Andueli

Cilat ushqime mund të konsumoni në mëngjes dhe cilat jo?

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm, sepse do të reflektojë në të gjithë vazhdimësinë e ditës tuaj.
Dhe pse të mos e filloni ditën tuaj me energji pozitive dhe ushqim të shëndetshëm?
Është e vërtetë që dreka duhet të jetë më e pasur dhe më e gjallë, megjithatë mëngjesi ka të bëjë vetëm me zgjedhjen e përbërësve të duhur, të cilët do t’ju japin energjinë e duhur për të përballuar ditën tuaj.

Duke u bazuar në këshillat e dietologëve, ju njeh me ushqimet më të përshtatshme për tu ngrënë në mëngjes dhe me ato që duhet të evitoni.

Ushqimet Që Mund Të Konsumoni Në Mëngjes

Vezët

Vezët janë një opsion i shkëlqyer për të filluar ditën. Ato janë të pasura me proteina dhe shumë ushqyes, të cilët do të përforcojnë metabolizmin tuaj si dhe do t’ju japin më tepër energji.

Shalqiri

Duke qenë se përmban shumë ujë ai do t’ju mbajë të hidratuar dhe për shkak të pranisë së likopenit, shëndeti i syve dhe zemrës tuaj do të përmirësohet.

Tërshëra

Ajo mbron stomakun tuaj nga acidi hidrofluorik si dhe e mbron atë nga dëmtimi ose irritimi. Gjithashtu tërshëra përmban fibra të tretshme, të cilat ndihmojnë metabolizmin tuaj dhe ulin kolesterolin.

Mjalti

Mjalti do të zgjojë organizmin tuaj në mëngjes dhe do të rrisë nivelet e energjisë tuaj, duke ju rritur gjithashtu përqëndrimin dhe produktivitetin përgjatë ditës. Po ashtu do të përmirësojë gjendjen tuaj shpirtërore, sepse nxit prodhimin e serotinës, hormoni përgjegjës për lumturinë tuaj.

Ushqimet Që Duhet Të Shmangni:

Ushqimi Pikant

Mund të irritojë tërë sistemin tuaj tretës dhe për këtë arsye mund të shkaktojë urth dhe mund të dëmtojë mukozën e stomakut. Kështu që bëni mirë ta rezervoni ushqimin pikant për në drekë.

Bananet

Nëse hani një banane në mëngjes, do të rrisni nivelet e magnezit në gjak, kjo gjë mund të shkaktojë më vonë probleme të zemrës. Banania mund të shërbejë si një meze e lehtë dhe e shëndetshme, por patjetër duhet ta shmangni atë me stomak bosh.

Pijet E Gazuara Me Sheqer

Nuk ka asgjë që mund të zëvendësojë ujin në mëngjes apo lëngjet e shtrydhura. Këto pije do të ngadalësojnë metabolizmin tuaj dhe do t’ju japin ndjenjën e fryrjes gjatë gjithë ditës.

Perimet Me Gjethe Jeshile

Perimet me gjethe jeshile, janë të pasura me aminoacide të cilat mund të shkaktojnë në ndjesinë e urthit, si dhe të shtojnë gazrat. Prandaj është mirë t’i evitoni në mëngjes./AgroWeb

Cilat ushqime mund të konsumoni në mëngjes dhe cilat jo? Read More »

Rrethet me imunizim më të lartë nga vaksinat në vendin tonë

Rrethi me mbulesën më të lartë të vaksinimit në vend është Gjirokastra.

Përgjegjësja e Programit Kombëtar të Vaksinimit Erida Nelaj thotë se pas Gjirokastrës në vend të dytë renditet Vlora.

“Sasitë e vaksinave shpërndahen për çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor në varësi të popullatës që ata mbulojnë dhe fashës moshore dhe ne kemi ecur shpejt për sa i përket fashës 60 plus. Ka njësi vendore të kujdesit shëndetësor që kane ecur mirë si Gjirokastra, Fieri, Vlora, Mirdita që kanë arritur të konsumojnë shumë shpejt sasinë e vaksinës së marrë”, – tha Nelaj.

Sipas specialistëve, këto rrethe kanë krijuar imunizim më të shpejtë, për shkak edhe numri të lartë të moshuarve.

Edhe Tirana ka një mbulesë të lartë vaksinimi, por përqindja e vaksinimit është më e ulët për shkak të moshës më të re.

“Pjesa e jugut ka popullatë të moshuar dhe automatikisht ka krijuar mbrojtje më të shpejtë të popullatës se atë kontigjient popullate ka Tirana është njësia vendore të kujdesit shëndetësor me vaksinimet më të larta, por duket ende larg të zbresë fasha moshore pasi popullsia është shumë e madhe dhe shumë e përhapur”.

E pyetur në lidhje me procesin e vaksinimit dhe efektet anësore në dozën e dytë, Nelaj thotë se janë shfaqur më shume efekte se doza e parë.

“Me dozën e dytë personat duhet të presin më shumë efekte anësore, si lodhje trupore dhe temperaturë të lehtë”.

Specialistët thonë se me ardhjen e dozave të tjera të vaksinave do të ulet fasha moshore për vaksinimin e mëtejshëm të popullsisë.

Shqipëria ka siguruar deri tani mbi 730 mijë doza vaksine.

Prej Janarit në vend janë kryer mbi 530 mijë vaksinime.
/NOA.al

Rrethet me imunizim më të lartë nga vaksinat në vendin tonë Read More »

Avokati rrëfen historinë e biznesmenit shqiptar: ‘U dashurua me një vajzë të re dhe u nda nga bashkëshortja’

Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan është trajtuar një temë për të cilën ndoshta gjithmonë do të flitet, janë si ato temat universale ku edhe pse kohet kalojnë përsëri janë disa çështje të cilat gjithmonë mbeten. Tradhtia diskutohet shumë jo vetëm pse ndodh, por edhe kur ajo falet apo nuk falet.
Mentaliteti, dashuria apo situata ekonomike shpesh herë bëjnë që njerëzit ta pranojnë tradhtinë e të jetojnë me të .Të shumta kanë qenë rrëfimet e grave në studion e “Historia ime” të cilat e kanë pranuar tradhtinë dhe e kane falur, sigurisht duke u nisur nga rrethanat social ekonomike apo edhe nga mentaliteti për të mbajtur familjen së bashku.

Por ka pasur sigurisht edhe rrëfime që kanë treguar se shumë persona nuk e kanë falur tradhtinë.

Tr adhetia, falet apo jo? Pse falet? Kush ndikon mentaliteti, kushtet social ekonomike apo dashuria dhe varësia?A çon tr adhtia drejt divorcit? Në studio kanë qënë të ftuar avokatë, disa vajza të reja dhe psikologe për të folur më gjatë rreth kësaj teme. Një ndër të ftuarit ka qenë edhe avokati Gentian Romano i cili tregoi një rast konkret të tradhtisë, ku i njihte dy të dy personat dhe i kishte miq.

“Një çift, miq të mi, e kam patur dhe shumë të vështirë përfaqësimin, bashkëshorti goxha biznesmen i rëndësishëm, të martuar prej 18 vitesh, njihet me një vajzë tjetër, krijon që lidhje të fshehtë për të cilën bashkëshortja vjen në dijeni. 6 muaj kanë pasur goxha shamatë, u bëra shok, psikolog, avokat, nuk doja që çështja të kalonte në proces gjyqësor.

Arrita t’i bindja, por me hile bashkëshorti nuk hoqi dorë nga e dashura dhe dalë nga dalë edhe vetë bashkëshortja po binte dakort me lidhjen që ai kishte krijuar dhe ajo vetë nuk po e ngacmonte përderisa familja ishte e bashkuar, në darkë shkonte në shtëpi, fëmijët nuk kishin ato problematikat sepse ishin të vegjël për ta kuptuar drejt situatën. Por dashuria që bashkëshorti kishte karshi partneres së re, bëri që ai të kërkonte divorcin.

Erdhi dhe më tha që nuk vazhdohet kjo situatë kështu. Bashkëshorten e nxori nga shtëpia, thoshte është bërë e mërzitshme, e zhurmshme, më shqetëson, më fyen dhe e largoi. Ishte biznesmen, kishin shumë shtëpi dhe ajo shkoi në një shtëpi tjetër. U bë divorci, u martua me partneren e re dhe e takoj pas dy vitesh dhe i them si të shkojnë punët. Lëre më tha se u ndava dhe nga tjetra. E pyeta pse e më tha e kisha shumë mirë gruan time, çfarë bëra!”, ka rrëfyer avokati.

Avokati rrëfen historinë e biznesmenit shqiptar: ‘U dashurua me një vajzë të re dhe u nda nga bashkëshortja’ Read More »

Rama flet nga Italia: Pjesë ose jo e BE-së ne do të bëhemi shtet evropian

Kryeministri Edi Rama ndërsa ndodhet për një vizitë në Firence është shprehur se Shqipëria do të bëhet do të bëhet shtet evropian edhe nëse nuk futet në BE.

Ai gjithashtu tha se vendi ynë dhe gjithë Ballkani i duhen Evropës, ashtu sic Ballkanit i duhet Evropa, duke theksuar se janë vende që duhet të kenë bashkëpunim me njëra-tjetrën.

“Ne kemi një raport shumë të mirë me Turqinë dhe Erdoganin. E pavërtetë që Erdogani dhe Turqia kanë influencë në Shqipëri. Është shumë e qartë që për ne Europa është si një besim. Europës i duhemi ne, jo vetëm ne por i gjithë Ballkani, siç Ballkanit i duhet Europa. Pjesë ose jo e BE-së ne do të bëhemi shtet europian. Ndërkohë Turqia është fondamentale në sigurinë e BE”, tha Rama.

Rama flet nga Italia: Pjesë ose jo e BE-së ne do të bëhemi shtet evropian Read More »

Formohet ‘Grupi për PD’: Nevojitet reformim, Basha të dorëhiqet’

“Grupi për PD”, do të quhet grupimi i ri, brenda Partisë Demokratike i cili kërkon dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha, pas rezultatit në zgjedhjet e 25 prillit. Në një konferencë për mediat mesditën e sotme, Grupi për PD u shpreh se nuk bëhet fjalë vetëm për garën për kryetarin, por nevojitet një reformim në parti.

“Partia Demokratike në këto zgjedhje nuk frymëzoi dhe votuesi tradicional i kësaj force nuk u kthye në kutitë e votimit. Ne jemi të vetëdijshëm që përgjegjësia e zgjedhjeve i takon drejtuesve të Partisë. Ata duhet të marrin përgjegjësi për humbjen, pasi kanë shembullin e zotit Berisha. Dorëheqja e parevokueshme e Lulzim Bashës nga partia nuk është fundi i PD-së por fillimi i ringritjes së saj.” – thuhet në deklaratë.

“Shqipëria u përball me zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit, pas një qeverisje të korruptuar prej 8 vitesh, që e ka çuar vendin në va rfëri. Ne jemi të vetëdijshëm që shitblerja e votës, përdorimi i administratës, përdorimi i të dhënave personale, ishin vetëm një pjesë e elementëve që përcaktuan rezultatin zgjedhor, por ne jemi po ashtu të vetëdijshëm që PD nuk arriti që të mundësonte mbështetje më të madhe.

PD ka pasur rezultat të njëjtë me 4 vite më parë, PD nuk po garonte për vend të dytë, pjesëmarrja me 46% në zgjedhje është tregues domethënës që PD nuk frymëzoi, dhe as nuk siguroi mbështetje për fitore.

Ne jemi të vetëdijshëm që përgjegjësia e zgjedhjeve i takon drejtuesve të Partisë. Ata duhet të marrin përgjegjësi për humbjen, pasi kanë shembullin e zotit Berisha. Dorëheqja e parevokueshme e Lulzim Bashës nga partia nuk është fundi i PD-së por fillimi i ringritjes së saj.

Mospjesëmarrja në Reformën territoriale, në zgjedhjet lokale, dalja nga parlamenti, ishin gabime të PD-së. Marrëveshja e 5 Majit, megjithë pasojat e saj, dëmtoi në mënyrë të pakthyeshme PD-në dhe aleatët, brenda partisë kryetari nuk mbajti përgjegjësi për humbjen e 2017. Në 2019 u përjashtuan nga Kuvendi të gjithë ata që kishin kundërshtuar vendimmarrjen, sërish lista ishte ajo e kryetarit.

Kryetari nuk kishte mësuar asgjë nga hu mbja e 2017-tës, aktualisht Shqipëria është në duart e atyre që vendosin shumëçka.” shprehet ‘Grupit për PD’.

Propozimet u prezantuan nga Edit Harxhi, që sipas saj kanë në thelb, pikërisht reformimin në mënyrë që PD-së ti kthehet dinjiteti.

1-Modelin hapjes dhe bashkimit të forcave brenda dhe jashtë vendit të atyre që janë larguar nga PD apo që duan të vijnë në PD

2-Kthimin në program të qartë të të djathtës konservatore moderne

3-Ndryshimet statuore duke përfshirë zgjedhjen e kryetarit.

4-Debatit të lirë dhe sistemin e primareve me programe të qarta politike për çdo kandidat çdo demokrat brenda dhe jashtë vendit.

Pjesë e grupit janë ish presidenti Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj dhe Indrit Hoxha./NOA.al

Formohet ‘Grupi për PD’: Nevojitet reformim, Basha të dorëhiqet’ Read More »

Kryeministri Edi Rama vizitë në Firence, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe kardinali shqiptar, Ernest Troshani

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Firence të Italisë ku ka vizituar edhe muzeun Uffizzi.

Kreun e qeverisë e shoqëron bashkëshortja Linda dhe kardinali shqiptar, Ernest Troshani. Siç shkruan Rama në një postim në Twitter, në Firence ndodhen me ftesë të kryebashkiakut Dario Nardella.

“Firenze, Itali – Në muzeun e famshëm Uffizzi, së bashku me kardinalin shqiptar, Ernest Troshani, me ftesë të kryebashkiakut Dario Nardella”, shkruan Rama. /NOA.al

Kryeministri Edi Rama vizitë në Firence, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe kardinali shqiptar, Ernest Troshani Read More »

Celibashi: Do hetojmë kush ka vendosur gishtin më shumë se një herë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka reaguar lidhur me pretendimet e ngritura për votim të pa rregullt për sa i përket votimit elektronik që u aplikua në njësinë nr.10 në kryeqytet.

Sipas tij KQZ do të hetojë të gjithë rastet kur një person ka shënjuar gishtin më shumë se një herë në aparatin e indetifikimit elektronik. Celibashi ka thënë se kush kapet në këtë shkelje do të merren masa dhe do të nisin hetimet nga organet kompetente.

Celibashi shton se përjashtuar operatorëve, për të cilët e cilësoi si një problem teknik, përsa i përket rasteve të tjera, personat të cilët kanë vendosur shenjën e gishtit më shumë se një herë do të jenë të detyruar të japin shpjegime.

“Qëllimi i pajisjes ishte të regjistronte gjurmët e gishtave të votuesve, ata të cilët kanë dashur ta provojnë për sport e kanë vendosur gishtin disa herë në pajisje do të evidentohen qartësisht dhe do të japin llogari para organeve. Ata të cilët kanë thënë që pajisja nuk ka funksionuar pajisja ka funksionuar shumë mirë. Qëllimi ka qenë të evidentonte shenjat e gishtit të votuesve.

Duhet të shohim numrin total të personave që kanë shënuar më shumë se një herë në këto pajisje, ky numër në raport me raport me rezultatin do të ketë një shqyrtim nga KQZ.

Ata persona do të duhet të japin shpjegime, do hetohet dhe verifikohet. Ka pasur raste dhe shumica e rasteve i përket gjurmës së gishtave të operatorëve, ndoshta jo mirë të trajnuar kanë menduar se nuk do ishte problem nëse e vendosin gishtin disa herë. Nëse do të jetë kështu do të jemi të rastit të janë problem teknik, por me siguri absolute mundet të themi se në rastet kur dikush tjetër e ka vendosur gishtin në më shumë se 1 herë është i detyruar të japi shpjegime, sa më shumë video të tilla të shfaqen aq më shumë do të ndihmojnë hetimin”, tha Celibashi./NOA.al

Celibashi: Do hetojmë kush ka vendosur gishtin më shumë se një herë Read More »

Ky është djali shqiptar që ushtron profesionin e mamisë (emri)

5 maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Mamive.

Liburn Dema është djali nga Prishtina, i cili është ndër të vetmit meshkujt mami dhe punon në Spitalin Obsetrik.

Dema është shprehur për “ABC e Mëngjesit” se ky profesion është normal dhe ka treguar për jetën e tij private.

“Unë kam studiuar në universitetin e Prishtinës dhe jam i vetmi mami.

Për momentin punoj në sallën e lindjeve dhe aty jam unë.

Mjekësia është një punë humane, nuk ka lidhje je mami apo infermier. Ka pasur raste edhe që më kanë ngacmuar, por është profesion.

Jam i martuar, kam një vajzë dhe një djalë.

Me vajzën nuk kam pas mundësi se kam qenë pa punë dhe duhet të lindte urgjent pasi gjendja nuk ishte e mirë.

Ndërsa me djalin kam qenë te dera pasi nuk mu lejua se isha pjesë e stafit”, ka thënëai.

Ky është djali shqiptar që ushtron profesionin e mamisë (emri) Read More »