Andueli

Sh err me th ika mes adoleshentëve, dy prej tyre përfundojnë në spital

Disa adoleshentë janë përfshirë në një she rr që nga raportimet e para dy shohet me th ika.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Kinostudios, në Tiranë, ku katër djemtë u zu në me njëri-tjetrin.

Mësohet se dy prej tyre, 13-vjeçarë, janë pla gosur dhe u transportuan në spital, për fat të mirë jashtë rr ezikut për jetën.

Ata janë zë në për një biçikletë, teksa autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor dhe shërbimet e po licisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin e personave të përfshirë në ko nflikt, si dhe sqarimin e rrethanave të rastit. /noa.al/

Sh err me th ika mes adoleshentëve, dy prej tyre përfundojnë në spital Read More »

Një shkollë do të mbajë emrin e Bashkim Finos

Një shkollë në qytetin “Studenti” në Tiranë do të mbajë emrin e ish-kryeministrit dhe deputetit të ndjerë socialist Bashkim Fino.

Vendimi merret tri ditë pasi politikani i njohur i të majtës u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare, pas një beteje të gjatë me Covid-19.

Lajmi është bërë me dije nga kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili ishte sot bashkë me kandidatin për deputet Arben Pëllumbi për të inspektuar punimet.

“Shkolla e re ‘Bashkim Fino’. Bashkë me Arbenin, në shkollën e re që po ndërtojmë pranë Qytetit Studenti, e cila do të mbajë emrin e Bashkim Finos, kolegut dhe mikut të vyer që u nda nga jeta pak ditë më pare”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një godinë të re, 4-katëshe, e cila është projektuar për t’u shërbyer 900 nxënësve të Arsimit 9-vjeçar./NOA.al

Një shkollë do të mbajë emrin e Bashkim Finos Read More »

Rama: ‘Objektivit është i qartë brenda 2022, 24 orë ujë të pijshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi se brenda vitit 2022 qendrat urbane në Shqipëri do të kenë 24 orë ujë të pijshëm, ndërsa për Tiranën theksoi se çështja është më komplekse.

Nga Vau i Dejës ku inspektoi nga afër ujësjellësin e ri, që do të sigurojë ujë të pijshëm për këtë bashki, kreu i qeveris` theksoi se kjo është hera e fundit që kjo çështje përdoret si temë në fushata elektorale.

“Objektivit është i qartë. Ne jemi në gjendje sot të themi se në qendrat urbane të Shqipërisë të kemi brenda 2022, 24 orë ujë të pijshëm. Tirana brenda 2022-2023, pasi çështja është më komplekse. Është hera e fundit çështja e ujit, do që të jetë temë e fushatave. Do zgjidhet në herë e mirë kjo çështje. Është gjëja më e sigurt.”, tha Rama./NOA.al

Rama: ‘Objektivit është i qartë brenda 2022, 24 orë ujë të pijshëm Read More »

Pesë sëmundje që mund t’ju v rasin në heshtje

Është e vështirë të diagnostikohen në fazat fillestare pasi ato nuk shfaqin ndonjë simptomë derisa të jetë tepër vonë. Edhe disa njerëz të infektuar me Covid-19, mund të janë asimptomatikë, që do të thotë se nuk shfaqin ndonjë simptomë.

Diagnostikimi i hershëm është çelësi për të trajtuar shumë sëmundje kronike si kanceri, diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare.

1 në 5 raste me Covid-19 vlerësohet të jenë simptomatike, por ato janë të aftë që t’ja ngjisin të tjerëve. Shumica e llojeve të kancerit janë gjithashtu asimptomatike në fazat e tyre të hershme.

Më poshtë janë 5 sëmundje që mund të vuani pa e ditur. Gjithashtu njihuni se si këto sëmundje mund të zbulohen herët.

Hipertensioni

Pothuajse gjysma e të gjithë njerëzve me presion të lartë të gjakut nuk përjetojnë ndonjë simptomë të dukshme. Kjo është arsyeja pse hipertensioni shpesh quhet “vrasësi i heshtur”. Para-hipertensioni është kur presioni juaj i gjakut është midis 120 dhe 129 mmHg (numri sistolik, ose i sipërm) dhe / ose 80 deri 89 mmHg (diastolik, ose numër më i ulët) ndërsa hipertensioni i plotë nënkupton që presioni juaj i gjakut është mbi 140 / 90 mmHg. Presioni i lartë i gjakut mund të mbetet pa u vërejtur derisa zemra, arteriet dhe organet e tjera të dëmtohen tashmë. Kur lihet i pakontrolluar për një kohë të gjatë, kjo mund të çojë në sulm në zemër, goditje në tru, dështim të veshkave, dëmtime të syve ose dështim të zemrës. Prandaj, është e rëndësishme të kontrolloni presionin e gjakut një herë në vit, edhe nëse nuk keni ndonjë faktor rreziku.

Sindroma e vezoreve policistike PCOS

Është një gjendje kur trupi ka sasi më të larta se normale të hormoneve mashkullore (androgjene). Ky çekuilibër i hormoneve mund të ndërhyjë në ovulimin dhe ta bëjë më të vështirë për gratë me këtë gjendje të mbeten shtatzënë. Mund të rrisë gjithashtu rrezikun e sëmundjeve të tjera kronike si sëmundjet e zemrës dhe diabetin e tipit 2. Sipas vlerësimeve, sindroma e vezoreve policistike (PCOS) prek deri në 10 për qind të të gjitha grave në moshë riprodhuese. Periodat e parregullta janë një shenjë kryesore e PCOS, por gratë që marrin pilula për të shmangur shtatzëninë mund të mos i kushtojnë rëndësi këtij sinjali për vite me radhë. Shenja dhe simptoma të tjera të mundshme të PCOS përfshijnë puçrrat, qimet e fytyrës ose trupit dhe rrallimin e flokëve në kokën tuaj.

Kancer në mushkëri

Është shkaku kryesor i vdekjes nga kanceri midis burrave dhe grave, duke përbërë pothuajse 25% të të gjitha vdekjeve nga kanceri, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit. Fatkeqësisht, kanceri i mushkërive zakonisht nuk ka simptoma në fazat e tij të hershme. Shenjat shpesh shfaqen kur sëmundja është shumë e përparuar, gjë që çon në nivele më të larta të vdekshmërisë. Në fazat e mëvonshme të kancerit të mushkërive, dikush mund të përjetojë një kollë të thatë që nuk kalon pas 2 ose 3 javësh, dhimbje gjoksi, gulçim, kollitje gjaku, lodhje të vazhdueshme ose mungesë energjie. Kërkimet kanë treguar se skanimi i mushkërive CT mund të zvogëlojë vdekjet nga kanceri i mushkërive me rreth 20%. Ish-duhanpirësit që janë mbi moshën 55 vjeç këshillohen të bëjnë një skanim vjetor të mushkërive CT.

Glaukoma

Është një shkak kryesor i verbërisë për njerëzit mbi moshën 60 vjeç. Glaukoma është një grup sëmundjesh të syrit që mund të dëmtojë nervin optik dhe të çojë në një humbje të shikimit. Simptomat e glaukomës shpesh nuk janë të dukshme derisa dëmtimi të jetë mjaft i rëndë. Për këtë arsye, glaukoma quhet “hajduti i heshtur i shikimit”. Ndërsa sëmundja përparon, njollat ​​e verbra zhvillohen në shikimin tuaj periferik (anësor). Është e këshillueshme që të bëni vizita vjetore gjithëpërfshirëse të syve në mënyrë që okulisti juaj, ose specialisti i syve, të mund të zbulojë sëmundjen para se të humbni shikimin.

Klamidia

Ky infeksion se ksualisht i transmetueshëm (IST), i shkaktuar nga bakteria klamidia trachomatis, mund të kurohet lehtësisht me antibiotikë. Por nëse nuk trajtohet, mund të përhapet në pjesë të tjera të trupit tuaj dhe të çojë në një mori problemesh shëndetësore, përfshirë sterilitetin. Zakonisht klamidia shkakton pak ose aspak shenja dhe simptoma në fazën e hershme. Gjithashtu, shenjat dhe simptomat, kur ndodhin, janë shpesh të lehta, gjë që i bën ato të vështira për t’u zbuluar. Shenjat dhe simptomat e zakonshme të Klamidia përfshijnë urinim të dh imbshëm, shkarkim vaginal tek gratë, shkarkim nga penisi tek burrat, marrëdhënie seksuale të dhimbshme tek gratë, gjakderdhje ndërmjet periudhave dhe pas se ksit tek gratë, dh imbje testikujsh tek burrat, etj.

Pesë sëmundje që mund t’ju v rasin në heshtje Read More »

Meta i përgjigjet Leonardo DiCaprios: Ne e duam Vjosën dhe do ta mbrojmë

President i vendit Ilir Meta përmes një postimi në Twitter i është përgjigjur aktorit të njohur Leonardo DiCaprio i cili iu drejtua krerëve politik në Shqipëri për ruajtjen e lumit të Vjosës.
Meta i shpreh mirënjohjen aktorit DiCaprio dhe e siguron që do ta mbroj Vjosën dhe nuk do të lejoj që ndërtimin arbitrar të hidrocentraleve deri më 25 Prill.
“Ne e duam Vjosën dhe përgjithmonë do ta mbrojmë! Faleminderit dhe mirënjohje Leondardo Di Caprio për solidaritetin tuaj frymëzues! Ne jemi të vendosur, deri në 25 Prill, të mos lejojmë me mjete demokratike ndonjë vendim arbitrar për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Vjosa. # VjosaParkuNacional Tani“, shkruan Meta në Twitter.

Meta i përgjigjet Leonardo DiCaprios: Ne e duam Vjosën dhe do ta mbrojmë Read More »

Vaksinimi masiv, th yhet sërish rekordi, ja sa vaksinime kundër Covid u bënë sot në Shqipëri

Vetëm ditën e sotme janë kryer plot 21,536 vaksinime në të gjithë territorin shqiptar, kundër koronavirusit SARS-CoV-2.

Noa.al mëson se në total janë 119,321 vaksinime të kryera që nga fillimi i vaksinimit anticovid në janar të këtij viti.

Prej tyre, 100 mijë të vaksinuar janë deri sot. Kurse pjesa tjetër 19.321 njerëz kanë marrë edhe dozën e dytë të kësaj vaksine.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, tha se synimi fillestar ishte midis 12 deri 15 mijë vaksinime ditore, por me tejkalimin në më shumë 20 mijë, mund të arrijë edhe më shumë.

“Po vijojmë në të gjithë qytetet dhe në fshatra, në qendra shëndetësore dhe qendrat e vaksinimit të oërqëndruar. Në të gjithë vendin vetëm në dy ditët e para të vaksinimit masiv janë kryer mbi 30 mijë vaksinime. Në total bashkë me dozat e dyta sot shkojmë në mbi 119 mijë vaksinime, nga dita e parë që kemi filluar vaksinimin”, tha Manastirliu.

Kryeministri Edi Rama, pasi pa nga afër vaksinimin në rajonin e Lezhës tha se objektivi është të arrihen deri në 30 mijë vaksinime në ditë, me qëllim përmbylljen e vaksinimit për të moshuarit sa më parë.

“Ne në fakt tani që kemi siguruar sasitë, me 20 mijëshin e arritur dje, jemi vetëm në fillim. Edhe mund të shkojmë lirshëm në 30 mijë në ditë. Që do të thotë që në një kohë shumë më të shpejtë se sa dhe kishim parashikuar, ne mund të bëjmë dozën e parë masivisht”, nënvizoi Kryeministri Edi Rama.

Ministrja e Shëndetësisë theksoi se në gjithë vendin janë angazhuar 1100 vaksinatore për të arritur sa më parë targetin dhe për ta tejkaluar atë. Procesi i vaksinimit ka vijuar në të gjithë vendin duke u shtrirë në fshatra dhe qytete, me qëllim intensifikim e vaksinimit për të moshuarit mbi 70 vjeç. /Noa.al

Vaksinimi masiv, th yhet sërish rekordi, ja sa vaksinime kundër Covid u bënë sot në Shqipëri Read More »

Cfarë ndodhi sot në seancën gjyqësore të Zani Caushin

Është shtyrë seanca gjyqësore në ngarkim të Zani Çaushit, që kërkon të kalojë në një burg me siguri më të ulët, dhe jo në atë të sigurisë së lartë në Drenovë.

Shkak i shtyrjes së senacës është bërë një raport i paraqitur në Gjykatën e Korçës, për vlerësimin e rrezikshmërisë të të dënuarit.

Palët kërkuan kohë të njihen me këtë raport, dhe seanca u shty për në datën 14 prill.

Janë dy gjyqe paralele që po bëhën për Çaushin.

I pari ka të bëjë me ndryshimin e sigurisë së burgut, dhe i dyti me lirimin e tij me kusht. /noa.al/

Cfarë ndodhi sot në seancën gjyqësore të Zani Caushin Read More »

PD: Rama e di qё do tё hu mbasё, ndaj po pёrpiqet tё su lmojë takimet tona elektorale

Partia Demokratike i është përgjigjur Kryeministrit Rama që më herët u shpreh kritik ndaj takimeve elektorale me grumbullime njerëzish, pa u kujdesur për masat kundër koronavirusit.

PD i interpreton qëndrimet e Kryeministrit si tentativë për të fajësuar të tjerët për dë shtimet e veta.

“Rama e di qё do tё hu mbasё, ndaj po pёrpiqet tё su lmojë takimet tona elektorale duke pёrdorur pretendime tё rreme. Rama e di qё askush nuk mund t’indalojё qytetarёt shqiptarё qё duan ndryshim dhe kjo e shqetëson atё. Ajo qё ai di tё bёjё ёshtё tё fajёsojё çdokёnd pёr dёs htimet e tij.

Partia jonё funksionon si çdo parti nё Shqipёri – nё zbatim tё ligjit dhe nё mёnyrё demokratike.

Rama pёrpiqet ta ndalojё kёtё duke keqinformuar dhe duke pёrdorur kё rcёnime dhe presion ndaj PD. Por kjo nuk do ta ndihmojё atё.

Nё 25 Prill, Shqipёria do tё fitojё dhe Rama do tё hu mbasë”, thuhet në reagimin e PD-së.

Ndërkohë, në Tuiter Rama shkroi:

“O lula unë jam i fri kësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullimet e turpshme të papërgjegjshmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të bējë dasëm teksa dhëndrri juaj premton ta bëjë ditën natë! Premtim i mbajtur fatke qësisht”. /noa.al/

PD: Rama e di qё do tё hu mbasё, ndaj po pёrpiqet tё su lmojë takimet tona elektorale Read More »