Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar qytetin e Krujës, ku ka prezantuar kandidatët për deputetë në këtë zonë.
Gjatë takimit të pasdites me qytetarë të Krujës, kryeministrit ia ka ndërprerë fjalën thirrja e pasdites e Hoxhës nga xhamia e qytetit.
Kryeministri ka lënë mikrofonin dhe është ulur në karrigen e tij, duke pritur deri sa hoxha të mbaronte thirrjen.
“Ta respektojmë këtë”, tha Rama dhe u ul, ndërkohë që pas përfundimit të thirrjes nga hoxha, Rama ka marrë sërish fjalën.
Komisioni Qendror i Statusit “Deshmori i Ardheut” me porosi te Kryeministrit ne gatishmeri per ti dhene titullin “Deshmor i Atdheut” shtetasit heroik Arjan Sala.
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petrit Koçi, duke njoftuar këtë vendim, tha:
“Presim përfundimin e shpejtë të ekspertizës ligjore dhe propozimin e Prefektit të Tiranës për të marrë vendim të menjëhershëm”.
H umbja e jetës së Arjan Salës, na shkakton dhimbje të papërshkrueshme si për një bir e vëlla.
Nga ana tjetër dëshmon se Shqipëria ka djem heronj si Arjani që sakrifikojnë jeten e tyre per te mbrojtur jetet e te tjereve, do te behet! Janë gjallë bilbilenjtë!”
Sergei Stanishev, President i Partisë Socialiste Europiane, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku i shpreh mbështetjen Partisë Socialiste, në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit.
“Këto zgjedhje kanë rëndësi të madhe për rrugën e Shqipërisë drejt Europës, për vijimin e reformave dhe të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë, si dhe për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019”, lexohet në letër. Letra e plotë:
I dashur Kryeministër, i dashur Edi!
Shpresoj që ky mesazh t’ju gjejë shëndoshë e mirë ju dhe familjen tuaj.
Teksa po i afroheni zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit, do doja t’ju shprehja ju dhe simotrës sonë, Partisë Socialiste të Shqipërisë, një mesazh të ngrohtë mbështetjeje.
Këto zgjedhje kanë rëndësi të madhe për rrugën e Shqipërisë drejt Europës, për vijimin e reformave dhe të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë, si dhe për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.
Në këto tetë vite, Partia Socialiste dhe ju personalisht keni treguar lidership të jashtëzakonshëm në drejtimin e një rruge të guximshme drejt reformave të thella e të pakthyeshme, veçanësisht në sistemin e drejtësisë. Reformat po japin fryte: ju keni filluar tashmë të rindërtoni një sistem drejtësie të bazuar në integritet dhe profesionalizëm, duke u bërë kështu shembull për të gjithë rajonin e më gjerë.
U ndjeva shumë i lumtur kur pashë që keni mbledhur një ekip plot energji dhe me një larmi kandidatësh për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke u mbështetur shumë te gratë dhe të rinjtë. Besoj se këto dy forca të fuqishme do të kontribuojnë në fitoren elektorale më 26 prill, si dhe në thellimin e mëtejshëm të reformave dhe zhvillimit ekonomik të vendit në mandatin tuaj të tretë qeverisës.
Duke ju uruar suksese në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Djali që shikoni në foto është 33-vjeçari Arjan Sala, punonjës i sigurisë në një magazinë qendre tregtare në Tiranë, ku pasditen e të mërkurës ra z jarr dhe prej shumë orësh nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Tymi dhe g azrat vazhduan të përhapen edhe dje, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e forcave të specializuara, për shkak edhe të a sfiksisë së mundshme.
As sot nuk ka ende asnjë të dhënë për gjendjen e punonjësit të sigurisë.
Arjan Sala është baba i një fëmije 2 vjeç. Ai është i vetmi që punon në familjen e tij. Jeton me bashkëshorten, djalin, nënën dhe të atin. Familjes i ka siguruar të ardhura që në moshën 18 vjeç, kur nisi edhe punën e parë.
Miqtë e tij tregojnë se Arjani u shkonte gjithmonë në ndihmë. I zëvendësonte në punë edhe kur ata mungonin për arsye shëndetësore.
Mirësinë ndaj të tjerëve, ai e tregoi edhe me aktin e fundit ku mbeti mes flakëve për të shpëtuar kolegët. Shpresat për ta gjetur të gj allë nuk janë shuar, por ato po pakësohen…
Gazetari Bledi Mane dhe kandidati për deputet në listën e PD-së, Neritan Liçaj kanë de batuar në emisionin “Top Talk” për mënyrën se si foli ditën e djeshme në çeljen e fushatës elektorale.
Mane e cilësoi si kopje të Enver Hoxhës dhe ngriti dyshimet se fjalimit ia ka shkruar Flutura Açka ose Sali Berisha, gjë që nxiti reagimin e a shpër të Neritan Liçajt, i cili foli me tone të ashpra duke i kërkuar Manes që “të mos bëjë ekspertin për fusha që nuk i njeh.”
Neritan Liçaj: Unë dje nuk dola të kërkoj votën, por t’i them dy fjalë qytetarëve.
Bledi Mane: Po ta pyesni Neritanin, roli i fundit që ka interpretuar në një film është ai i Enver Hoxhës, një film shqiptaro rus me sekuenca në Gjirokastër. Dje pashë Neritanin në rolin e Enver Hoxhës, gati i veshur me të njëjtat rroba, i njëjti model flokësh. Nuk e di kush ia kishte shkruajtur fjalimin, Flutura Açka apo Sali Berisha sepse dje nuk pashë Neritanin që njoh, por Neritanin në një tjetër rol.
Ndoshta gabohem por dje e pashë të mbushur me mllef, me inat, Neritani një kopje e shëmtuar e militantizmit politik të Shqipërisë, rol që nuk i shkon dhe uroj…
Neritan Liçaj: Ti mund të recitosh si Mero Baze sa të duash, por nuk ke punë as me Enver Hoxhën, as me profesionin tim, nuk po merresh me modën time, lëri këto ngjyrime se nuk e ke të drejtën dhe ekskluzivitetin i dashur. Ti nuk ke të drejtën e etiketimit. Ik voto Tom Doshin dhe mbaj përgjegjësi për votën se të nderon vërtetë. Sa për Enver Hoxhën e çfarë luaj në punë dhe kush më jep mua fjalime, mua s’më jep asnjë fjalime sic të japin ty dhe e di shumë mirë ti.
Prandaj i lëmë këto që përpiqesh të manipulosh. Nuk e njeh median e popullin shqiptar më mirë se unë sepse ti e ke nga Facebook, kurse unë ia ndjej temperaturën aty në skenë, kështu që mos më bëj ekspertin. Pse shpif? Nuk mund të pranoj të më thojë se më ka shkruar njeri fjalime sepse unë fola pa letër dhe nuk ka nevojë të më shkruajë njeri fjalime sepse fjala është arti im. Ty mbase t’i shkruajnë editorialet.
Bledi Mane: Thuaji Neritanit që nuk je tek mitingu i opozitës, por tek një studio televizive dhe besoj është mirë të respektojmë njëri-tjetrin.
Neritan Liçaj: Mos prrallos dhe të respektoj unë sa të duash. /tch
Parlamenti Evropian ka mbështetur me shumicë dërrmuese votash liberalizimin e vizave për Kosovën.
Raportuesja për Kosovën në këtë institucion, Viola Von Cramon, ka bërë të ditur se liberalizimin e vizave për Kosovën e kanë mbështetur 472 eurodeputetë.
“Në votimin plenar për raportin për Kosovën në Parlamentin Evropian, shumica dërrmuese mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe kërkon nga Këshilli i BE-së që të veprojë. 472 pro, 165 kundër dhe 41 abstenime”, ka shkruar Von Cramon.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola Von Cramon tha sot se Këshilli i Bashkimit Evropian duhet që të heqë vizat për Kosovën sa më shpejt që të jetë e mundur.
Në debatin për raportin e progresit për Kosovën, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë Veriore në PE, Viola Von Cramon tha se është momenti i fundit që Këshilli i BE-së të liberalizojë vizat për Kosovën.