Loading...

Italia mbetet e mbyllur deri më 3 maj

Italia do të mbetet e mbyllur të paktën deri më 3 maj. Pas ditëve të reflektimit, qeveria po bën përzgjedhje me kujdesin më të madh dhe po përgatitet të rinovojë me një dispozitë të re të gjitha masat e kontrollit dhe kufizimet e lëvizjes për 20 ditë të tjera duke dhënë miratimin për hapje vetëm për disa veprimtari prodhuese.

Jo vetëm kaq.

Me anë të një qarkoreje, qeveria do të forcojë kontrollet gjatë Pashkëve, duke u kërkuar forcave të policisë një vëmendje të veçantë për të mos lejuar që italianët të largohen drejt shtëpive të tyre të dyta.

Ankesat e Confindustria-s për të rifilluar ekonominë në mënyrë që recesioni aktual të mos bëhet depresion për vendin dhe trendi pozitiv i të dhënave nuk ishin pra të mjaftueshme për të bindur kryeministrin Giuseppe Conte të rihapte vendin.

”Për momentin ne nuk jemi në gjendje të rihapim aktivitetet e prodhimit sepse do të rrezikonim kurbën e infeksionit dhe të hidhnim poshtë rezultatet e marra deri tani”, sqaroi Conte./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com