Një 12 vjeçar ukrainas, që kishte ardhur me pushime në Sarandë, është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pasi konsumoi një mbidozë ilaçesh.
Dy shohet se medikamenti i llojit iburprofen i është dhënë gabimisht fëmijës nga nëna e tij.
Mësohet se 12-vjeçari me iniciale V.K është paraqitur në spitalin Sarandë pasi kishte konsumuar 5 tableta Ibuprofen 400mg dhe për rrjedhojë është in toksikuar.
Sipas bluzave të bardha, fëmija në spital nga kjo ngatërresë medikamentesh kishte probleme si : dh imbje barku të forta, dhi mbje koke të fortë, urinim të pakët, letargji (përgjumje),konvulsion deri në k omë.
Aktualisht, gjendja e fëmijës është e stabilizuar.
Çudi tipike shqiptare! Gëzimi i një prindi që e martoi vajzën, nuk ka zgjatur shumë. E bija ka qëndruar vetëm dy muaj tek bashkëshorti dhe më pas e ka br aktisur atë, duke ikur me një partner tjetër që jeton në periferi të kryeqytetit. Kur babai i turpëruar prej të resë, është veshur dhe ka tr okitur tek ish-krushqit për të kërkuar falje dhe për t’i sqaruar ata, është gjendur i befasuar nga reagimi i tyre. Krushqit kanë llogaritur një më një se sa kushtonte fjetja, ushqimi dhe çdo shpenzim i të resë dhe si përfundim i kanë vënë “gj0bë” të atit, duke i kërkuar tre milionë lekë.
De noncimi, sipas burimeve të sigurta nga GazetaSi.al, u mbajt shënim në kom isariatin numër pesë dhe ka si kallëzues një 65-vjeçar me inicialet A.Z. “Jam me profesion punëtor krahu dhe e martova bijën me dëshirën e saj, pa ndërhyrje, pa d hunë dhe pa ndërmjetësinë e kurrkujt”, – shprehet mes të tjerash 65-vjeçari, i cili me ish-krushqit, ka dhe një lidhje tjetër krushqie, pasi në fisin e tyre ka të martuar të motrën.
Pas martesës, e reja ka qëndruar e martuar vetëm dy muaj dhe më pas është larguar në periferi duke marrë vetëm një telefon dhe një xhup. Largimi i saj, nuk ishte aspak në drejtim të paditur, ajo ka njohur një 47-vjeçar në rrjetet sociale dhe ka br aktisur gjithçka për hatër të tij.
Megjithatë, 65-vjeçari, nga një qytet i veriut dhe me banim në Paskuqan, për të ruajtur traditën dhe për të qenë sa më korrekt me ish-krushqit, ka shkuar në shtëpinë e tyre për vizitë.
“Aty gjeta të gjithë burrat e fisit të ish-burrit të sime bije. Nisa të flas, duke iu treguar se fëmijët nuk na pyesin më dhe se na turpërojnë, pasi sa më të mëdhenj fëmijët, aq më të mëdha problemet. Por krushku ma preu fjalën. Më tha; ‘na detyrohesh 3 milionë lekë, aq kushton dy muaj qëndrimi në shtëpinë tonë’”.
A.Z., ka dashur t’i pyesë se përse ata nuk e nuhatën që diçka po ndodhte me të bijën dhe se përse djali i tyre, nuk i ofroi ngrohtësi, përderisa ajo u vu në kërkim të një tjetri. “Ju thashë se vajza ime, nga ajo shtëpi kishte marrë vetëm telefonin dhe një xhup dhe gjithçka tjetër, pajën sipas traditës sonë në veri, e kishte lënë aty, si bizhu floriri, varëse e unaza floriri”.
Megjithatë, 65-vjeçari kuksian, shton se ka hapur kuletën dhe ka nxjerrë aq sa ai kishte në xhep.
“Iu dhashë sa kisha në kuletë, ishin ndoshta 400 mijë lekë, nuk i numërova. Por krushku tha. ‘Ti je baba dhe ti do mbash përgjegjësi për bijën, na ke borxh 3 milionë lekë’”.
Krushku
Pas kësaj, po licia ka shoqëruar me urgjencë krushkun kan0sës. Ai ka treguar një version tjetër, sipas të cilit, e reja u martua me ndërhyrjen e dy familjeve dhe derisa ajo u arr atis, ishte sjellë shumë mirë me ta. Por në krye të dy muajve, ajo ka lënë një letër tek njerëzit e burrit.
Vajza shkruan në letrën, që GazetaSi.al, e lexoi dhe që u administrua si provë.
“Ju kërkoj shumë falje dhe me vjen shumë keq, por më mirë të tregoj të vërtetën time. Jeni njerëzit më të mirë që unë kam takuar në jetën time, jeni njerëzit më të mirë që kam pasur dhe dëgjuar në jetë. Mirupafshim nga unë”.
Ish-vjehrri, thotë se kur shkoi ish-krushku, i nx ehur i ka treguar shpenzimet që kishte bërë për dasmën dhe gjithçka tjetër. “Si më pr etë në besë?”, – e pyeta. Madje kur A.Z., i hodhi lekët në tryezë, i thashë “hiqi ato lekë, s’dua asnjë lekë prej teje”.
Edhe ish-burri, ka shtuar se nusen e ka trajtuar shumë mirë dhe sipas tij, ish-nusja e re, ishte kthyer tek ish-burri që kishte pasur. “Ajo ka qenë e l idhur me një burrë tjetër dhe për këtë gjë nuk na treguan asgjë. Ne u sollëm mirë me të dhe kurrë asnjë problem nuk pati, derisa iku pa na treguar”.
Të gjithë anëtarët e të dyja familjeve, janë pyetur për takimin mes krushqve dhe në përfundim, babai i vajzës është paraqitur sërish në ko misariatin numër 5, duke kërkuar që të tërheqë k allëzimin, pasi ishte me nerva dhe ndaj kishte de n0ncuar krushqit e br aktisur nga e bija.
“Ata janë njerëz të mrekullueshëm. Por fëmija të turpëron dhe tani që e kam menduar dhe jam qetësuar, them që unë do kisha vepruar më keq, në rast se do më kishte ikur nusja nga shtëpia”./SI
Pika kufitare e doganës së Kapshticës është hapur për të gjithë shiptarët.
Burime për media bëjnë me dije se në këtë pikë kufitare do të kalojnë të gjithë kategoritë e udhëtarëve dhe jo vetëm punonjësit sezonal që nga dita e sotme.
Gjithashtu pritet që të hiqet numëri i kufizuar i personave që udhëtojnë në doganën e Kakavijës dhe të zgjatet ora e punës.
Sakaq bëhet me dije se edhe porti i Sarandës ka marrë dritën jeshile prej autoriteteve greke dhe ka nisur lëvizja e trageteve mes portit të Sarandës dhe atij të Korfuzit.
Pritet njoftimi zyrtar për të dhënë më shumë detaje rreth vendimit për lehtësimin e masave për shqiptarët.
Pas shk arkimit të drejtorit të Sigurisë Publike në Po licinë e Shtetit Gjovalin Loka, nga detyra është larguar edhe kreu i Drejtorisë Vendore të Po licisë Kukës, Alban Çela.
Ky i fundit është shkarkuar me urdhër të drejtorit të P olicisë së Shtetit Ardi Veliu. Çela e mbante këtë detyre prej nëntorit të vitit të kaluar, kur zëvëndësoi Erigert Mitrin.
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u shprehën se ndryshimet në strukturat e po licisë, të cilat ishin planifikuar të bëheshin në vjeshtë, të realizoheshin menjëherë tani.
Është liruar nga detyra Gjovalin Loka, drejtor i Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit. Atij i është komunikuar lirimi gjatë ditës së sotme. Loka është liruar nga detyra për shkak të ristrukturimit në organigramën e Po licisë së Shtetit.
Loka është larguar nga kjo detyrë dhe do të emërohet në një post tjetër. Loka është liruar nga detyra për shkak të ristrukturimit në organigramën e Po licisë së Shtetit. Loka është larguar nga kjo detyrë dhe do të emërohet në një post tjetër.
Ndryshimet në kupolën e Po licisë së Shtetit u paralajmëruan edhe më herët nga ministri i Brendshëm Bledi Cuçi, ndërkohë që gjithçka ndodh pas disa ngjarjeve të rënda k riminale që kanë t ronditur opinionin publik.
Vajza e ish-deputetit Bashkim Finos, Megi Fino është emëruar zëvendës ministri për Europën dhe Punët e Jashtme.
Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.
VENDIMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Megi Fino emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
***
Për herë të parë Megi Fino u shfaq në publik krah socialistëve në Kongresin e Partisë Socialiste më 12 qershor, ku dhe mbajti një fjalim pr ekës për të atin e saj, Bashkim Finon.
Ky i fundit u nd a nga jeta disa muaj më parë pasi nuk e fitoi dot bet ejën me Covid-19
Pas ultimatumit që dha dje kryeministri Rama, po licia ka ndërmarrë aksione të shumta të spastrimit të plazheve nga shezlonget në të gjithë vijën bregdetare të vendit. Ka pasur përpl asje të policisë jo vetëm me pronarët e shezlongëve por edhe me qytetarët të cilët kishin paguar për shërbimin e marrë.
Ndërsa së fundmi, një përpl asje ka ndodhur mes pronares të një hoteli dhe policisë në Velipojë ku po vazhdon aksioni për spastrimin e vijës bregdetare nga personat që siç raportohet e kanë zaptuar ilegalisht.
Në videot e mëposhtme, shihet një përpl asje mes pronares së hotelit dhe policisë. Pronarja e hotelit ka kërkuar që të lirohen hapësirat publike përpara hotelit të saj, ndërsa po licia ka thënë se po bën vetëm atë që i është kërkuar në vendet e përcaktuara.
“Jam qytetare amerikane unë nuk duhet me ma ngrit zonin se thirra direkt ambasadën. Ju keni liru hapësira të tjera, mua më duhet të lironi hapësirën që është përballë hotelit tim të certifikuar”- ka thënë ndër të tjera pronarja e hotelit.
Të tjera rrëf ime tro nditëse vijnë nga familjarët e familjes Gushi, që u sh ua tra gji kisht nga aks identi në ak sin Fier-Vlorë, teksa po vinin nga Greqia për të bërë pushimet në Shqipëri.
E motra e Silvana Gushit, Suela, rrëfeu mes lo tësh në emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24, raportin që kishte me motrën, dhëndrin dhe dy mbesat e saj.
Teksa zbuloi telefonatën e fundit me ta, rrugës për në Shqipëri, Suela tregoi edhe si e mori vesh lajmin tro nditës në spital, ndërsa tha se me mbesat, sidomos me Anastasinë, ishte shumë e lidhur, raporton “BalkanWeb”.
“Motra ime iku 18 vjeçe, unë kam qenë shumë e vogël. Kam qa rë aq shumë, kur iku në Greqi. Mbeti shtatzënë, nuk na tha gjë, se ishte e vogël. Ditën që ka lindur vajzën, na ka marrë në telefon, do ta mbaj mend gjithmonë, dhe na tha që lindi. Ajo vajza, Anastasia, kaq e bukur, nuk kishte fëmijë më të bukur se ajo. Nuk e di si e mori Zoti. Motra ime dhe unë ishim njësoj, rrobat bashkë i vishnim, më fliste, nuk kishte çupë më të mirë se ajo. Vendin e asaj nuk e zë njeri. Jo se ishte motra ime, po më korrekte, më e pastër, më e dashur, më kursimtare. Nuk do të ketë më njeri si ajo, edhe 5 milionë njerëz të tjerë të njoh. Fola atë ditë, më tha që po vinte dhe të mos dilja nga shtëpia.
Në 1 të natës bëmë bisedën e fundit. I thashë mamasë ik merr pulë, se po vijnë. Sa vajti mami, u shtriva te krevat dhe hapa telefonin. U futa dhe në faqe të parë lexova për ak sident. Hap lajmin dhe shoh makinat, po nuk e dija çfarë makine kishte kunati. Mora mamin në telefon dhe e pyeta, ajo më tha të merrja babin. E mora babin dhe e pyeta, më tha “Toyota”, aty u fika, më dogji diçka. I thashë mamit, më duket se kanë bërë aks ident, ishin tre të vd ekur, po ato ishin katër. Mora taksi dhe shkova menjëherë te spital, po aty nuk më jepte njeri fare asgjë. Dola zbathur. Ata nuk kishin numër shqiptari, numri grek nuk ka pte më. Nuk e kuptoj të vish deri në derë të shtëpisë, aq shumë na paskan dashur, sa vd iqen 7 minuta larg shtëpisë.
Ata vinin në Shqipëri, kunati nuk ikte te shtëpia e tij, po rrinte te ne, e kishim si djalë, ishim shumë të lidhur. Shkova te spitali, pashë po licë, ata më thanë të merrja 129 të më tregonin. I mora në telefon, më thanë makinë “Toyota”, me targë greke. Merr doktorë, shtrëngo, kërkova të shkoja te mo rgu, më tërhiqnin zv arrë dhe nuk më linin të shkoja. Më pyetën sa veta ishin në makinë, që të më tregonin. Ju thashë që ishin katër veta, i përshkrova, dhe aty nuk mbaj mend më, mora mamin në telefon dhe i thashë që vd iq Vana me burrin e vajzat.
Nuk mbaj mend më, u mblodh tërë Vlora, nuk më mbanin dot. Çfarë të them më shumë, edhe lotët nuk më dalin më, aq shumë kaq qa rë. Kisha bërë 5-6 valixhe për mbesën, o sa më donin. “O teze, më tha e vogla, kam mbledhur lekët, çfarë dhurate të të bëj, çfarë ngjyre të pëlqen”. Kam aq shumë gjëra për të thënë, po vetëm në një libër do i lexoni, që do jetë me emrat e këtyre. Aq shumë duheshin dhe me njëri-tjetrin, motra nuk hante bukë pa burrin. Aq shumë janë dashur, sa ikën të katërt bashkë. “O teze, pse nuk bëhesh mami jonë ti, se ti na mban me të mira”, më thoshte mua. Të shikosh katër ark ivole në mes të shtëpisë, nuk e di”, tha ajo./balkanweb