Andueli

Kryeministri Edi Rama tregon atlete firmato të branduara me logon e PS: Mjaft më brandeve të huaja, tani marka shqiptare (foto)

Kryeministri Edi Rama në takim sot me të rinj socialistë në Laprakë, tregoi dy palë atlete firmato të branduara me logon e PS. Ai tha se i erdhën dhuratë nga një grup punonjësesh në një sipërmarrës në Berat.

Duke treguar se atletet ishin prodhuar për një emrat më të njohur në botën e modës, Rama pohoi se të prodhuara në Berat, ato shiten sa frëngu pulën në Europë.

Këtë informacion Rama e përdori për të ilustruar se Plani i Veprimit 2021-2025 që ka hartuar qeveria e tij, synon të nxisë dhe të arrihet që gjithë rrjeti i fabrikave në Shqipëri që prodhojnë me material porositësi të kalojë në një nivel tjetër.

Rama tha se në vend të markave të shumënjohura dhe të shtrenjta ndërkombëtare të lindin dhe fuqizohen marka shqiptare me çmime ekonomike.

“Ato gra duart arta, ata sipërmarrës kurajozë që krijojnë kaq shumë punësim dhe që kanë çarë në tregjet e huaja të fillojnë të hynë në tregjet e huaja me Made in Albania, jo më me markat e stërnjohura, por me markat shqiptare. Me këto dijeni të fituara, me këtë eksperiencë të fituar, me këtë këmbëngulje për punë dhe për të shkuar përpara, shqiptarët pa diskutim mund t’i krijojë. Natyrisht, jo për të arritur në majat e botës, por për të arritur që t’iu shesin produktet e tyre atyre që kanë më pak nëpër Europë e botë dhe njëkohësisht, për t’iu ofruar të gjithë të rinjve këtu në Shqipëri, produktet e kësaj cilësie, por Made in Albania dhe të cilat kushtojnë më lirë, por bëjnë të njëjtën punë”.

Rama tha se që të realizohet ky objektiv duhet që PS të marrë edhe një mandat të tretë: “Unë jam këtu sot, përsëri, për t’iu thënë shqiptarëve mos ndaloni, mos ktheni rrugën, mos u lodhni dhe mos u dorëzoni, sepse ngjitja më tej drejt majës ku ne duam të mbërrijmë, është e vështirë. Sa më lart të ngitesh, aq më shumë tundimi për t’u ndalur, tundimi për të bërë pushim, për t’u kthyer pas, për të gjetur një rrugë tjetër, bëhet më i fortë”.

Në vijim Rama tha se ai për vete ka realizuar gjithçka ka dashur, por…: “Unë nuk jam këtu për veten time nga maja nga ku flas. Nëse do të ishte në aspektin personal, unë i kam realizuar të gjitha, i kam prekur të gjitha majat që mund të prekë dikush që merret me politikë. I kam patur të gjitha nderet që mund të ketë dikush që votohet nga populli i tij dhe nëse do të ishte një bilanc personal, thjesht për veten time, do të ishte shumë e lehtë për mua. Por unë nuk jam ngjitur këtu, bashkë me ju, për të ndaluar këtu. Ka një dallim shumë të madh. Ne e duam pushtetin për Shqipërinë. Ata e duan Shqipërinë për pushtetin. Për ta, Shqipëria është vendi i të gjitha të zezave kur ata nuk kanë pushtetin, ndërsa kur ata janë në pushtet, Shqipëria është plaçkë dhe shqiptarët janë mish për top. Nuk ka sesi të ndodhë ndryshe, duke përsëritur të njëjtën gjë. Dikush që përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat tjetër është thjesht budalla, kështu thotë një fjalë e mençur”, përfundoi z.Rama. /noa.al

Kryeministri Edi Rama tregon atlete firmato të branduara me logon e PS: Mjaft më brandeve të huaja, tani marka shqiptare (foto) Read More »

Ismail Kadare rikthehet në Vlorë pas 20 vitesh: Më vjen mirë që shoh një Vlorë plot ndryshime!

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ishte sot në një takim me të rinjtë e qytetit të Vlorës, për të folur për librin Kohë për rrëfim.

Teksa rikthehej në Vlorë pas 20 vitesh, Kadare u shpreh: “Shoh një Vlorë më të bukur”, duke iu referuar ndryshimeve të ndodhura.
“Vlora është qytet i dashur për letërsinë, që e kam dashur që në adoleshencë. Na ka mirëpritur gjithnjë me një cilësi hyjnore që vijon ta ketë edhe sot. Më vjen mirë që shoh një Vlorë plot ndryshime”, tha Kadare.

Ismail Kadare rikthehet në Vlorë pas 20 vitesh: Më vjen mirë që shoh një Vlorë plot ndryshime! Read More »

Histori e tr ishtë/ U hodh nga ndërtesa dhe h umbi shikimin

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Besniku 39-vjeç nga Lezha i cili ka rrëfyer historinë e tij të dhimbshme. Është detyruar që të punojë që në moshën 11 vjeç për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe më pas u nis drejt Greqisë në moshën 14 vjeç si një mundësi më e mirë për të bërë para, aty ku h umbi dhe shikimin e tij.

Besniku: Jam nga Lezha, 39 vjeç dhe i verbër i grupit të parë që do të thotë shikimi 0. Do ja nisim nga vitet 92, vij nga një familje e përbërë nga 10 anëtarë, 8 fëmijë dhe dy prindërit. Unë isha djali më i madh i shtëpisë, normalisht, vështirësitë, hallet ekonomike ishin të mëdha, u detyrova të punoja në fshat dhe të bëja punë më të rënda për moshën që kisha sepse kam nisur të punoj që në moshën 11-vjeçare. Në fillim bëja punë në fshat, bujqësi, në moshën 13 vjeç kalova në ndërtim, punën më të rëndë për moshën që kisha. Kështu vazhdova deri në moshën 14-vjeçare, pastaj mendova të largohem në drejtim të Greqisë. Aty kisha dajën tim i cili kishte emigruar që në vitin ’90-‘91. Ai ishte në mënyrë ilegale por më mori sepse kishte besim në forcën time.

Besniku rrëfen se arritën në një fshat të Greqisë dhe një pronar që kishte domate për salcë kërkonte shtatë punëtorë që t’i mblidhnin, por kur pa Besnikun, tha që është i vogël, nuk bën dot për punë. Norma mesatare e arkave që duhet të mblidhnin ishin 70-80, ndërsa ai ditën e parë e theu rekordin duke mbledhur 110 arka me domate.

Pas dy muajsh që mbaruan punë, daja e tij u kthye në Shqipëri ai vazhdoi të qëndronte dhe punonte aty. Pas 4-5 muajsh u kap nga po licia, ai tregon se është kapur 23 herë nga pol icia për 7 vite qëndrim në Greqi dhe 23 herë ka shkuar e ka ardhur në Shqipëri me shumë vua jtje dhe mund mes maleve. Kjo histori mes Greqisë dhe Shqipërisë vazhdoi deri në vitin 2001.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi në vitin 2001?

Besniku: Isha në ndërtim duke punuar me disa shokë, aty erdhi policia dhe rrethoi vendin, unë sa i pashë u fr ikësova duke menduar ato vu ajtjet, malit dhe mora iniciativën dhe u hodha nga kati i dytë për t’i ikur. Ika Ardit dhe aty pësova një tr aumë të cilën e dëgjoja përditë. Një ditë prej ditësh shikoja që nga larg nuk po i shihja më gjërat që i shihja më parë, temperatura po më rritej derisa pak nga pak vazhdoi duke u kufizuar shikimi. Nuk shkova në spital sepse isha ilegal, pa dokumente dhe s’kisha ku shkoja. Dajës ja komunikova me vonese pasi më shkoi temperatura 40-41 gradë. Daja shumë i shqetësuar më mori dhe më çoi në një spital në Athinë. Daja më qëndroi për 3 muaj pasi u diagnostikova me tumor në kokë dhe nuk më dhanë asnjë lloj shprese. Daja la punën, dogji letrat dhe sakrifikoi gjithçka për mua, unë ia prisha të ardhmen dajës.

Ardit Gjebrea: Si ndryshoi jeta në Shqipëri?

Besniku: Për mua ishte shumë e vështirë, një djalë 21-vjeçar isha nisur me plot ëndrra dhe të kthehesh pa sy balli ishte shumë e vështirë. Vinin njerëz që më vizitonin, unë nuk doja që të kisha shumë kontakte sepse doja atë vetminë time .

Besniku tregon se koha po kalonte dhe filloi të përshtatej me këtë realitet të ri. Shokët e tij shkonin e vizitonin shpesh dhe e merrnin për shëtitje dhe i thonin që ka hu mbur shikimin por janë ata aty për të.

Besniku: Familja ime kërkonte të më gjente një nuse për të më martuar dhe e gjeta, u martova në vitin 2007, kam dy fëmijë binjakë, djalë dhe vajzë. Janë 4 vjeç e gjysmë, nusen e kisha pa punë, dolëm në shtëpi me qira dhe jetonim me ato të ardhura që kisha unë, të Kempit.

Ai ka sjellë sot dajën e tij Simonin për ta falenderuar për çdo gjë që ai ka bërë për të. Daja ka qëndruar me Besnikun në spital për 3 muaj, flinte mbi tokë dhe kishte raste që nuk hante as pinte. Simoni i thotë moderatorit Ardit Gjebrea se e kishte për detyrë që ta bënte këtë gjë sepse është djali i motrës së tij.

Histori e tr ishtë/ U hodh nga ndërtesa dhe h umbi shikimin Read More »

Rast unikal në Botë: Një grua urinon alkool

RAST UNIKAL NE BOTE: NJE GRUA URINON ALKOOL

Nje grua 61 vjecare, qe vu an nga nje diabet i pakontrolluar dhe me demtime te melcise u paraqit ne spitalin e Pittsburgut ne Kaliforni, per te kerkuar qe te vihej ne listen e pritjes per tra nsplantin e melcise.

Nisur nga prania e alkoolit ne urine, mjeket dyshuan se pacientia mund te ishte konsumatore alkooli, por ne fakt nuk ishte ashtu. Pas shume analizash e kerkimesh ata zbuluan se sheqeri i shkarkuar me urinen fermentohej ne fshikezen e urines dhe shnderrohej ne alkool.

Fermentimi i sheqerit ne alkool, sic ndodh gjate prodhimit te birres e veres, behet ne prani te majave te vecanta qe jane kerpudha mikroskopike.

Ne fshikezen e urines se pacientes u gjet nje lloj majaje qe i perkiste kerpudhes Candida glabrata, e ngjashme me majane e birres, e cila shnderronte sheqerin e urines ne alkool.

Trajtimi me medikamente antikerpudhore qe i pamundur, ndaj pacientia eshte planifikuar te beje transplantin e melcise.
Marrë nga facebook i Prof.Ethem Ruka

Rast unikal në Botë: Një grua urinon alkool Read More »

Rama: Mandati i tretë do i japë Vlorës portin e ri turistik, portin e ri tregtar, një aeroport dhe pas nënshkrimit të kontratës për Vlorën do hapim garën për aeroportin e Sarandës

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën nga Vlora duke thënë se shkatërrojnë sa herë marrin një gjë në dorë dhe tregoi planet e PS për ndërtimin e portit turistik të Vlorës dhe aeroportit në këtë qytet.

Rama: Leskos i pëlqen ai moli atje, i kohës së qepës, por atyre tërë jetën, sa herë kanë marrë një gjë në dorë, iu pëlqen kur kanë mundësi të prishin, të shka tërrojnë, të bl lokojnë. Po iu the hajde ndërto, nuk dinë të ndërtojnë. Dhe një vepër e vetme që mund të konsiderohet është ajo rruga e Kombit që e bënë rrapa zhgrapa. Tani, ka kohë Vlora të kthehet mbrapa në këtë farë feje e të merret me Leskon dhe aku zat absurde të Leskos që vjen nga tradita e një b ande të paparë në shtet ndonjëherë sic ishte KLSH-ja e Leskos, një bandë e politizuar llogaritarësh që rrinin me metra në xhep për t’ju matur kokën gjithë dynjasë për raportet që shkruanin dhe tani me demek paskan çuar në SPAK edhe portin e ri tregtar. Pse peshkatarët e Vlorës që e gdhijnë në det, të presin të zgjohet Luli nga gjumi që të kapin sardele?

Tek triporti do e ndërtojmë dhe portin e peshkimit dhe të mallrave dhe pikën e mbërritjes së pasagjerëve dhe portin aktual do ta kthejmë në një port turistik që do gjenerojë një tjetër nivel ekonomie për gjithë zonën, që do sjellë turistët me shumë lekë, që do shpenzojë këtu e do bëjë që të ngrihet komplet niveli i çmimeve për të huajt që do vijnë për turizëm dhe vetvetiu do ngrihet edhe niveli i pagave.

Aeroporti ka qenë një sfidë e madhe, por jo të gjitha shkojnë sic i planifikon. Sot ka mbaruar gara, jemi në fazën e nënshkrimit të kontratës. Mandati i tretë do i japë Vlorës portin e ri turistik, portin e ri tregtar, një aeroport dhe pas nënshkrimit të kontratës për Vlorën do hapim garën për aeroportin e Sarandës. Do i japim Vlorës tunelin e Llogarasë. Nuk është vonesë nga ne se gara u kthye nga e para sepse ofertat nuk ishin të rregullta.

Nuk dua asnjë votë për veten time, por numri 12 që përcakton 4 vite, 3 mandate.

Rama: Mandati i tretë do i japë Vlorës portin e ri turistik, portin e ri tregtar, një aeroport dhe pas nënshkrimit të kontratës për Vlorën do hapim garën për aeroportin e Sarandës Read More »

Ndahet nga jeta kreu u Shoqatës Patriotike ‘Çamëria’, babai i aktivistit tÇamëria njohur

Është nd arë nga jeta në moshën 75-vjeçare kreu i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, Hektor Sejko.

Sejko është babai i aktivistit të njohur Genc Sejko, dhe një njeri i jetës publike në Shqipëri.

Për ndarjen nga jeta të Sejkos ka reaguar dhe PDIU së bashku me shoqatën patriotike “Çamëria”.

“Hu mbëm një patriot të madh, Hektor Sejko nuk reshti së punuari për amanetin e Çamërisë”, shkruhet në ngu shëllimin e PDIU-së.

Sejko pritet të p ërcillet sot për në ba nesën e fundit, ndërkohë që familja ka shpërndarë edhe mesazhin e lamtumirës.

“I lartësuar është ai që krijoi vdekjen të cilën çdo shpirt do ta provojë. Të Zotit jemi e tek ai do kthehemi. Sot ndërroi jetë babai ynë Hektor Sejko. E lus Zotin e gjithësisë që ta mëshirojë shpirtin e tij dhe ta bëjë prej banorëve të xhe netit”.

Namazi i xhenazes do të falet në xhaminë Dine Hoxha pas namazit të drekës dhe va rrimi do kryhet në va rrezat “Sharrë” ne oren 13:30. Lamtumirë babë! Zoti të pastë në kujdesin e tij”, shkroi i biri Genc Sejko në postimin e tij.

Hektor Sejko lindi në në Gjirokastër në 18 korrik të vitit 1946, dhe vinte nga një familje patriotike nga Filati i Çamërisë.
/NOA.al

Ndahet nga jeta kreu u Shoqatës Patriotike ‘Çamëria’, babai i aktivistit tÇamëria njohur Read More »

Moderatori i emisionit ‘Zonë e Lirë’, Arian Çani, bën paralajmërimin e fortë

Moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, ka bërë një paralajmërim të fortë, pasi u shpreh se në Shqiëpri do të bëhet kasaphanë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të largohen urgjent nga Shqipëria drejt Europës Perëndimore, pasi nuk e kanë idenë se çfarë do të ndodhë këtu.

“Bëni gati çantat dhe ikni të gjithë ata që më ngjajnë mua. Nuk jua them kot. Nuk e imagjinoni dot se çfarë pritet të ndodhë këtu. Të gjithë ju që s’ndjeheni këtu fare, urgjent. Do të bëhet ka saphanë. Duhet të ikin në Europën Perëndimore. Të gjejnë mundësinë të ikin. Nuk mund ta imagjinoni se çfarë do të ndodhë në këtë vend”, tha gazetari.

Moderatori i emisionit ‘Zonë e Lirë’, Arian Çani, bën paralajmërimin e fortë Read More »