Andueli

Rama në Sarandë: ‘Meta ka shpallë ‘kandidaturë’ për deputet në Vlorë

Kryeministri dhe kreu socialist Edi Rama, foli sot në Sarandë për përfshirjen sipas tij të presidentit të Republikës Ilir Meta në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Rama tha se Meta po kandidon jozyrtarisht për deputet në Vlorë ku edhe ai kandidon për deputet.

“Saliu dhe partia e tij, me një kryetar që është një kukull e kurdisur në duart e Saliut dhe Ilir Metës; Ilir Metës që është Presidenti i Republikës për fatke qësinë e të gjithëve ne dhe që ka vendosur informalisht kandidaturën në Qarkun e Vlorës”.

Sipas Ramës, Meta po “zhvillon një fushatë skutash me subjektet OFL-së, premton lart e poshtë së do u nxjerrë njerëzit nga burgu atyre të cilëve u kërkon mbështetje, mbledh bashkë me atë Leskon e famshëm të fuçive të rakisë, që është fatke qësia më e madhe që i ka rënë lumit të Vlorës në bagëti dhe prokurorë e gjykatës të korruptuar që u goditën nga vettingu. Janë mbledhur dhe lëvizin si një kope hi jenash, duke u futur zgëqeve.”

“Nga ana tjetër, – tha Rama, – pa harruar për të mos lënë dy gurë bashkë, për të nxitur medoemos sa më shumë rr ëmujë, konfuzion, pasiguri, duke arritur deri aty ku e panë të gjithë, te nxitja e bllokimit të aktivitetit jetik të trafikut ajror të Republikës së Shqipërisë, pa dashur fare t’ia dijë për dë min e madh që një go ditja e tillë çmendurake mund të sillte për vendin”.

Rama në Sarandë: ‘Meta ka shpallë ‘kandidaturë’ për deputet në Vlorë Read More »

‘Do më vr asë gjyshja po s’ patëm fëmijë’/ Rrëfimi i malësorit ho moseksual që dashuroi shokun e ngushtë

Nick Nikic, avokati shqiptar i lindur në New York ka pasion gatimet shqiptare.

Ai tregoi se ushqimi i preferuar tradicional shqiptar është grosha, duke zbuluar se ingredienti “sekret” i recetës së tij është dashuria.

Ai sot ishte në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Teksa Bieta e pyeti se për kë gatuan, Nick tha se gatuan për vete dhe bashkëshortin e tij duke pranuar hapur faktin se është ho moseksual.

Nick tregoi se gjithçka kishte nisur një natë kur miku i tij i kishte shprehur hapur ndjenjat, por ai ende nuk e kishte pranuar brenda vetes or ientimin s eksual.

Pas një predikimi në kishë, Nick kuptoi se çfarë donte realisht dhe lumturia filloi kur i tha po ndjenjave për Mat, shokun e tij prej vitesh.

“Kemi 8 vite të lumtur bashkë. Pati propozim dhe dasmë me çifteli e tupanë”, tha Nick.

Ndërkohë që gjatë intervistës u transmetuan pamje ekskluzive nga dasma e tyre, avokati pranoi se në planet e tyre është dhe një fëmijë.

“Do më vr asë gjyshja po s’ patëm fëmijë”, tha duke qeshur ai, duke theksuar se prej fillimit ka patur mbështetjen e pakushtëzuar të familjes.
/NOA.al

‘Do më vr asë gjyshja po s’ patëm fëmijë’/ Rrëfimi i malësorit ho moseksual që dashuroi shokun e ngushtë Read More »

Alfred Cako parashikon kohëra të fr ikshme për shqiptarët/ Ja për cfarë i bën thirrje kryemnistrit të ardhshëm…

Kur të gjithë presin të marrë fund makthi “Covid”, konspiracionisti i njohur Alfred Cako parashikon kohëra të fr ikshme, sidomos për shqiptarët.

Ai tha se dimri që do të vijë do të jetë shumë i vështirë në botë, madje parashikoi se situata e pazakontë do të zgjasë 10 vite.

Ai i bën thirrje qeverisë dhe kryeministrit të ardhshëm të shqiptarëve që të jenë të përgatitur.

“I bëj thirrje kryeministrit të ardhshëm dhe shqiptarëve. Mos i shisni prodhimet bujqësore jashtë shtetit, sikur dhe me flori t‘ua japin. Ushqeni popullin tuaj. Grurë, misër, drithëra, zarzavate, vaj ulliri. Shqiptarët të ruajnë kafshët e tyre që të ushqejnë vendin”, tha ai.

“Dimri 2021-2022 do jetë shumë i vë shtirë në botë dhe do vijnë t’i kërkojnë me çmime shumë të larta. Qeveria ti ngrejë doganat me çmime shumë të larta që ata të mos kenë mundësi të marrin asnjë gjë. Të mbushen frigoriferët plot në vjeshtë, me limona mandarina, vaj ulliri etj”.

“Shqiptarët do të përballojnë një dimër jashtëzakonisht të fr ikshëm. Më i fr ikshëm do jetë tjetri pasi është lu ftë 10-vjeçare” tha Cako.

/NOA.al

Alfred Cako parashikon kohëra të fr ikshme për shqiptarët/ Ja për cfarë i bën thirrje kryemnistrit të ardhshëm… Read More »

Basha: ‘Unë dhe PD zotohemi të rindërtojmë Teatrin Kombëtar aty ku ishte ashtu siç ishte’

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar programin e Partisë Demokratike, për artin, kulturën dhe trashëgiminë.

Basha tha se në këto vite kryeministri në ikje nuk ka bërë asgjë për artin dhe artistin.

“Në këtë shesh u thanë shumë. Nuk më ka mbetur gjë tjetër vetëm të theksoj vullnetin e palëkundur. Unë vij këtu me peshën e rëndë të përgjegjësisë. E kam thënë se zgjedhjet e 25 prilli janë vendimtare sepse këto ditë po lu ftojmë për të ardhmen e Shqipërisë.

Në këto zgjedhje ngrihet pyetja nëse do të vazhdojmë në rrugën e shkatërrimit, largimit nga Europa apo do të zgjedhim ndryshimin një të ardhme më të mirë duke u bërë pjesë e BE që do të prekë dhe përmirësojë jetët e të gjithë shqiptarëve”, tha Basha.

Lideri i opozitës premtoi se do të rindërtojë Teatrin Kombëtar aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.

“Unë dhe PD zotohemi të rindërtojmë Teatrin Kombëtar aty ku ishte ashtu siç ishte. Ne angazhohemi ta bëjmë artin dhe kulturën të aksesueshem për të gjithë. Është një faktor themelor për një shoqëri të shëndetshme”, tha ai./NOA.al

Basha: ‘Unë dhe PD zotohemi të rindërtojmë Teatrin Kombëtar aty ku ishte ashtu siç ishte’ Read More »

Kryemadhi feston ditëlindjen, Basha dhe bashkëshortja e tij i bëjnë dhuratën e veçantë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi feston sot 47-vjetorin e lindjes, teksa lulet për të kanë qenë të shumta si nga miqtë e politikës ashtu dhe ata jashtë saj.

Një tufë me lule kanë ardhur për Kryemadhin edhe nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij Aurela.
“Edhe 100 vite të bukura dhe të lumtura, Aurela dhe Luli”, shkruhet në urimin e tyre.
Përveç marrëdhënies si opozitarë me Bashën, Kryemadhi ka një raport miqësor dhe me bashkëshorten e tij, pasi disa herë janë parë bashkë.

Kryemadhi feston ditëlindjen, Basha dhe bashkëshortja e tij i bëjnë dhuratën e veçantë Read More »

Meta paralajmëron: Kam një lajm të zi për…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka paralajmëruar se në ditët në vijim mund të shohim lojëra të tjera, sikurse edhe ajo historia e aeroportit, që për Kreun e Shtetit është e sajuar.

Meta tha se ka një lajm të zi për të gjithë ata që nuk e duan demokracinë “zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen”.

Presidenti Meta: Ka deklaratë më rrumpallë se kjo që nuk ka asnjë lidhje me reagimin e një kryeministri normal dhe as me situatën.
Është një provokim ndaj Presidentit me qëllim që të bjerë në një lojë çiliminjsh të papërgjegjshëm siç ishte historia e aeroportit që ka sajuar.

Çështja e aeroportit është një shpikje. Do shikoni edhe lojëra në vijim se dhe unë kam një lajm të zi për të gjithë ata që nuk e duan demokracinë se zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen.

Meta paralajmëron: Kam një lajm të zi për… Read More »

Juristja Eni Çobani tregon nëse ka bërë botoks në fytyrë

Juristja Eni Çobani ishte pjesë e emisionit “Rudina” në Tv Klan, ka qenë juristja e njohur Eni Çobani të cilën e shohim çdo të diel në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare.

Në emision janë siguruar disa pyetje nga qytetarët, që Çobani i është përgjigjur me shumë dëshirë.

Një ndër këto pyetje ka qenë nëse ka bërë botoks. Ajo është shprehur se këtë fjalë nuk e ka përqafuar ende falë genetikës së saj.

Qytetarja: Për ju duket se koha ka ndaluar, por a keni bërë ndonjëherë botoks për mirëmbajtjen e fytyrës suaj?

Eni Çobani: Unë e kam thënë herë pas here, por ndoshta kam kohë që nuk i jam përgjigjur kësaj pyetje. Janë ca faktorë genetikë që na ndihmojnë herë pas here që ta kemi këtë jetëgjatësi e pamjes dhe nuk dua të them që nuk e mirëmbaj. Sigurisht që fjalën botoks nuk e kam përqafuar, fakti është që nuk e kam ndjerë të nevojshëm, mund ta kem të nevojshme nuk diskutohet, por unë jam një natyrë që reflektoj gjatë kur bëj gjëra në trupin tim. Kështu që kjo më ka ndaluar dhe frenuar… përveç një trajtimi që mund ta bëjë çdo femër për mirëmbajtjen e fytyrës, lëkurës dhe trupit.

Juristja Eni Çobani tregon nëse ka bërë botoks në fytyrë Read More »

Kryeministri Rama takim me ministrin turk në Gjirokastër, zbulohen detaje

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një vizitë në Gjirokastër, ministrin Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama theksonte se qëllimi i kësaj vizite është bashkëpunimi në fushën kulturore.

Në këtë takim ministri turk sëbashku me Ministren Anila Denaj kanë nënshkruar marrëveshje për projektin e përbashkët të restaurimit të shtëpive monument kulture në Gjirokastër e Berat.

“U nënshkruan edhe marrëveshjet që synojnë forcimin dhe nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e turizmit; artit, arkeologjisë, muzeologjisë, luftën kundër trafikut të pali gjshëm të objekteve të trashëgimisë kulturore dhe mbrojtjes së të drejtave të autorit”, shkruan Rama./NOA.al

Kryeministri Rama takim me ministrin turk në Gjirokastër, zbulohen detaje Read More »