Papa propozoi sot në mesazhin e tij për Pashkët për të reduktuar apo anuluar borxhin e vendeve të varfëra dhe bëri thirrje për një lehtësim të sanksioneve ndërkombëtare dhe solidaritet të Europës përballë pandemisë së koronavirusit.
Në një botë të goditur nga pandemia, që po vë në provë familjen tonë të madhe njerëzore, ai bëri thirrje për t’iu përgjigjur me rritjen e shpresës, në këtë mesazh të dhënë në bazilikën e boshatisur të të Shën Pjetrit.
Ai kërkoi që të lehtësohen sanksionet ndërkombëtare që pengojnë vendet, që janë objekt i tyre, të sigurojnë mbështetjen e duhur për qytetarët e tyre dhe bëri thirrje për solidaritet ndërkombëtar duke reduktuar, ose anuluar borxhet që peshojnë mbi buxhetet e vendeve më të varfëra.
Papa Françesku përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për një armëpushim botëror dhe të menjëhershëm në të gjitha rajonet e botës.
“Nuk është koha për të vazhduar prodhimin dhe trafikimin e armëve, për të shpenzuar kapitale të mëdha, që duhet të përdoren për shëruar njerëzit dhe për të shpëtuar jetë”, konfirmoi ai në këtë mesazh drejtuar 1,3 miliardë katolikëve, publikuar drejtpërdrejt në mbarë botën./atsh