Nënë Rukija, plot 84 vjeç, ka lënë spitalin Infektiv e shëruar nga COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
Sipas saj, 8 pacientë janë kthyer në shtëpi në 24 orët e fundit të shëruar nga infeksioni.
Kjo shifër e rrit numrin e të shëruarve nga COVID-18 deri tani në 154 qytetarë dhe staf mjekësor që kanë mundur koronavirusin.
Shifrat e sotme të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tregojnë se në 24 orët e fundit janë testuar 236 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19.
Në një komunikim me mediet paraditen e sotme, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, tha se “në këto momente janë testuar 2989 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 400 raste”./atsh