Andueli

Basha ha byrek dhe kos për drek,në Lushnje: Ju lumshin duart!

Takimet elektorale kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i zhvilloi sot në Lushnje, ku provoi edhe byrekun në një nga lokalet më me emër në këtë zonë.

Gjatë bashkëbisedimit me punonjëset, kryedemokrati tha se këtë lokal e ka një ndalesë të përhershme.

Stafi i lokalit i serviri kreut të selisë blu byrek me kos deleje.

“Si jeni? Punë e mbarë! Mirë se ju gjej dhe ju lumshin duart”, u tha Basha.

Kryedemokrati u ul në një nga tavolinat e lokalit ku porositi byrekët dhe kosin për drekë.

“Njerëzit nuk e dinë që unë e kam këtë stacionin ku ndaloj gjithmonë. Edhe kur jam në Durrës e Kavajë e marr rrugën dhe vij këtu vetëm për byrekun tuaj. Ju lumshin duart edhe qoftë 25 prilli një ditë fitoreje për ju dhe familjet tuaja. Që tua kthej shpresën të gjithëve, familjeve tuaja dhe gjithë Shqipërisë. Fitore të përbashkët!”, tha kreu i opozitës gjatë bashkëbisedimit me punonjëset në lokal.

Basha ha byrek dhe kos për drek,në Lushnje: Ju lumshin duart! Read More »

Basha: ‘Rama nuk durohet më,ka shkatërruar familjet shqiptare, ekonominë. Tani po troket për herë të tretë, mos ia hapni derën’

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka qenë në Cërrik, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Basha theksoi se me Ramën kryeministër, qytetarët nuk durojnë dot më. Ai iu drejtua qytetarëve, duke thënë se duhet të votojnë ndryshimin, që Cërriku dhe mbarë vendi të ndjejë ndryshimin e shumëpritur.

“Të dashur qytetarë. E di se këta janë vite të vështira për Cërrikun dhe Shqipërinë. Jemi takuar në momente dr amatike për familjet tuaja. Rama vendosi që të rrisë çmimin e energjisë, mbaj mend takimin me ju pasi rriti çmimin e naftës, pastaj vendosi TVSH për bizneset e vogla, hoqi familjet nga ndihma ekonomike, shpunësoi baballarë dhe nëna pa pyetur për ta dhe fëmijët e tyre.

Tetë vite dë shtim, varfëri, papunësi, tetë vjet premtime që nuk i ka mbajtur. Sot, një njeri në pozitën e tij duhet të kishte vetëm dy fjalë në gojë, t’i thoshte çdo gjyshi, çdo gjyshe, çdo babai, nëne e fëmije “Më fal”. Rama ka shkatërruar familjet shqiptare, ekonominë. Tani po troket për herë të tretë, mos ia hapni derën. Fjalët që dëgjohen më shumë janë dy: nuk durohet më. Ndryshimi ndihet kudo, nuk durohet më. Mezi presim 25 prillin, për të sjellë ndryshimin e Shqipërisë. Bashkë për ndryshim, Cërriku fiton, Elbasani fiton, Shqipëria fiton”, u shpreh Basha./NOA.al

Basha: ‘Rama nuk durohet më,ka shkatërruar familjet shqiptare, ekonominë. Tani po troket për herë të tretë, mos ia hapni derën’ Read More »

Ja cfarë i ndodh trupit tuaj nëse nuk konsumoni mjaftueshëm fruta dhe perime

Frutat dhe perimet përmbajnë disa nga lëndët ushqyese më vitale për shëndetin tonë.

Nëse nuk i konsumoni në mënyrë të rregullt ju mund të keni mungesë vitaminash dhe mineralesh, të cilat mund të japin probleme.

Mësoni se cilat janë disa nga shenjat që trupi juaj ju jep në këtë rast.

Probleme me tretjen

Nëse nuk konsumoni mjaftueshëm fruta dhe perime, ju do të jeni më të prirur të zhvilloni probleme me tretjen të tilla si kapsllëku apo hemorroidet.

Frutat dhe perimet përmbajnë fibra dhe celulozë, të cilat parandalojnë problemet me tretjen.

Shtimi i peshës

Kur zëvendësoni ushqimet me shumë kalori apo yndyrë me perime apo fruta, trupi juaj do të shfaqë rezultatet.

Ekspertët e shëndetit thonë se sa më shumë fruta dhe perime të hani, aq më pak peshë fitoni.

Mund të shfaqet diabeti

Meqenëse shtimi i peshës është i lidhur me diabetin, rreziku rritet kur konsumoni ushqime të yndyrshme e të përpunuara.

Mbipesha është faktori kryesor i rritjes së rrezikut për diabetin e tipit 2. Ndaj një konsum i shtuar i perimeve dhe frutave mund të ulë kështu shfaqjen e tij.

Dhe nëse keni diabet, ushqimet si brokoli, lulelakra, domatet, patëllxhani dhe frutat, mund të ndihmojnë në rregullimin e niveleve të glukozës

Mund të rritet presioni i gjakut

Nëse konsumoni ushqime me shumë kripë, me shumë mundësi presioni juaj i gjakut do të rritet.

Një regjim ushqimor i pasur me lëndë ushqyese si kaliumi, kalciumi dhe magnezi, ndihmon në uljen e niveleve të kripë e kështu presionin e gjakut.

Rritet rreziku për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës

Pjesërisht, për shkak të efektit të uljes së presionit të gj akut, konsumimi i frutave dhe perimeve, mund të zvogëlojë rr ezikun për sëmundjet e zemrës dhe go ditjeve në tru.

Një studim afatgjatë tregoi se rr eziku për të vd ekur nga sëmundjet kardiovaskulare, ulej me 4 % për çdo porcion frutash dhe perimesh që njerëzit hanë. /NOA.al

Ja cfarë i ndodh trupit tuaj nëse nuk konsumoni mjaftueshëm fruta dhe perime Read More »

Ja kur rinisin fluturimet në Aeroportin ‘Nënë Tereza’

Nesër në mëngjes rinisin fluturimet.

Në një njoftim të aeroportit të Rinasit thuhet se fluturimet e programuara rinisin nesër në mëngjes, ndërkohë që sot do të kryhen operimet për fluturimet humanitare, mjekësore dhe diplomatike.

Sipas njoftimeve zyrtare të shtetit shqiptar, fluturimet e programuara rifillojnë nesër në mëngjes, më 9 Prill 2021.

Njoftimi

Nesër në mëngjes rinisin fluturimet

Tirana International Airport njofton se fluturimet e programuara rinisin nesër në mëngjes, ndërkohë që sot do të kryhen operimet për fluturimet humanitare, mjekësore dhe diplomatike. Sipas njoftimeve zyrtare të shtetit shqiptar, fluturimet e programuara rifillojnë nesër në mëngjes, më 9 Prill 2021.

Ende nuk ka një orë të saktë për rifillimin e nesërm të fluturimeve. Sapo ta kemi si njoftim, do ta lajmërojmë menjëherë.

Pasagjerët e flydubai që kanë prerë biletën për në Dubai dhe e kanë fluturimin ditën e sotme, i bëjmë me dije ata dhe operatorët turistikë se udhëtimi do të kryhet nga nga aeroporti i Podgoricës dhe deri atje do të transportohen me autobuzë. Janë të lutur të paraqiten brenda terminalit të TIA-s për dhënien e dokumentacionit të nevojshëm për këtë udhëtim.

Njoftojmë gjithashtu se pasagjerët e itinerarit Dubai – Tiranë po me flydubai, se avioni do të ulet në aeroportin e Podgoricës sot në mbrëmje, me një parashikim 18.30 orë lokale, kështu që operatorët turistikë janë të lutur të kujdesen për transportin e tyre nga Podgorica në Tiranë me autobuzë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet në shërbim të pasagjerëve dhe të çdo informacioni të saktë që është i vlefshëm për publikun.

Për çdo të dhënë tjetër, ju informojmë sërish.

Ju faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport
/NOA.al

Ja kur rinisin fluturimet në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ Read More »

Lajm i fundit/ Anulohen 4 nisje nga Rinasi dhe 2 mbërritje, fluturimet e tjera riplanifikohen(lista)

Aeroporti i Rinasit vazhdon të jetë i bllokuar për shkak të grevës së kontrollorëve të AlbControll, të cilët u deklaruan të gjithë njëherësh si “të paaftë për punë” si pasojë e përgjysmimit të pagës dhe stresit financiar që u është shkaktuar.

13 fluturime u anuluan dje nga ky aeroport, ndërsa një avion i nisur nga Athina qëndroi për 30 minuta në ajër sepse nuk iu aprovua ulja nga braktisa e punës nga kontrollorët, e më pas u rikthye në Greqi, raporton newsbomb.al.

Ndërkohë, kaosi vazhdon dhe sot. TIA njofton se janë anuluar 4 fluturime të planifikuara për tu nisur sot nga Rinasi, njëri është riplanifikuar, një tjetër është shtyrë dhe fati i 2 të tjerëve nuk dihet ende. Faqa zyrtare e Aeroportit ka publikuar vetëm udhëtimet e anuluara për paradite, por nuk dihet se çfarë do të ndodhë pasdite, pas orës 14.30.

Ndërkohë, janë të bllokuara dhe mbërritjet në Rinas nga aeroportet e tjera të botës.

Dhe dy mbërritje të tjera për në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza janë anuluar; një nisje nga Beogradi për në Rinas dhe një nga Pisa. Kurse një fluturim nga Dubai është shtyrë për orën 17.55.

Lajm i fundit/ Anulohen 4 nisje nga Rinasi dhe 2 mbërritje, fluturimet e tjera riplanifikohen(lista) Read More »

Zv-ministri,kontrollorëve : ‘Unë mendoj të sillen si Nënë Tereza, siç ka edhe emrin vetë aeroporti. Nënë Tereza ishte shenjtore dhe thoshte se në kohët e vështira, duhet të durojmë me pak lekë’

De bati në studion e “Open” përpos toneve të larta ka pasur edhe ironi nga të ftuarit lidhur me situatën e rëndë që është krijuar nga greva dhe ndalimi i punës së kontrollorëve të AlbControll.

Zëvendës ministri i Financave, Besart Kadia iu është drejtuar kontrollorëve duke iu thënë se duhet të sillen siç emrin aeroporti, dhe të durojnë e të jetojnë me pak lekë, duke cituar këtu shenjtoren Nënë Tereza.

Referuar këtyre fjalëve, Kadia tha se edhe kontrollorët duhet të duronin të paktën deri në maj, me kaq para.

“Unë mendoj të sillen si Nënë Tereza, siç ka edhe emrin vetë aeroporti. Nënë Tereza ishte shenjtore dhe thoshte se në kohët e vështira, duhet të durojmë me pak lekë. Edhe kontrollorët duhet të duronin të paktën deri në maj, me kaq para”, tha Kadia.

Zv-ministri,kontrollorëve : ‘Unë mendoj të sillen si Nënë Tereza, siç ka edhe emrin vetë aeroporti. Nënë Tereza ishte shenjtore dhe thoshte se në kohët e vështira, duhet të durojmë me pak lekë’ Read More »

Ja kush janë kontrollorët që kanë ‘marrë p eng’ aeroportin ‘Nënë Tereza’ (emrat)

Fluturimet në aeroportin e Rinasit u pezulluan ditën e sotme, pasi kontrollorët bllokuan punën, duke shpallur paaftësi, me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje.

Ndërkohë janë mësuar edhe emrat e kontrollorëve që “kanë marrë peng” aeroportin “Nënë Tereza”.

Emrat e kontrollorëve:

Sabin Sula, Shkëlqim Memushaj, Andi Gjergo, Ylli Leskaj, Emiljano Manjani, Erion Alibali, Ardian Zhapa, Andel Trebicka, Andi Ballanca, Ezmolda Canameri, Sokol Duraj, Jonito Bregasi, Elion Krisafi, Ols Hani, Gjergji Maksutaj, Dritan Isaku, Gazmend Nanaj, Gjergj Bozo, Voltan Vorpsi, Kujtim Malko, Ramadan Çelaj, Miranda Dedja,

Flora Ndreca, Ilir Zuna, Ervin Çelkupa, Elvion Rusmali, Nikolin Kujxhija, Alban Kallulli, Halim Lilaj, Ilirian Shegani, Muhin Mezini, Bledi Jani, Sokol Ruçi, Ilirian Nurka, Arben Harasani, Erion Pipero, Klest Dashi, Eno Hazizaj, Eldi Dervishi, Sokol Reveli, Gerti Grabova, Arben Agolli, Armando Fezga, Eni Mehja, Arnold Basha,

Ermir Bego, Pirro Lako, Endrit Hajredini, Taulant Qirjako, Genta Çoniku, Lindita Menkulasi, Entela Hasani, Altin Cenaliu, Gentian Hodo, Sokol Kosta, Dorjan Kolonja, Ols Petri, Edvin Bakiri, Genci Xhunga, Endri Baliko, Rei Katroshi, Maksim Et’Hemaj, Erti Gjonaj, Akil Shehi, Tomor Baku, Petro Xhavara, Edmond Metaj, Ejona Kotoni, Ejona Cuku, Erjon Bojaxhi, Andi Çela, Endi Ylli, Nelton Shabani, Blerta Butka, Devis Ziso, Elton Hazapi, Genc LlukaÇaj, Sokol Mara

Ja kush janë kontrollorët që kanë ‘marrë p eng’ aeroportin ‘Nënë Tereza’ (emrat) Read More »

Pse macet e pastrojnë gjithmonë veten pasi i përkëdhelni

Të mbajturit e një kafshë shtëpiake është kthyer në një trend masiv ku shumë njerëz po mbajnë kafshë të ndryshme, duke mos u fokusuar vetëm te qeni dhe macja.

Edhe pse qentë e fitojnë sfidën me macet është për t’u thënë se macet janë shumë të këndshme.

Pavarësisht të gjithave një mace është më e përshtatshme të mbahet në shtëpi sidomos kur vjen puna te pastërtia.

Padyshim macet janë ndër me të pastrat dhe më pak të rre zikshmet.

Macet njihen si që nuk e pëlqejnë ujin.

Në qoftë se lagen edhe nga një shi i lehtë ato shpenzojnë mbi 4 orë derisa ta thajnë plotësisht gëzofin e tyre.

Sipas një studimi të kryer nga disa veterinerë rezulton se macet nuk e kanë shumë qejf aromën e njerëzve, madje e urrejnë atë.

Pse macet e pastrojnë gjithmonë veten pasi i përkëdhelni Read More »