Është liruar pas disa orësh marrje në pyetje nga po licia, ish-drejtori i Aviacionit Civil, Petrit Sulaj.
Sulaj u mor në pyetje në po licinë e Tiranës, ku sqaroi rrethanat e komunikimit me të ndaluarit, kontrollorët e Albcontrol, sepse rezultonte të kishte komunikime me ta.
Mediat kanë zbuluar detaje nga dëshmia e ish-kreut të Aviacionit Civil, Petrit Sulaj kur ishte në polici për të dëshmuar nëse ka lidhje me vendimmarrjen e kontrollorëve për të braktisur vendin e punës, duke pezulluar kështu fluturimet në Rinas, pasi ishin zbuluar biseda që ai kishte kryer me ta. Nga ana tjetër, Sulaj ka mohuar të ketë pasur gisht në vendimmarrjen e tyre.
“Nuk kam pasur asnjë rol në këtë vendimmarrje. Kam njohje personale me disa prej kontrollorëve dhe ndaj vijon dhe komunikimin me ta”, mësohet të jetë shprehur ai, ndërsa nënvizoi faktin se si ish-drejtor është kundër bra ktisjes së punës në një sektor kaq jetik që është hapësira ajrore./NOA.al
Besoni ose jo në astrologji, faktet kanë treguar se karakteristikat e shenjave të horoskopit shpesh herë rezultojnë të sakta.
Njerëzit e pasur u përkasin shenjave të tokës, pasi në gjakun e tyre ka një ambicie të pashtershme që i dërgon në majat e suksesit.
Po liderët a kanë ngjashmëri në shenjat e horoskopit? Shumë artikuj nëpër mediat prestigjoze, shpesh kanë analizuar shenjat e horoskopit të liderëve botërorë, dhe jo në pak raste kanë gjetur ngjashmëri.
Kështu ne vendosëm të analizojmë pak shenjat e horoskopit të kryeministrave që kanë qeverisur Shqipërinë ndër vite. Ata janë 45, por ne zgjodhëm 10 më të njohurit, të cilët vijojnë edhe sot të jenë pjesë e rëndësishme e politikës shqiptare. A ka ngjashmëri në shenjat e tyre? Zbulojeni më poshtë:
1– Ismail Qemali – Ai ka qenë Kryeministri i parë shqipëtar, dhe ka lindur më 16 tetor 1844. Ismail Qemali i përket shenjës së Peshores, të njohur për aftësitë e tyre në udhëheqje. Peshoret janë diplomatë të shkëlqyer, dhe këtë e ka treguar edhe ai teksa i solli pavarësinë Shqipërisë, më 1912.
2– Hasan Prishtina – Ai ka lindur më 27 shtator 1873, dhe i përket shenjës së Peshores. Siç e përmendëm Peshoret janë shenjë që kanë lindur për të udhëhequr, dhe gjithmonë i duan gjërat sipas mënyrës së tyre. Sigurisht kjo vihet re edhe në mënyrën e qeverisjes së Hasan Prishtinës.
3– Ahmet Zogu – Mesa duket Shqipëria e ka traditë udhëheqjen prej Peshoreve, pasi edhe Ahmet Zogu i përket kësaj shenjeje. Ai ka lindur më 8 tetor 1895, dhe pushtetin e tij e zgjeroi edhe më tepër duke u shndërruar në Mbret.
4– Enver Hoxha – Diktatori famëkeq i Shqipërisë, është po ashtu Peshore. Ai ndan të njëjtën ditëlindje me Ismail Qemalin, por ndryshe nga ai, Hoxha nuk solli lirinë por robërinë. Jo të gjithë Peshoret i përdorin aftësitë e tyre të lidershipit, për akte të mira.
5– Mehmet Shehu – Pas vendosjes së Diktaturës në Shqipëri, ai mori postin e Kryeministrit, nën udhëheqjen e diktatorit Hoxha. Ai i përket shenjës së Bricjapit, të njohur për vendosmërinë dhe ambiciet e mëdha. Edhe Bricjapët njësoj si Peshoret janë të prirur për të drejtuar. Janë pak më shumë racionalë por shkathtësia e Peshores, shpesh ka tendencën të dominojë.
6– Ramiz Alia – Edhe Ramiz Alia, i përkiste shenjës së Peshores. Ai e mori në dorë udhëheqjen e Shqipërisë pas vdekjes së Enver Hoxhës, ose siç mund ta quajmë nën grafmat e fundit të diktaturës. Asokohe njerëzit ishin disi më të lirë se sa nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, dhe mund të themi se këtu del ana tolerante e Peshoreve si shenjë horoskopi.
7– Fatos Nano – Ai ishte kryeministri i Shqipërisë në vitin 1991 për tu rikthyer përsëri më 1997, dhe po ashtu në 2002. Nano ishte një njeri që nuk dorëzohej dhe me vetëbesimin e një lideri. Ai i përket shenjës së Virgjëreshës, të njohur për vendosërinë dhe cinizmin e tyre. Virgjëreshat janë perfeksioniste, dhe shumë të përqendruara te vetja, karakteristika këto që i gëzonte edhe Fatos Nano.
8– Ilir Meta – Sot ai është Presidenti i vendit, ndërsa më 1999 mori në dorë frerët e Shqipërisë duke u zgjedhur Kryeministër. Meta i përket shenjës së Dashit. Të njohur si njerëz impulsiv dhe që nuk heqin dorë lehtë nga synimet e tyre. Ata kanë gjak lideri, falë vullnetit për të ecur përpara.
9– Sali Berisha – Ish – kryeministri Sali Berisha, e qeverisi Shqipërinë për dy mandate, nga viti 2005 deri më 2013. Por para se të ishte kryeministër, Berisha ka qenë protagonist në shumë ngjarje në vend, duke pasur rolin e liderit. Sigurisht që kemi të bëjmë përsëri me një Peshore, ku Berisha veç karakteristikave të përmendura në këtë artikull, jo rrallë ka shfaqur karizëm, një nga anët më të njohura të Peshoreve.
10– Edi Rama – Kryeministri aktual në Shqipëri, ndryshe nga liderët e tjerë i përket shenjës së Gaforres. Të rralla janë Gaforret që i sheh në pozicione të tilla, për shkak të karakterit të tyre të turpshëm dhe bipolar. Të lindurit në Gaforre kanë shpirt artistik, shenjë kjo që e gëzon edhe Rama. Janë të dyjëzuar, emotiv, dhe kanë tendencën të kenë luhatje të theksuara në humor./Opinion.al
Akuzat për gru sht shteti, Meta: Rama është i tme rruar nga
Presidenti Ilir Meta thotë se kryeministri Edi Rama është i tme rruar nga personaliteti i tij dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Meta thekson se kryeministri nuk ndërton dot raporte partneriteti me të tjerët dhe se raportet e tij janë vetëm me pushtetin.
Kreu i shtetit thekson se Rama krijon “marrëdhënie të sht ypjes dhe të vendosjes së çiz mes në qafën e vartësve”.
“Kryeministri Rama është i tme rruar nga personaliteti im dhe i zotit Berisha, por ngaqë i njoh dhe të gjithë politikanë e tjerë në këto 30 vite për shkak të eksperiencës.
Kuptohet që zoti Berisha është një nga personalitet më të politikën shqiptare dhe zoti Rama nuk mund të ndërtoj dot raporte partneriteti me të tjerët, qoftë me kundërshtarët apo ata që mund të ketë në koalicion.
Partneriteti është i llojeve të ndryshme bazuar mbi disa parime, mbi disa norma. Ai ka gjithmonë marrëdhënie të tilla të cilat kanë të bëjnë thjeshtë me raportin me pushtetin.
Kur ai ka pushtet dhe mendon që të tjerët janë nën pushtetin e tij ka marrëdhënie të shtypjes të vendosjes së çiz mes në qafën e vartësve.
Jo nuk e shqetëson sepse personalitet i zotit Basha është një personalitet i një politikani në Bashkimin Europian. Zoti Rama, si një politikan tipik i modelit lindor autoritar, i stilit bizantin, i cili përmbysur gjithë rregullat e lojës.
Më 25 prill, askush nuk do ketë shans të tjetërsojë vullnetin e popullit. Qytetarët shqiptarë nuk do të lejojnë që vendi i tyre te shkoje ne greminë, shqiptarët me zgjedhjet e 25 prillit, do bëjnë ‘restart’ të demokracisë dhe të vendit të tyre.
Zbatimi i Reformës në Drejtësi, është kthyer në ‘Ramaformë’. Çdo ndryshim i Reformës do ndodhi në Parlament dhe me partnerët tanë ndërkombëtare dhe derisa të ndodhi kjo do zbatohet legjislacioni aktual.
Çkapja e shtetit dhe e Reformës në Drejtësi do të ndodhi në 25 prill, kjo është e padiskutueshme”, tha Meta në Syri.tv.
Kryeministri Edi Rama bëri sot me dije se mund të ketë një zgjerim të fashës orare gjatë muajit të Ramazanit, që fillon më 13 prill.
Ai tha se i ka bërë një kërkesë Komitetit Teknik të ekspertëve për zgjerimin e fashës së orarit deri në orën 22:00, por shtoi se do të kërkohet shumë kujdes në mënyrë që “mos sabotojmë veten”.
“Sot akoma ka njerëz që ankohen pse nuk shtyhet ora policore dhe pse është deri në orën 20:00 një gjë është pak por është e sigurt vaksinimi duhet të shoqërohet me distancim ndaj reagoj ndaj dasmave të infektimit të opozitës pasi çdo orë që fitojmë zot do na vlejë shumë nesër.
Me vaksinimin e mësuesve është bërë një hap i rëndësishëm para.
Fillon Ramazani dhe një pjesë e ritualit të Ramazanit e dimë që ka një ritual që është në orën 22:00. Ministri turk po më thoshte se për shkak të Ramazanit mund të kishte një shtrëngim, ndërsa unë kam bërë një gjë ndryshe mendoj se mund të kemi një lëshim.
I kam kërkuar që ta konsiderojnë mundësinë që për shkak të ramazanit ne ti japim besimtarëve një frymëmarrje dhe nga kjo do të përfitojnë edhe qytetarët e tjerë, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe nuk duhet që ta sabotojmë veten. Sezoni turistik do të jetë i lehtësuar”, tha Rama. Ndërkohë, ditën e djeshme, Komiteti Teknik i Ekspertëve la në fuqi të njëjtat masa anti-COVID që kanë qenë më parë të paktën edhe për dy javë të tjera.
Pjesë e masave është ndalimi i grumbullimeve të më shumë se 10 personave, universitetet dhe gjimnazet online (me përjashtim të maturantëve)dhe ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit.
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku lajmëron se nga sot në orn 09:00 fillojë operimet në aeroportin e Rinasit.
Balluku thotë se pas grevës së Albcontrol dhe bllokimit të fluturimeve dhe gjithë hapësirës ajrore shqiptare, tashmë do të ketë një kthim në normalitet.
Fluturimet nga kjo orë do të jenë të hapura për gjithë shërbimet, ndërkohë që Rinasit tashmë po punon me kontrollorë turq dhe grekë.
STATUSI NGA BELINDA BALLUKU
📌 Duke filluar nga ora 🕒09:00 e ditës së sotme, operimet në aeroportin e Rinasit dhe në hapësirën ajrore 🇦🇱shqiptare kthehen në normalitet.
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri Bledi Çuçi dhe ish-ministrja Mirela Kumbaro ka vijuar me turin e takimeve të tij elektorale ne qytetin e Gjirokastrës.
Qytetarë të shumtë dhe simpatizantë të PS-së e kanë pritur me këngë popullore kryeministrin Rama, të cilit i kushtojnë këto vargje:
“Mirë se erdhe Edi Rama, burri që bën historinë”.
Por Rama iu përgjigj me batuta: Jo moj jo, ik ik, mirupafshim rrofshi”.
Kreu i qeverisë ka zhvilluar vizita në bizneset tek pazari i Gjirokastrës, ku mori edhe një dhuratë të veçantë, logon e PS së gdhendur në gurë.
“Tani do lirojmë sezonin dhe do kesh punë se do vijnë njerëz. Më e keqja është duke ikur, më e mira po vjen përpara”, i tha Rama qytetarit i cili i bëri dhuratën.
“Këtë e gdhenda në gur. Historia shkruhet në gur gjithë kohës. Ja dhe babin tim e kam gdhendur në gur”, tha ai.
Rama i premtoi se dhuratën do ta vendoste në zyrë.
“Të rrosh dhe ta kujtosh babanë, shumë faleminderit. Këtë do e vë të zyra e PS atje”.
Rama iu ka premtuar bizneseve se situata do të ndryshojë me ardhjen e verës dhe se do të kenë një sezon të mbarë.
/NOA.al
Kryetari demokrat Lulzim Basha thotë se Edi Rama do të ikë më 25 prill dhe njofton se çfarë efektesh direkte do të ketë për qytetarët, ardhja e tij në pushtet.
Ai tha se për çdo ripunësim, do të jepen 200 mijë lekë të vjetra në muaj. Sakaq, 1000 euro cash do të jepen për çdo biznes të vogël.
Kurse njoftoi taksën e sheshtë 9% për bizneset mbi 14 milionë lekë të reja xhiro, sigurime shoqërore 18%, karburant 240 lek/litër më i lirë dhe energji më e lirë.
Ai tha se mjerimi ka arritur proporcione që janë të paimagjinueshme. Ekonomia familjare është në pikën më të ulët për një kohë shumë të gjatë. Këto janë shqetësimet reale të shqiptarëve, tha Basha.
Duke folur për mitingjet ai tha se “ata njerëz që dalin aty janë paralajmërimi që Edi Rama do të largohet masivisht më 25 prill ndërsa unë me marrjen e pushtetit me marrje ne përgjegjësive të kryeministrit garantoj as pandeminë as vaksinat nuk do t’i përdor për fushatë”.
Kurse shtoi: “Njerëzit e kanë kuptuar, nuk mund t’i bësh njerëzit për budallenj. Njerëzit e kanë kuptuar që këta, kemi ardhur në këtë pikë sepse ky kryeministër nuk e ka pasur për asnjë sekondë seriozisht luf tën kundër Covid-it.
Edhe kur katër muaj pas propozimit tonë e pranoi rimbursimin si koncept, faktikisht nuk ka dhënë para për të paguar faturat e kripura të cilat…
Cili është problemi? Në këtë mënyrë po fshihen kursimet e atyre që kanë pasur kursime ndërsa shumica e familjeve që po i kurojnë njerëzit e tyre në shtëpi po zhyten në borxhe. Dhe programi ynë për fat të keq, në këto kushte duhet t’i japë përgjigje dhe këtij problemi.
Në momentin që flasim, ka më shumë se dy javë që ekspertët tanë të financave, ekspertët tanë të shëndetit publik që bëjnë kalkulimet e vërteta, jo ato shifrat e rreme që jepen, me ndihmën edhe të ekspertëve të huaj që na kanë qëndruar pranë, me këshillë profesionale po shohim çfarë mund të bëjmë dhe çfarë do të bëjmë pas 25 prillit për të rimbursuar në mos plotësisht, të paktën pjesërisht dhjetëra, mijëra familje që janë zhytur në b orxh për të kuruar veten e tyre apo të dashurit e tyre.
Por ndërkohë ka dhjetëra, mijëra familje të tjera që janë zhytur në borxh dhe nuk dinë nga t’ia mbajë. Dhe atyre duhet t’ia them sot që më 25 Prill vota për ndryshim do të thotë votë për një qeveri që paratë i buxhetit nuk do ti çojë më, edhe në kohë pandemie, në një gr usht njerëzish, por do ti çojë te prioritetet kryesore që janë shëndeti, ekonomia, punësimi dhe dalja nga kriza 8 vjeçare, stanjacioni 8 vjeçar i kësaj qeverie që është edhe problemi kryesor i vendit. Që ne kemi një ekip ekspertësh të fushës sepse po të shikoni ata kanë munguar në krah të qeverisë dhe kanë qenë kryesisht në debat me qeverinë.
Fusha është epidemia, pandemia, pra, sëmundjet infektive, të cilët na kanë siguruar ekspertizë me lidhjet e tyre europiane, sikundër kemi siguruar përmes lidhjeve tona me institucionet europiane, katër ekspertë perëndimorë që po asistojnë programin tonë, ekipin tonë, në mënyrë që qeverisja e ardhshme të jetë në gjendje të përballë me shpejtësi, sfidën e sigurimit të vaksinave, të çertifikuara nga Bashkimi Europian, për të vaksinuar popullsinë”.
Fluturimet u ndërprenë për më shumë se 24 orë, ndërsa sot është ulur avioni i parë në aeroportin e Rinasit.
Sipas FlightRadar, mësohet se avioni i parë i ulur në pistës i përket kompanisë shqiptare edhe është nisur nga Stambolli.
Avioni i parë që u ul në pistën e Rinasit sot pasdite mësohet se solli sasinë e vaksinave të planifikuara kundër covid-19.
Mësohet po ashtu se disa nga kontrollorët shqiptarë të trafikut ajror që bojkotuan punën janë zëvendësuar me turq.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur më herët gjatë ditës së sotme se kontrollorët do të zëvendësoheshin pasi ishin në negociata me vende të BE-së dhe Ballkanit.
Komiteti i Emergjencave Civile dha miratimin për zëvendësimin e tyre pasi kjo shkurton edhe procedurat e zëvendësimit e këtyre punonjësve.
Ndërkohë, tre nga kontrollorët që janë cilësuar si organizatorë të krizës, janë arrestuar dhe të shtunën pritet të dalin para gjykatës.
Urdhri i ndalimit u dha për Armando Fezgën, Flora Ndrecën dhe Muhir Mezinin, ndërsa 25 të tjerë pasi u morën në pyetje, u lanë më pas të lirë. /NOA.al