Loading...

Masat ndaj COVID-19/ Veliu: Gjoba për shkelësit, qytetarët kanë qenë bashkëpunues

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i ftuar në një emision televiziv tha sot se Policia e Shteti është në gatishmëri prej një muaji për shkak të situatës së pandemisë nga COVID-19.

Veliu u shpreh se “policia është e angazhuar dhe e përfshirë për të siguruar të gjitha aktet normative që kanë dalë në funksion të fatkeqësisë dhe emergjencës, të gjitha vendimet e Qeverisë si dhe të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që kanë synuar normimin e disa masave për të përballuar këtë pandemi”.

Duke folur për gjobat ndaj shkelësve të karantinës, Veliu tha se “nuk kemi pasur qëllim vetëm të ndëshkojmë, por të kufizojmë lëvizjet. Detyra jonë është që të informojmë, dhe qytetarët kanë qenë bashkëpunues, por ka pasur edhe individë për të cilët kemi përdorur gjobat”, – tha Veliu.

Veliu tha se gjobat janë vendosur për qytetarët që kanë shkelur fashat e orareve duke dalë jashtë, apo pa autorizim, që janë 4 363 gjoba në më shumë se një muaj.

“Kemi vendosur 1 624 masa për automjetet dhe veç masës së gjobës edhe bllokim automjeti dhe heqje leje drejtimi. 4 363 masa administrative për këmbësorët që nuk kanë respektuar detyrën për të marrë autorizimin për nevojat e tyre. Ka dhe qytetarë që kanë thyer urgjencat mjekësore. Janë 10 masa për thyerje të urgjencës mjekësore. 237 raste të masave në lidhje me qytetarët që nuk kanë mbyllur lokalet dhe baret”, – tha ai. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com