Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manasirliu ka ndarë lajmin e mirë që është shëruar edhe 1 infermier tjetër nga COVID-19.
Ajo ka lajmëruar se pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, ka dalë negativ. Manastilriu tha se numri në total i personelit mjekësor të shëruar ka shkuar në 28.
“Çdo personel i sistemit shëndetësor që e fiton betejën e tij me COVID-19 është një lajm që më gëzon pa masë! Edhe 1 infermier në Tiranë është shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP. Shkon në 28 numri i personelit mjekësor të shëruar nga COVID-19″, tha Manastirliu.
Deri tani janë 165 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19. /atsh