Andueli

Nis ndërtimi i kampeve për afganët, ja qytetet pritëse në Shqipëri

Menjëherë pas bërjes publike të miratimit të kryeministrit për str ehimin e afganëve, ditën e sotme ka nisur puna për ndërtimin e vendbanimit të tyre në Shqipëri. Nga marrëveshja dypalëshe, Shqipëri-NATO, përcaktohet se në vendin tonë do të pranohen vetëm ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të NATO-s. Sipas Report TV, dy qytetet ku do të strehohen afganët janë Tirana dhe Durrësi dhe fillimisht pritet të mbërrijnë 350 persona. Pak minuta më parë, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi se vendi jonë është gati që të presë qinda afganë. “Shqipëria është gati të presë qindra afganë, jeta e të cilëve kërc ënohet nga përke qësimi i situatës së sigurisë. Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre”, shkruan Xhaçka. Dje kryeministri Edi Rama u shpreh se afganët që do strehohen në Shqipëri vijnë nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste. “Është e vërtetë po, se ditët e fundit qeveria amerikane i ka kërkuar Shqipërisë të vlerësojë nëse mund të shërbejë si një vend tranzit, për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion fundor kanë Shtetet e Bashkuara. Dhe padiskutim që ne nuk do të themi jo, e jo thjesht pse na e kërkojnë aleatët tanë të mëdhenj, po sepse ne jemi Shqipëria! Shqipëria është shtëpia e shqiptarit që as me Kanun, as me Zakon, e as me Moral po të doni, nuk ua përpl as derën në fytyrë të panjohurve që trokasin për mbrojtje. Ne nuk jemi të pasur, por s’jemi as pa kujtesë, as pa zakone, as pa moral dhe është në nderin tonë t’u gjendemi të tjerëve, siç të tjerë na janë gjendur ne, po sidomos të mos u kthejmë kurrizin hallexhinjve të huaj, siç shpesh na e kthyen ne dikur, kur ishim të huaj hallexhinj. Kjo është arsyeja morale pse ende pa ardhur kërkesa e qeverisë amerikane, ne kemi mikpritur dy kërkesa prej dy institucionesh shoqërore shumë të respektueshme përtej oqeanit, për të vlerësuar strehimin e përkohshëm në Shqipëri të disa qindra personave, nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste afgane, të cilët janë nga të parët në listat e ekz ekutimeve të barbarëve të Afganistanit. Kujt nuk është dakord me gjithë sa thashë për këtë lajm, i them me keqardhje se kjo nuk e ndryshon qëndrimin tim e të shumicës qeverisëse në emër të Shqipërisë. Shqipëria nuk është e salltanetit të atyre që hidhen për të në fla kën e nd ezur nga egërsia dhe padija e kinse patriotizmit”, deklaroi dje kryeministri Edi Rama. Në postimin e tij, kryeministri Rama tha një ditë më parë se në Samitin e NATO-s ka qenë pikërisht ai, që ka ngritur shqe tësimin për jetët e bashkëpunëtorëve afganë të Aleancës pas tërheqjes së saj nga Afganistani. “Thashë në samit se pas tërheqjes së ush trive të saj, bashkësia e qytetërimit demokratik të NATO-s nuk mund t’i lerë në mëshirën e ba rbarëve triumfatorë, njerëzit e ekspozuar si mbështetës të afërt të misioneve paqe ruajtëse atje. Dhe nënvizova me gojën plot, se Shqipëria ishte e gatshme të merrte pjesën e saj të barrës, të cilën të gjitha vendet e NATO-s duhet ta ndajnë mes tyre. Kjo është bindja ime, jo vetëm si njeri i një populli që ka shpëtuar hebrenjtë nga nazistët e shekullit të XX, po edhe si kryeministër i një vendi që i njeh mirë të dyja anët e medaljes, qoftë kur të lënë vetëm në duart e një regjimi xhelatësh në atdheun tënd, qoftë kur kërkon një jetë të re si i huaj në vendet e të tjerëve”, shkruan ai më tej. Vendimi i qeverisë mori “OK” edhe nga Basha, ndërsa presidenti Ilir Meta nuk ka reaguar ende.

Nis ndërtimi i kampeve për afganët, ja qytetet pritëse në Shqipëri Read More »

Rama: ‘Kam lajme të mira për ju’

Nëpermjet një postimi në Facebook kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një lajm të mirë për ndjekësit etij.

Rama ka bërë me dije se numri i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë dy javët e para të gushtit janë 4.5% më shumë se në vitin 2019.

Teksa nxjerr një foto nga avioni, Kryeministri Rama thotë se nga data 1-15 Gusht kanë hyrë 859,316 shtetas të huaj, që janë 4.5% më shumë se e njëjta periudhë e 2019, dmth para pandemisë.

“Lajme të mira për Shqipërinë destinacion turistik. Nga data 1-15 Gusht kanë hyrë 859,316 shtetas të huaj, që janë 4.5% më shumë se e njëjta periudhë e 2019, dmth para pandemisë“, shkruan Rama.

Rama: ‘Kam lajme të mira për ju’ Read More »

‘Qeveria jonë iu siguroka mirëqënie afganëve, por përz uri 400 mijë shqiptarë në 8 vite’

Avokatja dhe pedagogia e njohur, aktiviste e shoqërisë civile, Enida N. Bozheku, ka bërë një reagim për lajmin se qindra afganë do të strehohen në Shqipëri, diku mes Durrësit dhe Tiranës, se st rehimi dhe mirëqenia e tyre do të përballohet nga taksat tona:

“Shteti ynë pasu nar paska deklaruar se “iu garanton sigurinë dhe mirëqenien qindra afganëve”. Dakort, po sigurinë dhe mirëqenien e 400 mijë shqiptarëve të emigruar në këto 8 vite pushteti pse nuk ua siguruat?! Ndërkohë, lexohet mbi besën dhe mikpritjen e shqiptarit si leva emocionale, manipulim i pastër, për të na mbushur mendjen se kështu duhet.

Po ashtu bëhen krahasime mes eksodit tonë të 90′ dhe kombësave tanë shqiptarë të Kosovës. Ndoshta jemi ne pa empati, masa, por krahasimet janë totalisht pa asnjë bazë krahasimore.

E para, 90′ jonë ishte për bukën e g ojës, për liri, për atë ëndrrën e një jete më të mirë. Ku, në atë stadiumin e Barit, për 3 ditë mijra shqiptarë u lanë pa bu kë e ujë, në kushte eks treme pi sllëku, u mbyllën si miu në çark, ndërsa mijera u riatdhesuan. Greku me operacionet e tij fshesë me dhjetra herë na përzu si le cka. Por në vite koha ndryshoi, ekulibrat u rive ndosën.

Ne punuam, u integruam, fituam! Ne nuk ikëm se kishim kalla shin mbi kokë, ikëm se ishim të paaftë të ndërtonim vendin tonë, por po ne, me mijëra, në vite u rikthyem. Ek sodi ynë ishte ekonomik, jopolitik. Kishte ardhur demonkracia. Lu fta e Kosovës s’ka nevojë për fjalë.

Kosovarët janë pjesë e një gjuhe, kulture, fryme, mendësie, jemi një Komb. Mikpritja ndaj tyre ishte detyrim patriotik, përtej atij njerëzor. Kthehemi tek afganët. Po, ne kemi detyrim t’i mbajmë nëse do të kishte proporcion të drejtë shpërndarjeje me të gjitha shtetet e BE, Kanada, USA dhe deri Rusia.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Ndërkohë që austriaku i refuzon, turku po, azerbajxhani po, taxhikistani po, Pakistani po, Izraeli po e po, Arabia Saudite merr një numër minimal, Jordania ka pikëpyetje, po ne pse? Kë po marrim? Në ikëm nga ne si pasojë e va rfërisë ekstreme dhe di ktaturës 50-vjeçare. Ikëm për bukë, nuk ikëm nga një l uftë që na e hapën të tretët.

Pse e hapi Amerika lu ftën në Afganistan?! Për qëllime të lidhura me su lmet te rroriste të vitit 2001. 20 vite toleroi korr upsionin e “të zgjedhurve” të saj. Mbaroi punët e veta dhe tani, sa të lajë pak duart si Ponc Pilati, na thotë ne: merrini pak këtë elitën time të korr uptuar se nuk ia dola dot. Mbajini pak ju se unë s’merrem me “mb eturina”.

Imazhet e aeroportit të Kabulit flasin qartë, është një popull që tashmë është lënë në mëshirë të fatit nga kush i hapi gro pën, e tash po i shtin dheun!!

Nga këtu ne, shqiptarët, duhet të identifikohemi me mikpritjen. Dakort, por mikpritja do të dije: kush janë, Sa do të rrinë, ku do të rrinë, kush do t’i mbajë me bukë, çfarë do të bëjnë? Pyetjet klasike që iu mësohen gazetarëve në fakultet.

Pas kësaj, kur populli të mirëinformohet, pa dyshim do të ushtrojmë empatinë tonë. Ndërkohë, mirë është të dimë edhe ne çfarë marrim në këmbim nga USA për nderin që po i bëjmë?!

A ka rre zik për ha kmarrje nga talebanët ndaj vendit tonë të besës e mikëpritës?! Pasi të sqarohen këto gjëra, do ta hapim shpirtin tonë. Deri atëherë, të duash të ruash veten është mision mbijetese”.

‘Qeveria jonë iu siguroka mirëqënie afganëve, por përz uri 400 mijë shqiptarë në 8 vite’ Read More »

‘Të lutem! Mos u rrit kaq shpejt!’, Erjon Isai dedikim së bijës

Vajza e madhe e aktorit dhe kryebashkiakut të Kolonjës, Erjon Isai, ka sot ditëlindjen e saj të pestë.

Në këtë ditë të veçantë për Ajër nuk mund të mungonte dhe një urim prej babait të saj, i cili në rrjetin e tij social ka shpërndarë dhe një foto të ëmbël të vogëlushes.

Isai e ka shoqëruar me një urim shumë të ngrohtë, duke i prekur zemrat e të gjithëve.

“Hej, po ju flas për një zonjushë. Që ka vetëm 5 vjet, e ka ndryshuar tek unë gjithçka, sa një jetë. Është kuptimi i mëngjesit – ëmbëlgjumi i natës! Kuptimi i bekimit ndër përplasjen e dhëmbëve të vegjël që tingullojnë: “babi të kam jetë!” I vetmi shqetësim, që për të është ekzaltim: po rritet! Vërtet! U rrit! Zonjusha 5 vjeç.

Gëzuar Ajër! Të lutem! Mos u rrit kaq shpejt!”, ka shkruar ai krahas fotos.

‘Të lutem! Mos u rrit kaq shpejt!’, Erjon Isai dedikim së bijës Read More »

Ndërtuan kate shtesë, shpallen në kë rkim 2 pronarë

Spiro Pando, 51-vjeç, dhe Kristaq Beli, 66-vjeç, janë shpallur në kërkim nga policia e Himarës.

Pas verifikimeve të bëra në terren u pa se këta dy persona kishin ndërtuar kate shtesë pa leje në objektet që kanë në pronësi në Dhërmi.

P olicia bën me dije se po vijon puna për gjetjen dhe arre stimin e tyre, ndërkohë që materialet përkatëse i kaluan Pr okurorisë së Rrethit Gj yqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i po licisë: Dhërmi, Himarë

Ndërtuan kate shtesë në kundërshtim me lejen e ndërtimit dhe projektin fillestar, shpallen në kë rkim 2 pronarë të dy objekteve në Dhërmi.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e P olicisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndë shkimin e ndë rtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Ko misariatit të Po licisë Himarë, bazuar në informacionet e marra se dy shtetas që kishin ndërtuar dy objekte në Dhërmi kishin dalë jashtë projektit dhe lejes së ndërtimit pasi kishin ndërtuar kate shtesë, kanë ushtruar kontroll për verifikimin e dokumentacionit.

Si rezultat i verifikimit të dokumentacionit rezultoi se shtetasit S. P., 51 vjeç dhe K. B., 66 vjeç, në objektet në pornësi të tyrë kishin ndërtuar kate shtesë, në kundërshtim me lejet e ndërtimit.

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim policor për veprën pe nale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasit S. P., 51 vjeç, banues në Vlorë dhe K. B., 66 vjeç, banues në Dhërmi.

Vijon puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë përgjegjësi për moskontrollin e zbatimit të projekteve fillestare të përcaktuara në lejet e ndërtimeve që këta shtetas kishin përfituar nga organet kompetente.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Pr okurorisë së Rrethit Gj yqësor Vlorë, për veprën p enale “Ndërtim i paligjshëm”.

Ndërtuan kate shtesë, shpallen në kë rkim 2 pronarë Read More »

Ardhja e afganëve në Kosovë/ Osmani: Shtëpia është e zotit dhe e mikut!

Presidentja Vjosa Osmani ka dhënë detaje të reja rreth str ehimit të afganëve në Kosovë.

Osmani është shprehur në llogarinë e saj në facebook, se u kontaktua prej ambasadorit të ShBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett dhe ka dhënë pëlqimin e saj pa hezituar aspak për këtë çështje të tillë humane.

Osmani thekson se në qëndrimin e saj u nis fillimisht nga parimi njerëzor se nuk u mbyllet dera atyre që pa fajin ose dëshirën e tyre janë të detyruar të braktisin atdheun dhe më pas nga obligimi për të qenë në krah të aleatëve str ategjikë të ShBA-ve.

Postimi i plotë i Vjosa Osmanit:

Më 16 korrik, pak ditë pasi bota, e sidomos ne në Kosovë shënuam Ditën Botërore të Re fugjatëve, jam kontaktuar nga Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, i cili përcillte një kërkesë nga Presidenti Biden dhe Sekretari i Shtetit Blinken. Kërkesa kishte të bënte me stre himin e përkohshëm të afganëve, civilë të pafajshëm, të cilët tani ishin në shënjestër të Talibanëve, vetëm sepse kishin qëndruar në anën e aleatëve tanë, në anën e paqes e demokracisë, në anën e barazisë e të drejtësisë. Ata ishin punëtorët lokal që kishin punuar bashkë me forcat amerikane, si dhe familjet e tyre, përfshirë fëmijë.

Pa asnjë hezitim apo kushtëzim të vetëm, kam dhënë pëlqimin tim për një operacion të tillë humanitar, duke u nisur së pari nga parimi njerëzor se nuk i mbyllen dyert atyre që pa fajin e dëshirën e tyre janë janë të detyruar të lënë vatrat e tyre për t’i ikur përndjekjeve dhe për të shpëtuar jetë; së dyti, për shkak se si anëtare e denjë e komunitetit të shteteve të lira, Kosova e respekton të drejtën ndërkombëtare dhe obligimin që rrjedh nga ajo për mos t’i mbyllur derën refugjatëve; dhe e treta, për shkak se ne duhet t’u qëndrojmë miqve tanë, e sidomos Shteteve të Bashkuara në krah, ashtu sic na qëndruan ata neve në të mirë e në të keq.

Qytetarët afganë do ta kenë të kryer të gjithë vlerësimin e sigurisë nga ana e Shteteve të Bashkuara, sepse ata edhe ashtu do të qëndrojnë vetëm përkohësisht në Kosovë deri sa të rregullohet dokumentacioni i tyre për vizat e em igrimit për në SHBA ku do të vendosen pastaj. Qeveria e Kosovës, menjëherë pas kërkesës dhe diskutimit e dakordimit institucional, ka formuar grupin punues që merret me cështjet organizative bashkë me partnerët tanë amerikanë. Ka qenë kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që kjo çështje të mbetet konfideciale për arsye të sigurisë dhe të procesit të largimit të qytetarëve afganë nga Afghanistani. Si të tillë, ne e kemi respektuar këtë kërkesë, por punën nuk e kemi ndalur.

Të dashur qytetarë,

Askush më mirë se ne nuk e di çka do të thotë të dë bohesh e të largohesh me dh unë nga vendi ku je rritur, të ndahesh nga më të dashurit, të detyrohesh të ikësh për të shpë tuar jetën. Atëherë, shumë vende anembanë botës, hapën dyert për ne pa asnjë kërkesë e asnjë kusht. Na shp ëtuan. 22 vite pas atij tm erri, tani Kosova do të dëshmojë se ne kurrë nuk e hu mbim njerëzoren brenda nesh.

Populli ynë i urtë thotë: ‘Shtëpia është e Zotit dhe e Mikut”. Me këtë mirëseardhje ne duhet t’i presim miqtë tanë për të shpëtuar jetë, ashtu siç na shpëtuan ne bota demokratike, kur patëm më së shumti nevojë.

Kosova gjithnjë do të jetë në anën e humanizmit, paqes e demokracisë.

Ardhja e afganëve në Kosovë/ Osmani: Shtëpia është e zotit dhe e mikut! Read More »

Reagon Bashkia e Korçës për ftesën e bërë ndaj këngëtarit serb Bregoviç: ‘Skenar që nxit përc arje e k onflikt, për të tr azuar ujerat e për të nx ehur gja krat me të pabëra e të pathëna’

Bashkia e Korçës ka reaguar për ftesën e bërë ndaj këngëtarit serb Bregoviç.

Përmes një postimi në facebook, bashkia teksa ngre lart vlerat patriotike të Korçës shprehet se debati është një përpjekje e një skenari për të nxitur përpjekje, por pa thënë se nga kush.

Njoftimi i plotë i Bashkisë Korçë:

KORCA qe kendon DUA ME SHUME SHQIPERINE

Po afrohen ditët e Festës së Birrës në Korçë, ditët e gjallërisë, gëzimit dhe rekordit të vizitorëve që zgjedhin të shijojnë magjinë e Korçës dhe festën.

Ka 15 vite qe Festa e Birres tejmbush hotelet, baret, restorantet, rrugicat e bulevardet e Korçes duke u bere promotori i nje filozofie te tere zhvillimi per turizmin dhe ekonomine lokale qe nisi nga Korca e u hap me shpejtesi ne gjithe Shqiperine.

Njerezit ne kete feste i ben bashke muzika, deshira per ta festuar e gezuar jeten dhe magjia e Korces qe ben krenare vendasit e mahnit vizitoret nga brenda e jashte Shqiperise.

Korca i ka te gjitha!

Sharmin e nje qyteti europian, kulturen dhe mikpritjen e shkelqyer te banoreve te saj, historine, artin, muziken, kulinarine, ajrin e fresket edhe ne veren perve luese.

Ka edhe Festen e Birres dhe shume festa te tjera qe bejne bashke mijera korcare e vizitore per t’iu gezuar jetes, harmonise dhe mrekullise qe Korca fal.

Korcaret me te drejte jane krenare e te vetedijshem per ate qe Korca i ka dhene e vazhdon t’i jape Shqiperise.

Qe nga fjalet e himnit te flamurit, mesonjetoren e pare te shkronjave shqipe, Banden Vatra, Korin Lira, filantropet, patriotet dhe intelektualet e shquar qe edhe ne mergim punuan deri sa mbyllen syte per Korcen dhe Shqiperine.

Korca e shkelqimit te Rilindjes Kombetare, Korca e tri merise te lu ftes per atdhe, Korca e mikpritjes bujare e te pakursyer te vellezerve shqiptare te Kosoves gjate lu ftes, Korca qe ka kryekenge “Dua me shume Shqiperine”, Korca me banore nga minoritete, etni kulturore e fe te ndryshme, ne harmoni perfekte me njera-tjetren, ka qene e vazhdon te jete drita e patriotizmit, kultures, tolerances dhe modelit te shkelqyer te nje lokaliteti te civilizuar me vlera te rralla qe bejne krenar cdo korcar e shqiptar.

Perpjekjet e diteve te fundit per te dem tuar imazhin e Korces dhe korcareve jane thjesht pjese e nje skenari qe nxit perc arje e ko nflikt, per te trazuar ujerat e per te nx ehur gja krat me te pabera e te pathena.

Korcaret nuk jane te pandjeshem ndaj dhi mbjes e vu ajtjeve te medha te njerezve te gj akut e kombit te tyre! Perkundrazi!

Reagon Bashkia e Korçës për ftesën e bërë ndaj këngëtarit serb Bregoviç: ‘Skenar që nxit përc arje e k onflikt, për të tr azuar ujerat e për të nx ehur gja krat me të pabëra e të pathëna’ Read More »

‘Bashkimi bën fuqinë’/ Ja efektet pozitive që ka në trupin tonë kura me hudhër dhe limon

A e dinit se shprehja: “Bashkimi bën fuqinë” merr jetë edhe në kuzhinë?

Në artikullin e mëposhtëm do të lexoni efektet pozitive që ka në trupin tonë kura me hudhër dhe limon.

Vlerat e kurës me hudhër dhe limon Kura me limon dhe hudhër është efikase në eliminimin e depozitave të yndyrës në organizëm. Këto përbërës ulin kolesterolin e keq dhe pakësojnë numrin e triglicerideve në gjak. Limoni dhe hudhra parandalojnë trombozën dhe ulin tensionin e gjakut. Së bashku ato përmirësojnë funksionet e mëlçisë dhe aftësinë e saj për të pastruar gjakun. Për më tepër, limoni me hudhrën përmirësojnë funksionin e veshkave dhe qarkullimin e gjakut. Sistemi imunitar është më i fortë ndërkohë që hudhra dhe limoni parandalojnë radikalet e lira. Qelizat janë më të mbrojtura dhe plot gjallëri falë antioksidantëve që gjenden tek limoni dhe hudhra.

Kjo kurë duhet përdorur në këto raste

Kura pastruese rekomandohet për të parandaluar sëmundjet ose për të pastruar organizmin. Ajo duhet shfrytëzuar një herë në vit. Kjo kurë është shumë e dobishme nëse vuani nga problemet e mëposhtme:

Mbipesha • Ishemia • Sinoziti • Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes • Dhimbjet e kokës • Artriti • Reumatizma • Gastriti • Hemorroidet • Problemet me shikimin dhe dëgjimin • Anemia

Përbërësit: Për kurën me limon dhe hudhër ju nevojiten: 4 limonë 4 thelpinj hudhër 3 litra ujë të zier të ngrohtë Zgjidhni limonë organikë që të përdorni agrumen me gjithë lëkurë të pastër dhe të paprekur nga pesticidet.

Përgatitja: Qëroni hudhrat, merrni 4 thelpinj dhe ndajini thelbinjtë në gjysma. Lajini limonët me ujë të bollshëm dhe prijini në copa të vogla Hidhini në një enë me ujë të ngrohtë të zier paraprakisht, dhe të gjithë masën ndajeni në kavanozë qelqi. Mbyllini kapakët dhe futini në frigorifer për tre ditë. Më pas kullojeni lëngun dhe futeni sërish nëpër kavanozë në frigorifer.

Si ta konsumoni Në ditët e para duhet të merrni nga një lugë gjelle, gjysëm ore përpara çdo vakti. Nëse nuk vini re ndonjë efekt anësor atëherë duhet ta rrisni dozën në dy lugë e më shumë deri sa të arrini të konsumoni 50 ml tre herë në ditë. Kjo kurë duhet të zgjasë për 40 ditë. Kjo kurë është pastruese dhe në ditët e para mund të përballeni me simptoma si sekrecione ose dhimbje koke. Këto simptoma janë normale sepse tregojnë se trupi po largon toksinat. Sugjerohet që çdo kurë ose trajtim, natyral ose jo të ndërmerret duke u shoqëruar me mbikqyrjen e mjekut. Ky sugjerim është thelbësor nëse vuani nga sëmundjet e mësipërme apo jeni duke marrë medikamente specifike.

‘Bashkimi bën fuqinë’/ Ja efektet pozitive që ka në trupin tonë kura me hudhër dhe limon Read More »