Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama sa i takon kritikave të këtij të fundit për fushatën elektorale të Lulzim Bashës.
Përmes një mesazhi në Twitter, PD-ja i përgjithet kreut të qeverisë se ai nuk ka fr ikë për koronavirusin, por nga shqiptarët që duan ndryshimin pas 8 vitesh.
REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE
Rama nuk ka frikë për koronavirusin. Ai ka fr ikë nga qytetarët shqiptarë që duan ndryshimin pas 8 vitesh dë shtime të tij. Është koha që Shqipëria të fitojë dhe Rama të hu mbasë!
DEKLARATA E RAMES
“Ne kemi ngritur në të gjithë Shqipërinë vatra vaksinimi. Jemi një nga vendet e rajonit që kemi ngritur vaksinimin masiv. Do të dalin në mes të vendeve lartë në Europë për vaksinimin. Ata s’duan që t’ja dinë as për njerëzit e tyre. Janë aty me gishta, me flamuj, me ul ërima. Ku kanë gjetur shesh bëjnë përshesh. Dy-tre javë do virusi që të zhvillohet dhe të kapi fytin. Unë uroj që asnjë prej tyre mos të përfundojë në spital e jo më të nd ërroj jetë. Por ashtu siç veprohet, është e qartë për çdo shqiptar që ka dy mend në kokë, mesazhi është që ata janë antishteti. Janë rrumpalla, paaftësia dhe dëmi që i rri në kokë këtij vendi. Nuk kanë bërë një punë të hajrit”, tha Rama./NOA.al
Profesori vu ante prej muajsh nga një sëmundje e rëndë, bete jë të cilën nuk e fitoi dot.
Profesori i njohur Kosta Gazeli ka ndë rruar jetë në Athinë.
Gazeli ka kryer me sukses disa detyra të larta në administratën shtetërore në Ministrinë e Brendshme, në Ambasadën shqiptare në Athinë, në Avokaturën e Shtetit etj.
Lajmi për nda rjen nga jeta të profesorit është bërë i ditur nga familja e tij që ndodhej në Athinë ku ai po merrte mjekimin për sëmundjen e rëndë prej disa muajsh tashmë.
Kolegët dhe miqtë e tij përjetojnë me dhimbje të thellë lajmin për vd ekjen e tij dhe i shprehin familjes së tij ng ushëllimet më të sinqerta.
Postimi i plotë nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë:
Me dhi mbje njoftojmë lajmin e tr ishtueshëm të ndarjes nga jeta së kolegut dhe mikut tonë shumë të dashur, prof. Kosta Gazeli. Sot paradite familja e tij na njoftoi nga Athina, ku ai mjekohej prej disa muajsh, se miku ynë i mrekullueshëm Kosta, nuk e fitoi dot b etejen me sëmundjen e rëndë nga e cila vuante prej disa muajsh.
Kjo ngjarje e dhi mbshme ka prekur thellë të gjithë ata që e mësuan dhe ka risjellë në mëndje vlerat e tij.
Prof. Gazeli ka qënë shef i katedrës të së drejtës penale në ish Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nëFakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, dekan i Fakultetit Juridik të Universitetit jopublik “Justicia”, zëvendësdekan i Fakultetit Juridik të Universitetit jopublik“Justiniani i Parë”, shef i departamentit të së drejtës civile nëFakultetin e Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë deri nëditën e largimit të tij nga jeta.
Prof. Gazeli ka përballuar me profesionalizëm dhe principialitet detyra të rëndësishme dhe tepër delikate në administratën shtetërore në Ministrinë e Brendshme, në Ambasadën shqiptare në Athinë, në Avokaturën e Shtetit etj.
Largimi nga jeta i prof. Kosta Gazelit, përjetohet me dhimbje tëthellë nga të gjithë kolegët dhe miqtë e tij të shumtë nëUniversitetin Mesdhetar të Shqipërisë, në institucionet e tjera akademike, shkencore e administrative si edhe nga të gjithëmiqtë e të njohurit e tij kudo, brenda e jashtë vendit.
Në emër të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe posaçërisht të Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, duke ndarë me ju këtë lajm të tr ishtuar, i shprehim familjes së prof. Kosta Gazelit ngushëllimet tona më të sinqerta. Kujtimi dhe kontributi i tij i çmuar do të mbeten përherë në zemrat tona.
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka sqaruar debatin lidhur me heqjen ose jo të pasaportave diplomatike për lojtarët e Kombëtares Shqiptare të Futbollit.
Pas kërkesës së Qeverisë, që i ka kërkuar FSHF-së, që lojtarët e Kombëtares të cilët ishin pajisur me pasaporta diplomatike, duhet ta dorëzojnë atë, ka reaguar vetë ministrja Xhaçka.
Kjo e fundit sqaron se ky status që djemtë e ekipit fituan në 2016 nuk do t’u hiqet, por bën me dije se pasaportat aktuale duhet të dorësohen pasi kanë skaduar.
Reagimi i plotë:
Shumë zhurmë për asgjë! Vlefshmëria e pasaportave diplomatike mbaron, siç mbaron vlefshmëria e çdo dokumenti identifikimi që përdoret në shtetin shqiptar, qofshin këto pasaporta apo karta identiteti.
Ajo që nuk ka mbaruar e nuk do të mbarojë kurrë është mirënjohja e çdo shqiptari dhe e shtetit shqiptar për ekipin e heronjve të kombëtares që u kualifikuan e luajtën me dinjitet në Europianin 2016, duke i bërë krenarë shqiptarët kudo që jetojnë.
Është kjo arsyeja, përse djemtë tanë, sipas rregullave duhet të dorëzojnë deri me datë 30 qershor pasaportat e marra asokohe, por ama asnjë prej tyre nuk do të humbasë statusin e fituar me aq të drejtë në 2016. /noa.al/
Eshtë ende proverbial paralajmërimi i Sali Berishës 20 vjet më parë: “Do t’jua ngrij buzëqeshjen në buzë!”. Socialistët e Ilir Metës dhe Fatos Nanos rikonfirmuan atëherë mandatin e dytë në zgjedhjet e trazuara të 2001-shit, por kishin përballë një opozitë që ju premtonte sërish trazim l ufte.
Premtimi parapolitik i Berishës së atëhershëm është vetëm një episod i keqkuptimit dra matik me politikën, që ndoshta ka filluar me karizmën e errët të Saliut, por nuk ka mbaruar me të.
Kështu ka vijuar me buzëqeshje të ngrira dhe th ika në dhëmbë vit mbas viti e mandat mbas mandati, karuseli i urre jtjes reciproke mes pushtetit dhe opozitave në Shqipëri. Kush ishte pakicë urrente shumicën dhe kush bëhej shumicë, harronte kohën e rëndë të të qenurit pakicë.
Edhe socialistët në opozitë nuk do të pranonin të thoshin një fjalë të mirë për kundërshtarët e tyre edhe nëse ata do të shpiknin rrotën. Ata ndjenin gëzim të lig rast pas rasti për çdo defekt qeverisjeje, të bindur se çdo dë shtim i kundërshtarëve, shkurtonte udhën e tyre drejt pushtetit.
Përm bytja apo zj arri, ca nnabis-i apo ndërtimet pa leje, koncesionet apo lejet e ndërtimit, të rmeti apo pandemia, pa pikën e rëndësisë se çfarë ndodh dhe pse ndodh, për të majtë e të djathtë janë vetëm mundësi për të su lmuar qeverisjen e radhës brenda të njëjtës kornizë keqkuptimi të roleve dhe raportit që kanë në demokraci pozita dhe opozita.
Pakkush shënjon se ditën e zgjedhjeve, përtej daulleve të fituesit, në fakt është zgjedhur edhe një institucion i një rëndësie të dorës së parë për sistemin. Pakkush kupton se opozita është një nga shtyllat e demokracisë që mban në këmbë sistemin me kombinimin e parimit të balancës dhe kontrollit.
Në të kundërt, tradita në Shqipëri sugjeron se opozitë e fortë është ajo që ulërin, që bojkoton, bllokon, destabilizon, tremb dhe që di të konfrontohet si në betejë me armë. Kaq i fortë është ky lloj perceptimi sa shfaqjet më shumë se të rralla që japin shembull të kundërt, numërohen në rendin e tr adhëtive.
Shpatullat e Berishës që i rr ahu Edi Rama mbas t ragjedisë së Gërdecit, ende sot ndër socialistë e demokratë shënjojnë ga bimin e kryeministrit të sotëm. Dy-tre lëvizje paqeje të Bashës për qetësi pas tërmetit dhe mature në fillim të pandemisë, me siguri do t’i llogariten nesër si arsyet se pse ai do të hu mbasë zgjedhjet dhe jo si pamjaftueshmëri e pavendosmëri për të bërë që në të djeshme, një opozitë fituese në zgjedhjet e ardhshme.
Ndryshe nga sa pritej, Basha edhe më shumë se vetë radikali Berisha, radikalizoi në ekstrem markën e tij të opozitarizmit, dogji mandatet, bojkotoi zgjedhjet lokale dhe e shndërroi partinë në një shoqatë vullnetare me seli gjigante, kurse sk ifterët veteranë i mbylli në kafaz Facebook-u.
Duke dez ertuar nga detyra e këtij mandati, e gjithë opozita i ka bërë shërbimin më të çmuar mandatit të tretë të Edi Ramës dhe dëmin më të madh të mundshëm shoqërisë shqiptare, sistemit dhe vetvetes.
Opozitat në Shqipëri janë reflektive. Sillen me refleks kundërshtie dhe jo me logjikë mendimi. Ato vetëm mohojnë, por nuk pohojnë kurrë. Ndeshen me urrejtje dhe refuzojnë dashurinë. Ato e konsiderojnë të qenit në opozitë si natë polare ku nuk del dielli dhe shohin vetëm njolla të zeza edhe me diell para syve. Për to buxheti nuk është plan i shpenzimit të parave publike, por thesi që grabitet deri në fund nga qeveria, koncesioni nuk është një marrëveshje ekonomike që mund të jetë edhe e gabuar, por vetëm një instrument për të gra bitur çdo qindarkë apo dhe vaksina nuk është një shpresë për të luftuar pandeminë, por një makth që e sjell qeveria për të to rturuar qytetarët.
Me të gjitha gjasat, opozitarët e djeshëm të majtë e përfytyronin Berishën sesi shkonte në mëngjez në kryeministri duke llogaritur sesa kuintal euro do të çonte në darkë në shtëpi, kurse të djathtët e sotëm me të njëjtën cak fantazie, përfytyrojnë Ramën sesi gropos në Surrel kuintalë me euro çdo mëngjez në të gdhirë.
Çdo ministër një ha jdut, çdo firmë një vj edhje, çdo militant një i lumtur, çdo ban dit, një kravatë politike mbas, kjo është bindja që krijon shumica dërmuese e opozitarëve, qoftë kur zgjohet në Bathore, qoftë kur ngryset në njësinë pesë, në qarkun e Tiranës apo edhe kur i rri ngjitur si mbathje virgjëreshe derës së kryetarit të partisë.
Zgjedhjet e 25 prillit kanë vetëm një shans të qartë që nuk duhet hu mbur. Rikthimi në normalitet i sistemit dhe zgjedhja e opozitës morale të vendit. Një opozitë që duhet të dijë detyrat dhe vendin e saj, që të ketë minimumin e inteligjencës për të kuptuar se dhuna dhe bojkoti janë mjete që dëmtojnë gjithkënd.
Pastaj, nëse kryeministër nuk është as kësaj rradhe Lulzim Basha, kjo nuk është meritë e Edi Ramës. Tapia e tretë e Ramës në kryeministri është akti formal që e firmosi vetë njeriut që fati i dha gjithçka, por që dështoi të rithemelonte opozitarizmin normal. Që të fitonte për herë të parë, Bashës i mjaftonte vetëm të mbante të pandryshuar buzëqeshjen e hershme të njeriut një milion dollarësh kur hyri për herë të parë në pushtet. Revista Java
Shqipëria shënon sot 12 vjetorin e anëtarësimit të saj në NATO.
Pas përfundimit të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit nga të gjitha vendet anëtare dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin Amerikan të Shtetit, Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill 2009.
Shqipëria mori për herë të parë pjesë si anëtare me të drejta të plota e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior në samitin që u mbajt në Strasbourg/Kehl më 4 prill 2009, ndërkohë që më 7 prill 2009, në selinë e Aleancës në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamujve të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.
Shqipëria ka ofruar kontributin e saj në operacionet ndërkombëtare të paqes të drejtuara nga NATO, por edhe nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Shqipëria është bërë pjesë e dhjetëra operacioneve dhe misioneve ndërkombëtare në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Mali, Detin Egje, Letoni, Irak dhe Afganistan, ndërsa gjatë 12 viteve si pjesë e Aleancës, Ushtria e Shqipërisë është përfshirë në një proces transformimi dhe modernizimi, që nga personeli dhe deri te pajisjet dhe mjetet ushtarake.
Në periudhën 1992-1999, Shqipëria vazhdoi përpjekjet rreth procesit të aderimit, duke u përfshirë në iniciativa të ndryshme dhe nënshkrimin e disa dokumenteve që do t’i hapnin rrugën procesit të anëtarësimit të plotë./NOA.al
Zbulohet një ‘laborator’ dr oge në qytetin e Lushnjes, ndërsa 3 persona ka rënë në pr angat e p olicisë.
Po licia e Lushnjes njofton se në kuadër të operacionit të ko duar “Laboratori” u arr estuan shtetasit; Fiqiri Dedej, 53 vjeç, banues në Dushk, Kreshnik Ibraliu, 30 vjeç, Klevis Likja, 38 vjeç, të dy këta të fundit banues në Lushnjë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur katin e parë dhe katin e tretë të banesës së Fiqiri Dedej, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve nar kotike. Gjatë kontrollit të banesës u gjetën 170 fidanë të dyshuar na rkotikë ka nabis, të ku ltivuar në kushte lab oratorike, të cilët u se kuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në këtë banesë është konstatuar një lidhje e pali gjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si lla mba, as pirator, filtra aj rimi etj, që ndihmonin në ku ltivimin dhe rritjen e bimëve na rkotike.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u se kuestruan të gjitha pajisjet që kanë shërbyer për kul tivimin e bimëve nar kotike, si: pajisje ele ktrike, ll amba ele ktrike termale, bi donë me lëndë ushqyese për bimët na rkotike, kap ikorta (pajisje me të cilat ishte bërë li dhja e pal igjshme e energjisë el ektrike).
Gjatë operacionit, në banesën e Dedejt është gjetur dhe se kuestruar dhe një a rmë gja hu pa leje. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Pr okurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat pen ale “Ku ltivimi i bimëve na rkotike”, “Pro dhimi dhe mbajtja pa leje e ar mëve të gju etisë dhe sportive” dhe “Vje dhja e energjisë elektrike”./NOA.al
Lëkura është një nga hasrat më të mira për të kuptuar se ç’ndodh edhe brenda trupit.
Njollat, vijëzimet e holla në lëkurë, shenjat apo element të tjera që mund ta ndikojnë atë janë një tregues i shëndetit të plotë të organizmit.
E duke mbajtur këtë në mendje, sekreti për një rini të përhershme dhe lëkurë më të re e të rigjeneruar fillon pikërisht nga brenda.
Ne jemi çfarë hamë dhe kjo është mëse e vërtetë në çdo rast.
Ndaj për të qëndruar gjithnjë në formë e për një lëkurë pa rrudha ktheni sytë nga çdo gjë që konsumoni.
Dieta e duhur për të ruajtur lëkurën dhe të gjithë shëndetin tuaj:
Çfarë të konsumoni
Vaj ulliri
Peshk
Qumësht pa yndyrë
Ujë ose çaj
Fruta dhe perime
Vezë
Arrorë
Bishtajorë
Konsumoni më pak
Gjalpë
Mish të kuq
Ëmbëlsira
Pije me gaz
Qumësht me yndyrë
Margarinë
Patate
Më shumë Vitaminë C
Në luftën kundër rrudhave apo shenjave në fytyrë, vitamina C është një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë.
Pra konsumoni sa më shumë fruta dhe perime pasi janë një burim i mirë vitaminash dhe antioksidantësh të cilët frenojnë radokalet e lira dhe plakjen.
Pini një gotë me lëng portokalli çdo mëngjes, konsumoni më shumë speca të kuq dhe rrush gjatë drekës dhe më shumë brokoli në vaktin e darkës.
Këto kombinojini me ushqime të tjera të pasur ame vitamina duke filluar që nga bishtajoret apo peshku.
Më shumë Omega-3
Nëse ju ndodh shpesh të konsumoni vakte jashtë shtëpisë për shkak të punës, sigurohuni të konsumoni ushqime me yndyrna të shëndetshme.
Kështu është edhe salmoni, i pasur me omega-3 i cili ul shfaqjen e rrudhave në lëkurë me 25%.
Mund të ko nsumoni edhe ushqime të tjera si arrat, vaji i peshkur apo farat e linit si burime të mira të omega -3
Më pak sheqer dhe bukë
Në çdo 50 gramë karbohirate që konsumoni, rrisku pë rtë zhvilluar rrudha apo shenja në lëkurë rritet me 28% sipas ekspertëve.
Kjo mund të lidhet me disa molekula të cilat formohen nga sheqeri dhe proteinat të cilat sulmojnë kolagjenin dhe elastinën duke e bërë lëkurën të duket më e vjetër.
Nëse ju pihet diçka e ëmbël gjatë darkave zgjidhni të konsumoni një filxhan çaj me mjaltë apo me qumësht pa yndyrë dhe kakao./NOA.al
Dita e Gënjeshtrave – festohet me 1 Prill çdo vit – është festuar për disa shekuj nga kultura të ndryshme, megjithëse origjina e saj e saktë mbetet një mister.
Traditat e Ditës së Prillit përfshijnë mashtrime ose shaka praktike me të tjerët, shpesh duke bërtitur “Budallenjtë e Prillit!” në fund për të dhënë informacion mbi temën e shakasë.
Origjina e 1 Prillit
Kulturat e lashta, duke përfshirë ato të romakëve dhe hinduve, e festonin Ditën e Vitit të Ri në 1 Prill. Në kohët mesjetare, shumica e Evropës festonte 25 marsin si fillimin e vitit të ri. Kjo tezë daton në vitin 1582, kur Papa Gregori XIII urdhëroi një kalendar të ri (Kalendari Gregorian) për të zëvendësuar Kalendarin e vjetër Julian. Kalendari i ri vendosi që Dita e Vitit të Ri të festohet më 1 jana. Në atë vit, Franca miratoi kalendarin e reformuar dhe ndryshoi datën e Vitit të Ri për 1 Janar. Por shumë njerëz refuzuan të pranonin datën e re ose nuk mësuan me të dhe vazhduan të festonin Ditën e Vitit të Ri më 1 Prill, duke shkëmbyer dhurata ‘boshe’. Përfundimisht, kjo praktikë u përhap në të gjithë Evropën.
Një shpjegim tjetër i origjinës së ditës së gënjeshtrave u dha nga Joseph Boskin, një profesor i historisë në Universitetin e Bostonit. Ai shpjegoi se praktika filloi gjatë mbretërimit të Kostandinit, kur një grup gjykatësish i treguan perandorit romak se ata mund të bënin një punë më të mirë për drejtimin e perandorisë.. Konstandini, i kënaqur, lejoi që një djalë me emrin Kugel të ishte mbret për një ditë. Kugel kaloi një dekret duke bërë thirrje për absurditet gjatë asaj dite, dhe zakonet u bënë kështu një ngjarje vjetore. U deshën disa javë që të kuptohej se ata do të ishin v iktima të një shakaje të datës 1 Prill.