Kryeministri Edi Rama ka folur sot për gjyqin me biznesmenin italian Francesco Becchetti, i cili i dha të drejtë për 110 mln euro dëmshpërblim. Rama tha se po shpërndajnë dhe trakte nëpër Tiranë se tani shqiptarët do paguajnë 110 mln.
Sipas tij, ata që gëzohen janë Ilir Meta dhe Sali Berisha, por asgjë nuk kanë për të marrë nga Shqipëria dhe shqiptarët.
“Dy njerëzit më të gëzuar për një gjyq, ishin po këta, Ilir Meta dhe Sali Berisha. Një gëzim i neveritshëm. Një përpjekje po kaq e neveritshme për të nxitur dhe motivuar ata të cilët janë ndjekësit e tyre me sytë dhe me veshët top por me mendjen tap nga dokrrat, broçkullat dhe helmi i tyre duke arritur të shpërndajnë dhe trakte nëpër tiranë se tani shqiptarët do paguajnë nga xhepi 110 mln. Ai marifetçiu bashkë me Ilir dhe Saliun do marrin atë që nuk thuhet, atë që nuk hahet. Asgjë tjetër nuk kanë për të marrë nga Shqipëria dhe shqiptarët. Ai është i kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe nuk ka për tu lejuar t’i fusë duart në xhepin e shqiptarëve”, deklaroi Rama./K.B/NOA.al
Kanë mbetur edhe gjashtë ditë nga nisja e muajit të Ramazanit.
Gjashtë ditë para e të nisë muaji i Ramazanit, Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për të rikthyer orët po licore nga 22:00-05:00. Gjithashtu është vendosur edhe për mbylljen e disa sektorëve siç është gastronomia e qendrat tregtare.
Në vendimin e Qeverisë “Kurti” nuk ka diçka specifike rreth organizimit dhe kryerjes së riteve fetare. Hoxha nga Mitrovica, Fatmir Latifi, shpreson se nuk do të mbyllen xhamitë pikërisht në kohën e Ramazanit, ndryshe, ai paralajmëron revoltë popullore nëse ndodh një gjë e tillë.
Latifi ka thënë se nuk ekziston asnjë arsye që xhamitë të mbyllen, sepse, ato janë të dezinfektuara .
Madje, ai paralajmëroi re volta nga ana e popullit, në rast se kjo ndodhë.
“Uroj të mos i mbyllin xhamitë tash që jemi në prag të Ramazanit dhe të na mundësohet falja e teravive. Nëse vitin e kaluar i kanë mbyll për shkak se jemi përballur me një virus të panjohur, sivjet nuk kanë asnjë arsye me i mbyllë. Nëse kjo gjë ndodhë, le ta dinë që do të çojnë deri të një rev olucion i popullit sepse është padrejtësi e madhe”.
“Virusi nuk shërohet veç me vaksina, por, edhe me lutje. Unë vet kam qëndruar i izoluar për dy javë para disa muajve pasi u preka nga virusi. Nuk kam dal as në xhami dhe jam shëru prej t’Madhit Zot. Ramazani nënkupton bashkim, vizitë xhamiave e për neve adihet që xhamiat i kemi të dezinfektuara, përdorim distancë. Deri tani vendimin e kemi që me na u leju falja e namazit në xhami, inshAllah nuk e ndryshojnë se do përballen me popull”, – tha Latifi.
Kujtojmë që muaji i Ramazanit nis me 13 prill dhe falja e namazit të parë të teravive nisë nga ora 21:00, kurse, teravia e fundit në ora 21:43, që është me datë 12 maj.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është bërë baba për herë të parë.
Lajmin e gëzueshëm e ka dhënë vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale.Krahas shkrimit ku bën me dije ardhjen në jetë të djalit të tij, Klevis Balliu ka publikuar dhe një foto teksa duket me të voglin duke e mbajtur në krahë.
“Sot unë dhe bashkëudhëtarja e jetës time jemi bërë prindër për herë të parë.
Plot emocione, lumturi ishte takimi me ty biri im, takim që nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë.
Por këtë moment nuk mund të mos e ndaja me ju miqtë e mi të mirë në kohë të bukura dhe të vështira”, shkruan Balliu.
Postimi i Klevis Balliut:
Të dashur miq.
Sot kam vendosur të ndaj me ju lajmin më të rëndësishëm, më të lumtur të jetës time.
Sot unë dhe bashkëudhëtarja e jetës time jemi bërë prindër për herë të parë.
Plot emocione, lumturi ishte takimi me ty biri im, takim që nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë.
Por këtë moment nuk mund të mos e ndaja me ju miqtë e mi të mirë në kohë të bukura dhe të vështira.
Zoti bekoftë çdo fëmijë dhe çdo prind të këtij vendi./NOA.al
Sistemi tretës i njeriut është shtëpia e 100 trilionë mikrobeve të cilat njihen ndryshe si mikrobioma e organizmit.
Kjo mikrobiomë është unike për çdo individ dhe është diçka e trashëgueshme nga nëna, bazohet tek ushqyerja, mjedisi dhe stili i jetesës.
Në varësi të tij, mikrobioma mund të përmbajë më shumë baktere të mira apo të këqija të cilat kanë një ndikim të fortë në organizëm.
Ky ndikim është i fortë sepse sistemi tretës është i lidhur ngushtë me shumë procese të tjera në organizëm.
Shëndeti i tij është faktor në rritjen ose uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit të tipit 2 por edhe mbipeshës apo obezitetit.
Ekspertët argumentojnë se ndryshimet në mikrobiomë mund të ndikojnë tek pesha e njeriut.
Sipas tyre, pavarësisht përpjekjeve për të humbur në peshë ndonjëherë problemi mund të qëndrojë edhe tek bakteret në stomak.
Bakteret mund të luajnë një rol nxitës ose frenues në rënien në peshë.
Një studim i kohëve të fundit thonë se disa baktere që njeriu merr nga ushqimi mund të shkaktojnë shtim në peshë në mënyrë indirekte duke ndryshuar sjelljen e sistemit tretës.
Nga ana tjetër, abuzimi me antibiotikë të ndryshëm mund të shkaktojë humbjen e disa llojeve të baktereve të cilat luftojnë shtimin në peshë.
Njeriu mund të përmirësojë mikrobiomën duke rritur sasitë e fibrës.
Fibra shpërbëhet në acide yndyrore zinxhir-shkurtër të cilët luftojnë inflamacionin.
Njerëzit me një mikrobiomë të pasur dhe me një regjim ushqimesh me fibër kanë një organizëm që djeg më shumë kalori.
Mbipesha, një simptomë e shëndetit të keq të stomakut
Ekspertët thonë se njerëzit që janë mbipeshë, me siguri kanë në organizëm një numër më të lartë të baktereve të këqija.
Dy prej baktereve më kryesore në lidhje me peshën janë Firmicutes dhe Bacteroidetes.
Përqendrimi i llojit Firmicutes është më i lartë kur njeriu konsumon një regjim ushqimor të pasur me yndyrë.
Ato janë efikase në përthithjen e energjisë nga ushqimet.
Yndyrnat dhe mungesa e fibrës nxisin inflamacionin dhe ndikojnë në tretje duke e ngadalësuar atë.
Bakteret Bacteroidetes janë të parat që kolonizojnë sistemin tretës kur njeriu lind.
Ato luajnë një rol thelbësor në sistemin imunitar dhe në mbrojtjen e organizmit nga patogjenët shkatërrimtarë.
Si të përmirësoni mikrobiomën tuaj
Ekspertët rekomandojnë konsumin e ushqimeve të pasura me polifenolë.
Bëhët fjalë për kakaon, frutat e pyllit, nenexhikun, rigonin rozmarinën, trumzën dhe borzilokun.
Arrorët, spinaqi, qepa, brokoli dhe shpargu janë shumë miqësore me stomakun.
Çaji jeshil dhe ai i zi janë gjithashtu të rekomanduar për ekuilibrat e mikrobiomës.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video ku shpjegon disa nga arsyet pse duhet një mandat i tretë për PS.
Rama thotë se Shqipëria duhet patjetër të shkojë në pikën që nuk kthehet më mbrapsht, e për këtë nevojitetet një mandati i tretë.
Sipas kreut të qeverisë, mandati i tretë duhet të vijë për tre arsye, për të hequr përfundimisht COVID-19 nga jetët e shqiptarët, për të kthyer të gjithë të pastrehët nga tërmeti në banesa dhe për t’a bërë drejtësinë të pathyeshme.
“Shqipëria duhet patjetër të shkojë në pikën që nuk kthehet më mbrapsht, dhe që të shkojë në atë pikë, duhet mandati i tretë. Në mandatin e tretë janë shumë gjëra përmbyllen, duhet mandati i tretë, që përfundimisht të heqim nga jetët tona armikun e padukshëm, të kthejmë në shtëpi të gjitha familjet që u prekën nga tërmeti, që drejtësia të forcohet dhe të bëhet e pathyeshme”, tha Rama./NOA.al
Edhe gjatë stinës së pranverës organizmi ynë vazhdon betejën me kollën, rrufën dhe problemet e rrugëve të frymëmarrjes. Kolla nuk duhet anashkaluar asnjëherë sepse jo vetëm që prish stilin e jetës, por shkakton dëme fizike dhe shëndetësore.
Më poshtë do të gjeni disa kura të thjeshta se si të shpëtoni nga kolla dhe problemet e tjera të uljes së temperaturave apo alergjive.
Mjalti
Prej shekujsh, mjalti përdorej kundër kollës dhe fytit të irrituar. Kolla e thatë luftohet edhe me mjaltë dhe lëng rrushi, ose me një gotë qumësht me mjaltë përpara gjumit. Ju mund të përzieni edhe lëng limoni me mjaltë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pijeni deri në tre herë në ditë.
Farat e linit
Nëse kolla juaj është e përkeqësuar, hidhni tre lugë me fara lini në një filxhan me ujë dhe ziejini së bashku. Kur uji të nisë të trashet, kullojeni dhe lëngun përziejeni me tre lugë lëng limoni dhe mjalti respektivisht. Më pas sa herë që të goditeni nga kolla merrni nga një lugë të kësaj përzierje magjike.
Xhenxhefili
Për një kollë të thatë, zgjidhni xhenxhefilin, hidhni pak kripë dhe përtypeni për disa minuta. Kolla luftohet edhe me çaj xhenxhefili që përgatitet duke e zier atë në ujë deri sa pjesa më e madhe e tij të avullojë. Kullojeni lëngun, shtoni një lugë mjaltë dhe pijeni të ngrohtë.
Çaji i trumzës
Përgatisni çajin e trumzës duke shtuar dy lugë me gjethe të shtypura trumëze në çajnik të mbushur me ujë dhe duke e zier për 10 minuta. Pasi ta keni kulluar, shtoni mjaltë dhe limon. Të tria së bashku kanë fuqi të mëdha shëruese.
Çaj me mjaltë dhe piper të zi
Nëse vuani nga kolla e pjekur ose ajo me sekrecione, provoni çajin me mjaltë dhe piper të zi. Ky i fundit stimulon qarkullimin dhe çlirimin e sekrecioneve, dhe mjalti ndalon kollën. Përdorni një lugë çaji me piper të zi dhe dy lugë gjelle me mjaltë. Përziejeni në një gotë me ujë të nxehtë. Lërini të qëndrojnë së bashku për 15 minuta, kullojeni lëngun dhe pijeni.
Pini lëngun e limonit
Merrni një copë limoni. Spërkateni me piper të zi dhe kripë dhe pijeni lëngun magjik që ofron një shërim të menjëhershëm.
Bajamet. Merrni një lëng portokalli, shtoni disa lugë me bajame të shtypura ose pluhur dhe pijeni kundër kollës.
Qepët
Me qepët mund të bëni një shurup fantastik. Përzieni lëngun e limonit, mjaltin, qepën e grirë dhe ziejini në një tenxhere me ujë të nxehtë, për 2 orë. Kullojeni lëngun dhe pini një lugë gjelle prej tij çdo një orë.
Karafili
Përzieni erëzën e karafilit me mjaltin dhe ruajeni gjatë natës në frigorifer. Në mëngjes hiqni karafilat e thatë dhe konsumoni një lugë nga mjalti i mbetur. Dhimbja në fyt do të shërohet dhe inflamacioni do të zvogëlohet.
Lëngu i karotës
Përgatisni lëng të freskët karote duke shtrydhur katër karota dhe përzier lëngun me ujë. Këtë lëng duhet ta pini katër herë në ditë. /NOA.al
Regjisori Edmond Budina teksa ka folur për librin e tij “Kokëmushkat”, një roman që bazë të tij ka shpërfaqjen e fateve të tri shta të grave shqiptare, ke qpërdorimin e kanunit, intelektualët e rr emë, kri tikoi ashpër disa nga kolegët, të cilët, në fakt janë mjaft të njohur për publikun, Robert Ndrenikën dhe Tinka Kurtin, lidhur me mbështetjen e tyre të hapur për maxhorancën aktuale qeverisëse.
Budina ka folur për pjesëmarrjen e Robert Ndrenikës dhe Tinka Kurtit në spotet elektorale të Partisë Socialiste, që kërkon një mandat të tretë. Ai tha se pa dashur nuk i gjykon por ka disa gjëra që janë të pakoncpetueshme, si mbështetja për një qeveri që dhunon kolegët.
Budina pretendoi në media se duhet të jetë i ndershëm me atë që vetë ka thënë. Në vijim ai thotë se sa i takon akuzës për politizimin e atyre që mbrojnë kauzën e teatrit, të politizuar janë ata që mbështetën shembjen.
“U bashkuan me kr imin, ata janë të politizuarit e parë. Unë nuk e kam firmosur atë marrëveshjen me PD-në, por i kam thënë Bashës që atëherë në sallë, nëse nuk e mban fjalën më ke kundër. Nëse ata që vijnë në pushtet nuk mbajnë premtimin do jemi kundër tyre”, tha Budina.
Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar edhe aktori i mirënjohur, Robert Ndrenika.
Ai ironizon Budinën duke thënë regjisori u katapultua si zëvendës sekretar partie dhe thoshte për aktorin se ‘Ndrenika ishte rea ksionar’.
Sipas Ndrenikës, Budina përqafoi proceset demokratike dhe aty gjeti një pardesy të bardhë se deri në atë kohë mbante një golf leshi të zi dhe të pa larë.
“Lavdi perëndisë që jam ende gjallë… Ky Edmondi B….(udina) në teatër u katapultua zv sekretar partije dhe i thoshte org.bazë (çerdhja e gj arpërinjve) kujdes nga Ndrenika se është rea ksionar… por faleminderit se në stërvitje u shtarake më lejonte vetëm pu shkë druri (që ishte shumë më e lehtë) po për hir të së vërtetës përqafoi shpejt proceset demokratike dhe se na gjeti nje pardesy te bardhe se deri ne ate kohe mbante nje golf leshi te zi dhe te pa lare”, shkroi në mesazhin e reagimit Robert Ndrenika.
/NOA.al