Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Elbasanin, Sokol Skura është arr estuar pasi u kap nda po licia duke drejtuar automjetin në gjendje të de hur.
Sipas p olicisë, Skura po udhëtonte në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, kur gjatë kontrollit ka rezultuar se kishte ko nsumuar al kool.
Burime nga policia Elbasan bëjnë me dije se Skura në vitin 2015 është arr estuar përsëri për ak sident me pasojë vd ekjen e një kalimtari teksa ngiste në gjendje të de hur.
Njoftimi i p olicisë:
Speciaistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, arrestuan në fl agrancë shtetasin: S.S., 42 vjeç, banues në Librazhd, pasi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, është kapur nga shërbimet e Po licisë duke drejtuar mjetin në gjendje të d ehur.
Materialet hetimore i kaluan Pr okurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar planin të tij për mundësitë dhe shërbimin që ofrojnë emigrantët e kthyer në vend.
Në aktivitetin “Shqipëria e ardhmja, emigracioni e shkuara”, Rama ka prezantuar 3 kandidatët për deputetë që do të jenë përfaqësues të emigrantëve.
“Trendet e ikjeve do vazhdojnë se ndryshon dot propaganda. Këto tre dekada kanë konciduar edhe me dallgët e stuhishme të një emigracioni gjigant“, thotë Rama.
Sipas tij me koalicionin KÇK të PD-së, Shqipëria humb, duke theksuar se vendi nuk bëhet me Dashin, Mediun, Monikën e të tjerët.
“Ne nuk kemi mundësi që të kapim vota si PD-ja me koalicion KÇK, por ne kemi plan pune, siç e ka qeveria për të përballuar këtë përballje elektorale. Për të bërë atë që duhet të bëjmë dhe atë që duhet të themi. Ne nuk jemi një koalicion KÇK, kap ç’të kapësh, i cili kërkon të kapë një humbje që të jetë më e madhe se e herën e shkuar dhe Monika që kërkon të kapë drejtësisë me duart e Lulit”.
Më pas, Rama “analizoi” të gjithë kryetarët e partive emër për emër, që kanë bërë koalicion me PD, në emër të opozitës së bashkuar në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.
“Pastaj me Dukën, si i vetmi kryetar partie që nuk e nxori asnjë ditë partinë e tij nga garazhi, përveç emrit Agrare, që ushqehet me tagjinë e SHQUP-it; Fatmir Mediu, që të vetmen certifikatë prove, është hipoteka e vendit të tij si deputet i përjetshëm në pronën e SHQUP-it; Dash Shehi, që ka 100 vjet që kafenenë e Parlamentit, ka vendin e tij. Vangjel Dule, drejtuesi i të drejtëve, ku në koalicionin KÇK është fundshpina e sekserit të Çamërisë Idrizit; Nard Ndoka, që as humoristi me humorin më të zi nuk do e shpikte; Xhelal Mziu, deputet dhe humori bëhet blozë fare, kur thonë se na jepni votën që të ndalojmë emigracionin, që shqiptarët mos të ikin në Gjermani, por gjermanët të vijnë në Jalë, me tiganin e LSI-së, me sofizmat e Nardit me rakinë e Dashit.
Dhe të kalojë në tymin e Doganave, ku rrinë bashkë Dulja e Greqisë me Idrizin e Çamërisë. Është dhe një Xhaferr në Durrës që do të përmirësonte cilësinë e diellit…”, ka thënë Rama me ironi. /noa.al/
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka prezantuar kandidatët për deputetë të kësaj partie për zgjedhjet e 25 prillit. Vetë Kryemadhi do të kryesojë listën në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe të Fierit.
“Kjo skuadër e madhe që do të përfaqësojë LSI, do të drejtojë shqiptarët drejt ndryshimit. Ne presim përmbysjen e një klike anti-qeveritare, anti-shtet dhe anti-vlera”, tha ndër të tjera Kryemadhi.
Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Socialiste, ish deputeti Alfred Peza, thotë se ka refuzuar kërkesën e Edi Ramës që të rikandidojë për një ulëse në Parlament.
Peza, prej shumë vitesh gazetar e drejtues mediash, dhjetëvjeçarin e fundit u përfshi në PS dhe mori një mandat deputeti në Peqin ku ka origjinën e tij. Më tej ai u atakua nga mediat dhe opozita se ishte futur si aksioner me afro 1.4 miliardë lekë të vjetra në Credins Bank. Peza pohoi se ato ishin kursime në vite.
Në deklaratën që bëri sot pas një takimi me Ramën, Peza pohoi se këtë interesim, e konsideron “të posaçëm pasi nuk është në stilin e punës së tij”.
Duke deklaruar se e refuzoi këtë post, Peza shton: “Karrigia e deputetit nuk është për mua në këtë fazë të jetës dhe aktivitetit tim! Unë do të qëndroj në krah të Edi Ramës sepse besoj tek ai dhe puna e tij, pavarësisht nga pozicioni që mund të kem në raport me sfidat e maxhorancës që do të rikonfirmohet me siguri në 25 prill. Ka plot të tjerë PS, që e duan më shumë se unë dhe e bëjnë po aq mirë apo më mirë se unë punën e depuetit, kështu që më shumë kënaqësi vendin tim ia lë kujtdo prej tyre në Kuvendin e Shqipërisë”. /Noa.al/
Italia Feed ka zhvilluar një test me tre pendë, që vijojnë si më poshtë:
Penda numër 1
Jeni një person që ndjeni frikë dhe kjo ndjesi ju paralizon.
Ju ndodh shpesh të përjetoni një ndërthurje të mendimeve me emocionet dhe kjo gjë ju mban larg zhvillimit.
Megjithatë, nëse e pranoni këtë ndjesi frike dhe arrini ta kuptoni, do të çliroheni nga ky “burg”.
Në këtë rast do të ndjeni shpresë dhe gëzim brenda vetes.
Penda numër 2
A i lejoni emocionet të ndikojnë mendimet dhe ndjenjat e të tjerëve?
Apo ndoshta ndikoni tek të tjerët duke ndarë përvojën tuaj me ta dhe duke i parandaluar që të formojnë mendimin e tyre?
Ka shumë të ngjarë që kjo po ndodh në jetën tuaj tani, prandaj shpirti juaj po ju dërgon një mesazh.
Po, ndonjëherë duam të shpëtojmë dikë nga ankthi, duam t’i ndihmojmë të shmangin fatin e keq dhe zhgënjimin, por jo të gjithë do të kenë të njëjtën përvojë si ne.
Është e rëndësishme të kuptohet se secili person duhet të marrë të gjitha vendimet për jetën e tij bazuar në përvojën personale dhe tek mënyra e tyre e perceptimit të botës.
Penda numër 3
Është e rëndësishme të mbani mend se çdo person është unik dhe ka cilësi të shkëlqyera, dhe e vetmja gjë që duhet të bëni është të mësoni se si të përdorni të gjitha cilësitë tuaja aty ku duhet.
Për shembull, nëse jeni të vetëdijshëm se jeni një person kokëfortë, provoni ta shfaqni këtë në një fushë tjetër të jetës ku nevojiten forca dhe vullneti për të ecur para.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon të lu ftojë fort për votën në 25 prill.
Përmës një video-mesazh në Facebook, kryedemokrati i bën thirrje shqiptarëve të largojnë qeverinë që është në krye të vendit, duke ii kujtuar se ata e kanë në dorë.
“Ti je ai që vendos për të ardhemn e këtij vendi. Je drejtuar nga qeveritarë arrogant dhe përçarës që pasurojnë veten e tyre dhe të kanë bërë të besosh që nuk ka më shpresë. Ti je i pari. Nuk të pëlqejnë ata që të udhëheqin, ngrihu dhe ndërroji, mos hiq dorë nga Shqipëria. Ndryshoje Shqipërinë. Këtë herë fitoni ju. Fiton Shqipëria”, thuhet në videon e publikuar.
Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli në ekranet tona mbrëmjen e sotme një ndër historitë më pr ekëse. Kjo ishte historia e Anitës dhe Ilirit, motër e vëlla, të cilët jeta i kishte vendosur përballë shumë vështirësive të mëdha. Në studion e programit kishte ardhur kushërira e tyre, Albina e cila rrëfeu historinë e tr ishtë të dy të rinjve.
Kalvari i vu ajtjeve për Ilirin dhe Anitën kishte nisur përpara disa vitesh kur babai i tyre ishte diagnostikuar me t umorr. Për shkak të sëmundjes së tij, babai ishte detyruar që të linte punën dhe për të sjellur të ardhura e për të mbajtur familjen, mamaja e të rinjve kishte nisur të qepte këpucë.
Për të fituar sa më shumë para, Anita dhe Iliri kishin ndihmuar nënën e tyre që të qepnin sa më shumë këpucë, por pavarësisht punës së tyre, të ardhurat nuk ishin të mjaftueshme.
Sikur të mos mjaftonin këto probleme, disa muaj më parë nëna e tyre nuk ishte ndjerë mirë dhe kishte pasur nevojë për të kryer një operacion. Fatkeqësisht sëmundja e mamasë ishte përkeqësuar dhe kishte ndërruar jetë. Babai i Ilirit dhe Anitës nuk e kishte përballuar dot këtë dhimbje të madhe dhe e kishte humbur dëshirën për të jetuar. Brenda një kohe shumë të shkurtër, Anita dhe Iliri kishin humbur dhe babain e tyre duke mbetur të vetëm.
Në studio Albina rrëfeu se dy kushërinjtë e saj kishin ndryshuar shumë pas hu mbjes së prindërve dhe se dëshironte që nëpërmjet programit “Dua të të bëj të lumtur” t’ua ndryshonte sadopak jetën duke i bërë të lumtur. “Anita dhe Ilir dua të dini që unë ju dua shumë. Dua t’ju kërkoj që të riktheheni sa më shpejt siç keni qenë më parë, pavarësisht dhimbjes të madhe që keni. Dijeni se do ju qëndrojmë gjithmonë pranë dhe të bëheni sa më të fortë.”,- ishte mesazhi i Albinës për Anitën dhe Ilirin.
Nga ana tjetër, Iliri dhe Anita rrëfyen të përlotur se për ta ka qenë tepër e vështirë humbja e dy prindërve dhe se jeta e tyre ka ndryshuar totalisht. Programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte menduar disa surpriza për dy të rinjtë duke i sjellë idhujt e tyre, Ermal Mamaqin dhe Amarda Toskën të cilët iu drejtuan me këto fjalë: “Prania e prindërve është e pazëvëndesueshme, por ju duhet të bëheni të fortë që të përballoni të ardhmen. E shkuara juaj, vuajtjet dhe pengesat që po hasni do ju bëjnë më të fortë. Në jetën tonë do të kemi gjithmonë sfida, por duhet të luftoni sa më shumë, jo vetëm për veten, por edhe për prindërit.”
Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska i ftuan të rinjtë në një udhëtim me familjen e tyre për disa ditë dhe i ofruan mundësinë që për 1 vit të plotë, Iliri dhe Anita të bëhen pjesë e trajnimit për t’u bërë të sukseshëm.
Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” në bashkëpunim me fondacionin humanitar “Golden Eagle” i ofruan mundësinë Ilirit dhe Anitës që të punojnë një vit të tërë me pagesë në redaksinë e programit.