Andueli

Antibiotikët natyralë që largojnë infeksionet pa efekte anësore/ Nuk duhet ti ndani nga tryeza

Medikamentet farmaceutike mund të shërojnë një sëmundje por edhe të nxisin dhjetëra reagime inflamatore në të njëjtën kohë. I tillë është rasti i antibiotikëve të cilët shërojnë infeksionet dhe sëmundjet, por nga ana tjetër shkatërrojnë bakteret e mira dhe kontribuojnë në shfaqjen e mykut.

Veçanërisht nëse merren pa rekomandim ato shkaktojnë pasoja.

Lexoni më poshtë për antibiotikët më të fuqishëm natyralë
Uthulla E Mollës

Uthulla përmban acid malik që shkatërron bakteret, viruset dhe mykun. Ajo gjithashtu shkatërron mbetjet toksike në organizëm. Rekomandohet që të përdorni uthull molle në gatime e sallata.

Hudhra
Hudhra është një antibiotik i fuqishëm natyral që mbron bakteret e mira. Ajo është e suksesshme kundër virozave, mykut dhe parazitëve. Nëse e përdorni rregullisht, edhe në sasi të vogla, hudhra mund të kurojë shumë sëmundje si myku, infeksionet, diareja kronike, sinoziti, herpesi, hipertensioni, të ftohurën, kolesterolin, dhimbjet e dhëmbit, sëmundjet e zemrës etj.

Xhenxhefili
Xhenxhefili është përdorur me sukses kundër të ftohurës, por konsumi i tij rrit temperaturën e trupit dhe nxit djersitjen. Falë djersës, trupi çliron një lëndë që shkatërron mikrobet.

Qepa
Qepa ka të njëjtin funksion si hudhra. Ajo largon dhimbjet, përmirëson qarkullimin dhe lufton inflamacionin.

Gjethja e Ullirit
Sipas të dhënave, gjethja e ullirit shkatërron me efikasitet mykun dhe bakteret e këqija. Për më tepër, ajo mbështet zhvillimin e baktereve të mira. Praktikisht, ekstraktet e gjethes së ullirit trajtojnë me efikasitet të gjitha llojet e infeksioneve. Ju mund të bëni çaj me gjethet e ullirit.

Frutat Dhe Perimet Me Vitaminë C
Kjo vitaminë stimulon sistemin imunitar dhe parandalon disa sëmundje. Vitamina C ka aftësinë të trajtojë infeksionet bakteriale dhe virozat, thonë të dhënat të cilave u referohet AgroWeb.org. Ju mund të parandaloni infeksionet duke ngrënë fruta dhe perime.

Rrepa
Rrepa nxjerr vajra esencialë që kanë të njëjtin efekt si antibiotiku. Këto vajra esencialë janë efikasë në trajtimin e infeksioneve urinare dhe atyre të rrugëve të frymëmarrjes.

Eukalipti
Bëhet fjalë për një antibiotik natyral. Vaji esencial i eukaliptit duke u përzier me vajin e ullirit ose të bajames ndihmon në trajtimin e infeksioneve, uljen e temperaturës, shkatërrimin e baktereve dhe mykut.

Kanella
Kjo erëz është përdorur në mjekësinë popullore prej shekujsh. Vajrat esencialë të kanellës janë të mrekullueshme kundër mikrobeve, mykut dhe baktereve. Kanella përmirëson tretjen dhe është e mrekullueshme për shëndetin e lëkurës dhe dhëmbëve.

Erëza Të Tjera
Produkte të tjera që kryejnë të njëjtin rol si antibiotiku janë: Dafina, majdanozi, nenexhiku, kopra, rigoni, sherebela, trumza, rozmarina, borziloku dhe arrëmyshku./AgroWeb

Antibiotikët natyralë që largojnë infeksionet pa efekte anësore/ Nuk duhet ti ndani nga tryeza Read More »

Makina me shp ejtësi tej normave të lejuara në Radhimë, përpl as tre automjete të parkuara duke rre zikuar pu shuesit

Një makine me shp ejtësi tej normave të lejuara ka përp lasur tre automjete të parkuara ne Radhimë.

Në këto ditë me fluks të rënduar tra fiku, drejtuesit e mjeteve duhet të bëjne kujdes me shp ejtësinë dhe të res pektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Për pak janë rre zikuar pushuesit që ndodhen aq afer ak sidentit.
Po licia ndodhet në v endgjarje.

Makina me shp ejtësi tej normave të lejuara në Radhimë, përpl as tre automjete të parkuara duke rre zikuar pu shuesit Read More »

Ja ku po e kalojnë fundjavën Rama e Basha, shumë pranë njëri-tjetri

Duket se krerët e politikës kanë zgjedhur që fundjavën ta kalojnë larg politikës dhe zhurmës së Tiranës.

Kryeministi Edi Rama dhe kreu i PD Lulzim Basha duket se këtë fundjavë kanë zgjedhur ta kalojnë në Veri të vendit.

Rama ka zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojë në Lumin e Shalës, ai ndaj një video nga pamjet e mrekullushme të vendit dhe u uron fundjavë të mbarë qytetarëve.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me parajsën Lumi i Shalës, ju uroj një fundjavë të mbarë🙏” shkruan Rama në postimin e tij.

Ndërsa Basha ka zgjedhur që të shunën ta kalojë në Theth tek konaku i Zorgjit. Ai poston një foto, ku shihet gjelbërimi dhe malet e larta.

“Mirmengjes nga konaku i Zorgjit ne Theth” shkruan Basha në postimin e tij.

Ja ku po e kalojnë fundjavën Rama e Basha, shumë pranë njëri-tjetri Read More »

U bë i famshëm në TikTok/ Historia pr ekëse që fshihet pas Edisionit, ‘mbretit’ të Durrësit

Me një histori tepër të trishtë Edisioni, ose Mbreti siç ai e quan veten në videot e shumta që njerëzit hedhin në Tik Tok, i përl oti të gjithë shqiptarët, ndërsa gazetarja Ilda Cërriku tregoi me tepër për gjendjen në të cilën e gjeti fillimisht Edisionin:

“Kemi parë gjendjen e familjes dhe aty kam parë diçka shumë të madhe, njerëzore, sepse Edisoni është njeri shumë i qeshur, shumë i dashur. Ai fal buzëqeshje dhe dashuri, edhe pse është në ato kushte. Por asnjë nuk e dinte jetën e Edisionit.

Ai vinte nga një befotrof i lënë nga e ëma, jeton me njerkun në kushte shumë skandaloze, me qira, me një vaskë në mes të dimrit që lahen në oborr, me një vëlla invalid 100%. Kjo gjë mua më prek jashtë mase dhe kërkova që të ngrija zërin. Duke ngritur zërin, duke shfr ytëzuar mediat sociale, më është përgjigjur gjithë diaspora”, tregon Ilda.

Edisioni i ftuar në studio tregoi edhe vetë më tepër për gjendjen e vështirë dhe ndihmën që ka marrë nga gazetarja Ilda Cërriku, e cila jeton prej shumë vitesh në Itali, por gjithmonë ka qëndruar aktive ndaj prob lematikave të ndryshme në Shqipëri:

“Ida më ka ndihmuar shumë mua, unë kam një vëlla të parali zuar. Unë kujdesem për vëllain, se vëllai im nuk ecën fare. Ilda më pa në rrugë dhe më ndihmoi me rroba, ushqime, këpucë”, tregon Edisioni.

Ilda tregoi për vështirësitë që ka pasur për t’i ndryshuar jetën Edisionit, një rrugëtim aspak i lehtë, por që ka arritur me sukses t’i rezervojë shkollimin, strehim dhe ushqim:

“Nuk ka qenë diçka e lehtë, sepse të marrësh dikë nga rruga dhe ta bësh direkt me kollare dhe xhaketë është shumë e vështirë. Gjithçka ka qenë e dh imbshme, por unë besoja tek inteligjenca e këtij djali. Të gjithë thonë që është me të meta me ndore, por nuk është e vërtetë. Ka një botë dhe një shpirt shumë të madh.

Ai nuk ka pasur asnjëherë shkollim, askush nuk i ka dhënë asgjë. Lumturia e Edisionit është kjo, të ngrihet në mëngjes i zbathur, i pangrënë të dali direkt tek kanoçet. Në qoftë se ai mbledh kanoçe dhe shkon i shet, për atë quhet lumturi.

Ai nuk e dinte se çfarë ishte buzëqeshja. Më ka thënë që mami im nuk më ka përqafuar kurrë, përqafimi im i parë ke qenë ti. Dhe unë ndjehem shumë e lumtur që ai po merr përqafime, që po e përqafojnë sepse nuk dinte, nuk e kishte idenë”.

Ndërsa Edisioni shprehu edhe dëshirat e tij në studio për një shtëpi dhe një karrocë për vëllain e paralizuar. “Unë dua një shtëpi afër detit dhe një karrocë për vëllain sepse nuk ecën fare” tha ai në emisionin “Rreze Dielli”. / Shqiptarja

U bë i famshëm në TikTok/ Historia pr ekëse që fshihet pas Edisionit, ‘mbretit’ të Durrësit Read More »

Pesë ushqimet më të mira për t’i konsumuar gjatë verës

Ushqimet që zgjedhim të konsumojmë luajnë një rol parësor në shëndetin tonë, sidomos gjatë verës, kur temperaturat janë më të larta, oreksi mund të pakësohet dhe mund që edhe të digjemi ndopak nga dielli.

Në këtë mënyrë, zgjedhjet më të shëndetshme të ushqimit janë sinonim i sezonit të verës. Të freskëta dhe të pasura me vitamina, frutat e kuqe dhe perimet jeshile janë sugjerimet për vaktet e verës.

Qershitë

Qershitë janë një burim i kaliumit dhe vitaminës C. Një studim tregoi se qershitë zvogëlojnë stresin oksidativ, dhimbjet e muskujve nga stërvitja dhe presioni i gjakut. Ato gjithashtu përmirësojnë gjumin.

Perime me gjethe jeshile

Zarzavatet me gjethe jeshile sigurojnë shumë lëndë ushqyese që ndihmojnë në parandalimin e gjendjeve të tilla si sëmundjet e zemrës, kanceret e caktuara, degjenerimi makular i lidhur me moshën dhe shumë probleme të tjera. Marule, rukola janë perime të stinës për sallatat verore.

Luleshtrydhe

Luleshtrydhet janë një superushqim që i siguron trupit një numër lëndësh ushqyese, të tilla si vitamina C, antioksidantë, fibra, kalium, etj. Shumë studime tregojnë se luleshtrydhet mund të ulin kolesterolin e dëmshëm LDL, nivelet e glukozës në gjak, rezistencën ndaj insulinës dhe faktorë të tjerë të rrezikut për sëmundje të tjera kronike.

Domatet

Domatet janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, kaliumit dhe fibrave dhe jashtëzakonisht të ulëta në kalori, vetëm 20 kalori secila për një domate të mesme.

Shalqi

Është i pasur me vitamina A, B6 dhe C, minerale të kaliumit, magnezit dhe fosforit, si dhe likopen, antioksidantë dhe aminoacide. Shalqiri ka 92 përqind ujë, kështu që është një mënyrë shumë e mirë për të hidratuar trupin.

Pesë ushqimet më të mira për t’i konsumuar gjatë verës Read More »

Cfarë do të ndodhë me lokalet e natës

Prej ditës së sotme të gjithë qytetarët do të kenë mundësi që të lëvizin një orë më shumë në mbrëmje, pasi lejimi i lëvizjes do të jetë deri në mesnatë.

Ora po licore do të shtyhet me 1 orë, pra nga 23:00 do të bëhet 00:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Gjithashtu nga sot do të lejohen kampionatet sportive me prezencën e tifozëve me kapacitete deri në 30% duke ruajtur distancën sipas protokollit të miratuar nga ISHP.

Prezenca e pjesëmarrësve do të lejohet edhe në teatro, shfaqje artistike, kulturore dhe në konferenca të ndryshme. Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00, që ka qenë dhe një nga kërkesat e vazhdueshme të bizneseve që sipas qeverisë është e panegociueshme.

Ndërkohë që lokalet e natës ligjërisht do të vijojnë të jenë të mbyllura, edhe pse ne jemi dëshmitarë se shumë lounge bar, vazhdojnë aktivitetin e tyre në zonat e preferuara të kryeqytetit.

Cfarë do të ndodhë me lokalet e natës Read More »

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj takohet në New York me djalin e filantropit George Soros

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është takuar sot në New York me djalin e filantropit George Soros, Aleksandër Soros.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Aleks Soros në rrjetin e tij social “Instagram”, ku ka shpërndarë një foto me kryebashkiakun e Tiranës.

Postimi i plotë i Aleks Soros

Kënaqësi të takohem me Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë të Tiranës, Shqipëri në New York! Erioni është një nga kryebashkiakët më inovativë në botë dhe Tirana është një nga qytetet më unike dhe të transformuara në botë. Tirana do të jetë kryeqyteti evropian i rinisë në 2022! #visittirana # albania # tirana

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj takohet në New York me djalin e filantropit George Soros Read More »

Ma shtrimi spektakolar i kësaj vere/ Bëri dasmë, u argëtua, hëngri e piu sa deshi me cek fallco, flet administratori i hotelit: Italiani dukej mashtrues

Mund të konsiderohet si ma shtrimi spektakolar i kësaj vere. Ngjarja u regjistrua pak ditë më parë në një hotel në jug të vendit, ku një shtetas italian është martuar me një shtetase shqiptare dhe ka ikur pa paguar lekët e dasmës.

De noncimi është bërë nga hoteli, përmes një postimi në facebook, ku thuhet se italiani akomodoi për një javë në këtë hotel dasmorët, organizoi ceremoninë martesore dhe në fund pagoi me një çek që rezulton fals.

Rezulton se italiani ka bërë vetëm një pagesë me vlerë 500 euro, ndërkohë qe i ka thënë administratorit të hotelit, Vasil Bedinit, që deri të premten do bëjë pagesën totale të dasmës që ka bërë tek hoteli, një borxh prej mijëra eurosh.

Kartat e kreditit që i kishte me vete dhe gjoja do bënte pagesën kanë qenë bosh, dhe e kishte ma shtruar me një cek.

Bedini shprehet për Top Channel që nuk kishte fort besim se italiani do të kryente pagesën, pasi ai dukej që ishte ma shtrues dhe në komunikimet që ka patur i ka thënë që nëse nuk bënë pagesën Shqipërinë do ta shohësh vetëm me google earth!

Ndërkohë, aq ma shtrues ishte italiani sa që, makinën që kishte marrë me qira nuk e kishte paguar, madje e kishte lëne dhe ne Rinas, duke i marrë dhe çelsat me vete, një tjetër dëm ndaj një pronari që jep makina me qira.

Ma shtrimi spektakolar i kësaj vere/ Bëri dasmë, u argëtua, hëngri e piu sa deshi me cek fallco, flet administratori i hotelit: Italiani dukej mashtrues Read More »