Andueli

Spiropali: Nuk jemi kundër zgjedhjeve të parakohshme nëse e vendos Gjykata Kushtetuese

Deputetja Elisa Spiropali, deklaroi se nuk janë kundër zgjedhjeve të parakohshme nëse vendoset nga Gjykata Kushtetuese.

Në një intervistë për ABC news ajo foli për zgjedhjet e 25 prillit, deklaratat e PD-së për shit-blerjen e votës si edhe kërkesës për hetim të këtij procesit të numërimit.

“Nuk jemi kundër zgjedhjeve të parakohshme nëse e vendos Gjykata Kushtetuese”, tha Spiropali.

Spiropali nuk hodhi akuza ndaj opozitës sikundër jemi mësuar ta dëgjojmë, por vlerësoi fushatën e bërë nga kjo forcë politike për zgjedhjet e 25 prillit.

“PD ka bërë një fushatë të mirë. Bash për hir të vërtetës ka qenë i arsyeshëm. PD është rritur ka marrë maksimumin që mund të merrte. Edhe ne do të bëjmë analizë edhe ata duhet të bëjnë analizë, por që PD të vrapojë drejt mosnjohjes së zgjedhjeve është rruga e sigurt e hu mbjes”, u shpreh Spiropali.

Ndërsa u pyet për deklaratat e Kreut të Partisë Demokratike i cili i konsideroi zgjedhjet e 25 prillit, k rim zgjedhor, Spiropali u shpreh se duhet të ndiqen procedurat dhe se në asnjë moment qeveria nuk ka penguar autoritetet të h etojnë.

Sa i përket kërkesës së kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim e me liderin e opozitës, ajo theksoi se tashmë në këtë mandat të tretë ka ardhur koha që partitë politike t’i lënë pas “llogoret” e së shkuarës, por për të ardhmen e vendit dhe për rrugën drejt Bashkimit Europian

Përsa i përket nismës për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, Spiropali u shpreh se, nuk e meriton besimin e shqiptarëve ndërsa shtoi se ai është vetëshkarkuar dhe se në mënyrë të hapur ka marrë pjesë në fushatë duke krijuar përçarje.

“Presidenti është vetëshkarkuar ka marrë pjesë hapur në fushatë, ka shkaktuar përçarje. Ne duhet t’i japim vendin një President dinjitoz. Ky ka br aktisur detyrën nuk ka përfaqësuar asnjë moment unitetin e popullit, por është i anshëm, i dhu nshëm. Ne kemi nevojë për një President që të jetë i të gjithëve dhe jo që sheh vetëm interesin e familjes së tij politike”, tha Spiropali./NOA.al

Spiropali: Nuk jemi kundër zgjedhjeve të parakohshme nëse e vendos Gjykata Kushtetuese Read More »

Sot 5 maji, nostalgjikët nuk ‘dorëzohen’: Lavdi shqiptarit të madh, Enver Hoxha!

Si çdo vit tjetër, sot në Ditën e Dëshmorëve, nuk mund të mungonin as nostalgjikët e Enver Hoxhës

Ata sipas “rregullores” së tyre kanë zhvilluar homazhe në Va rrezat e Dëshmorëve, duek mbajtur në duar portrete të ish-dik tatorit Enver Hoxha, grushtin lart, si dhe parullat, ku shkruhej: “Lavdi shqiptarit të madh, Enver Hoxha”.

Nostalgjikët e re gjimit di ktatorial kanë vendosur kurora me lule në Var rezat e Dëshmorëve.

Në va rrezat e Dëshmorëve zhvilluan edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kreu i PD, Lulzim Basha, kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, si dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.
/NOA.al

Sot 5 maji, nostalgjikët nuk ‘dorëzohen’: Lavdi shqiptarit të madh, Enver Hoxha! Read More »

Rama konferencë me komisionerin Varhelyi: Ishte zëri i arsyes për të sjellë vaksinat Shqipëri e rajon

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Rinas Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ku pas takimit kanë mbajtur dhe një konferencë për media.

Në fjalën e tij nga Rinasi, Rama e falënderoi komisionerin Varhelyi, teksa e cilësoi atë si zërin e arsyes në Komisionin Evropian për të mos lënë jashtë Ballkanin Perëndimor në skemën e shpërndarjes së vaksinave anti-Covid.

“Sapo kemi përfunduar një takim shumë miqësor me komisionerin Varhelyi, i cili edhe njëherë tjetër ka provuar përkushtimin dhe mbështetjen jo vetëm për vendin tonë, por për të gjitha vendet e rajonit, duke qenë qysh në krye të herës zëri i arsyes në KE për të mos e lënë jashtë Ballkanin Perëndimor nga skema e shpërndarjes së vaksinave dhe ka arritur ta materializojë një punë të tij disa mujore, duke përcaktuar 651 mijë doza të vaksinës Pfizer të shpërndara proporcionalisht për vendet e rajonit. Prandaj, unë dua t’i shpreh mirënjohjen dhe dua ta falënderoj publikisht për këtë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë kohë absolutisht të jashtëzakonshme. Nga ana tjetër, dua të nënvizoj faktin se falë komisionerit, në radhë të parë, Komision i Evropian u rikthye si motor i solidaritetit, jo vetëm për planet e rimëkëmbjes, por edhe për vaksinimin e vendeve evropiane, përfshirë në këtë rast 6 vendet e rajonit tonë.

Nga ana tjetër, më vjen natyrshëm që të kujtoj këtu se Komisioni ka mundësuar njëkohësisht kualifikimin e vendeve të rajonit, ku në këtë rast flas për Shqipërinë, për fondet për përballimin e pasojave shëndetësore të pandemisë, përmes fondit të solidaritetit të BE. Janë afro 1 milion euro që i takojnë Shqipërisë. PO ashtu, Komisioni ka miratuar edhe propozimin e paketës së asistencës makro-financiare në mbështetje të Ballkanit Perëndimore, duke dislokuar një shumë të parë prej 90 milionë eurosh. Shuma totale prej 2.2 miliardë euro e BE do të kontribuojë edhe për lëvrimin e vaksinave për rajonin, ndërkohë që tanimë kanë mbërritur në Shqipëri dozat e para dhe deri në gusht Shqipëria do të marrë të gjithë pjesën e saj të akorduar të vaksinave. Me komisionerin kemi diskutuar edhe për vazhdimësinë e planit të madh të investimeve, për Ballkanin Perëndimor, ku Shqipëria bën pjesë si aktore në këtë proces dhe jemi shumë optimistë që tanimë shumë gjëra janë vënë në vijë dhe projektet e mëdha do fillojnë të lëvizin në drejtimin e duhur me financimet e para”, tha Rama. /NOA.al

Rama konferencë me komisionerin Varhelyi: Ishte zëri i arsyes për të sjellë vaksinat Shqipëri e rajon Read More »

H umb betejën me virusin e rr ezikshëm Covid-19 aktori i njohur, Guljelm Radoja

Ka ndë rruar jetë te spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi” aktori i njohur, Guljelm Radoja.

Aktori ka h umbur be tejën me virusin e rr ezikshëm Covid-19 në moshën 75-vjeçare.

Ai ishte prekur nga koronavirusi disa javë më parë, por gjendja e tij shëndetësore ishte tejet e rënduar. Pas disa javësh i shtruar në Spitalin e Durrësit, Radoja ishte sjellë te “Shefqet Ndroqi”, pak ditë më parë, ku ndodhej në intubim.

Artisti Guljelm Radoja (1945, Shkodër) ka luajtur në të gjitha skenat teatrore në vend. Në kinematografi është angazhuar në mbi 30 role, ku ndër më të rëndësishmit është ai i Petro Nini Luarasit te filmi “Kush vd es në këmbë” apo edhe te “Gjurma”, “Mësonjëtorja”, “Kthimi i ushtrisë së vd ekur”, “Kolonel Bunker” etj. Ai ishte nderuar me titullin “Artist i Merituar”./KNOA.al

H umb betejën me virusin e rr ezikshëm Covid-19 aktori i njohur, Guljelm Radoja Read More »

Ushqimet më të mira që ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave

Natyra gjithmonë na jep mjetet e duhura për të luftuar sëmundjet dhe për të jetuar shëndetshëm. Kështu që gjithçka që duhet të bëni është të konsumoni ushqimet e duhura, të cilat mbështesin rigjenerimin e qelizave. Trupi i njeriut ka aftësi të rigjenerojë veten pas një farë kohe, për shembull lëkura rigjenerohet për 30 ditë, ndërsa qelizat e kuqe të gjakut rigjenerohen për 4 muaj.

Studiuesit duke përdorur fuqinë rigjeneruese të trupit, kanë zbuluar trajtime për një sërë sëmundjesh, si kanceri i gjakut dhe dëmtimet e kyçeve. Procesi i inflamacionit që zhvillohet në trupin tonë nga një dëmtim ose sëmundje, shkatërron qelizat duke i bërë ato të paafta të përfundojnë procesin e rigjenerimit. Këtu do të gjeni disa nga ushqimet të cilat luftojnë inflamacionin dhe nxisin ripërtëritjen e këtyre qelizave.

Frutat e pyllit duke qenë të pasura me antioksidantë dhe vitamina, janë në gjendje të zvogëlojnë inflamacionin dhe të mbështesin procesin e riparimit të qelizave. Ato ndihmojnë gjithashtu në zvogëlimin e dhimbjeve të kyçeve dhe mbështesin funksionin e mëlçisë.

Salmoni dhe prodhimet e detit janë thelbësore për trupin tuaj pasi përmbajnë acide të shëndetshme yndyrore, të cilat luftojnë inflamacionin. Ato gjithashtu mbështesin funksionin e trurit dhe zemrës, kështu që përfitimet do të jenë të shumta.

Brokoli është i pasur me substanca anti-inflamatore, të cilat përmirësojnë funksionin e mëlçisë dhe procesin e përgjithshëm rigjenerues në trup. Në të njëjtën kohë, brokoli është një agjent i shkëlqyer detoksifikues.

Xhenxhefili frenon veprimin e elementeve dhjamore që nxisin inflamacionin, duke mbështetur procesin e rinovimit në mënyrë të natyrshme.

Arrat dhe farat janë të pasura me acide yndyrore dhe proteina. Ato mbështesin rigjenerimin e qelizave dhe mund t’ju ndihmojnë të humbisni peshë në të njëjtën kohë. Arrat, bajamet, farat chia dhe farat e lirit janë të gjitha të shkëlqyera kundër inflamacionit dhe ju mund t’i përfshini ato lehtësisht në regjimin tuaj ushqimor.

Kërpudhat janë të pasura me polifone, të cilët mbrojnë qelizat e mëlçisë nga dëmtimi dhe luftojnë inflamacionin. /NOA.al

Ushqimet më të mira që ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave Read More »

Deputeti i PS-së: ‘Rama më ka telefonuar disa ditë përpara dhe më tha që do jem deputet në…’

Deputeti i PS-së, Lefter Koka beson se kryeministri Edi Rama do të mbajë mandatin e deputetit të Durrësit.

Kryesocialisti ka dalë fitues në dy qarqet, në Vlorë dhe në Durrës, e për këtë Koka beson se ai do të jetë tashmë deputet i këtij qyteti.
“Rama më ka telefonuar disa ditë përpara dhe më tha që do jem deputet në Durrës”, tha Koka.

Deputeti i PS-së: ‘Rama më ka telefonuar disa ditë përpara dhe më tha që do jem deputet në…’ Read More »

Kirurgu plastik: ‘Politikanët në Shqipëri bëjnë botoks dhe kërkojnë të mos u dalë emri. Në fakt sjellin dhe të dashurat e tyre dhe dëshirojnë të mos u dalë si informacion’

Sot në “Ftesë në 5” n1% Top Channel, me Bieta Sulon ishte i ftuar kirurgu i njohur plastik, Panajot Papa.

Ai u bë pjesë e diskutimit për trendin e ri të ndërhyrjeve estetike të burrave, që në vendin tonë shihen me shumë paragjykim dhe bëhen fshehurazi.

Papa pranoi se i kanë shkuar shumë politikanë të njohur për të kryer botoks apo trajtime të tjera estetike dhe nuk shkojnë të pashoqëruar.

“Politikanët në Shqipëri bëjnë botoks dhe kërkojnë të mos u dalë emri. Në fakt sjellin dhe të dashurat e tyre dhe dëshirojnë të mos u dalë si informacion. Më ka ndodh të më vijë një politikan kur isha në Angli, nuk ishte me bashkëshorten, por me një vajzë tjetër. M’u lut që të ruaja privatësinë”, tregoi ai.

Kirurgu plastik: ‘Politikanët në Shqipëri bëjnë botoks dhe kërkojnë të mos u dalë emri. Në fakt sjellin dhe të dashurat e tyre dhe dëshirojnë të mos u dalë si informacion’ Read More »

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare shefi i komisariatit të Lushnjës Adrian Matani

Është ndarë nga jeta shefi i komisariatit të Lushnjës Adrian Matani. Ai mësohet se ka nd ërruar jetë në moshën 45-vjeçare.

Për ndarjen e tij nga jeta kanë reaguar shumë miq dhe kolegë të cilët u kanë shprehur ngu shëllimin e tyre familjes në rrjetet sociale, ndërsa shkruajnë se lajmi i hidhur u duket i pabesueshëm

Mësohet se shefi i komisariatit të Lushnjes dy shohet se ka h umbur jetën nga problemet me zemrën.

Metani prej vitesh ishte pjesë e Policisë së Shtetit, ndërsa së fundi ishte shef i komisariatit të Lushnjes./NOA.al

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare shefi i komisariatit të Lushnjës Adrian Matani Read More »