Andueli

Ditë e zezë për sportin, ‘shuhen’ 4 ikona të futbollit shqiptar

Vetëm në pak orë qytetit të Shijakut dhe gjithë Shqipërisë i janë larguar nga kjo botë 4 figura të njohura. Pas një sëmundje të rëndë, ka ndë rruar jetë në moshën 95-vjeçare një personalitet i shquar i futbollit shqiptar, Sabri Peqini.

Ai u shpall 4 herë kampion me skuadrën e Dinamos, me të cilët luajti për 4 sezone, gjatë viteve 1950, teksa nga 1974 deri në 1976 ishte edhe si trajner i bluve. Gjithashtu një tjetër hum bje e madhe për futbollin pasi ditën e sotme është ndarja nga jeta e ish-futbollistit të Shijakut, Enver Drita.
Hysen Varosi, 82 vjeç. Si futbollist mbrojti portën e “Erzenit”, duke ia lënë stafetën Laknorit me shokë. Por ndërtoi historinë si gazetar i flaktë i “Erzenit”. Ai nuk do të harrohet kurrë këtu. Pasioni i tij nuk mund të konkurrohet. Lulzim Alia, 75 vjeç. Luajti futboll, por la gjurmë si trajner, duke mbetur deri në fund një figurë simpatike dhe e dashur për sportëdashësit shijakas. /albeu

Ditë e zezë për sportin, ‘shuhen’ 4 ikona të futbollit shqiptar Read More »

Del kënga për Presidentin: Jetë të gjatë o Ilir Meta (video)

Pas sherrit dje te zyrat e FRD-së, në rrjet ka shp ërthyer një valë memesh dhe montazhesh për presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Por krijimtaria s’është mbyllur me kaq. Rapsodi Gëzim Ahmetaj i ka kushtuar një këngë presidentit që është publikuar vetëm 4 orë më parë. “Jetë të gjatë o Ilir Meta“, titullohet kënga, ndërsa klipi bashkon momentet kulminante të deklaratave të kreut të shtetit.

Për më shumë shijoni këngën:

Del kënga për Presidentin: Jetë të gjatë o Ilir Meta (video) Read More »

Rama: ‘Kam një lajm të mirë që së shpejti…’

Kryeministri Edi Rama shkoi sot tek shkolla “4 Dëshmorët”, për të ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të mësuesve, që pritet të nisë sot në vendin tonë.

Kreu i qeverisë është pritur në hyrje me thirrjet “Rama ik” nga të rinjtë e FRPD-së.

“Siç e dini morëm dje 38.400 doza vaksinash AstraZeneca. Vaksinimi do të shtrihet të hënën në të gjithë Shqipërinë. Ky është një hap i madh. Kam një lajm të mirë që së shpejti të nisin edhe vaksinimin masiv para sezonit turistik. Do të vaksinojmë fillimisht të gjithë pensionistët”, tha Rama.

Në çdo qytet do të ketë një njësi ku do të mblidhen mësuesit për t’u vaksinuar. Kryeminsitri garantoi se AstraZeneca nuk përbë asnjë rrezik pavarësisht lajmeve të rreme.

Kryeministri nuk kurseu as ironitë. “Nuk e kemi vaksinë e tërbimit”, tha ai duke iu referuar opozitës.

Një grup të rinjsh ishin mbledhur fillimisht pranë degës së Partisë Demokratike, e cila ndodhet përballë shkollës ku do të nisë sot, procesi i vaksinimit për mësuesit.

Kujtojmë se ditën e djeshme pati përplasje në ambientet e FRD-së , mes Presidentit të Republikës Ilir Meta me Policinë Bashkiake, pasi kjo e fundit kërkonte largimin nga zyrat të kësaj force politike.

“Më lejoni mos bëj asnjë koment, sepse jemi në kushtet e një shfaqjeje që është klinikisht e rëndë dhe natyrisht kërkon solidaritet njerëzor me këdo qoftë jo vetëm që ka qëllime dukshëm të rënda” tha kreu i qeverisë.

Sakaq, lidhur me procesin e vaksinimit të mësuesve, ministrja Manastirliu tha sot më herët:

“Gati të nisim vaksinimin e mësuesve me 38,400 dozat e para të vaksinës AstraZeneca, të cilat mbërritën në Shqipëri.”

Manastirliu tha se pas vaksinimit të mësuesve, do të nisë së shpejti vaksinimi masiv.

“Falë rritjes së shpejtë të vaksinimeve të qytetarëve në javët në vijim, do të kemi një sezon turistik më të lehtë se sa vitin e shkuar.” /NOA.al

Rama: ‘Kam një lajm të mirë që së shpejti…’ Read More »

Përp lasja me policinë/ Presidenti meta kër cënon sërish

Presidenti Ilir Meta pas incidenteve të rënda gjatë ditës së sotme në zyrat e FRD-së, ka paralajmëruar duke shpërndarë një video nga mitingu i 2 Marsit të vitit të kaluar ku ishin mbledhur qindra qytetarë.

Krahas videos, Meta shkruan: Kur populli ka fr ikë nga qeveria aty ka tirani. Kur qeveria ka fr ikë nga populli, aty ka LIRI, aty ka DREJTËSI.

Paraditen e sotme pati një përp lasje mes Presidentit Ilir Meta dhe policisë bashkiake e cila u kërkoi anëtarëve të FRD-së të lirojnë godinën e cila sipas tyre ishte z aptuar.

Sakaq, kreu i Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu është ngujuar mbrëmjen e sotme brenda ambienteve të zyrës ku sot pati përp lasje me Po licinë e Bashkisë së Tiranës.

I mbyllur brenda zyrave së bashku me shumë mbështetës të partisë, Shehu theksoi se nuk do t’i lirojnë zyrat dhe do të vazhdojnë të rrinë gjithë natës aty me qiri, për shkak se rr yma elektrike është stakuar.

Sali Shehu u shpreh se shkresa për lirimin e zyrave ka ardhur pikërisht menjëherë sapo partia e tij iu bashkua koalicionit të opozitës, ndërkohë ai sqaron se shkresa ka qenë jozyrtare dhe është lënë në korridoret e godinës.

“Siç e shihni ka një përpjekje për të nxjerrë nga zyrat një parti politike me struktura të rregullta. Është një akt i paprecedentë dhe jemi të regjistruar në zgjedhje me pritshmëri për të qenë pjesë e parlamentit. Nuk e di ku i ka marrë ato fjalë zoti Veliaj, por di se sapo kemi arritur marrëveshjen me opozitën ka ardhur një shkresë jo zyrtare që është lënë në korridoret e FRD-së”, tha ai për Fax News.

“Shkresë që thoshte të lirohen zyrat. Kjo është tentativë për të vënë në rr ezik demokracinë para zgjedhjeve. I bëj thirrje Edi Ramës dhe Veliajt, që situata nuk është në favorin e tyre. Kjo që po tentojnë të bëjnë është shkelje fragrante,” tha Shehu.

I pyetur nëse partisë i takon një tjetër ambient në rast se i kërkohet lirimi i zyrave, Shehu tha se ata janë brenda zyrës së tyre dhe se kanë kontratë qiraje me Bashkinë.

“Ne jemi në ambientin tonë dhe ligji na e siguron këtë gjë. Nëse nuk ka shteti mundësi, duhet të garantojë qiranë. Ne jemi brenda zyrës tonë dhe ne jemi me kontratë qiraje me Bashkinë. Për aq kohë sa partia plotëson kriteret, duhet të ketë zyrat e saj,” deklaroi Shehu.

Ndër të tjera, Shehu u shpreh se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në 30 vite pluralizëm, ndërkohë ai falenderoi Presidentin Ilir Meta që është shumë i ndjeshëm ndaj shkeljes së ligjeve.

Në fund Shehu garantoi se e gjithë opozita është me të dhe për ta dëshmuar këtë fakt tregoi në kamera se brenda zyrën së tij aktualisht ndodhej dhe zv/Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

“Ne jemi këtu në punën tonë. Çdo njeri tjetër që mendon ndryshe. Këtu janë të gjithë mbështetës të FRD-së, si dhe të gjithë aleatët e opozitës. Ja ku e keni një përfaqësues të opozitës (Vasilin),” u shpreh Sali Shehu .

Përp lasja me policinë/ Presidenti meta kër cënon sërish Read More »

Cfarë i ndodh trupit të njeriut kur konsumon Ka nabis

Ta pranojmë, edhe në Shqipëri ka shumë njerëz, sidomos të rinj, që konsumojnë dr oga nga më të ndryshmet.

Një prej tyre është ka nabis sa tiva, e cila në zhargonin e përdoruesve njihet si “ba ri”. Kjo është një dro gë që kryesisht përdoret përmes ty mosjes me cigare.

Për përdorimin e ka nabisit janë duke u kryer studime të shumta për të kuptuar se çfarë efektesh ka.

Një studim i dalë kohët e fundit sugjeron se konsumimi i ka nabisit përshpejton procesin e plakjes së trurit në mënyrë të parakohshme.

Studimi u bë nga ana e kërkuesve të Amen Clinics, Google, John’s Hopkins University, University of California Los Angeles dhe University of California në San Francisco në SHBA.

Studimi u krye me 31 mijë e 227 persona të cilët pranuan tu skanohej truri. Mes vullnetarëve kishte përdorues kan abisi, por edhe njerëz që përballen me dukuri si gjendja e ankthit, konsumi i bollshëm i alko olit, por edhe gjendja mendore e njeriut.

Shkencëtarët analizuan mikrokapilarët e gjakut që shihen si përgjegjës për plakjes e njeriut dhe proceseve të tij jetësore. Analiza erdhi pasi truri i njeriut zë vetëm 2% të masës së trupit, por kërkon 20% të gjakut që pompohet aty përmes 370 mijë arterieve dhe mijëra enëve të tjera kapilare.

Të 31.227 vullnetarëve iu bënë analiza tomografike dhe skanim Spect. Me anë të këtyre, u përcaktua mosha e proceseve jetësore me moshën reale të çdo individi.

Nga kjo doli se pl akja e trurit ishte e lidhur me fluksin e gjakut që kalonte përmes enëve mikro të trurit, dhe tek ata që konsumonin ka nabis, diferenca ishte 2.8 vjet pl akje e parakohshme.

Cfarë i ndodh trupit të njeriut kur konsumon Ka nabis Read More »

Atdheu largohet nga ‘Përputhen’ përfundimisht me një mesazh të fundit

Atdheu ka vendosur të largohet nga “Përputhen” përfundimisht.

Konkurrenti e ka marrë këtë vendim pas she rrit në studio.

Madje teksa në studio bisedohej për postimin e Elvisit, të cilin e ripostoi dhe Atdheu, ky i fundit u largua nga emisioni.

Mbrëmë me një postim në Instastory, Atdheu tregon se është larguar me dëshirën e tij.

“Të dashur miq! Më vjen keq për shumë info të pavërteta që mund të keni dëgjuar këto ditë, për situatën e krijuar kur figura ime kinse ka dashur të përbaltet por nuk do të munden dot. Një sqarim për dashamirësit e mi: Atdheu nuk është pezulluar nga emisioni, por jam larguar vetë me dëshirën time për mos t’u bërë pjesë e llumit. Ju falenderoj për mbështetjen e do të jem gjithnjë transparent me ju!”, shkruan Atdheu.
/Noa.al

Atdheu largohet nga ‘Përputhen’ përfundimisht me një mesazh të fundit Read More »

Meta përpl aset me po licinë Bashkiake: Do t’ju fus në b urg me duart e mia

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka hyrë në ambientet e brendshme të go dinës së partisë Fryma e Re Demokratike për të kundërshtuar vendimin për të nxjerrë jashtë anëtarët e saj.

Aty u përball me p olicinë bashkiake të Tiranës, duke kërkuar me zë të lartë që të largoheshin prej aty pasi do t’i fuste në bu rg me duart e veta.

“Pse dh unoni partinë e opozitës? Dilni përjashta ose do iu çoj në b urg me duart e mia”, u shpreh ndër të tjera Presidenti.

Gjithçka nisi pas një letre që Bashkia e Tiranës ka dërguar në selinë e FRD-së ku kërkohet që kjo godinë të lihet e lirë për shkak se është amortizuar.

Por kjo është kundërshtuar nga zyrtarët e partisë, të cilët e quajnë këtë një sulm politik, pak ditë pas marrëveshjes me PD-në për zgjedhjet e 25 prillit.

Më herët Presidenti Meta u shpreh:

“Jam këtu pas bisedës telefonike të bërë nga kryetari i FRD-së Sali Shehu. Dh unohet nga njerëz pa asnjë lloj autorizimi kryetari i FRD të Tiranës në kushtet kur këtu vjen Presidenti i shtetit.

Po i paralajmëroj edhe njëherë Po licinë Bashkiake dhe atë të Shtetit, të mos përfundoni si pol icët e Mubarakut nën këpucët e popullit shqiptar.

Po i them kr yepalaços së bashkisë bandë se ti e di shumë mirë se çfarë ke bërë me firma dhe pa firma. Ndaj mos iu bind më ur dhrave të të çmendurit, sepse ai do të nxjerrë kartelën me 25 prill ose dhe më parë”. /noa.al/

Meta përpl aset me po licinë Bashkiake: Do t’ju fus në b urg me duart e mia Read More »