Andueli

Sot dalin përgjigjet e lotarisë amerikane, zbuloni si të kontrolloni nëse jeni fitues i programit

Shumë shqiptarë janë në kërkim të ëndrrës amerikane. E duke nisur nga ora 18:00, datë 8 maj 2021, të gjithë ata që kanë aplikuar do të mund të kontrollojnë nëse janë të përzgjedhur nga lotaria amerikane.

Ju mund të kontrolloni në faqen e internetit të E-DV https://dvprogram.state.gov/ duke filluar nga 8 maji 2021, duke klikuar mbi butonin check status dhe vendosur kodin tuaj unik që keni marrë gjatë aplikimi.
Përzgjedhja është rastësore përmes një shorti kompjuterik, ndërsa nuk ka asnjë tarifë për tu paguar. Të regjistruarit e DV-2022 do të kenë mundësinë të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar në formatin on-line “Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve” në faqen zyrtare të E-DV-së.

Sot dalin përgjigjet e lotarisë amerikane, zbuloni si të kontrolloni nëse jeni fitues i programit Read More »

Një argument përse duhet shkarkuar Presidenti i Republikës/ Opinion nga Artan Fuga

OPINION NGA ARTAN FUGA

Mund të mos jesh dakord me faktin që me anë të retorikës politike Presidenti Meta pati raste që u bë palë politike. Mund të mos jesh dakord edhe me përmbajtjen e deklarimeve të tij politike për këtë çështje ose për të gjitha çështjet. Por, duhet argumentuar se kur Presidenti me deklarime dhe komente apo intervista shpreh qendrime politike, a e shkel ai me këtë Kushtetutën?

Pra a mund të shkarkohet?

Tjetër është ta gjykosh dhe ta kritikosh një president, kryeministër, ministër, a këdo funksionar, dhe tjetër ta shkarkosh për shkelje ligjesh a kushtetute!

Ore a kanë këta qoftë edhe kulturën juridike më minimale, apo ç’a dreqin kanë nën kockat e kokës qofshin deputetë, analistë, a ekspertë (pikaaaaaa!) kushtetues!

Qenka garant i unitetit të kombit, pra nuk duhet të mbajë anësi politike!!! Po mirë mo po kur Presidenti Trump hyn në fushatë duke qenë president a e shkelte Kushtetutën ai! Po, çfarë thoni mo, se na latë pa mend! Po kur presidenti Makron hyn në fushatë elektorale a e cënon ai unitetin e Kombit!

E dyta, juridikisht flas, për analfabetët juridikë, presidenti (me të cilin për shumë deklarime nuk jam i një mendjeje) ka shprehur vetëm pikëpamje politike apo edhe ka firmosur dekrete në favor të partive politike që ai parapëlqen ndofta? Pse more a nuk i lejohet njeriut të shprehë politikisht bindjet e veta politike, ndërkohë që nuk ka asnjë veprim juridik nga ana e tij, asnjë dekret, ku ai të ketë shkelur Kushtetutën!

Ai i ka ndarë me mur pikëpamjet dhe parapëlqimet e veta politike nga veprimtaria e tij kushtetuese si President! Ai duhet lavdëruar për këtë.

Apo ta shkarkoni sepse në orarin e punës si President ndofta ka bërë deklarime të njëanëshme politike. Eshtë marrë me punë private. Poooo, kjo poooo, ka shkel kodin e punës, duke mos respektuar ndofta 8 orarëshin. Kjo akuzë mund të eci në Gjykatën Kushtetuese! Hahahahaha!

Ku e ndalon Kushtetuta presidentin të ketë pikëpamjet e veta politike, ndërkohë që këto pikëpamje nuk materializohen në dekrete antiligjore që do të cënonin vetë funksionin e tij!

Edhe unë do të doja një President as mish a peshk, por tjetër se çfarë dua unë, sepse nuk do të doja as edhe një kryeministër që në fushatë elektorale do të shkonte te qendrat ku veteranët çpoheshin në krah me vaksina për të marrë urimet e tyre. Por, kjo nuk vlen as për të shkarkuar Presidentin a për të shkarkuar kryeministrin. A sa për retorikë politike! Pooooo, shaj sa të duash! Futja kot!
/NOA.al

Një argument përse duhet shkarkuar Presidenti i Republikës/ Opinion nga Artan Fuga Read More »

Përfitimet shëndetësore që ofron bamja

Në mjekësinë popullore, lëngu i bamjes dhe vetë kjo perime konsiderohet jetësore kundër një sërë sëmundjesh. Ky lëng është veçanërisht efikas në trajtimin e diabetit, kolesterolit të lartë dhe sëmundjeve të veshkave. Kjo perime e veçantë ofron mijëra përfitime shëndetësore.

Sipas të dhënave, një gotë me lëngun e bamjes ofron 2 gramë proteinë, 21 miligramë vitaminë C, 80 mikrogramë folat, 3 gramë fibër, 7.6 gramë karbohidrate. Mënyrat e konsumit të bamjes janë të larmishme. Bamja mund të skuqet, zihet, kavërdiset por edhe të bëhet turshi.

Përfitimet Shëndetësore Që Ofron Bamja:

Nëse konsumoni bamje rregullisht mund të mbani kolesterolin në nivele të shëndetshme. Bamja ka aftësinë të ulë nivelin e sheqerit në trup. Bamja ul nivelin e glukozës që merret nëpërmjet ushqimit dhe ndikon në shëndetin e sistemit tretës. Fibra që gjendet tek bamja ndihmon në lëvizjen e zorrëve dhe parandalon fryrjet, konstipacionin por edhe diarenë. Bamja ndihmon në zbutjen e simptomave të azmës dhe fuqizon sistemin imunitar me vitaminë C dhe antioksidantë. Bamja është shumë e dobishme në parandalimin e sëmundjeve të veshkave. Lexoni më poshtë, rekomandimet për përdorimin e ujit të bamjeve.

Si Të Përgatisni Lëngun E Bamjes Dhe Të Ulni Nivelin E Sheqerit Në Gjak

Përbërësit:

4 bamje të freskëta të lara,

Një filxhan çaji me ujë.

Përgatitja:

Hiqni majën dhe bishtin e bamjeve, pastrojini me kujdes dhe vendosini ato në ujë ne një enë. Mbajini bamjet në ujë për gjithë natën. Shumica e ushqyesve të bamjes të cilët gjenden tek lëkura dhe farat do të përthithet nga uji. Lëngun pijeni në mëngjes me stomak bosh, pothuajse 30 minuta përpara se të hani vaktin e parë të ditës. Pijeni këtë lëng çdo ditë për një javë dhe do të vëreni përmirësimet në shëndetin tuaj. Përgatiteni çdo darkë në mënyrë që të merrni të gjitha vlerat. Këtë kurë mund ta përsërisni një herë në muaj./AgroWeb

Përfitimet shëndetësore që ofron bamja Read More »

Çfarë ndodhi mbrëmë mbi qiellin shqiptar?

Qielli i Elbasanit mbrëmjen e djeshme është ndriçuar nga disa objekte të panjohura, duke bërë që qytetarët t’i shihnin me habi dhe të postonin foto në rrjetet sociale.

Por objektet nuk ishin asgjë tjetër veçse satelitët e “Space X” të Elon Musk, që qarkullojnë në të gjithë bvotën me qëllimin për të krijuar një konstelacion satelitësh në pjesën e ulët të orbitës për të përmirësuar shërbimin e internetit.

Kjo ishte njësia e gjashtë e satelitëve “Starlink” e lëshuar nga Space X në hapësirë, ndërkohë që njësi të tjera pritet të lëshohen në vazhdim.

Çfarë ndodhi mbrëmë mbi qiellin shqiptar? Read More »

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë kujton sot artisten e ndjerë Nexhmije Pagarusha në ditëlindjen e 88 të saj

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë ka kujtuar sot artisten e ndjerë Nexhmije Pagarusha në ditëlindjen e 88 të saj.

Përmes një postim në “Facebook” ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi shprehet se Pagarusha ka lënë si dhuratë të çmuar zërin e saj të mrekullueshëm.

“Do të donim të vinim sot në shtëpinë tënde me një tufë lule të të uronim: Edhe 100 vjet zonja Pagarusha!”

“Kishim shumë dëshirë të të kishim sa më gjatë midis nesh. Por ti u largove duke na lënë shumë trishtim, por njëkohësisht na le si dhuratë të çmuar zërin tënd të mrekullueshëm, na le shpirtin e madh të një artisteje të pavdekshme!”, ka shkruar ai krahas disa fotove, ku shfaqet diva e muzikës shqiptare.

Nexhmie Pagarusha u lind më 7 maj 1933. Ajo është cilësuar si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor dhe shumë epitete të tjera.

Repertori i saj interpretues është tejet i gjerë dhe i larmishëm. Veçohen këngët “Ani mori nuse”, “Kur më del në derë”, “Metelikun ta kam fal”, “Po të pres te dega e fikut”, “Mora testinë”, “Kënga e Rexhës” etj.“Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj që ruan elemente folklorik të këngës.

Nexhmie Pagarusha ka qenë edhe aktore në disa filma si “Tre vetë kapërcejnë malin”, “E ka fshoja te rrin”, “Fluturimi i Micakut”.

Nga viti 1984 vendos të përmbyllë karrierën si këngëtare. Më 2012, u dekorua me “Nderi i Kombit” nga presidenti i Shqipërisë.

Bilbili i muzikë shqiptare ndërroi jetë më 7 shkurt 2020. /NOA.al

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë kujton sot artisten e ndjerë Nexhmije Pagarusha në ditëlindjen e 88 të saj Read More »

Kujtim Gjuzi për largimin e Metës: ‘Do të na bëjë mirë një ha jdut më pak’

Në seancën e sotme plenare, Kuvendi pritet që të votojë anëtarët e Komisionit Het imor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Parlamentit, Myslim Murrizi i cili është emëruar edhe nënkryetar i komisionit tha se do të jetë në atë komision për të parë seriozitetin e akuzave që Taulant Balla artikuloi ndaj kreut të shtetit në Kuvend.

Po ashtu, Murrizi tha se nëse Kuvendi dhe gjykata do të vendosë, ai vetë mendon se “do të na bëjë mirë një ha jdut më pak.”

Murrizi, megjithatë në mënyrë figurative, duke iu drejtuar Ballës tha se nëse shkëputet “kjo kokërr tespie” të tjera mund të pasojë nga grupi i tij dhe të tjerëve.

“Do të jem në këtë komision për të parë se deri ku shkon serioziteti i asaj që artikuluat këtu Balla, por edhe për të parë se çfarë ka bërë realisht ky president gjatë 30 ditëve. Shpresoj të jetë një ogur i mirë. Dhe nëse Kuvendi dhe gjykata do të vendosë, mua si Myslim them se do të na bëjë mirë një ha jdut më pak. B urgu i Reçit do të jetë mikpritës për 30 vetë që bëjnë sikur i duan shqiptarët. Ishalla e keni seriozisht dhe nëse kjo kokërr tespie shkëputet, do këtë nga grupi jot si tespie për të shkuar drejt Reçit” ./NOA.al

Kujtim Gjuzi për largimin e Metës: ‘Do të na bëjë mirë një ha jdut më pak’ Read More »

Balla: ‘Qëllimi ynë është që populli shqiptar të ketë një president të drejtë dhe që nuk mban anë politike’

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla, në fjalën e tij në parlament, deklaroi se Meta ka nxitur kon flikt politik.

Balla thekson se presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutën, duke shtuar se kreu i shtetit favorizoi qartësisht opozitën.

“Qëllimi ynë është që populli shqiptar të ketë një president të drejtë dhe që nuk mban anë politike. Meta ka shkelur rëndë Kushtetutën, ka cenuar ndjeshëm besueshmërinë e qytetarëve dhe nuk ka bërë punën siç i takon. Ne duam shkarkimin e Metës, në kushtet e shkeljes së rëndë fa tale të Kushtetutës. Presidenti nuk ka moderuar kon fliktin politik, por ka nxitur përpl asjet.

Meta me fjalët e tij ka nxitur ko nflikt politik.

Deklaratat e Metës në atë periudhë qartë favorizonin partitë opozitare dhe deni gronin maxhorancën, duke shkelur paanshmërinë politike, që Kushtettuta i ka veshur kreut të shtetit. Presidenti mund të shkarkohet për shkelje të Kushtetutës ose kryerje të kri miti të rëndë. Kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën dhe respektohen rregullat për shkarkim të tij. Kreu i shtetit mori kompetenca që nuk i takojnë me ligj. Aktiviteti i presidentit nuk duhet të turbullojë situatën politike. Meta ka kthyer me dekret shumë ligje, që janë vonuar vetëm për shkak të orientimit aspak me ligjin të presidentit. Vonesat nga presidenti kanë sjellë dë me të konsiderueshme”, u shpreh Balla.

Balla nënvizoi se presidenti Meta nuk përfaqëson të gjithë popullin, por se u bë palë me një anë politike.

“Meta fton popullin që të bëjnë rezistencë. Presidenti ka shkelur paanashmërinë. Ai ka nxitur konflikt dhe ka treguar qartë se ishte pro opozitës dhe kundër maxhorancës. Meta, me aktet e tij, mbajti qartësisht anën e opozitën. Ai nuk përfaqëson më gjithë popullin. Kreu i shtetit foli për “banda të Rilindjes” dhe për “Ndragheta”, si fjalë të hedhura në tym, duke qenë përherë i njëanshëm. Duke intimiduar votuesit, Meta ka bërë që imazhi i Shqipërisë në botë të pësojë rënie. Prandaj, Kuvendi si përfaqësues i popullit duhet të çojë përpara procedurën për shkarkim të presidentit”, përmbylli Balla./NOA.al

Balla: ‘Qëllimi ynë është që populli shqiptar të ketë një president të drejtë dhe që nuk mban anë politike’ Read More »

Ja kush e drejton Komisionin për shk arkimin e Metës, pjesëtarë edhe 3 deputetë të opozitës (emrat)

Alket Hyseni do të jetë kryetari i Komisionit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, i cili pritet të ngrihet në ditët në vazhdim.

Burime për media bëjnë me dije se pjesëtarë në komision do të jenë edhe 3 deputetët e opozitës: Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind Çaçani.

Komisioni Hetimor pritetë që të shqyrtojë gjatë një muaji argumentet e ngritura nga Partia Socialistepër shk arkimin e Metës.
Janë 50 deputetë socialsitë ata që kanë firmosur nismën për shka rkimin e presidentit me arsyetimin se Meta ka shkelur Kuhstetutën gjatë fushatës elektroale të 25 prillit.

Ja kush e drejton Komisionin për shk arkimin e Metës, pjesëtarë edhe 3 deputetë të opozitës (emrat) Read More »