Ardiana Handraj, një artizane dhe rrobaqepëse në Shkodër ka marrë përsipër të qep maska falas, me moton, “Sa blejnë një maskë, të blejnë një bukë”.
Deputetja e Partisë Socialiste e qarkut Shkodër, Senida Mesi, ka pasqyruar nismën e zonjës Ardiana Handraj, e cila në këto kohë të vështirë të COVID-19, ka ndërmarrë një nisëm për t’u marrë shembull, duke qepur maska dhe duke i dhënë ato falas.
“Përshëndetje miq! Në këtë situatë të vështirë për të gjithë, duke u përballuar me virusin COVID-19, ç’mund të themi për gratë e vajzat në biznes dhe ato në linjën e parë të frontit, ato që sakrifikojnë çdo ditë për një familje e shoqëri më të mirë?”,- thekson Mesi
“Dua të promovoj punën dhe vlerësoj sakrificën e grave dhe vajzave në këtë periudhë por jo vetëm! Bëhu pjesë dhe ti e kësaj nisme dhe më shkruani! Do e filloj me Ardianën, një artizane dhe rrobaqepëse në Shkodër! Ajo ka marrë përsipër të qepë maska falas për ato që kanë nevojë. “Sa blejnë një maskë, të blejnë një bukë”- thotë ajo! Respekte për idenë dhe kontributin Ardiana Handraj!”,- tha Mesi./atsh