Besfort Lamallari ka marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme deri në datën 30 prill, bazuar kjo në një urdhër të ministrit të Brendshëm; Bledi Çuçi.
Urdhëri përcakton si periudhë kohore 25 mars-30 prill, kohë kur Ministria e Brendshme, do të drejtohet nga zv.ministri Llamallari. Duket se ky urdhër ka lidhje me fushatën zgjedhore, ndërsa Bledi Çuçi kandidon për deputet në Qarkun e Gjirokastrës.
Llamallari më parë është komanduar edhe si prefekt i Shkodrës, ndërsa është përfshirë jo pak herë në përpl asje dhe ak uza me opozitën, madje duke e cilësuar këtë të fundit edhe si ta lebane, një epitet që askush më parë, nuk e kishte përdorur, shkruan boldnews.
Duket se kjo është arsyeja që Çuçi i ka kaluar kompetencat e drejtimit të Ministrisë së Brendshme të zellshmit Lamallari, i cili bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, edhe ky i fundit një emvr i kontestuar, do të kujdesen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Dhe nisur nga politizimi i dy emrave që drejtojnë strukturën më të rëndësishme të procesit zgjedhor, në aspetin e mbarëvajtjes dhe sigurisë, mund të ngrihen shumë pikëpyetje. /NOA.al
Një grua ka preferuar që të rrëfejë historinë e saj të dhi mbshme me kurrizin mbrapa sepse dëshiron të ruajë identitetin.
Ajo tregon se është martuar në një familje, ku të gjithë pjesëtarët ishin të dhu nshëm dhe ka përjetuar dh unë të vazhdueshme për 11 vite me radhë.
Gruaja 43-vjeçe ka qenë e ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan përballë gazetares Mirela Milori, ku edhe tregoi historinë e saj të vu ajtjeve:.
Ajo ka rrëfyer dh unën e tm errshme që ka marrë nga bashkëshorti dhe familja e tij për 11 vite.
Gruaja ka përjetuar një martesë të errët, dhi mbjet e dhu nës, rr ahjeve që merrte përditë. Ajo tregon se është dhu nuar edhe kur ka qenë shtatzënë me barkun e madh edhe sapo ka dalë nga spitali. “Në momentin që më to rturonte burri i bënte qejfi vjehrrës se çfarë djali kemi sepse nusja duhet rra hur, do dajak”, tha gruaja.
Sa vite ke jetuar kështu?
11 vite, pastaj donte të më vri ste, të mbi mb yste, më thoshte nuk do të të le të gjallë, merrte thi kën, më gjuante në lloj lloj formash. Kam dalë nga shtëpia e larë në gj ak dhe kam ikur tek prindërit.
Që në fillim nisi dh una fizike nga burri?
Po, po filloi që në fillim. Më tra jtonte keq, dilte e pinte, rrinte gjithë natën jashtë, më jepte dr u, edhe nëse nuk i thoje ku ishte, ai thoshte pse s’më flet ti, ke një hall që nuk flet dhe më jepte da jak. Edhe kur i dilte pija ishte i k eq. Edhe pasi dolëm në shtëpi më vete ai nuk donte të flisnim fare për shtëpinë, të qanim një hall si gruaja me burrin. Me mijëra herë jam shk elur me këmbë dhe jam përpl asur në tokë sepse nuk duroheshe fare, më thoshte do të të vr as, do të të pres, ti s’je për mua, ik, nuk më donte fare, unë e doja se kisha lidhur jetën me të.
Përpara kësaj situate, ti ke qenë për një periudhë të caktuar në koma, çfarë ndodhi?
Po nga to rturat. Më ka tor turuar aq keq sa nuk lëvizja dot në shtëpi. Nuk më linte të shkoja as tek spitali që kishim afër.
Më trego pak këtë rastin e komës, si përfundove në spital, çfarë ndodhi?
Kam përfunduar në spital pas dy javësh, e pa që unë nuk po luaja fare dhe më ka dërguar tek Ushtaraku. Atje më vjen p olicia, unë isha e nxirë, isha e çarë mbas koke, më go diti me diçka e hodhi nga larg më kë çau. Nga trupi ia e nxirë sepse më përpl asën në lloj lloj formash dhe vinë ata më pyesin çfarë ke, i gënjeva, i thashë jam rrë zuar në banjë, kam rënë në koshin e mbeturinave se më kishin ngelur disa copa mbas koke aty ku isha çarë, edhe thanë nuk ka mundësi, por ne po e marrim për bazë meqë do ta mohosh, se të nxihesh në këtë lloj forme, nuk ka mundësi. Më pas jam mjekuar dhe kam ikur në shtëpi.
Kur ishte shtatzënë 43-vjeçarja tregon se është dhu nuar tme rrësisht shumë dhe është rra hur si qeni.
Jam to rturuar aq shumë sa nuk e di si. E kisha barkun kaq dhe jam rra hur si qeni në shtëpi, nuk kisha çfarë të haja, më shkonte mendja për të ngrënë diçka dhe më gënjente, nuk ma sillte.
Fytyra ime nuk është zbardhur asnjëherë, më ka përp lasur për toke, më ngrinte dhe më hidhte për toke qindra herë. Pas lindjes isha lehonë sa dola nga spitali, unë jam rr ahur dhe to rturuar, kur vinin njerëzit për gocën, më shihnin të nxirë në fytyrë, e ka lbur, nuk kisha mundësi të prekja fëmijën. Nuk kam patur asnjë lloj mbështetje nga vjehrra dhe kunatat. Kunatat vinin tek dera qeshnin dhe thoshin a je akoma gjallë që unë nuk i harroj derisa të v des këto to rtura.
Deputeti socialist, Bashkim Fino, i cili nd ërroi jetë në moshën 59-vjeçare si pasojë e koronavirusit është përcjellë për në banesën e fundit.
Trupi ish kryeministrit Bashkim Fino do të prehet në varrezat e Sharrës. Në nderim të deputeti Bashkim Fino, u mbajtën homazhe nga ora 11:00 deri në orën 16:00 në Pallatin e Kongreseve.
Bashkim Fino lindi më 12 tetor 1962 në Gjirokastër. Ishte Kryeministër i Shqipërisë prej 9 mars 1997 deri më 29 qershor 1997. Kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë. Në vitin 1992, Z. Fino u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.
Karriera e tij politike në Partinë Socialiste është e hershme. Prej vitit 1997 e në vazhdim ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore.
Nga viti 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit.
Zv.kryeministri Erion Braçe ka shprehur dh imbje me mesazhin që ka shpërndarë pas ndarjes nga jeta të deputetit socialist, Bashkim Fino.
Brace ka kujtuar ditën kur u takua për herë të parë me të, në Gjirokastrën e vitit 1995, ku prej asokohe, siç thote Braçe, nuk u ndanë më, duke qenë bash këluftëtar në çdo be tejë.
Finon Brace e quan vëlla, ndersa shkruan se ai ishte një “rreze drite në err ësirën e marsit 1997” dhe se një Shqipëri e tërë i është mirënjohëse për shërbimin që i dha vendit në ditët me të vështira të saj.
Mesazhi i Braces:
SHPIRTI YT NDRITTE SHUME LART!
NJE SHQIPERI E TERE TE ESHTE MIRENJOHESE PER SHERBIMIN TEND NE DITEN ME TE ZE ZE TE SAJ!
Vllai im!
Ne te dy e nisem ketu,
ne Gjirokastren tende,
nje dite maji te vitit 1995;
ti si kryetari me i mire i asaj bashkie ndonjehere dhe une si nje socialist i ri,
ne takimin e socialisteve te rinj atje.
Prej asokohe nuk u ndame me;
Bashke u rritem, bashke jetuam,
bashke lu ftuam cdo be teje,
bashke fituam!
Ishe rreze drite ne err esiren e Marsit 1997, ishe shpresa e re ne vendin e mbaruar po ate Mars;
Ti u bere urtesuesi, pajtuesi i gjithkujt,
PIKA THEMELORE E RINGRITJES SE KETIJ VENDI!
E mbaj me vete optimizmin tend ate nate, fjalen tende te pare per mua e une per gazeten: SHPRESE E RE!
Ti ja dole! Vendi u ringrit edhe prej teje, fale teje, miresise, dashurise, optimizmit, pasionit, forces se ZEMRES TENDE TE MADHE!
Te jam mirenjohes BASHKIM, pa fund!
E mban mend qe ti me prezantove ne POLICANIN e zhuritur ne Qershorin e 1997?!
A e mban mend sa gezim solle me vete atje dhe gjithe rruges per atje ne nje stafete njerezore qe skish fund?!
A i mban mend brohoritjet e njerezve te zakonshem si ti?!
Aty u shenjua qe te vijonim bashke be tejat;
Ti ne Kucove e une ne Berat.
Ti ne Lushnje e une ne Divjake.
Nuk e di, por fati e ka sjelle qe une te eci ne gjurmet e tua; ku ishe ti, punove ti, lu ftove ti, fitove ti, vijova une!
Eshte nje jete e tere keshtu, 24 vite!
Tani jam ne gjunje, me lotet qe mbysin fjalet; po do ringrihem edhe per ty!
Kemi be teje per te bere ende,
ne Lushnje e Divjake;
Do cojme deri ne fund punet qe nise ti, do mbajme cdo premtim tendin per njerezit atje, tani edhe si AMANETI I BASHKIMIT.
Aaaa po,
do vijoj te luaj futboll Bashkim, edhe per ty!
Ne te dy as aty nuk u ndame,
nje pasion i madh qe na beri bashke edhe si te kuq, ne fusha e tribuna;
Qemal Stafen kurre nuk e mbushi kaq asnje tjeter vec teje e Kombetares se Shqiperise!
Kryeministri qe zbriti ne fushe ne vitin e zi, dha gezim edhe nga nje fushe futbolli!
Te qofte i lehte dheu ne gjoks vellai im!
Rruga me ty ishte me e bukura rruge qe kam bere ndonjehere!
PS dhe PD e ndërprenë fushatën sot për të nderuar largimin nga kjo jetë të Bashkim Finos, një politikan prej 23 vjetësh. Por çfarë ka Bashkim Fino, që i bëri bashkë në këtë heshtje të githa palët, dhe të gjithë shprehen ngushëllimet për të? Madje, në rrjetet sociale, askush nuk “gjeti” të thotë një fjalë të keqe.
Ata që e kanë patur mik të ngushtë, e mbajnë mend për një njeri babaxhan, fisnik dhe plot humor.
Përtej kësaj, cili ishte kontributi i tij në politikë?
Përveçse ishte kryeministri i Pajtimit Kombëtar, në 1997, ai ishte gjithashtu edhe nga të paktët zëra që guxonte të thoshte ndonjë fjalë edhe kundër projektligjeve të partisë së tij, kur të tjerët ngrinin thjeshtë kartonat e votonin kokëulur, edhe kur mendonin ndryshe.
Por, a ishte zoti Fino “heroi” i politikës sonë?
Padyshim që jo!
Bashkim Fino nuk ka ndonjë meritë për ndonjë gjë të madhe që është bërë në këtë vend. Ndonjë ligj apo nismë “revolucionare” për shoqërinë dhe demokracinë tonë, nuk mban firmën e tij. Politika shqiptare nuk ka patur deri tani një Linkoln, një Çhurçhill apo një Merkel.
Por, Bashkim Fino, nuk ishte një njeri kor ruptuar.
Bashkim Fino nuk ishte një njeri ko nfliktual, as agr esiv.
Pra, ai ishte më i mirë se të tjerët, sepse ai nuk ishte i keq, ose më saktë, ai nuk i bëri keq këtij vendi. Dhe, në një parlament, ku shumica hyjnë për të zhv atur, ku shumica shesin kartonin për tendera e koncensione, të mos bësh keq, duket gjithësesi një heroizëm.
Dhe për këtë unë mendoj se Fino ia vlet të respektohet.
Anija kontejner “Ever Given” 400 metra e gjatë, e cila bllokoi Kanalin e Suezit gati një javë, është “riorientuar 80% në drejtimin e duhur”, sipas një deklarate të lëshuar sot nga drejtori i Autoritetit të Kanalit të Suezit, Osama Rabie.
Vëzhguesit tregojnë se sterna e anijes, e cila peshon më shumë se 200,000 ton, më në fund është larguar më shumë se njëqind metra larg bregut perëndimor të kanalit. Autoriteti i Kanalit të Suezit (Sca) tha se “manovrat tërheqëse për të rivënë në lundrim anijen e kontejnerëve filluan me ndihmën e 10 rimorkiatorëve gjigantë”. Ngarkesa ka filluar të “kthehet” dhe “tani lundron”.
“Ever Given” ishte bllokuar që nga e marta në mënyrë diagonale përmes Kanalit, duke penguar plotësisht rrjedhën e ujit me gjerësi afërsisht 300 metra, një nga vendet më të qarkullueshme në botë.
Në “Kanalin e Suezit”, afërsisht 190 km të gjatë, kalon rreth 10% e tregtisë ndërkombëtare detare dhe çdo ditë ndalimi shkakton vonesa dhe kosto të konsiderueshme. Në total, gati 400 anije mbetën të bllokuara në skajet dhe qendrën e kanalit që lidh Detin e Kuq me Detin Mesdhe, sipas Sca. Të paktën një duzinë rimorkiatorësh dhe pastruesish për të thithur rërë nga poshtë anijes u mobilizuan gjatë operacioneve. Trafiku duhet të rifillojë pasi anija të zhvendoset në një zonë pritjeje.
Anija – 400 metra e gjatë dhe 59 metra e gjerë – doli nga kursi të martën, 23 mars si pasojë e një stuhie shkretëtire dhe ngeci në afërsi të bregut në tabanin e detit.
Kanali i Suezit lidh detin Mesdhe me detin e Kuq duke ofruar kësisoj rrugën më të shkurtër detare mes Azisë dhe Europës. Çdo vit përmes kësaj rruge detare lundrojnë rreth 18.000 anije. Në vitin 2019 përmes këtij kanali ka qarkulluar rreth 13 përqind e të gjithë volumit të tregtisë botërore.
Ndërkaq kompani të ndryshme filluan t’i devijojë anijet e tyre tregtare në rrugën e tërthortë nga Kepi i Shpresës së Mirë. Lundrimi në këtë itinerar zgjat një javë më shumë se sa përmes kanalit të Suezit. Hapag-Lloyd ka aktualisht pesë anije të bllokuara në kanal. Një problem tjetër është që lundrimi përgjatë brigjeve perëndimore të Afrikës, veçanërisht në gjirin e Guinesë, konsidrohet i rrezikshëm për shkak të sulmeve nga piratët./K.B/
Një aktor shqiptar, goxha i njohur në Greqi, rrëfen jetën e tij dhe mjaft i prekur kujton momentet raciste dhe të bulizmit, që në bangot e shkollës.
Giannis (Jani) Apergis,, duke folur në emisionin “Proino” përballë Faye Skorda dhe Jorgos Liagas u ndal fillimisht te sserili “Parousiaste”.
Më tej aktori tregoi për vitet e tij të vështira të fëmijërisë, kur erdhi me prindërit e tij nga Shqipëria dhe racizmin me të cilin u përball në shkollë.
“Unë vij nga Gjirokastra, jam shqiptar. Kam ardhur në Greqi në qershor 1995, isha 5 vjeç. Kishim gjetur një banesë me qira. Kur mbërritëm, donim ta merrnim pasi e kishim konfirmuar me qiradhënësin. Por kur mori vesh që ishim shqiptarë, u tërhoq dhe na la jashtë. Nuk kishim ku të rrinim. Për një javë jetuam në stola në park.
Më vonë, u futa në shkollë. Tek ajo fillore. Nuk më linin rehat. Thjesht sepse isha shqiptar. Merrnin gjërat e mija, çantën, librat e fletoret dhe urinonin mbi to.
Ime më ishte në siklet edhe ajo. Kishte fr ikë të vinte në shkollë se nuk donte të përballej me nënat e fëmijëve grekë.
Bu llizmi nuk po ndalej gjithandej. Mësuesit sa shihnin të ndodhte diçka, e dinin ku ta vinin gishtin, do të ishte gjithmonë faji i një shqiptari, një të huaji.
Arriti puna deri aty sa të më tregojnë burgun. Dhe mësuesi im nuk reshti duke ma thënë gjithë kohës”.
Giannis Apergis, në rrëfimin e tij tregoi dhe një moment interesant. Ai tha se e kishte ftuar këtë mësues në teatër për ta ndjekur në skenë dhe ai kishte ardhur.
Aktori shqiptar tregoi edhe një moment tjetër, të sikletshëm. E thirrën për një audicion të cilin Jani nuk e dinte se ishte i rremë. Atje iu kërkua të shtrihej lakuriq dhe iu kërkua të bëjë sikur po kryen nevojat personale, kinse duhej për skenarin e një filmi që nuk ekzistonte në të vërtetë.
Kështu, jeta në Greqi ka qenë e vështirë sidomos në fëmijëri për shqiptarin që tashmë është në majat e audiencës televizive në serialin komik që është bërë hit.
Joanis Apergis, që 5 vjeç la vendlindjen dhe shkoi në Athinë ku jeton edhe sot.
Në serialin e Antenna, “I pranishëm”, Jani luan rolin e një shqiptari, Elton Beja, një shofer furgoni. Situata komike që krijohen aty kanë bërë që ky telefilm episodik të jetë në krye të audiencës së prime time të hënave dhe të martave.
Duke u ndalur në talentin që spikati ai tregon se Antenna u nxit ta merrte në serialin e ri pasi ai bëri zh urmë me disa video humori ku satirizonte jetën e disa njerëzve ballkanas.
“Në këto video unë satirizoj një Ballkan, me mënyrën e jetesës së një Greku dhe një Shqiptari. Më pas bëra një video ku demonstronim se si do të reagonte një qytetar shqiptar nëse koronavirusi vinte në Shqipëri,” tha ai në një pjesë tjetër të intervistës së tij.
Sa i përket mënyrës se si e mori rolin e Eltonit në serialin e ri të ANT1, ai tha se kur u shfaq për një provë, menaxherët e produksionit e mbajtën atë në shesh xhirimi tërë ditën dhe me të vërtetë shijuan mënyrën se si ai luante rolin.
“Ata donin që dikush të ishte aktor, por të ishte në gjendje të imitonte gjuhët e huaja. “Për shkak se unë kisha bërë videot, bëra audicion dhe ata më morën,” vuri në dukje aktori që shikoni në fotogaleri. /noa.al/