Andueli

Pësoi reaksion alergjik pasi mori dozën e parë të vaksinës anti-Covid

Një grua në Angli ka treguar reaksionin alergjik, që pësoi pasi mori dozën e parë të vaksinës anti-Covid, AstraZeneca.

Vicky Richardson nga Fareham, Hampshire pësoi skuqje dhe enjtje të fytyrës.

Ajo kërkoi që të gjithë t’i besojnë shkencës dhe të vazhdojnë të marrin dozat e vaksinës për tu mbrojtur nga Covid-19.

Fillimisht, 37-vjeçarja vuri re se kishte diçka ndryshe në lëkurën e saj dhe i dukej sikur kishte kaluar gjithë natën duke pirë alkool.

Kur u zgjua në mëngjes, i ndjeu qerpikët shumë të fryrë dhe u shtang kur pa në pasqyrë se sa e ënjtur ishte fytyra e saj.

Menjëherë ajo njoftoi mamanë e saj dhe shkuan në farmaci.

Pasi mori disa anti-alergjikë për tre ditë, fytyra e Vickyt u kthye në normalitet dhe ajo ishte në gjendje të kthehej në punë.
/NOA.al

Pësoi reaksion alergjik pasi mori dozën e parë të vaksinës anti-Covid Read More »

Kryeministri Edi Rama zbulon se cfarë dotë bëjë pas 25 prillit, nëse hu mbet

Kryeministri Edi Rama ka theksuar sërish faktin që do të largohet nga politika nëse nuk e merr besimin e duhur për një mandati të tretë të plotë.

Në emisionin “Open” tha se nëse nuk është e plotë, PS do të vendosë se çfarë do të bëjë, por jo me Ramën kryeministër.

Ndërsa për deklaratën e Metës se pas orës 00:00, Rama nuk është më kryeministër, e mbyll detyrën e tij dhe është veç një kujdestar.

Sulo: Nga ora 00:00, Meta ka thënë se Rama nuk është kryeministër, por kujdestar.

Rama: Parlamenti i ri, vjen qeveria e re. Kjo është thjesht për sqarim se nuk do vijë fare ky.

Sulo: Çfarë do bëni nëse humbisni?

Rama: Në të gjithë botën, fituesi i zgjedhjeve është partia e parë. Po themi, në Holandë, kryeministri fitoi mandatin e katërt. Në kushtet tona, PS në çdo lloj rezultati të jetë forcë e parë, është fituesi. Për mua personalisht, mandati i tretë ose është i plotë për PS ose ndryshe PS vendos çfarë të bëjë me të por jo me mua kryeministër.

Sulo: As kryetar i PS?

Rama: Aty mund të jem kujdestar për një fazë. As kryeministër, as deputet, as analist. Një kryetar organizate në Surrel mund ta bëja sepse në PS do të jem derisa të kem frymën dhe PS do t’i shërbej me ato që di e mundem. Kam dhe një jetë të tretë unë, kjo është e dyta.
/NOA.al

Kryeministri Edi Rama zbulon se cfarë dotë bëjë pas 25 prillit, nëse hu mbet Read More »

Meta ‘thyen’ heshtjen zgjedhore: ‘Mjerë kush punon për kr imin zgjedhor, kjo histori ka mbaruar’

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar po licinë, pro kurorinë dhe komisionerët, t’i thërrasin mendjes dhe të tregohen të drejtë dhe të paanshëm gjatë procesit të votimit, pasi sipas Kreut të Shtetit, kjo është një provë zj arri për ta.

Gjatë konferencës së jashtëzakonshme në ditën e heshtjes zgjedhore, Meta deklaroi se i ka dërguar letër kreut të Po licisë së Shtetit, Ardi Veliu, për Durrësit, dhe do i dërgojë edhe për Vlorën, ku i ka treguar me emra dhe fakte, personat, që sipas Presidentit, po kryejnë kr ime zgjedhore.

“Gjatë gjithë kohës dërgoj letra, qeverisë, pol icisë, SHISH, i kam dërguar 18 letra prokurorisë vetëm për këtë çështje. Do bëj dhe he tim, kush kërkon të marrë zv arrë fatin e shqiptarëve. Ndaj ju bëj thirrje të reflektojnë urgjentisht dhe të merret vendim për këto çështje. Duhet ta dinë të gjithë çunat problematikë, që do të përfundojnë në b urg. Do të ketë ligj të posaçëm, që nuk do të përfshihen më në administratën shtetërore. Nuk do ta ndërrojmë administratën sipas qejfit të partive.

Në këtë drejtim i kam dërguar një letër zyrtare Bashës dhe Kryemadhit, sepse ata kanë një përgjegjësi historike nesër, edhe sot, që të jenë tepër të kujdesshëm, të porosisin edhe të gjithë simpatizantët e tyre të jenë të tillë, në mënyrë që cdo provokim që do të kenë ata, të izolohet. Të gjithë të ruajnë qetësinë, do jetë një ditë e mrekullueshme për Shqipërinë. Mjerë kush punon për kr imin zgjedhor, kjo histori ka mbaruar. Asnjë ligj i reformës në drejtësi nuk do të preket, do të punohet me ligjet e qeverisë aktuale, sidomos ato për ministrinë e Brendshme dhe policinë, për 48 orë vendoset rendi dhe çunat problematikë shkojnë aty ku e kanë vendin.

Letra për ata është përgjegjësi e madhe, sepse kanë ikur nga Kuvendi i Shqipërisë, kundër Presidentit, që i ka paralajmëruar me kohë për pasojat. Zgjedhje daneze të mos presin as ata, se nuk i kam pritur as unë, por të koordinohen për të shmangur çdo provokim, për të ruajtur çdo votë, edhe të kandidatëve socialistë, sepse pasi të mbarojë numërimi i votave për partitë, mund të bjerë përqendrimi dhe mund të fillojnë lojërat për të ndërruar kandidatët.

Kam dërguar letër edhe për Durrësin, për drejtorin e Po licisë s Shtetit, me të gjithë emrat që po kryejnë krime zgjedhore në Durrës, që shkojnë e intimidojnë qytetarët atje, tani kam letër përsëri për drejtorin e po licisë për Vlorën, me emra dhe fakte. Këto janë gjëra të vogla, përgjegjësia tani për çdo ngjarje që ndodh bie mbi prokurorinë, mbi p olicinë, mbi ko misionerët, të bëjnë detyrën, të qëndrojnë të paanshëm, dhe është përgjegjësi historike, t’i thërrasin mendjen, është provë zj arri”, u shpreh Kreu i Shtetit./NOA.al

Meta ‘thyen’ heshtjen zgjedhore: ‘Mjerë kush punon për kr imin zgjedhor, kjo histori ka mbaruar’ Read More »

Rama nuk i kursen komplimentat për Kiaran: ‘Mu duke si nga Hollywood-i, na dole nga Kuçi’

Kryeministri Edi Rama ka komplimentuar një vajzë me emrin Kiara në Vlorë.
Teksa ndodhej në podium dhe po fliste bashkë me të renë në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të Partisë Socialiste Rama tha se me Kiarën ishte takuar shumë vite më parë.

Në projector u shfaq një foto ku shihej Kiara e para disa viteve, e cila pozonte krah Ramës.
Pas fjalës së Kiarës, Rama nuk i ndali komplimentet dhe tha se ajo dukej sikur kishte ardhur nga Hollywood, por në fakt ishte nga Kuçi.

“Unë kur e pashë mendova kjo është nga Hollywood-i por në fakt më dol inga Kuçi.
Thashë nuk na u nda Kuçi. Shko vajzë, shko se të gjithë me Kuçin jemi,”- tha Rama.

Rama nuk i kursen komplimentat për Kiaran: ‘Mu duke si nga Hollywood-i, na dole nga Kuçi’ Read More »

Përgjigjet Basha/ A do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet i bindur në fitore në zgjedhjet e së dielës.

“Në mënyrën më absolute nuk ka dhe nuk ka për të pasur qeverisje me Edi Rama”. Kështu u shpreh Lulzim Basha këtë të premte në emisionin “Zonë e Lirë” në Televizionin Klan.

I bindur në fitoren e opozitë, Basha tha se ftesa e Kryeministrit Edi Rama për bashkëqeverisje, është pranim i humbjes nga ana e tij.

“Shifrat do të jenë thellësisht fituese për aleancën tonë, këtë e di çdokush, e dinë ata që bëjnë sondazhe dhe i di siç janë pa u paguar për t’u ndryshuar, e dimë ne e dinë gjithë shqiptarët, e di edhe Edi Rama. Si ka mundësi një muaj e gjysmë sharje e fyerje s’la gjë pa thënë dhe në fund fare tha hajde të bëjnë qeveri bashkë. Çfarë do të thotë kjo? Që edhe ai e di që më 25 Prill… kjo është të pranosh hu mbjen, tani e dinë dhe socialistët”.

I pyetur se çfarë do të bënte nëse nga zgjedhjet del h umbës, Basha tha se ky opsion nuk ekziston.

“Ajo që do të ndodhë me 25 prill nuk është e partive, është e shqiptarëve, është e familjeve të tyre, për fëmijët e tyre prandaj është e pandalshme sepse Shqipëria me 25 prill Shqipëria do të vendosë për një jetë më të mirë për familjet, për fëmijët dhe për veten e tyre”, tha Basha mes të tjerash.

A do ta pranosh rezultatin, cilido qoftë ai?

Rezultati i 25 Prillit do të vuloset me votën e shqiptarëve, ai është i dukshëm kudo dhe do të jetë fitorja e thellë e Partisë Demokratike.

Do ta pranosh apo jo?

Padiskutim që do ta pranoj, do ta pranoj fitoren e thellë si përgjegjësin më të madhe të jetës time.

Po hum bjen jo?

Nuk mund të h umbë Shqipëria më 25 Prill, do të hu mbë Edi Rama.

A do ta pranosh rezultatin, cilido qoftë ai?

Rezultati i 25 Prillit do të vuloset me votën e shqiptarëve, ai është i dukshëm kudo dhe do të jetë fitorja e thellë e Partisë Demokratike.

Do ta pranosh apo jo?

Padiskutim që do ta pranoj, do ta pranoj fitoren e thellë si përgjegjësin më të madhe të jetës time.

Po h umbjen jo?

Nuk mund të hu mbë Shqipëria më 25 Prill, do të hu mbë Edi Rama.

/NOA.al

Përgjigjet Basha/ A do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit Read More »

Tr ondit Arjan Çani: ‘Pak vr asje ka, duhet të kishte më shumë…’

Gazetari Arjan Çani ka tr onditur opinionin publik me deklaratën e tij të fundit, që për hir të së vërtetës është e përsëritur.

Pak kohë më parë ai i bëri thirrje shqiptarëve që të ikin nga Shqipëria pasi do të bëhet kas aphanë, ndërkohë që shprehu dëshirën e tij për vr asje, pasi sipas tij vetëm kështu shqiptarët do të “zënë mend” dhe nuk do të vr iten më për vota.
Ndërkohë në emisionin “Të paekspozuarit”ai komentoi ngjarjen e fundit të Elbasanit, duke i cilësuar si normale grupet e ngritura nga PD për të mbrojtur votën. Më tej ai tha se ka pak vr asje deri tani dhe se duhen më shumë.

“Grupet për mbrojtjen e votës në Shqipëri duken çm enduri, por janë të duhurat. Tek ne komisionerët janë partizanë. Pse të mos ketë të fortë nga të dyja palët? Edi Rama në 2013 me kë erdhi në pushtet? Me të gjithë të fortët. Në 21 janar kishte të tillë, rreth 200 veta.

Në Shqipëri ende nuk ka ardhur koha që zgjedhjet të bëhen pa të fortë. O do tí pranojmë ca gjëra, ose nuk i pranojmë fare. Në këtë vend palët nuk e pranojnë që vota të jetë e lirë. Pak vr asje ka, duhet të kishte më shumë. Po sé mbrojti po licia votën, kush duhet ta mbrojë?”, tha ai i re voltuar.

Tr ondit Arjan Çani: ‘Pak vr asje ka, duhet të kishte më shumë…’ Read More »

Tritan Kalo mesazh për zgjedhjet e 25 prillit: ‘Mos u verboni nga mëria e u rrejtja ndaj njëri-tjetrit’

Mjeku infeksionit Tritan Kalo u drejtohet qytetarëve para zgjedhjeve tw 25 prillit me një mesazh duke u kërkuar dy gjëra; e para që të “mos bien pre e pre e dasive partiake” dhe e dyta që “të votojmë dhe mënçurisht të shfrytëzojmë forcën e votës për ndryshim”.

“Kohë kovidiane…. 25.04.2021 dhe në vijimësi. POR tashmë në periudhën e pas-tranzicionin Demon-kratik….Ishim, jemi dhe përjetësisht të gjithë do të mbesim bijë e bija të këtyre Trevave Arbërore….Jemi SHQIPËTARË në gen, në shpirt, në frymë dhe në qëndrimet tona, për ardhmërinë e mbrothësimin e Nënlokes Shqipëri….KURRË mos bini pre e dasive partiake dhe mos u verboni nga mëria e urr ejtja ndaj njëri-tjetrit….”

“Me mëndjen e kthjellët e të ndriçuar nga drita e shpresës dhe me zemrën e mbushur plot dashuri e respekt për njëri-tjetrin e “baltën më të ëmbël se mjalta”, qetësisht të kryejmë detyrën tonë qytetare ndaj DEMOKRACISË, të votojmë dhe mënçurisht të shfr ytëzojmë forcën e votës për ndryshim, në një Shoqëri të plotë-vlertë demokratike pa asnjë reminishencë të së shkuarës sonë di ktatoriale në të…..”

“Dibranë, Elbasanlli, Shkodranë, Vlonjatë, Gjirokastritë, Tironsa, Korçarë, Myzeqarë, Krutanë, etj., ishim, jemi dhe në çdo kohë e rrethanë do të mbetemi motra e vëllezër…..Interesat e atdhedashurisë duhet të prevalojnë mbi interesat partiake….. KURRË të mos harojmë se Delezimi dhe Militantizmi i verbër, dhuna verbale e fizike do të sjellë edhe në vijimësi vetëm theqafjen e demon-kracisë…. Together forever!!!” shkruan Kalo.
/NOA.al

Tritan Kalo mesazh për zgjedhjet e 25 prillit: ‘Mos u verboni nga mëria e u rrejtja ndaj njëri-tjetrit’ Read More »

A do të votojnë emigrantët që kthehen nga Greqia dhe MV?/ KQZ kthen përgjigje

Dy ditë para zgjedhjeve vendimi që detyron emigrantët shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe duhet të karantinohen për dy javë, do të mbetet në fuqi, pavarësisht ankesave të shumta kundër vendimit.

Presidenti i Republikës, Partia Demokratike dhe zyra e Avokatit të Popullit kanë kërkuar që vendimi të shfuqizohet pasi cenon të drejtën kushtetuese të votës.

KQZ është shprehur se nuk ka kompetenca lidhur me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Kërkesa e opozitës pasi është depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kreu i saj, Ilirjan Celibashi deklaroi se KQZ nuk mund të shqyrtojë një kërkesë të tillë.

“Çështja në fjalë është jashtë kompetencës sime. Është kompetencë e Ministrit të Shëndetësisë. Këtë kërkesë do t’ja përcjell menjëherë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale”, tha Celibashi.
/NOA.al

A do të votojnë emigrantët që kthehen nga Greqia dhe MV?/ KQZ kthen përgjigje Read More »