Andueli

Ankohet st riptistja shqiptare: ‘Kemi ngelë pa punë,nuk jemi mësuar me 200-300 mijë lek pagë’

Një vajzë e cila prej më shumë se një viti është e papunë për shkak se lokali ku punonte si str iptiste është mbyllur ka deklaruar për “Shqipëria Live” se është vështirë të gjejë një punë tjetër, pasi edhe rroga është e vogël.

“Sapo rastet e para u shfaqen në Shqipëri, po licia erdhi e tha se duhej të mbyllet. Puna mbetet një motiv i përditshëm. Përderisa njerëzit nuk po na pranojnë në punë, është vështirë të gjesh një punë. Është puna e tillë që nuk jemi mësuar me 200-300 mijë lek pagë. Kemi mjaftueshëm rrogë”, tha Xhesi.

E pyetur nëse mund të hapen këto lokale duke respektuar masat e Covid-19, ajo tha po. “Patjetër që ka mënyra për të hapur lokalet, me protokolle higjiene. Na konsiderojnë dele të zezë, kemi kushte për të respektuar rregullat. Lokalet e tjera janë të hapura, supermarketet e mbushura plot. Lokali jonë është shumë i madh dhe nuk është fare problem që të hapet”, shtoi ajo.

Xhesi tregoi se familja e di për punën e saj dhe vijoi duke thënë se shoqëria shqiptare e paragjykon këtë punë.

“Në Shqipëri është punë që paragjykohet. Edhe unë para se të shkoja mendoja se është punë e keqe, mendoja se bëhej se ks, por nuk ndodh ashtu. Vetëm shoqërime në tavolinë dhe muhabete. Ka njerëz që të kërkojnë se ks, por jemi bërë eksperte dhe e dimë se si ta menaxhojmë situatën. Familja ime e di se punoj aty”, përfundoi ajo.

Ankohet st riptistja shqiptare: ‘Kemi ngelë pa punë,nuk jemi mësuar me 200-300 mijë lek pagë’ Read More »

Mes lotësh moderatori i njohur Gentian Zenelaj, rrëfen pengun e tij të madh pas v dekjes së babait

I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë aktori dhe moderatori i njohur Gentian Zenelaj i cili së fundmi ka përjetuar periudhën më të vështirë të jetës së tij. Ai ka rrëfyer momentet e infektimit me Covid-19 dhe shtrimit në spital. Ai ishte i fr ikësuar dhe mendonte që nuk do ia dilte. Po në periudhën kur Zenelaj ishte i shtruar në spital, humbi edhe të atin nga Covidi, ku nuk kishe mundësi as të shkonte në v arrim sepse ishte në gjendje të keqe në spital.

Gentian Zenelaj: Në ditën më të keqe të sëmundjes që ishte dita 10, unë hu mba babain. Ajo është një ditë që influencoi shumë keq në shëndetin tim sepse unë mendoj që kjo sëmundje është thellësisht e lidhur me gjendjen tënde emocionale. Atë ditë u ndjeva shumë keq, babai im kishte më shumë se dy javë që ishte shtruar në spital dhe ikja ime nga përkujdesja, mua më përk eqësoi shumë. Fakti që nuk isha për t’u përkujdesur, për të çuar gjërat që kishte nevojë dhe gjithë kjo barrë i ra bashkëshortes sime. Unë kisha edhe mamanë time të sëmurë me Covid në Shëngjin.

Rudina Magjistari: Kur je takuar me babain për herë të fundit?

Gentian Zenelaj: Kjo është gjëja që më vr et shumë sepse kjo është një sëmundje që ti je thellësisht i vetmuar dhe nuk ke mundësi t’i mbash dorën njeriut tënd të dashur, që nuk ke mundësi t’i rrish afër dhe t’i japësh pak shpresë. Ky ishte mendimi më i keq që unë kisha për ato tre javë ku babai im ishte i shtruar në spital. Unë kam disa video-call me të megjithëse ai kishte një maskë të madhe në fytyrë dhe unë shumë pak merrja nga ai. Por realisht nuk ma merrte mendja që babai im do ikte sepse mamaja është më me probleme shëndetësore, me ftohje të vjetra, me ujë në zemër. Është e pabesueshme që babai im të degradonte në këtë gjendje. Dita kur u intubua ishte shumë e vështirë për mua, ai bëri tre arrest kardiak dhe s’ma merrte mendja kurrë që ai njeri të kishte një zemër aq të fortë sepse të mbash 3 javë, 60 litra oksigjen, duhet të kesh një zemër shumë të fortë. Nuk shkova as në fu neral, mamaja ime përjetoi një periudhë shumë të keqe sepse vëllai im për fat të keq ishte në Suedi, aeroportet ishin të pamundura. Ishte një situatë kaotike në familjen time dhe thoja o Zot çfarë po ndodh. /tvklan

Mes lotësh moderatori i njohur Gentian Zenelaj, rrëfen pengun e tij të madh pas v dekjes së babait Read More »

Gazetari Adi Krasta i bën kërkesën e papritur Kryemadhit: Hape telefonin, kush të dërgoi mesazh

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, teksa ishte në një lidhje me Skype në “A show”, i ra disa herë zilja e telefonit.

Kjo gjë bëri që gazetari Adi Krasta t’i thoshte Kryemadhit që të hapte mesazhet.

Ajo i lexoi dhe tha se i ka shkruar një djalë dhe një pastore.

Pjesë nga biseda:

Adi Krasta: Hape telefonin, kush të dërgoi mesazh tani, hape pak…

Monika Kryemadhi: Po ja, një sekond se kam…

Adi Krasta: Kush ju ka shkruar?

Monika Kryemadhi: Është një djalë, Nard Maçi në fakt që më ka shkruar dhe një shoqja ime, pastore, Elona, më ka dërguar një psalm nga Bibla që ne lutemi herë pas here.

Adi Krasta: Mirë do tu themi mos të të shqetësojmë më kështu në emisione.

Gazetari Adi Krasta i bën kërkesën e papritur Kryemadhit: Hape telefonin, kush të dërgoi mesazh Read More »

Meta: Referendumi i 25 prillit është një mundësi historike për të nxjerrë nga ‘intubimi’ edhe lirinë ekonomike, krahas të gjitha lirive të tjera

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, referuar raportit të fondacionit prestigjoz botëror “Heritage”, tha se “Shqipëria ka rënë nëntë vende më poshtë në renditjen për lirinë ekonomike, krahasuar me një vit më parë.”

“Ndaj është urgjente çkapja e shtetit, Kuvendit, Qeverisë dhe e pushtetit gjyqësor nga oligarkët dhe interesat okulte”, tha Meta.

“Referendumi i 25 prillit është një mundësi historike për të nxjerrë nga “intubimi” edhe lirinë ekonomike, krahas të gjitha lirive të tjera, që gëzojnë qytetarët në një vend plotësisht europian”, – nënvizoi kreu i shtetit.

Reagimi i plotë i Presidentit Meta:

Shqipëria, sipas raportit të fondacionit prestigjoz botëror “Heritage”, ka rënë nëntë vende më poshtë në renditjen për lirinë ekonomike, krahasuar me një vit më parë.

Kjo rrë shqitje e fr ikshme në pikiadë e lirisë ekonomike, është pasojë e drejtpërdrejtë e cenimit bru tal të të drejtave të pronësisë dhe mosfunksionimit të sistemit gjyqësor.

Ky raport thellësisht negativ konfirmon qëndrimet e vazhdueshme publike, që kam shprehur edhe me dekrete, në mbrojtje të konkurrencës së lirë.

Ndaj është urgjente çkapja e shtetit, Kuvendit, Qeverisë dhe e pushtetit gjyqësor nga oligarkët dhe interesat okulte.

Referendumi i 25 prillit është një mundësi historike për të nxjerrë nga “intubimi” edhe lirinë ekonomike, krahas të gjitha lirive të tjera, që gëzojnë qytetarët në një vend plotësisht europian.

Meta: Referendumi i 25 prillit është një mundësi historike për të nxjerrë nga ‘intubimi’ edhe lirinë ekonomike, krahas të gjitha lirive të tjera Read More »

‘Me Edi Ramën, pa të cilin nuk ka asnjë shpresë që Shqipëria mund të ndryshojë’/Rama tallet me Bashën: Këtë herë s’kam ça them, ka fol tamam robi!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në Instagram, ku duket kryedemokrati Lulzim Basha që ka bërë një lapsus gjatë deklaratës së tij.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Basha është shprehur: “Me Edi Ramën, pa të cilin nuk ka asnjë shpresë që Shqipëria mund të ndryshojë!”
Kaq deshi kryeministri Rama dhe e publikoi videon dhe shkruan: Këtë herë s’kam ça them, ka fol tamam robi!
Lapsuset e kryedemokratit janë të shumta dhe për të gjitha, kryeministri Rama ka një koment.

‘Me Edi Ramën, pa të cilin nuk ka asnjë shpresë që Shqipëria mund të ndryshojë’/Rama tallet me Bashën: Këtë herë s’kam ça them, ka fol tamam robi! Read More »

Cfarë ka ndodhur në 72 orët e fundit, ak sidentet fatale në rrugë, shqiptarët të pa disiplinuar në timon

Muajit e fundit shumë persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore, dhe në shumicën e rasteve shkaku lidhet me pakujdesinë e shoferëve.

Këta të fundit vijojnë që të jenë neglizhentë gjatë drejtimit të mjetit, duke mos respektuar sinjalistikën, përdorin telefonin, apo edhe konsumojnë alkool.

Në 72 orët e fundit janë arr estuar 7 drejtues mjetesh, 5 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të d ehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 150 leje drejtimi, 35 prej tyre për shpejtësi mbi normat e lejuara, 72 për shkelje të orës po licore, 27 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 16 për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit rrugor.

Poashtu, janë proceduar administrativisht 38 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara;

Janë proceduar administrativisht 235 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve, si dhe janë proceduar administrativisht 163 drejtues mjetesh, për parakalim të gabuar;

26 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht, për mospërdorim të rripit të sigurisë gjatë drejtimit të mjeteve. /noa.al/

Cfarë ka ndodhur në 72 orët e fundit, ak sidentet fatale në rrugë, shqiptarët të pa disiplinuar në timon Read More »

Lista e plotë e kandidatëve për deputetët e PS

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla prezantoi mbrëmjen e të hënës 8 mars emrat e kandidatëve për deputetë të PS-së në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një dalje për mediet pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, Balla tha se “kemi arritur të konkludojmë me një votim konsensual në mbledhjen e kryesisë listat e PS”.

Lista e plotë:

Shkodër:

Edona Bilali

Paulin Sterkaj

Benet Beci

Ilir Beqaj

Frrok Gjini

Lela Bërdica

Pal Peraj

Kristian Shkreli

Diana Muriqi

Jona Leqejza

Alda Mema

Kabir Fishta

Kukës:

Gerta Duraku

Petrit Malaj

Halim Dauti

Lezhë:

Lindita Nikolla

Eduart Ndreca

Shpresa Marrnoi

Gentian Malotaj

Benard Balaj

Eueda Molla

Erjola Ndoci

Gjon Ndoci

Lina Guri

Dibër:

Lavdim Krrashi

Aurora Marra

Dionis Ymeri

Melaim Damzi

Spartak Koltraka

Anisa Gjika

Durrës:

Milva Konomi

Alban Xhelili

Jurgis Çyrbja

Klodiana Spahiu

Ilir Ndraxhi

Rrahman Rrahja

Lefter Koka

Edi Rama

Ana Dhamo

Artan Bitri

Kejda Bejaj Ferra

Arkend Balla

Denis Deliu

Klementina Meçe

Erjon Meka

Berat:

Hatixhe Konomi

Bardhyl Kollçaku

Fadil Nasufi

Nasip Naco

Blendi Klosi

Sara Satka

Jurgen pushi

Klajdi Qama

Rabushe Hoxha

Fieri

Erion Braçe

Petro Koçi

Lindita Buxheli

Bashkim Fino

Baftiar Zeqo

Antoneta Dhima

Bujar Çela

Ismet Beqiraj

Tatjana Pirro

Gramoz Ruçi

Robert Bitri

Mirza Petushi

Arber Arapi

Sokol Krasniqi

Esiola Hoxha

Erges Krakolli

Adela Hysenaj

Nimet Musai

Mirela Kumbaro Furrxhi

Laert Duraj

Bledar Çuci

Artemis Malo

Kosta Garo

Kjara Adhami

Elbasan:

Evish Kushi

Klevis Xhoxhi

Besjan Ajazi

Desantila Tahiraj

Sajmir Hasalla

Florenc Spaho

Luan Duzha

Taulant Balla

Albana Hana

Enver Rroshi

Briseida Gjoza

Marsida Hyseni

Shkëlqim Bullari

Kristaq Skënderi

Endri Pepa

Korçë:

Eni Zaka

Ilirian Pendavinji

Blerina Gjylameti

Ilir Topi

Olta Xhaçka

Niko Peleshi

Edlira Bode

Bledi Çomo

Besa Spaho

Dhora Dajko

Arian Jaupllari

Vasil Sterjovski

Tiranë:

Luljeta Bozo

Najada Çomo

Ervin Bushati

Ogerta Manastirliu

Arben Ahmetaj

Ulsi Manja

Etilada Gjonaj

Arben Pëllumbi

Elisa Spiropali

Belind Balluku

Toni Gogu

Etien Xhafaj

Ermonela Felaj

Xhemal Qefaliaj

Fidel Ylli

Klotilda Ferhati

Alqi Bllako

Eduart Shalsi

Pandeli Majko

Plarent Ndreca

Mimi Kodheli

Dallendyshe Bici

Fatmir Xhafa

Ylli Shehu

Alfred Mmuharremi

Romina Kuko

Edmond Rushi

Spartak Braho

Klodeta Dibra

Ornaldo Rakipi

Bora Muzhaqi

Eljo Hysko

Vaid Shaba

Kledina Skendo

Halit Valteri

Tahir Muhedini

Vlorë:

Pranvera Resulaj

Anduel Tahiraj

Vullnet Sinaj

Anila Denaj

Niko Kuri

Ilir Metaj

Damian Gjiknuri

Edi Rama

Teuta Rama

Ervis Mocka

Alket Hyseni

Laura Ferhati

Gjirokastër:

Mirela Kumbaro Furrxhi

Laert Duraj

Bledar Çuci

Artemis Malo

Kosta Garo

Kjara Adhami

Lista e plotë e kandidatëve për deputetët e PS Read More »

Rama: Për listën e LSI-së, nuk dua të humbas kohë, është lista e SPAK-ut dhe OFL-s

Një ditë pas shpalljes zyrtare të listave të PS për zgjedhjet paramentare të 25 prillit, kryeministri Edi Rama ka sulmuar kundërshtarët e tij politikë, PD dhe LSI.

Ai e konsideroi ‘zhgënjyese’ skuadrën e PD për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa tha se ky nuk ishte maksimumi që mund të bënte kjo forcë politike.

Në një konferencë për shtyp, Rama nuk i kurseu akuzat ndaj kreut të PD-së, Lulzim Bashës, të cilën e etiketoi si një lider “pa karakter, pa vizion e pa forcë”.

“Skuadra e PD është zhgënjyese dhe për mua. Nuk besoj që ky ishte maksimumi që mund të bënte PD, pavarësisht situatës së vështirë ku ndodhet për shkak të një lidershipi pa karakter, vizon e forcë. Nuk besoj që rrethi i influencës së PD të jetë aq i ngushtë dhe që PD mos të ketë mundësi të ofrojë më shumë se sa kaq. Lista e PD është afirmimi i fosilizimit”, tha Rama.

Më pas, ai u ndal te lista e LSI-së, duke theksuar se ajo është “listë për SPAK dhe OFL”. Sipas kryesocialistit, LSI është “katandisur si mos më keq”.

“Për listën e LSI-së, nuk dua të humbas kohë, është lista e SPAK-ut dhe OFL-s. Nuk kishte si të ishte ndryshe. Më vjen keq për shumë të rinj e të reja që nuk i përkasin këtij kategorizimi, por janë një enturazh, si mezet rreth karkalecave të tiganit të Monikës. Kurse karkalecat janë aty në qendër dhe është konfirmim i një katandie si mos më keq të një force politike që sot është një magazinë private që administrohet nga gruaja e presidentit dhe që shet dokrra dhe blen vota”, shtoi Rama. /noa.al/

Rama: Për listën e LSI-së, nuk dua të humbas kohë, është lista e SPAK-ut dhe OFL-s Read More »