Loading...

Fjalë të shenjta/ Kush shpëton një jetë njerëzore, është njësoj si të ketë shpëtuar të gjithë njerëzimin

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur falë nga libri i Shenjtë i Kuranit për të përcjellë mesazhin e tij në këto ditë vendimtare të luftës ndaj pandemisë së koronavirusit COVID-19.

“Kush shpëton një jetë njerëzore, është njësoj si të ketë shpëtuar të gjithë njerëzimin”, janë fjalët e zgjedhura nga Rama për rubrikën “Fjalë të Shenjta”.

Kryeministri zgjodhi këto fjalë të shenjta nga Kur-an-i (5:32) për t’u përcjellë mesazhin e tij qytetarëve, për vetëndërgjegjësim ndaj situatës, si dhe përgjegjësinë që ka gjithësecili në këto kohë për të dhënë kontributin si qytetar për të shpëtuar veten, familjen e shoqërinë, ndërkohë që autoritetet shtetërore vazhdojnë marrjen e masave shtrënguese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë ditës së djeshme Rama paralajmëroi nisjen e procesit të rihapjes, duke theksuar se ky është një proces gradual, ku duhet të garantohet respektimi i masave dhe rregullave për mospërhapjen e COVID-19 dhe për këtë nevojiten ndryshime në Kodin Penal dhe Rrugor./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com