit.

Kryeministri Rama është nën shenjën e Gaforres, lideri i opozitës Basha nën shenjën e binjakëve dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nën shenjën e Dashit.
Sipas Miller, Basha është më i favorizuar nga yjet për të qenë fitues, pasi shenja e Binjakët renditet nga shenjat më me fat për këtë vit. Megjithatë, astrologia nuk hoqi as mundësinë e rizgjedhjes së Edi Ramës si kryeministër pasi për të dyja shenjat si për Binjakët dhe për Gaforren ky do të ishte një vit shumë i mirë, por më të favorizuar mbeten Binjakët.

Miller tha se shenja e Gaforres, pra kryeministri Rama ka pasur një 3-vjeçar të vështirë dhe se fundi i Prillit nuk do t’i rregullonte.

“Gaforrja ka kaluar vështirësi të mëdha në tre vitet e fundit. Por ar miqtë e tij janë dorëzuar. Është në pozitë shumë të mirë, por ja ku qëndron problemi. Fundi i Prillit ka një hënë të plotë shumë të zemëruar prandaj do të ketë kontradikta,”- shprehu Miller.
Për shenjën e Binjakëve, për Bashën, Miller tha se fitorja nuk do të jetë e lehtë pasi do të hasë disa probleme.

“Do të ketë probleme me mbledhjen e fondeve dhe me klasën punëtore. Nuk do të marrë mbështetjen e klasës punëtore, sindikatave të ndryshme,”- specifikoi astrologia.

Ndërsa për Kryemadhin, Miller tha se gjërat do të jenë mirë, por hëna e plotë e fundit të Prillit do të vendosë pengesa për shenjën e saj.

“Dashin do ta ndihmojnë grupime të caktuara. Punëtorët, grupe të ndryshme të shoqërisë. Dashi do të ketë mbështetjen më të madhe. Por hëna e plotë është kontradiktore, nuk dihet se si do të shkojë. Ata që nuk fitojnë, siç ndodhi me ne në Amerikë, do të zemër ohen dhe është interesante,”– përfundoi Miller.

Ja kush i fiton zgjedhjet/ Astrologia e famshme bën parashikimin për 25 prillin Read More »