Andueli

Këto janë rregullat që do të ndjekin votuesit ditën e diel

Të dielën e 25 prillit qytetarët shqiptarë do të votojnë për partinë dhe kandidatin e preferuar për zgjedhjet parlamentare.

Duke iu referuar masave anti-Covid, Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë kanë miratuar një protokoll lidhur me këto masa gjatë procesit të votimit dhe ditës së zgjedhjeve.

-Një ndër masat e detyrueshme është mbajtja e maskës si për votuesit ashtu edhe për komisioneret dhe vëzhguesit

-Sallat ku do të kryhet procesi i votimit duhet të jenë në katin e parë të çdo ndërtese dhe të pajisura me dritare për ajrosje.

-Çdo qendër votimi duhet të jetë e pajisur me dezinfektantë për duart.

-Kutitë e votimit duhet të vendosën 2 m larg nga vendqëndrimi i anëtarëve të komisionit, po kështu dhe dhomat e fshehta nga njëra-tjetra.

-Po ashtu sallat në qendrat e votimit duhet të duhet të dezinfektohen një ditë para procesit të votimit si edhe gjatë procesit në interval të caktuara.

Këto janë rregullat që do të ndjekin votuesit ditën e diel Read More »

Meta, Ramës: ‘Unë do shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri’

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me incidentin e ndodhur në Kavajë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri, një nga aktivistët e Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni.

Në lidhje në rastin në fjalë, Rama tha se incidenti s’ka prapavijë politike dhe shtoi se autori, Ndriçim Jonuzi (Tahiri) është militant i PD.

Por në një foto, të publikuar nga presidenti në ‘Facebook’, autori, së bashku me dy personazhet që dyshohet se kanë qenë në pranishëm në ngjarje, Markel Shtylla dhe Dorjan Troplini, shihen duke drekuar së bashku me kryetarin e Bashkisë së Kavjaës Redian Krali dhe funksioanrë të tjerë të PS në Kavajë.

Sakaq, Meta i shtron disa pyetje kryeministrit ku i rendit disa nga skandalet që është përfolur PS ndër vite dhe i shkruan: “Unë do të shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri”.

Mesazhi i Presidentit Meta:

“Lidheni të Marrin shokë socialistë përpara se të ketë fatin e furgonit në Berat. Pse Meta u tha tre banditëve të “Rilindjes” të hynin në zyrën elektorale të PD dhe të që llonin me armë Sekretarin demokrat? Me kë janë në këtë foto këta të katërt?

Me Metën apo me Kryebashkiakun e emëruar rilindas të Kavajës dhe shtabin e tij elektoral? Pse Meta e porositi Damjanin publikisht të përsërisë “tërmetin” e Dibrës në Vlorë? Pse Meta emëroi një ushtri patronazhistësh për të survejuar e shantazhuar 900 mijë qytetarë të Qarkut Tiranë? Kush e prishi Marrëveshjen e 5 Qershorit nga tmerri i zgjedhjeve të lira? Bablok, shqiptarët e dine shumë mirë se ku kurdisesh ti për t’i përçarë shqiptarët në Shqipëri dhe rajon. Me qetësi dhe vendosmëri do e marrësh përgjigjen më

25 Prill nga të gjithë shqiptarët patriotë dhe europianë. Dhe në radhë të parë nga socialistët, që u shkatërrove çdo vlerë pozitive dhe njerëzore.

Unë do shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri!

Shqipëria e shqiptarëve! Shqipëria në Bashkimin Europian!

Pas 25 Prillit kjo rrugë nuk ndalet më asnjë sekondë!”, shkruan Meta./NOA.al

Meta, Ramës: ‘Unë do shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri’ Read More »

Rama ironizon Metën: ‘O Ilir shko në shtëpi, dëgjo vajzën, ta tha mirë. Babi mos pi, eja në shtëpi’

Kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama ka ironizuar Metën me mesazhin që vajza e saj i kishtë dërguar pasi patronazhistët i kishin çuar lajmin se ai kishte përmendur gruan e Damian Gjiknurit.

Rama thotë se Meta duhet të shkojë në shtëpi, pasi është President akoma dhe askujt nuk i ka bërë vaki kjo çmendi.

Ai thekson se Meta duhet të dëgjojë vajzën, pasi ja tha mirë, mos pijë dhe të shkojë në shtëpi.

“Kur është diell mendimi i thahet, pak a shumë, mendimin e kapi. O Ilir, o Ilir, dëgjo vajzën shko në shtëpi, dëgjoj vajzën shko në shtëpi.

Shko në shtëpi, je President akoma, nuk bën vaki, askujt kjo çmendi o Ilir shko në shtëpi, dëgjo vazjën, ta tha mirë. Babi mos pi, eja në shtëpi”, tha Rama./NOA.al

Rama ironizon Metën: ‘O Ilir shko në shtëpi, dëgjo vajzën, ta tha mirë. Babi mos pi, eja në shtëpi’ Read More »

‘Pa sa do të donim që vetëm për një çast ta harronim vërtet atë dreq politikë…!’/ Nga Genc Demiraj

Nga Genc Demiraj
Ah sikur…!
Do të doja që vetëm për një farë kohe të harroja politikën.
Patjetër që edhe ju do të dëshironit, që si unë, të harronit atë që më shumë se gjithëshka ju lodh dhe ju streson, politikën.
Do të dëshironim që vetëm për një çast veshët të na binin në qetësi dhe sytë mos të na i zinin kurkund politikbërësit tanë.
Të na zhd ukeshin nga çdo imagjinatë, të na fshiheshin nga çcdo çip i memories sonë…!
Të na ç’bëheshin nga dejet, nga ndjenjat, nga idealet tona…!
Sa do të dëshironim që për një moment, si nga një kompjuter gjigand, ti kançelonim përnjiherë dhe të mos kishim, për atë moment, asnjë nga ata të përditëshmit e mërzitshëm…!
Asnjë për bé !
Oh sa mirë do të ish. Do të ngopeshim nga lumturia, gëzimi dhe hareja. Do të ç’mpiheshim nga lodhja e do të ç’lodheshim nga mpirja. Do të na ikte st resi dhe do të na pushtonte qetësia ! Nuk do të kishim më ne mes tonë fytyra të pafytyra, burra pa burrëri dhe trima pa trimëri…!
Sa mirë do të ishim pa të gjitha këto. Do të jetonim pa e vr arë mendjen nën qiellin e mbitokën tonë, me hallin tonë, me lumturinë apo dhe hi dhërimin tonë…!
S’do të zgjoheshim me pagjumësinë e fr ikshme të përnatëshme , për lloisje hesapesh pambarim.
Do ta nisnim agimin e kthjellët me freskinë e kthjellësise së tij, sejcili sipas ritit të tij dhe pa bombardimin infoçorroditës se ç’u tha dhe ç’u bë nga politika…!
Do të ecnim shpenguar në qejfin tonë pa patur frikë se dikush na regjistron për protesta a dikush tjetër na detyron për mitingje !
Do ta hidhnim hapin të sigurt në trotuaret dhe rrugët urbanë, në lulishtet e parqet plot jeshillëk, do ngopeshim me ajrin e pastër qytetas dhe zemra do na behej mal !
Eh lum’si ne…!
Por vetëm për një çast do na rrëmbente fantazia sepse askush nga ne nuk e harron politikën…!
As unë e as ju nuk rrojmë dot pa zhu rmën dhe str esin e saj. Nuk bëjmë dot pa ata të mërzitshmit e përditshem, me fytyra të pafytyra, mo nstra burrash pa burrëri e trima pa trimëri…!
Nuk rrimë dot pa zhulin dhe pluhurin qytetas, gropat, kanalet dhe rrugët pa rrugë. Nuk rrimë dot pa gjumin e shprishur të natës, nuk rrimë dot pa këtë lemeri…!
Pa sa do të donim që vetëm për një çast ta harronim vërtet atë dreq politikë…!

‘Pa sa do të donim që vetëm për një çast ta harronim vërtet atë dreq politikë…!’/ Nga Genc Demiraj Read More »

Celibashi: ‘Anëtarët e KQZ, nuk janë doktorë, nuk bëjnë vlerësim të askujt nëse duhet apo s’duhet të paraqitet në qendrat e votimit. Kush paraqitet atje do të lejohet të votojë’

Ditën e djeshme, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi, që deri më 3 maj, personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, në drejtim të Shqipërisë, duhet t’i nënshtrohen një karantine 14 ditore, për shkak numrave në rritje me COVID në këto dy shtete.

Lidhur me këtë zhvillim u pyet nga gazetarët kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi. Ky i fundit tha se në lidhje me vendimin, nuk ka targetin për ta komentuar, pasi shtoi se nuk është përgjegjësi e KQZ.

Ai shtoi se anëtarët e KQZ, nuk janë doktorë dhe kush paraqitet në qendrat e votimit sipas tij, do të lejohet të votojnë.

“Ju e kuptoni që skam asnjë lloj targeti për ta komentuar vendimin. Është në përgjegjësinë e tyre, çështjen e shëndetit në raport me pandeminë i përkasin institucioneve të tjera. Si komisioner e kam të ndaluar ta komentoj këtë. Ligjërisht them se ka të bëjë me sigurinë e shëndetit, cilido mund ta komentojë si të dojë. Në procesin e votimit, se kam pasur disa pyetje, anëtarët e KQZ, nuk janë doktorë, nuk bëjnë vlerësim të askujt nëse duhet apo s’duhet të paraqitet në qendrat e votimit. Kush paraqitet atje do të lejohet të votojë”, tha Celibashi.

I pyetur në lidhje me votimin e personave që vuajnë dëminet më burgje, por edhe ato që janë të shtruar në sptiale, Celibashi tha se:

“Në asnjë prej spitaleve nuk janë ngritur qendra votimi, për shkak të pandemisë, sepse nuk duam të vendosim në rrezik komisionerët. Ata votojnë në qendrën e tyre të votimit, por mbetet në menaxhimin e policisë dhe mesa di unë është e zgjidhur si problem. Di të them që në të gjitha institucionet do të ngrihen qendra votimi, jemi në komunikim me drejtorinë e burgjeve. Numrin nuk e kam në total të atyre që do të votojnë, por do ua bëj me dije më vonë”./NOA.al

Celibashi: ‘Anëtarët e KQZ, nuk janë doktorë, nuk bëjnë vlerësim të askujt nëse duhet apo s’duhet të paraqitet në qendrat e votimit. Kush paraqitet atje do të lejohet të votojë’ Read More »

Kryeministri Rama reagon sërish për incidentin që ndodhi ditën e djeshme në Kavajë: Në atë ngjarje është pl agosur një njeri, ndërsa politizimi pl agos të gjithë shoqërinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për incidentin që ndodhi ditën e djeshme në Kavajë, ku mbeti i pl agosur një nga aktivistët e PD, Bledar Okshtuni. Në një takim në njësin 5 në Tiranë Rama tha se akti është i dënueshëm dhe menjëherë reagoi duke thënë se autori duhet të vendoset përpara drejtësië.

Ai tha ndër të tjera, se politizimi i kësaj çështje ngarkon me faj moral, Bashën, për të cilin thotë se nuk e surprizoi reagimi që bëri, por edhe presidentin Ilir Meta, për të cilin tha se po zhvillon një “fushatë idioteske”.

“Dje ndodhi një ngjarje e papëlqyeshme për të thënë më të paktën dhe e patolerueshme për të thënë të tërën. E pa pëlqyeshme për faktin se ndodhi në sfondin e politikës së ditës dhe të fushatës, e cila s’kishte asnjë lidhje me vendngjarjen, flas për ngjarjen e Kavajës. Nuk kisha pikë dyshimi, që cilado të ishte e vërteta, ata të cilët flasin për ndryshimin dhe votën e Shqiptarëve do të rendnin atje, për të drejtuar gishtin e akuzës më ekstreme ndaj meje dhe ndaj nesh, pa pritur as një orë, as dy orë, që ngjarja të kuptohej se ça ishte.

Unë pa pritur asnjë minutë, thashë atë që duhet ta thotë ai që është serioz dhe ka seriozisht ligjin dhe të vërtetën. Që ngjarja është e patolerushme, autori duhet çuar përpara drejtësisë dhe që Lulzim Basha nuk duhet ta politizojë ngjarjen, ndërkohë Meta duhet ta ndalë fushatën e tij idioteske, të fushatës. Basha ende nuk kishte folur, por tha atë që mendova që do të thosthe, e jo atë që duhet të thoshte një njeri që pretendon të bëhet kryeministër. Sot gjithçka është e zbardhur, autori jo vetëm që s’ka lidhje me PS, por është një militant i PD, në një she rr që s’kanë asnjë lidhje me politikën.

Natyrisht mund të kishte ndodhur të ishte e kundërta, të ishte i joni, që për të njëjtin sh err të bënte të njëjtin akt. Kjo s’do të shfajësonte në asnjë mënyrë PS, por PD është e fajësueshme për politizimin skandaloz për atë ngjarje. Në atë ngjarje është pla gosur një njeri, ndërsa politizimi pl agos të gjithë shoqërinë. Në atë ngjarje është bërë një vepër pe nale, ndërsa politizimi i kësaj ngjarje është një tjetër vepër e shëmtuar morale. Si mundet të jesh zëdhënës i ndryshimit dhe thjesht e vetëm të zgjasësh ndryshimin, që e kanë mishëruar, lidershipin e asaj partie”, u shpreh Rama./NOA.al

Kryeministri Rama reagon sërish për incidentin që ndodhi ditën e djeshme në Kavajë: Në atë ngjarje është pl agosur një njeri, ndërsa politizimi pl agos të gjithë shoqërinë Read More »

Meta: ‘Nuk ka patronazhist, fuks dhe ba ndit, që mund ta ndalë Ndryshimin e Madh më 25 Prill, ngrehuni dhe bj eruni, korini dhe sht ypini’

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nd ezi edhe më shumë sot atmosferën e tendosur të kësaj fushate elektorale duke bërë thirrje që qytetarët të gjejnë ku janë patronazhistët dhe të merren me ta.

Për ta ilustruar se çfarë duhet bërë me patronazhistët, Meta përdori një pjesë nga poema Anës lumenjve e Fan Nolit:

“Bravo qytetarëve të Beratit! Gjejini! Izolojini! Mos i toleroni! Nuk ka patronazhist, fuks dhe ba ndit, që mund ta ndalë Ndryshimin e Madh më 25 Prill!

“…Ngrehuni dhe bj eruni, korini dhe sht ypini, katundar e punëtorë, që nga Shkodra gjer në Vlorë!”

Me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit!”, përfundoi thirrja e z.Meta duke ilustruar edhe me këtë foto që sugjeron se në Berat disa qytetarë po de noncojnë shpërndarje thasësh me miell nga eksponentë të PS.

Meta: ‘Nuk ka patronazhist, fuks dhe ba ndit, që mund ta ndalë Ndryshimin e Madh më 25 Prill, ngrehuni dhe bj eruni, korini dhe sht ypini’ Read More »

Rama: Mesazhi për patronazhistët duke filluar nga Ilir Meta, patronazhistëve t’u merrni të keqen

Në një takim me të rinjtë e Tiranës Kryeministri socialist Edi Rama tha të dielën se patronazhisti është një mision politik që i dërgon ata shtëpi më shtëpi, teksa i pyet për problematikat e tyre.

“Në këto ditë fjala patronazhist është lakuar shumë. Për disa quhet si gogol që monitoron, vëzhgon njerëz. Nuk është një figurë që u shpik në Shqipëri.

Patronazhisti është figura kyçe e historisë së zgjedhjeve dhe përballjeve mes dy partive më të mëdha të botës, republikane dhe demokratike në SHBA. Kush ka këmbënguljen për të shkuar në shkalla më të larta fillon nga patronazhismi”, tha kryeministri Rama.

Kurse iu drejtua të rinjve: “Ju jeni patronazhistë. Si ju ka plot të tjerë dhe në këto ditë, fjala patronazhist sigurisht është lakuar shumë, por prej disave përdoret si fjalë për të krijuar idenë e një gogoli që ka dalë nëpër Tiranë dhe që vëzhgon, monitoron, kontrollon njerëz. Patronazhisti nuk është një figurë që u shpik në Shqipëri, nuk është një figurë që e krijuam ne. Patronazhisti, i cili në anglisht quhet canvaser, është figura kyçe e historisë së zgjedhjeve dhe historisë së përballjeve mes dy partive më të mëdha të botës, Partisë Republikane dhe Partisë Demokratike në SHBA. Patronazhisti është ai që angazhohet që aty ku jeton, aty ku banon, aty ku i kërkohet, të trokasë në një numër të caktuar dyersh, të kontaktojë me një numër të caktuar familjesh, të komunikojë me kategori të ndryshme moshore dhe shoqërore, me një numër të caktuar e të mbajë shënim se çfarë perceptimi ka nga ata që kontakton, majtas, djathtas, të vendosur, të lëkundur, të papërcaktuar, të papërcaktueshëm e me radhë.

Nga ana tjetër, dikush tjetër si shumë të tjerë, mund të jetë dhe 60 vjeç dhe vazhdon të jetë patronazhist, si aktivist i familjes së vet politike”.

Gjatë fjalës së tij zoti Rama nuk kurseu edhe ironitë drejtuar presidentit Meta dhe qëndrimit te tij. “Mesazhi për patronazhistët duke filluar nga Ilir Meta, patronazhistëve t’u merrni të keqen”.

Kurse paralajmëroi: “Dhe mos harroni asnjëherë, patroniazhistët ju njohin kush jeni. As mos ta çoni nëpër mend se patronazhistëve tanë ja u fshihni mendimet tuaja. Ne ju njohim kush jeni dhe po vijmë pas jush dhe në 25 prill, ju do ta shikoni sa mirë ju njohim ne juve. Edhe ju do habiteni. Sepse kur votat fillojnë të numërohen, ju do ta kuptoni se pse ne, juve ju kemi mundur, ju mundim dhe do t’ju mundim. Sepse Partia Socialiste, që ta merrni vesh mirë ju, nuk është Edi Rama. Edi Rama është vetëm patronazhisti më i gjatë.” tha zoti Rama.

Rama: Mesazhi për patronazhistët duke filluar nga Ilir Meta, patronazhistëve t’u merrni të keqen Read More »