Andueli

Mbërrijnë në Kosovë 24 mijë dozat e para të vaksinës anti-COVID

Mbërrijnë në Kosovë 24 mijë dozat e para të vaksinës anti-COVID.

Aktualisht në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” nga avioni bartës i kontigjentit të parë të vaksinave kanë zbritur dy pako të mëdha që përmbajnë 24 mije doza.

Pranimi i vaksinave nga COVAX do të përcillet me ceremoni të organizuar.

Këto 24 mijë doza të vaksinës janë të prodhuesit AstraZeneca.

Gjatë pritjes në aeroport, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha:

“Vaksinimi duhet të fillojë menjëherë dhe pa asnjë vonesë. Kemi 87.981 të infektuar e 1.840 të vd ekur. Në dy javët e fundit kemi mesatarisht 10 vd ekje në ditë dhe një trend në rritje”, theksoi Kurti.

“Kemi humbur 16 mjekë e tetë infermierë. Për një vend me 1.8 milionë banorë shifrat e tilla i ngjajnë një kohe lu fte, prandaj edhe masat tona duhet të jenë të shpejta e të drejta që duhet ta ulin numrin e infektimeve të reja dhe të shmangin vd ekjet si pasojë e Covid-19”

Këto vaksina janë donacion për Kosovën dhe të parat që vijnë pasi Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka siguruar asnjë vaksinë.

Mbërrijnë në Kosovë 24 mijë dozat e para të vaksinës anti-COVID Read More »

Nisja e vaksinimit masiv/ Rama: Sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime politike

Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka cilësuar nisjen e vaksinimit masiv si një nga ditët më të bukura të jetës së tij politike, në një fjalim nga tarraca e bashkisë së Tiranës.

Rama shtoi më tej se ky është një hap kolosal drejt fitores përfundimtar e mbi këtë mo rtje, kjo pandemi që ka ndryshuar kuptimin e jetës sonë.
“Më besoni që kjo e sotmja është një nga ditët më të bukura të jetës time politike mbase më e bukura është shumë më tepër se çdo ditë e çdo fitoreje zgjedhore, sepse sot ka nisur çlirimi nga ankthi me shpirtin e mijëra gjysheve e gjyshërve të këtij vendi që për shkak të rrezikut të madh që i kërcënon në këtë kohë të mallkuar ku bota përballet me armikun e padukshëm kanë qenë të detyruar të mbyllen brenda dhe të privohen nga shumë orë në ajër të pastër.
Sot kemi hyrë në fazën finale të kësaj lu fte dhe nga sot është një hap kolosal drejt fitores përfundimtare mbi këtë mortje, që e ka ndryshuar kuptimin e jetës sonë dhe ka penguar çdo njërin prej nesh të shikojë të ardhmen, nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të shohësh mijëra e mijëra gjyshe e gjyshër” , tha Rama.

Nisja e vaksinimit masiv/ Rama: Sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime politike Read More »

Ky është horoskopi për nesër, ja si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje

Dashi

Vitaliteti sigurisht që nuk mungon. Marsi është në shenjën tuaj dhe ky është një simbol i pasionit tuaj të madh, evolucionit të madh dhe agresionit tuaj që shpesh u impononi gjërave tuaja dhe njerëzve përreth jush.

Demi

Nëse duhet të diskutoni diçka, do të ishte mirë të përfitonit nga nesër dhe ditët në vijim për t’i bërë gjërat të qarta, veçanërisht nga pikëpamja e biznesit, ku shumë pikëpyetje janë shfaqur ditët e fundit.

Binjakët

Zakonisht nuk ju pëlqen të përballeni me situata të vështira. Me shtyrjen e tyre për zgjidhje, problemet janë grumbulluar. Kjo është një kohë e veçantë në dashuri, veçanërisht për dikë që po përjeton njohje të ndryshme.

Gaforrja

Yjet këtë javë shpërblejnë të gjithë të dashuruarit ose ata që duan të dashurohen. Këshilla është të lini veten të shkojë dhe për ata që kanë një partner për një kohë të gjatë, ka ardhur koha që disa gjëra të qartësohen.

Luani

Me Jupiterin të favorshëm, ky është pa dyshim viti i mundësive të mira. Duke filluar nga nesër dhe ditët në vijim mund të ketë një lajm të rëndësishëm dhe nëse mendoni se mund të jetë një mundësi e mirë, nisni pa hezitim.

Virgjëresha

Kjo javë ushqen dëshirën për të diskutuar, por vetëm në çiftet që kanë pasur kriza të mëdha në të kaluarën. Jini të sigurt dhe shikoni me besim drejt së ardhmes që do të mbajë surpriza të rëndësishme për ju.

Peshorja

Nesër do të jetë një ditë mjaft e veçantë sepse për disa javë jeni ndjerë nën rrethim, veçanërisht në vendin e punës sepse jeni në shënjestër të kolegëve.

Akrepi

Propozime, risi dhe emocione që mbërrijnë nesër. Veçanërisht në vendin e punës ku mund të ketë lajme të rëndësishme.

Shigjetari

Është një moment veprimi. Tani jeni në skenë dhe duhet të provoni se mund të luani pjesën e protagonistit. Kjo do të jetë e mundur vetëm nëse arrini të vendosni veten atje.

Bricjapi

Kjo fundjavë do të shkojë shumë mirë. Mendoni para së gjithash për veten tuaj pa ndërlikime dhe pa hezitim. Kohë pas here kujdesi për ju mund t’ju bëjë vetëm mirë.

Ujori

Kjo javë sjell një lëvizje në jetën tuaj. Ndjesi të veçanta falë aspektit pozitiv të Diellit. Ju mund të krijoni njohje të reja dhe të rëndësishme që gjithashtu mund të ndryshojnë jetën tuaj.

Peshqit

Ndonjëherë në dashuri ne debatojmë dhe nuk mund ta kapërcejmë një problem. Ka periudha të distancës, por ngadalë do të jeni në gjendje të keni një afrim. /noa.al/

Ky është horoskopi për nesër, ja si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje Read More »

Njihuni me erëzat që të zgjasin jetën, erëzat më të shëndetshme për ne

Çdo kuzhinë ka gjithmonë një kënd të dedikuar për erëza dhe bimë aromatike.

Piperi, rigoni, xhenxhefili, apo shafrani ndër më të përdorurat në gatim, të cilët njihen gjithashtu dhe si aleatë të shëndetit.

“Këto janë së pari erëza që edhe nëse nuk kanë një funksion terapeutik, nëse përdoren çdo ditë në kuzhinë janë në gjendje të kryejnë një veprim të rëndësishëm antioksidues dhe të ngadalësojnë procesin e plakjes”, thotë dietologu Loreto Nemi.

Është një aleat i shkëlqyer për ata që ndjekin një dietë për dobësim. I pasur me vitaminë C, kur është i papërpunuar ndihmon në thithjen e hekurit si dhe ndikon gjithashtu në metabolizëm.

Këshillohet të përdoret i freskët, por nëse zgjidhni atë në formë pluhuri duhet të kini parasysh prodhimin.

Rigoni është një nga bimët aromatike më klasike të Mesdheut, dhe shumica e vetive të tij vijnë nga kuercetina, një molekulë përgjegjëse për jetëgjatësinë.

Rigoni gjithashtu në sajë të pranisë së acidit rosmarinik dhe aftësive baktervrasëse, arrin të ketë edhe antioksidantë. Në mjekësinë tradicionale, vaji esencial i rigonit përdoret për trajtimin e infeksioneve të frymëmarrjes.

Gingerale, molekula aktive e xhenxhefilit, ka veti anti-inflamatore dhe gjithashtu ka një efekt neuroprotektiv. Në fakt, sipas studimeve të fundit, xhenxhefili është i efektshëm ndaj Alzheimer-it dhe Parkinson, sepse mund të veprojë në prostaglandina, molekula të lidhura me proceset e inflamacionit.

Shafrani aromatik dhe shumëngjyrësh është një aleat i shikimit. Është i pasur me beta karotinë dhe i aftë të promovojë prodhimin e vitaminës A.

Shafrani përmban shumë substanca të dobishme për metabolizmin vizual, siç janë zeaksantina dhe likopeni. Por, kjo erëz gjithashtu ndikon në gjendjen shpirtërore si dhe lufton disa çrregullime të ciklit menstrual.

Njihuni me erëzat që të zgjasin jetën, erëzat më të shëndetshme për ne Read More »

Kryeministri Edi Rama ndjek nga afër procesin e vaksinimit masiv/ E moshuara,Ramës : ‘E bëra vaksinën, por nuk iki në shtëpi pa të thënë dy fjalë, në momentin e duhur në vendin e duhur Shqipërisë ju gjet njeriu i duhur’

Kryeministri Edi Rama po ndjek nga afër procesin e vaksinimit masiv që ka nisur sot në kryeqytet.

Të pranishëm ishin edhe ministrat Ogerta Manastirliu, Arben Ahmetaj, si dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Një qytetare e cila sapo ishte vaksinuar këmbënguli të takohej me kryeministrin.

Ajo tha se nuk ikte në shtëpi pa i thënë dy fjalë Ramës.

“E bëra vaksinën, por nuk iki në shtëpi pa të thënë dy fjalë, në momentin e duhur në vendin e duhur Shqipërisë ju gjet njeriu i duhur!”, – i tha ajo kreu të qeverisë.

Por Kryeministri Edi Rama duket se lëvdatat e kanë vënë në siklet.

“Po lëri këto!”, – iu drejtua Rama.

Në Sheshin “Skënderbej” janë ngritur dhe bërë gati dy çadra të mëdha ku secili ka nga 10 pika vaksinimi që do të shërbejnë për vaksinimin masiv të popullsisë.

Vaksinimi në sheshin “Skënderbej” do të nis paralel me atë që vijon që prej 11 janarit në stadiumin kombëtar.

Objektivi i Ministrisë së Shëndetësisë është që të arrijmë nga 10-15 mijë vaksinime në ditë.

Vaksinimi te sheshi “Skënderbej” ka nisur për moshat mbi 70 dhe 75 vjeç me vaksinës kineze ‘Soniovac’ dhe se këtë qytetarët do të lajmërohen nga mjeku i familjes.

Në ndihmë të bluzave të bardha do të bashkohen edhe mjekët e Forcave të Armatosura.

Kryeministri premtoi se me vaksinimin e popullatës në dy muajt e ardhshëm, sezoni turistik do të nisë normalisht. Rama tha se do të ketë 500 mijë të vaksinaur brenda majit. Deri atëherë pritet të vaksinohen të moshuarit mbi 65 vjeç.

Nisja e vaksinimit masiv pritet që të plotësojë planin ambicioz për vaksinimin në 14 muaj.

Pjesë nga biseda ku ka nisur vaksinimi masiv:

Edi Rama: U lodhët pak? Ja dhe pak

Ogerta Manastirliu: Vjen radha shumë shpejt

Edi Rama: Të kishim vënë atje te radha disa karrige

Ogerta Manastirliu: Po i vëmë, i vëmë, i kemi në fakt por i vëmë tani

Edi Rama: Të vendosen në rresht me karrige, që të rrinë karrige

I moshuari: O gjigant, njëmijë të bëhet dita

Edi Rama: Shëndet, shëndet

E moshuara: E dinim që do ia dilnit

Edi Rama: Faleminderit

E moshuara: E bëra vaksinën por nuk po iki në shtëpi pa të thënë dy fjalë, falënderimet më të mëdha. Në momentin e duhur, në vendin e duhur, Shqipërisë ju gjendët ju

Edi Rama: Lëri këto tani, shëndet, shëndet

/NOA.al

Kryeministri Edi Rama ndjek nga afër procesin e vaksinimit masiv/ E moshuara,Ramës : ‘E bëra vaksinën, por nuk iki në shtëpi pa të thënë dy fjalë, në momentin e duhur në vendin e duhur Shqipërisë ju gjet njeriu i duhur’ Read More »

Spiropali replikon me St resin: ‘Fitorja jonë ju duhet dhe juve, të shpëtojmë Lulin nga Baba Xhikja dhe mama Mona’

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, publikoi në rrjetet sociale një video pak para nisjes zyrtarisht të fushatës elektorale.

Në vidoen e postuar, drejtuesja politike e PS-së në Tiranë, u shpreh se Partia Socialiste e meriton një mandat të tretë për të vazhduar me punët e papërfunduara, duke nisur nga rindërtimi, tek rritja e pagave dhe pensioneve, transformimet infrastrukturore, etj.

Nga komentet e shumta, edhe reperi St resi i ka lënë një koment. Ai njihet për bindjet e tij të djathta si dhe një simpatizant i madh i ish-kryeministrit, Sali Berisha.

“Suksese Zonja Spiropali, Por mendoj se do jet një hu mbje e madhe për ju”- shkruan St resi në postimin e ministres në “Instagram”.

Ky koment nuk ka kaluar pa u vënë re nga ministrja Spiropali, e cila ka vendosur që t’i përgjigjet.

“Hahaha fitorja jonë ju duhet dhe juve, të shpëtojmë Lulin nga Baba Xhikja dhe mama Mona“, i përgjigjet Spiropali./NOA.al

Spiropali replikon me St resin: ‘Fitorja jonë ju duhet dhe juve, të shpëtojmë Lulin nga Baba Xhikja dhe mama Mona’ Read More »

Ja sa vaksina të Pfizer pritet të mbërrijnë së shpejti/ Rama zbulon telefonatën me Ursula von der Leyen

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook ka zbuluar telefonatën e zhvilluar me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ditën e sotme.
Rama bën me dije se në rajonin e Ballkanit perëndimor pritet të mbërrijnë 651 mijë doza të Pfizer nga BE.

Postimi i plotë: Një LAJM II MIRË në telefonatën me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian
Më në fund

Ja sa vaksina të Pfizer pritet të mbërrijnë së shpejti/ Rama zbulon telefonatën me Ursula von der Leyen Read More »

‘Hajt gëzuar’/ Rama pi ujë nga cezma në Krujë

“Uji i pijshëm i Krujës, 24 orë! Gëzuar!” Ky ka qenë urimi i ngritur me një shishe ujë nga Ujësjellësi i ri i Krujës, që Kryeministri Rama iu drejtoi banorëve të zonës, të cilët me realizimin e këtij projekti jetik lanë pas një periudhë të vështirë të furnizimit me ujë, të trashëguar për 30 vite.
Të shumë premtuar, por asnjëherë të realizuar.
Pas një pune të vështirë në 1630 metra lartësi në një terren sfidues, nga sot, plot 8 vendburime të reja uji do të furnizojnë rregullisht me ujë gjithë familjet e qytetit.
“Sapo kemi përfunduar investimin e ujësjellësit të Krujës për furnizimin me ujë të pijshëm. Ka koinciduar që para dy ditësh kemi marrë certifikimin e analizave nga laboratori. Uji është shumë cilësor dhe investimi është shumë i rëndësishëm për qytetin e Krujës.

I premtuar prej shumë vitesh nga PD-ja, që do të furnizojë qytetin e Krujës, por këtë punë e bëmë ne.
Madje, këto ditë në fushatë kam dëgjuar që do të bëjnë ujësjellësin për furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit të Krujës. Puna që është bërë është mjaft cilësore, pasi ka qenë në terren shumë të vështirë”, – shpjegon kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

Ndërtimi i ujësjellësit të ri të Krujës do të sigurojë për 17.500 banore, jo vetëm furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm, por njëkohësisht do të eliminoje humbjet dhe ndotjet e ujit në rrjet. Projekti parashikon gjithashtu edhe mbulimin me ujë të pijshëm të zonës së Sarisalltikut.

Ndërkohë Rama nuk i ka kursyer batutat me të pranishmit, teksa me anë të një shisheje të cilën e mbushi nga rubineti, piu ujë dhe u dha edhe të tjerëve.

Dialogu:

Punonjësi: Rubinetin hapi ti i pari….

Edi Rama: Keni gotë apo jo?

Punonjësi: Gotë? Pffff….

Edi Rama: Na bini një gotë apo shishe ta mbushim me ujë të pimë ujë. Hë more e gjetët një gotë apo një shishe bosh

Punonjësi: Ne kishim llogaritur vetëm me e hapur me e parë….

Njëri nga punonjësit sjell një shishe…

Edi Rama: Uji i pijshëm i Krujës 24 orë, gëzuar…

Pasi pi vetë, Edi Rama i kalon shishen Milva Ekonomit: Qenka edhe i ftohtë…

Edi Rama: Artur urdhëro shishen e parë, veri edhe tapën dhe çoja PD-së

‘Hajt gëzuar’/ Rama pi ujë nga cezma në Krujë Read More »