Qeveria do të vijojë me masat për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve ndaj COVID-19.
Kryeministri Edi Rama, njoftoi sot, për mundësinë e disa masave lehtësuese që, siç tha ai, “do të jenë me pikatore”.
“Do të hapim pak orarin e lëvizjes për pazar në 90 minuta dhe kryerja me automjet privat e pazarit do të jetë e mundur”, – tha Rama.
Por sigurisht, theksoi Kryeministri me respektimin e rregullave dhe me sanksione të forta që shkojnë me heqjen e lirisë deri në disa vite, me konfiskim të makinës në po aq vite. /atsh